♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

3 posters

Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga Ylli Wed May 28, 2014 7:29 am

Publikuar: 19:31 / 27.05.2014

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Heshtja-e-nj-euml-viktime-t-euml-dhun-euml-s-seksuale_hd


Vdekja ėshtė shumė mė e lehtė se sa tė jetosh pas njė tragjedie tė tillė dhe pėr tė tė mos flasėsh me askėnd, thotė Jeta (emri dhe identiteti i saj ėshtė i njohur pėr redaksinė), njė viktimė e dhunės seksuale gjatė luftės sė fundit nė Kosovė.

Jeta ėshtė pesėdhjetė vjeēe, por duket mė e vjetėr - e lodhur dhe e pashpresė.

Ajo dhe tri vajzat e saj, mė e reja 13 vjeē, ishin dhunuar nga pjesėtarė tė forcave serbe nė shtatorin e vitit 1998 nė rajonin e Drenicės.

Si zakonisht, edhe ditėn e kėsaj ngjarjeje tė tmerrshme po e kalonte nė kuzhinė, duke pėrgatitur pėr familjen e saj disa anėtarėshe. Atė ditė shtatori, ajo kishte nė plan tė gatuante njė bukė tė posaēme.

Por, tanket serbe kishin hyrė nė fshat, ndėrkohė qė shumica aty, gra e fėmijė, po bėheshin gati t'i lėshonin shtėpitė e tyre dhe fshatin. Burri i Jetės dhe djali mė i madh i saj ishin fshehur nė mal.

Atė ditė, Jeta kishte menduar se asaj dhe vajzave nuk do t'u ndodhte asgjė. Por, kur kishte parė forcat serbe tė cilat ishin ndalur tek dera e shtėpisė, mbase kishte kuptuar se mund tė gabohej.

"Kėrcyen nga tanket nė oborr. Hynė nė shtėpi me pushkė automatike. Mė kujtohet qė menjėherė i vendosen maskat e zeza. I thirra vajzat: hajdeni te unė. U bėmė tė gjitha bashkė, por ata na thanė tė shkojmė nė bodrum, ku edhe ndodhi tragjedia. Mė sė shumti mu ka dhimtė kjo e vogla. Ajo veē 13 vjet i ka pas", thotė Jeta, teksa dridhet ende nga trishtimi.

Pas ngjarjes sė tmerrshme, Jeta kishte vendosur qė askujt asgjė tė mos i tregonte asnjėherė. Nė Qendrėn Rehabilituese pėr viktimat e torturave, ku ruhet identiteti i viktimave, ajo i kishte vendosur tė shkonte tek nė vitin 2013.

Ndėrkaq, rrėfimi i saj vjen pėr herė tė parė para mikrofonit tė Radios Evropa e Lirė.

"Aty nė bodrum ndodhi ajo mė e keqja. Na maltretonin, na shkelmonin... edhe na dhunuan seksualisht. Unė nuk e humba vetėdijen. Dėgjoja se ēka po ndodhte. Por, pėr njė ēast unė nuk po mendoja mė pėr veten. Ndihesha si njė dru. Vetėm prisja tė shihja se ēka do tė na ndodhte. A do tė vdesim?... A do tė na vrajnė? Nga vdekja nuk kisha frikė. Madje, mė shumė doja qė tė ndodhte ashtu. Ia dėgjoja zėrin tė madhes (vajzės) e cila bėrtiste dhe kėrkonte tė na vrisnin. 'Na vrani, mos na lini gjallė', bėrtiste ajo. Ajo edhe sot e kėsaj dite ėshtė me trauma psikike dhe vazhdon tė kėrkojė shėrim. Kurse vajzės sė dytė i kanė nxjerrė krahun e dorės sė majtė nga vendi. Nuk dija ēka dhe vetėm u thosha: bollni, mos bėrtisni... nuk dija se si t'ua heq frikėn", thotė Jeta.

Kur flet pėr tragjedinė qė i kishte ndodhur, i vjen rėndė tė rrėfehet, ndėrsa nuk i ndal ofshamat. Tutje ajo thotė se pas disa orėsh, kur njerėzit me maska ishin larguar, ishte kthyer te vajzat e saj.

Aty i kishte porositur ato qė kurrė asnjėherė me askėnd tė mos flisnin pėr atė qė u kishte ndodhur. Kjo, sipas saj, ishte njė tragjedi mė e madhe sesa vrasja apo vdekja. Madje, ajo kishte vendosur qė pėr kėtė tragjedi tė mos i tregonte as burrit tė saj, i cili me kohė kishte treguar jotolerancė kur ishin nė pyetje femrat e dhunuara. Andaj, ishte frikėsuar se mund tė ndodhte njė tragjedi tjetėr!

"Mė shumė do tė doja tė mė kishin vra sesa qė kam mbet gjallė. Nuk e ndjej kėnaqėsinė e jetės. Kur ti e di se ēka tė ka ndodhur, kurse burri yt nuk di asgjė... nuk je nė gjendje qė para tij me u shpreh pėr diēka dhe kėshtu ti kurrė nuk mund tė ndihesh mirė. Edhe po tė jenė momentet mė tė mira, t'i ndihesh shumė keq dhe kjo ėshtė ajo mė e keqja qė na ka ndodhė", thotė Jeta.

E frikėsuar nga zbulimi i tė vėrtetės, Jeta jeton ende me drojėn se dikush mund t'i zbulojė tragjedinė, tė cilėn ajo nuk e ndanė dot me burrin e saj i cili e konsideron edhe dhunimin si njė turp familjar.

Jeta ėshtė vetėm njė nga afėrsisht 20 mijė femra sa llogaritet tė jenė viktima tė dhunės seksuale gjatė luftės nė Kosovė.

Nė fund tė mandatit tė kaluar, Kuvendi i Kosovės, pas 15 vjetėsh, kishte miratuar edhe Ligjin pėr tė rėnėt, invalidėt, luftėtarėt e UĒK-sė dhe viktimat dhunės seksuale tė luftės. Veē tjerash, atyre u siguronte edhe njė pension prej 300 eurosh.

Jeta ka nevojė pėr paratė, por qė tė pėrfshihet nė regjistrin e pensioneve mendon se do tė duhet tė detyrohet qė fillimisht tė "trillojė" diēka pėr tė arsyetuar burimin e parave. Qė t'i tregojė burrit tė saj tash pas mė shumė se 15 vjetėve se ēka kishte ndodhur gjatė luftės, kjo pėr tė nuk vjen nė shprehje.

"Do tė jepja ēdo gjė sikur burrat tė bisedonin me gratė e tyre tė cilat ishin nė duart e armikut. Nėse unė nuk fitoj asgjė nga kjo, do tė doja qė tė tjerat fitojnė diēka. Nėse unė jam nė humbje, nuk do tė doja qė edhe gratė e tjera tė jenė njėsoj', thotė ajo.

Viktimat e dhunės seksuale, thotė jeta, kanė nevojė pėr pėrkrahjen e shoqėrisė dhe shtetit. /REL/




Fotografia: RFE/Ilustrim

[URL="http://advs.adgorithms.com/tt?id=2503823"]http://advs.adgorithms.com/tt?id=2503823[/URL]
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Re: Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga Ylli Wed May 28, 2014 7:34 am

Koment: Duke e lexuar kete lajm dhe qe nuk eshte i vetmi nga Kosova qe flet per dhunen ne pergjithesi dhe ate seksuale ne vecanti, qe serbet ushtruan ndaj grave dhe vajzave shqiptare me vie te shqyej me duart e mia te gjithe politikanet shqiptare qe komunikojne me ata serb, te gjitha ata qe organizojne koncerte te shkijeve ne mes te Tiranes, te gjithe ata qe kenaqen duke e degjuar vellaun dhe perkrahesin publik te atyre dhunuesve duke iu kenduar ne gjuhen e armikut tone te perbetuar. Me vien lotet ne sy per te gjithe vuajtjet qe keto gra e vajza kane perjetuar dhe akoma perjetojne. Cdo gje qe perkrah shkijet eshte edhe ne dhunim shtese ndaj tyre, ato edhe nje here kalojne neper temrrin qe e kane perjetuar ne luften e fundit ne Kosove.

Mjaft jane dhunuar nje here, ju lutem mos i dhunoni me me veprimet tuaja. Keni pak dinjitet dhe respekt!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Re: Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 5:40 pm

sa veta heshtin nga frika,nga paragjykimet,sa vrasje grash e vajzash te reja jan ber ne shqiperi ket 10 vjecarin e fundit askujt si ka ber pershtypje e dhunojn e rrahin e perdhunojn lejn vajzen e mitur shtatzan me pas jua lejn vajzave fajin,ku ke shtet nshqiperi me mir vetem sesa me shqiptar
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Re: Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga Tironcja_omel Tue Sep 30, 2014 11:30 am

Cfare dhimbje , o zot beje mire !
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Re: Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga Ylli Tue Sep 30, 2014 11:31 am

Eshte tmerr vertete kur jane dhunuar dhe tash as qe mund te flasin nga turpi dhe frika e nencmimit nga shoqeria....
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale Empty Re: Heshtja e njė viktime tė dhunės seksuale

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi