♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Mbretėresha Virgjėreshė” ishte mashkull?!

Shko poshtė

“Mbretėresha Virgjėreshė” ishte mashkull?!  Empty “Mbretėresha Virgjėreshė” ishte mashkull?!

Mesazh nga CLICHE' Sun Jun 09, 2013 2:38 am

“Mbretėresha Virgjėreshė” ishte mashkull?!  600752_603532279671644_1727683795_n
Prej gati njė shekull ekzistojnė teori konspirative qė thonė se Mbretėresha Elisabet I e Anglisė, e njohur ndryshe edhe si “Mbretėresha Virgjėreshė”, nė tė vėrtetė ka qenė mashkull.

Nga zbulimi i disa dorėshkrimeve tė shekullit tė XVI, disa studiues anglezė thonė se nė tė vėrtetė, Elisabeta, vajza e mbretit Henri VIII vdiq nė moshėn 10-vjecare pas njė sėmundje tė gjatė nė Cotswold, njė fshat nė Gloucestershire.

Pėr t’i shpėtuar tėrbimit Henrit VIII, dy personat e caktuar pėr t’u kujdesur pėr tė, Lady Kat Ashley dhe Thomas Parry vendosėn qė tė mos i tregonin gjė monarkut. Ky i fundit takohej rrallė me vajzėn e tij dhe nga dorėshkrimet e kohės ajo pėrshkruhej si e heshtur pėrballė tė atit, qė pak kohė mė parė i kishte prerė kokėn tė ėmės sė saj.

Duke shfrytėzuar kėtė marrėdhėnie tė ftohtė tė mbretit me vajzėn e tij, dy shėrbėtorėt e caktuar pėr pėrkujdesjen e Elisabetės, pasi varrosėn trupin e pajetė tė 10-vjecares dolėn pėr tė gjetur njė fėmijė tė ngjashėm me tė.

Zona ishtė e populluar nga pak banorė dhe vajza tė moshės sė Elisabet nuk kishte. Pėr ta zėvendėsuar u mor njė djalė, njė vit mė i vogėl se Elisabet, por me ngjashmėri nė tipare dhe mė kryesorja, tė dy bashkė ishin shoqėruar pėr disa javė si shokė.

Ashley dhe Perry veshėn djaloshin dhe rrobat e princeshės nė momentin kur Mbreti Henri VIII mbėrriti nė kėshtjellė pėr tė vizituar vajzėn e tij. Sipas historianėve qė mbėshtesin kėtė teori, ai nuk kuptoi gjė.

Sipas tyre, dy tė caktuarit pėr kujdesin e shėndetin e Elisabet e nisėn zėvendėsimin si tė pėrkohshėm, deri nė momentin pėr tė gjetur mundėsinė pėr t’u larguar nga Anglia dhe pėr tė shmangur torturat dhe ekzekutimin nga mbreti.

Por kur maskimi po funksiononte ata vazhduan “hilenė” edhe pėr disa kohė. Nė mbėshtetje tė kėsaj teorie ka dalė edhe shkrimtari Bram Stoker, i njohur pėr librin “Dracula”. Sipas tij, kjo shpjegon mė sė miri se pėrse Elisabet, qė mori kurorėn nė moshėn 25-vjecare nė vitin 1558, nuk u martua kurrė.

“Detyra kryesore e saj ishte lėnia e njė trashėgimtari pėr tudorėt. Por ajo zgjodhi tė kundėrtėn. U vetėquajt Mbretėresha Virgjėreshė dhe refuzoi martesėn”, shkruan Stoker nė shekullin e 19-tė.

Teoria pėrforcohet akoma mė shumė me interpretimin e deklaratave tė vetė mbretėreshės, e cila nė momentin kur flota spanjolle ndodhej pranė brigjeve britanike, nė njė fjalim para trupave deklaroi: “Unė kam zemrėn dhe stomakun e njė mbreti, tė njė Mbreti tė Anglisė”.

Sipas studiuesit Steve Berry, autor i novelės “The King Deception”, e stilit tė librave tė Dan Brown, Elisabet nuk zbuloi kurrė sekretin qė ishte nė tė vėrtetė mashkull sepse vendi do kishte njė luftė civile tė sigurtė pasi nuk kishte njė trashėgimtar.

Berry thotė qė gjithcka mbetet teori dhe e vetmja rrugė pėr ta vėrtetuar ose pėr tė rrėzuar atė, ėshtė analiza e ADN-sė sė skeleteve nė varrezat “Abbey” ku qendron e varrosur Mbretėresha Elisabeth dhe e motra e saj.

“Varri i Elisabeth nuk ėshtė hapur kurrė. Tani ėshtė koha tė hapet dhe tė shohim cfarė ka brenda. Tė kryhen analizat e ADN-sė pėr tė parė nėse nė varr ka skelet mashkulli apo jo. Nėse po, vėrtetohet teoria”, thotė Berry.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi