♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike !

Shko poshtė

Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike ! Empty Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike !

Mesazh nga CLICHE' Sat Aug 03, 2013 3:23 pm

Tregojnė pėr tė emrat e njohur tė botės antike latine dhe greke.
Nė lidhje me feniksin kanė shkruajtur edhe disa prej emrave mė tė njohur tė antikitetit. Ja se ē'thonė dy prej tyre.

Sipas historianit latin, Ovid:
Ovidi e pėrshkruan kėshtu feniksin: "Shumica e qenieve tė gjalla lindin nga qenie tė tjera, por ekziston njė specie e cila riprodhon vetveten. E quajnė feniks. Ky nuk jeton me fruta apo me bimė, por me rrėshire dhe me lėngje pemėsh aromatike. Kur ai ka jetuar 500 vjet, ndėrton njė fole nė maje tė njė peme arre apo palme.
Nė tė ai akumulon kanelle dhe gjithfarė lloje bimėsh tė tjera aromatike nga tė cilat nxirren esencat e parfumeve. Ndėrton me to njė fole nė tė cilėn vendoset dhe ndėrsa vdes, nxjerr jashtė frymėn e tij tė fundit e cila pėrzihet me erėn e bimėve aromatike.
Nga trupi i feniksit qė vdiq del njė feniks i ri, i destinuar qė tė jetoje po aq gjatė sa edhe paraardhėsi i tij. Sapo rritet ai largohet nga pema e cila ishte vendlindja e tij dhe varri i paraardhėsit. Ai merr me vetė hirin e tė parit dhe e ēon nė tempullin e diellit nė Heliopolis, nė Egjipt. Ai jeton nė vetmi."

Herodoti do tė shkruante pėr Feniksin:
"Njė shpend tjetėr i shenjtė ėshtė feniksi. Unė vetė nuk kam parė ndonjė feniks, pėrveē rasteve kur e kam parė tė pikturuar, por ėshtė njė shpend shumė i rralle dhe viziton qytetin e diellit, Heliopolis, nė intervale qė zgjasin afėrsisht 500 vjet. Ai ėshtė momenti nė tė cilin feniksi vdes dhe nga hiri i tij lind pasardhėsi."
Kėtu shihet qartė se feniksi ka tė beje me kultin e lashtė egjiptian tė diellit. Shpjegimin e kėtij simboli dhe lidhjen qė ka ky me atė tė shqiponjės me dy koka e japin studiuesit e okultit dhe tė Masonerisė. Masoneria ėshtė bazuar pikėrisht nė religjionet e lashta misterioze tė Egjiptit dhe tė Babilonisė.

Manly P. Hall nė librin e tij "The Phoenix: An Illustrated Revieė of Oēultism and Philosophy" (Feniksi: Njė shikim i ilustruar mbi okultizmin dhe filozofinė): "Mes tė lashtėve ekzistonin historira pėr njė zog pėrrallor tė quajtur feniks. Ai ėshtė pėrshkruar nga shkrimtarėt e hershėm si njė zog qė i pėrngjan nga forma shqiponjės, por me disa dallime tė vogla. Trupi i feniksit ėshtė i mbuluar me pupla tė purpurta, ndėrsa pendėt e flatrave i ka me ngjyrė blu dhe tė kuqe. Kokėn e ka tė bardhė dhe nė qafė ka njė rreth me ngjyrė tė artė. Nė fund tė shpinės sė feniksit gjendet njė tufė puplash me ngjyrė tė ndezur. Ėshtė besuar se ky shpend jeton pėr 500 vjet dhe gjatė vdekjes sė tij trupi hapet dhe del prej andej njė feniks i ri. Pėr shkak tė kėtij simbolizmi, feniksi ėshtė parė gjithmonė si prezantues i pavdekėsisė dhe i ringjalljes. Feniksi ėshtė njė nga shenjat e shoqėrive apo vėllazėrive sekrete, tė cilat zanafillėn e ekzistencės sė tyre e kanė nė lashtėsi. Kėto shoqėri sekrete studionin misterin dhe synonin ringjalljen e njeriut pas vdekjes. Kjo ėshtė edhe arsyeja pse feniksi ishte simbol i tyre, pasi ata besonin te ringjallja. Megjithatė, ky simbol (shqiponja me dy koka apo feniksi) nuk ėshtė simbol qė lindi nė qytetėrimin egjiptian. Ai ka qenė fillimisht i pėrdorur nga sumerėt e mė pas nga qytetėrimi hitit dhe persian.
Qė nė momentin e parė, nė atė tė emėrimit, njerėzit gabohen, pasi nė dukje ajo ėshtė njė shqiponjė me dy koka, por simbolet magjike kanė pikėrisht kėtė qėllim, tė kamuflojnė kuptimin. E vėrteta ėshtė se ky imazh simbolizon njė shpend tjetėr, feniksin. Nė Egjiptin e lashtė ky simbol ishte simbol i shkollave tė misterit. Shqiponja ishte njė shpend, tė cilit i atribuoheshin fuqi magjike, ashtu si shpjeguam mė lart. Emėrtimi i simbolit tė feniksit nė shqiponjė me dy koka ishte i thjeshtė, sepse shqiponja ishte njė shpend qė qėndronte pėrkrah feniksit nė hierarkinė e tė mbinatyrshmes dhe kishin edhe ngjashmėri fizike mes tyre. Kėshtu qė pati njė ndėrrim tė emrave, por simboli ruajti tė njėjtin pozicion dhe ngeli shenja mė e pushtetshme.
Nė shekujt e erės sonė emri i feniksit do tė harrohej dhe simboli do tė quhej shqiponjė me dy koka.

Studiuesi i religjioneve Godfrey Higgins, nė veprėn e tij Anacalypsis (kapitulli ii., f. 441), jep njė shpjegim tė saktė mbi jetėgjatėsinė e kėtij shpendi. Kjo vepėr unikale pėr llojin e saj, ėshtė botuar nė vitin 1833, pas vdekjes sė tij, nė njė tirazh tė limituar dhe pėrmban pėrfundime qė vijnė nga studimi i mė shumė se 200 veprave. Autori jep njė shpjegim tė detajuar edhe mbi jetėgjatėsinė e feniksit dhe simbolikėn e tij. Higgins thotė: "Feniksi ėshtė simboli i njė cikli tė pėrsėritshėm e tė pafund, ciklit diellor, i cili zgjat fiks 608 vjet. Ai i referohet fjalės fenikase, e cila ėshtė edhe rrėnjė e feniks, FE=cikėl. Feniksi u adoptua nė fillimet e hershme nga kristianizmi dhe paraqitje tė ndryshme tė tij janė gjetur edhe nėpėr varre. Legjenda e lashtė e kėtij simboli dhe ajo qė ai simbolizonte (pėrjetėsia), padyshim qė u bė shtysė qė feniksi tė ishte simbol i vdekjes dhe ringjalljes sė Jezusit". Ndėr tė gjitha kėto studime dhe pėrfundime, njė gjė ėshtė e sigurt: feniksi apo ndryshe dhe simboli i shqiponjės me dy koka, ėshtė emblema mė e pushtetshme dhe mė magjike qė ka ekzistuar ndonjėherė.
Simboli i Feniksit, njė prej qenieve me mistike ! 1094962_629028183788720_1639031631_n
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi