♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati

Shko poshtė

Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati Empty Sinan Hoxha: Le te plasin nga inati

Mesazh nga capkenja Tue Apr 20, 2010 2:52 pm

kritikuar pėr huazime muzikore, i snobuar nga “njohėsit e artit tė vėrtetė”, Sinan Hoxha ėshtė njė nga kėngėtarėt mė tė kėrkuar shqiptarė qė ka ditur me mjeshtėri tė dominojė tregun muzikor dhe ta shndėrrojė zėrin e tij nė njė instrument financiar tė suksesshėm. 15 vjet muzikė, 8 albume, mbi 20 videoklipe, katėr koncerte recitalė e dhjetėra tė tjerė muzika e tij sot ėshtė njė industri. Mė i kėrkuari por edhe kėngėtari mė i diskutueshėm.

Ėshtė shumė e vėshtirė ta takosh Sinan Hoxhėn. Jo pėr shkak tė tipit por pėr impenjimet e shumta muzikore. Ka nxjerrė nė treg albumin e tij “Xhelozia” dhe nuk rresht sė kėnduari nga njė qytet europian te tjetri. Njė makinė e gjallė mund tė quhet, pėr faktin se kėndon live i shoqėruar nga orkestra e tij nė shumicėn e performancave. Dhe ėshtė pikėrisht ky aktivitet shumė i ngjeshur dhe i kėnduari jo me ‘playback’ siē bėjnė pjesa dėrrmuese e kėngėtarėve, qė e bėn atė tė veēantė dhe tė suksesshėm, por edhe kėngėtarin shqiptar qė fiton mė shumė. Ndryshe nga sa ndeshim shpesh qė kėngėtarėt pėr tė rregulluar jetėn e tyre lidhen me politikėn apo zėnė ndonjė zyrė nėpėr institucione shtetėrore, Sinani ka ditur me zgjuarsi tė kuptojė shijet e publikut, tė depėrtojė nė to, tė frymėzohet prej tij e padyshim ta kėnaqė atė.
Shumė ekspertė tė artit nuk e kanė marrė pėr vite nė konsideratė e disa vazhdojnė ende. Ndoshta dhe pėr faktin se i ardhur nga periferitė e kryeqytetit, pa mbėshtetje, me prindėr fare tė thjeshtė qė nuk kishin lidhje me artin, pa licera dhe akademizma diti tė pushtojė skenat kudo. Tė kėndojė nė Koplik por edhe nė Madison Square Garden ku ka kėnduar Michale Jackson.
Gjithnjė i qeshur, mė njė thjeshtėsi dhe mirėsi qė rrallė e ndesh tek artistėt shqiptarė, ai ka aftėsinė tė ta shndėrrojė intervistėn nė njė bisedė si prej miqsh tė vjetėr, mjeshtėri komunikimi qė i ka ndikuar jo pak nė arritjet e tij.

Cili ėshtė sekreti i suksesit tėnd?
Nuk ėshtė ndonjė sekret i madh. Rruga qė tė ēon drejt tij ėshtė padyshim njė punė e madhe dhe kėmbėngulėse dhe pėrpjekje tė vazhdueshme pa u tėrhequr nga zhgėnjimet nė momente tė caktuara, por duke gjetur forca pėr tė vazhduar sikur tė mos kishte ndodhur gjė, pėrkundrazi me mė shumė pėrkushtim.
Po a ka njė ēelės sekreti?
Natyrisht dhe mund tė them qė gjetja e tij pėrbėn bazėn e rezultatit. Ēelėsi ėshtė kompromisi. Jo nė kuptimin e rėndom tė kėsaj fjale por e shprehur si njė vendosje ekuilibri midis vetes tėnde dhe publikut. Publiku ėshtė “gjykatėsi” i artit dhe nė mėnyrė specifike i muzikės, ai qė jep vulėn pėrfundimtare dhe vendos pėr suksesin apo dėshtimin.
Pėr afro 15 vjet je kėngėtari mė i kėrkuar nėpėr koncerte. Si ke arritur?
Siē thashė dhe mė sipėr kam ditur tė krijoj artistikisht dhe ta hedh nė nota muzikore atė qė kėrkon publiku duke u pėrpjekur tė gjej e tė kuptoj se cilat janė shijet e tij. Arsyeja ėshtė sepse unė jam shumė i pėrshtatshėm pėr muzikėn popullore qė pėr ne shqiptarėt ėshtė si ushqim i shpirtit. Nė fund tė fundit jemi ballkanas e si tė tillė trashėgimia e traditės popullore ėshtė shumė e fortė pėr tė mos thėnė pjesė pėrbėrėse e jetės sonė. Jemi njė popull qė kėndon jo vetėm nė festa por dhe nė njė darkė tė thjeshtė, nė punė, qė fishkėllejmė melodi, qė edhe vajin e kthejmė nė kėngė. Tė ndryshėm nga njė krahinė nė tjetėr si lloje muzike. Kjo ėshtė dėshmi edhe e njė shpirti ta madh artistik e tė ndjeshėm qė shqiptarėt kanė. Dhe unė kam kėtė fakt parasysh nė kėngėt e mia. Nė dallim me vendet e Europės ne nuk jemi, pėr fat tė mirė, tė shkėputur nga tradita jonė.
E ke kthyer me shumė aftėsi muzikėn nė njė biznes….
Epo kam investuar mbi veten time. Albume, videoklipe, koncerte recitalė kėto kėrkojnė shpenzime. Por pėrsėri ėshtė publiku ai qė ta kthen nėse ti kėtė gjė ke arritur ta realizosh mirė. Ka shumė qė harxhojnė pėr tė bėrė njė kėngė dhe nuk arrijėnė t’i marrin mbrapsh as shpenzimet.
Pastaj mos tė harrojmė njė fakt jo pak tė rėndėsishėm. Qė unė nė tė gjitha koncertet e mia, por edhe atje ku marr pjesė pėr me pak kėngė, kėndoj gjithmonė live. Nuk kėndoj nė playback dhe publiku kėtė gjė e vlerėson. Kur shikon se kėndon katėr orė pėr ta dhe jep dhe shpirtin tė shpėrblen. Duhet tė ofrosh qė dhe tė marrėsh. Spektatori nėse nuk kėndon live nuk ka ndonjė interesim pėr kėngėn se ndryshe dėgjonte cd-nė nė shtėpi. Nuk duhet tė fshihesh pas formės dhe veshjes, ato mund tė tėrheqin pėr momentin por nuk mbajnė gjatė. Si kudo edhe nė kėtė biznes qėndron rregulla e mė tė “fortit”.
Pse shumica e kolegėve tė tu ankohen?
Nė Shqipėri abuzohet me fjalėn artist. Kėndon njė kėngė nė festival dhe nuk kėndon mė pas asgjė. Edhe pse kritika i vlerėson presin festivalin tjetėr pėr tė kėnduar njė kėngė tė re. Atėherė ky nuk ėshtė mė njė profesion por njė hobi, e natyrisht qė nuk ka sesi tė tė ftojnė nėpėr koncerte e tė tė krijojnė tė ardhura.
Po kur vjen puna te “live”?
Ėshė njė kategori tjetėr e gjerė e atyre qė nuk rreshtin sė prodhuari videoklipe, shumė prej tyre edhe tė bukur dhe tė kushtueshėm por janė shumė tė pakėt ata kėngėtarė sot qė lodhin fytin pėr tė kėnduar “live”, disa nga mungesa e dėshirės, tė tjerė nga paaftėsia. Shumica vetėm performojnė nė skenė, tunden dhe luajnė belin por kjo vetėm i kėnduar nuk ėshtė. Mbetet thjesht nė kufijtė e njė shfaqjeje. Asgjė mė shumė.
Edhe ty tė kanė krititkuar pėr kėngė tė huazuara…
Ka ndodhur sidomos nė fillimet e mia dhe e kam sqaruar edhe nė shumė intervista tė tjera. Duhet tė kėndoja shumė dhe nuk kishte kompozime tė mjaftueshme dhe tė kėnaqshme. Ndaj dhe kam sjellė nė versionin shqip hite tė vendeve fqinjė, por qė publiku i ka pritur majft mirė. Duhet kuptuar edhe realiteti i asaj kohe. Dilnim nga njė periudhė ku njerėzit kishin shumė etje pėr muzikė e veēanėrisht pėr atė ballkanasen qė nuk e kishin dėgjuar dot lirshėm. Kėsaj shtoji dhe mundėsitė e pakta financiare.
Por kjo ndodh edhe me kėngėtarė tė famshėm si Bocelli qė kėto javė nxorri nė treg “Jingle bells” dhe u bė hit nė tėrė botėn, edhe pse ėshtė njė kėngė qė e njohin fėmijėt e gjithė botės prej dhjetėra vitesh…
Po. Po. Rastet janė tė shumta nė botė. Dhe “O sole mio” e Domenico Modugno ėshtė kėnduar nė shumė gjuhė dhe mė shumė sukses por asnjė nuk e vuri nė diskutim pse morėn kėngėn e tij. Kjo ndodh nė Shqipėri, edhe pse unė nuk kam patur kurrė pretendimin se ato kanė qenė kėngė tė mia origjinale.
Vjen nga xhelozia?
Xhelozia ka pjesėn e saj e sidomos nė muzikė ku rivaliteti ėshtė i fortė kjo ndihet shumė. E natyrisht vjen se unė jam shumė i kėrkuar se tė ishte ndryshe nuk do tė ishin marrė me mua. Mė i kėrkuari por edhe mė i diskutuari. Kėshtu qė kuptohet qė ka dhe xhelozi e inate. Por kush ka, le tė plasi (qesh). Sidoqoftė, kėto vitet e fundit unė kam kėnduar vetėm kompozime shqiptare tė zhanrit popullor dhe balada tė ndryshme.
Ndryshim i kushtėzuar?
Nuk do tė thoja i kushtėzuar sesa i pėrshtatur. Kanė ndryshuar kohėt, muzika ka evoluar, kanė evoluar dhe janė sofistikuar edhe shijet e publikut. Publiku ėshtė “aparati matės”. Por edhe unė jam pjekur artistikisht. Eksperienca dhe kontakti me njerėzit mė kanė mėsuar sesi t’i pėrshtatem atyre mė sė mirė, tė perceptoj dėshirat e tyre e nė kėtė mėnyrė tė arrij tė mbush sallat e koncerteve e tė shes disqet me kėngėt e mia.
Kė do tė falėnderoje pėr punėn tėnde?
Pėrveē kompozitorėve ku dua tė veēoj Alban Furtunėn, me tė cilin u bėnė shumė vite qė bashkėpunoj kam patur fatin tė kem ndėrtuar njė orkestėr timen me tė cilėn performoj nė shumicėn e koncerteve. Orkestra ka njė rėndėsi tė madhe nė pėrcjelljen e emocioneve te publiku e pėr pasojė nė suksesin tim.
Si e menaxhon njė axhendė kaq tė ngjeshur?
Vetė. Kolegėt mė vėnė nė dukje se jam njė menaxher i mirė dhe si tregon rezultati, ai financiar, di ta bėj kėtė gjė. Ka raste qė vihesh nė vėshtirėsi se duhet tė zgjedhėsh ku tė shkosh, kur ke mė shumė se njė ofertė pėr tė njėjtėn periudhė. Udhėtoj shumė e duke qenė se shumica e koncerteve organizohen sipas mundėsive qė agjencitė kanė, e kam fjalėn pėr nė Europė, mė duhet tė lėviz nga njė shtet te tjetri pa bėrė pushim.
Kush tė ndihmon pėr valixhen?
Edhe kur mė ndihmon mamaja duhet t’i kontrolloj vetė sepse jam shumė i fiksuar pas gjėrave tė mia dhe dua tė sigurohem mirė para se tė nisem. Me duket sikur kam lėnė gjithnjė diēka pa bėrė.
Jeton vetėm?
Kam njė shtėpi timen se tek shtėpia e prindėrve nuk do tė kisha qetėsinė pėr tė punuar, duke mėnduar qė kam shumė nipėr e mbesa tė vegjėl tė cilėt duan vetėm tė lozin e tė merresh me ta. Por kjo nuk do tė thotė qė drekėn mos ta ha ēdo ditė me mamanė.
Egoizmi dhe karriera mos tė pengon tė krijosh familjen tėnde?
Jo! Absolutisht. Unė vij nga njė familje shumė numerike dhe qėllimi im ėshtė ky. Mė pėlqen shumė familja por jam duke e menduar. Por axhenda tepėr e ngarkuar mė bėn instiktivisht ta anashkaloj kėtė gjė. Nuk ėshtė e lehtė tė gjesh njė person qė tė pranojė largimet e gjata e tė shpeshta.
Do ta kishe preferuar kėngėtare?
Do doja njė person qė tė mė ndihmonte e tė mė pėrkrahte dhe jo njė qė tė mė pengonte. (qesh)
Kė veēon nga bashkėpunimet?
Nuk mund tė veēoj asnjė. Kanė qenė tė gjitha tė shkėlqyera dhe rezultative, pra tė goditura nė shenjė. Kjo sepse kanė qenė mė kėngėtarė tė shkėlqyer si Soni Malaj, Artjola Toska, Ermal Fejzullahu.
Ke njė duet tė ri me njė kėngėtare tė panjohur pėr publikun e Shqipėrisė, por qė nė pak ditė ka patur 100 mijė klikime nė internet…
Quhet “Knoma kėngėn” me kėngėtaren kosovare Shyrete Bejluli e cila ka njė zė tė mrekullueshėm. Ishte propozimi i saj. Muzika e teksti janė tė Ilir Bezanit. Ėshtė njė kėngė e veēantė qė ka njė tekst prekės. Flet pėr dy pjesėt e kombit tonė tė ndara prej afro njė shekulli qė as muzikėn e njėri tjetrit nuk na lejonin ta dėgjonim. Njė baladė lirike qė e kam shumė pėr zemėr bazuar nė folkun dhe nė motivet e veriut ku mbizotėron lahuta dhe fyelli. Jam shumė i kėnaqur nga kjo kėngė.
E ndoqe Festivalin e Rtsh-sė?
E ndoqa pėr tė dėgjuar kėngėt. Kishte edhe kėngė tė mira. E vėrteta ėshtė se nuk mė pėlqen fakti qė nė garė mund tė ketė edhe kėngė tė mira, e pėr shkak tė klaneve artistike tė mos kualifikohen pėr natėn finale. Shpesh aty nuk vlerėsohen kėngėt qė e meritojnė e ndaj siē ndodh shpesh kritikohen e komentohen jo mirė nga mediat.
Pra mendon se ka prapaskena?
Sigurisht, dhe jo pak. Do isha naiv tė thosha tė kundėrtėn.
Ishe dakord me ēmimin e parė?
Kėngėtarja Juliana Pasha ėshtė kėngėtarja mė e mirė pėr tė na pėrfaqėsuar nė Festivalin Europian nė mėnyrė dinjitoze pėr zėrin potent dhe melodioz qė zotėron. E vlerėsoj shumė dhe mė vjen mirė pėr tė.
Ti vetė e kė menduar tė marrėsh pjesė nė ndonjė festival?
Unė jam kėngėtar i muzikės popullore dhe besoj se i tillė do tė mbetem. Por edhe po tė isha i asaj tė lehtė nuk do tė merrja pjesė kurrė. Pėrgjigjen e thashė pak mė parė.
Shumė kėngėtarė mbartin konflikte me njėri tjetrin. Ti si i ke raportet?
Pėrsa mė pėrket mua shumė tė mira. Nuk jam tip qė krijoj konflikte. I shikoj si miq, pėrpiqem tė krijoj marrėdhėnie tė mira me ta e sidomos korrekte. Korrektėsia ėshtė kryesore pėr tė patur njė harmoni midis personave qė ushtrojnė tė njėjtin profesion. E natyrisht edhe respekti. Unė pėrpiqem t’i respektoj tė gjithė pavarėsisht vlerėsimit artistik qė mund tė kem individualisht pėr ta.
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi