♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin..

2 posters

Shko poshtė

 Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin.. Empty Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin..

Mesazh nga CLICHE' Sat Sep 14, 2013 2:51 pm

 Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin.. Timthumb-11-300x216Nuk ėshtė vetėm mbingopja apo stresi qė ndikojnė drejtpėrsėdrejti te mbipesha! Zbulimet mė tė fundit tė disa shkencėtarėve amerikanė tė Universitetit tė Hjustonit tregojnė se ajo shkaktohet edhe nga zemėrimi! Shėndetitimthumb .Fushatat e parandalimit tė shoqatės amerikane “Heart”, sė shpejti mund tė bazohen nė njė slogan tė ri dhe origjinal: “Kontrolloni emocionet tuaja!”. Ky njoftim interesant ėshtė bėrė nga hulumtuesit e Universitetit tė Hjustonit me rastin e 44-vjetorit tė konferencės sė institucionit prestigjioz.

Pasojat e zemėrimit

Nė lidhje mes mbipeshės dhe ndjenjės sė zemėrimit tek adoleshentėt, ėshtė dyshuar qysh prej viteve ’90. Megjithatė qė atėherė kėto dyshime nuk u vėrtetuan asnjėherė. Por sot, njė studim i zhvilluar tek 160 adoleshentė, konfirmon kėtė lidhje sociale. Duke pėrfituar nga njė hetim i gjerė epidemiologjik i quajtur projekti “Heartbeat” (domethėnė projekti i rrahjeve kardiake) i kryer te fėmijėt e moshės 8 deri nė 18 vjeē, studiuesit e sipėrpėrmendur janė pėrqendruar tek adoleshentėt e moshės 14 deri nė 17 vjeē pėr tė ndjekur evoluimin e indeksit tė masės sė tyre trupore (BMI- Body Mass Index) dhe aftėsinė e tyre pėr tė kontrolluar ekseset e zemėrimit.

Rezultatet janė befasuese:

•Kontrolli mesatar i emocioneve rritet me moshėn dhe ėshtė mė i lartė tek adoleshentėt me masė trupore mė tė ulėt.

•Shprehja e zemėrimit zvogėlohet me moshėn, por mbetet mė e lartė te fėmijėt me BMI tė lartė.

Autorėt theksojnė se as seksi dhe as etnia nuk kanė ndikuar nė kėto gjetje.

Zemėrimi dhe mbipesha

Adoleshentėt, tė cilėt nuk pėrpiqen tė kontrollojnė emocionet e tyre, paraqesin njė rrezik mė tė lartė pėr tė qenė mbipeshė. Si mund tė shpjegohet ky fenomen? Pėr profesorin William Muller, autori kryesor i studimit, “disa probleme nė tė shprehurit e mllefit tė tyre mund tė pėrkthehen me shfaqjen e shqetėsimeve tė sjelljes sė ushqyerjes dhe tė shtimit nė peshė, e cila ēon nė njė rritje tė rrezikut tė sėmundjeve kardiovaskulare nė njė moshė tė re”. Sipas tij, “fėmijėt tė cilėt zemėrimin e tyre e shprehin nė njė mėnyrė anormale, pėr shembull pėrplasin derėn, kanė tendencė tė izolohen, tė shohin televizor dhe tė largohen nga miqtė”. Tė gjithė kėta janė komponentė qė favorizojnė jetėn sedentare, e tė qėndruarit palėvizur dhe mbipeshėn. Sipas autorėve, kėto zbulime mund tė kenė pasoja tė drejtpėrdrejta mjekėsore. Kėshtu qė ėshtė e nevojshme qė mjekėt duhet tė inkurajohen tė ndjekin shėndetin emocional tė fėmijėve, pa u kufizuar nė mbikėqyrjen e aktivitetit tė tyre fizik dhe atė tė ushqyerjes.

“Ne duhet t’i japim pėrparėsi njė qasjeje mė tė gjerė sociologjike. Tė mėsojnė tė heqin stresin apo tė menaxhojnė konfliktet, janė aftėsi tė cilat do t’i sjellin dobi jetės sė tyre tė pėrditshme”, shton mė tej William Muller.

Tė zemėrohesh bėn keq

Zemėrimi nuk ėshtė i dėmshėm vetėm pėr siluetėn. Hulumtimet e mėparshme kanė zbuluar njė marrėdhėnie tė ngushtė ndėrmjet keqadministrimit tė emocioneve dhe rrezikut tė lartė tė sėmundjeve kardiovaskulare. Kėshtu, pasi kanė ndjekur 1055 burra pėr mė shumė se 30 vjet, disa studiues amerikanė kanė ekzaminuar shfaqjen e sėmundjeve kardiovaskulare para moshės 55-vjeēare nė bazė tė reagimit tė tyre ndaj stresit.

Rezultatet: Rreziku kardiovaskular i mė tė zemėruarve ishte tri herė mė i lartė se ai i individėve tė qetė. Madje, rreziku i infarktit ishte edhe mė i madh, gjashtėfish. Gjithmonė poetėt e kanė bėrė zemrėn selinė e emocioneve, ndėrsa tani edhe shkencėtarėt gradualisht po i zbulojnė kėto lidhje. Por njė gjė ėshtė e sigurt: menaxhimi mė i mirė i zemėrimit mund tė kursejė probleme me zemrėn dhe mbipeshėn.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin.. Empty Re: Zemėrimi dhe inati ju shėndoshin..

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 10:45 am

hmm interesante per ato qe nuk dobsohen dot
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi