♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mbreteresha e fundit e shqiptareve

Shko poshtė

Mbreteresha e fundit e shqiptareve Empty Mbreteresha e fundit e shqiptareve

Mesazh nga capkenja Tue Feb 02, 2010 8:06 pm

Emri: Geraldine
Mbiemri: Apony
Ditėlindja: 6 gusht 1915, ora 15.25
Vendlindja: Gjenevė
Atėsia: konti Xhula nga Hungaria
Amėsia: Gledis Stjuart, nje amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze
Gjatėsia trupore: 1.75
Tė vecanta: sytė ngjyrė bojėqielli
Edukimi: 1929 mbaron liceun ne Budapest, fituese e nje konkursi kėrcimi ne vals nė njė ballo
Gjuhėt qė flet: frėngjisht, shqip, hungarisht, gjermanisht, anglisht
Familja: Martuar me mbretin e shqiptarėve Ahmet Zogu, kurorėzuar mė 28 prill tė vitit 1938.
Ka tė birin Lekėn, tė lindur mė 5 prill tė vitit 1939.
6 prill 1939 largohet nga Shqiperia dhe ndalet nė Greqi, Turqi, Francė, Londėr, Kajro, Aleksandri.
9 prill 1961 humb burrin nė Paris.
28 qershor 2002, kthehet ne Shqipėri pas 63 vjetesh ne ekzil 21 tetor 2002 vdes nė Spitalin Ushtarak tė Tiranės, pas katėr atakeve tė njėpasnjėshme nė zemėr Geraldina sheh me habi pas bregdetit tė sheshtė me rėrė, njė varg malesh, masa e rreptė e tė cilave afrohet sa hap e mbyll sytė. Automobilat e rrallė qė kalojnė rrugės janė tė gjithė tė tipit me cilindra tė mėdhenj. Ata qė ndjekin rrugėn janė kryesisht fshatarė me gomerė, me pushkė nė krahėqafė apo me revolverė tė rėndė nė brez, indiferentė ndaj kalimit tė tė huajve. Shpeshherė kanė vėnė pėrpara gratė e tyre qė ecin nė kėmbė, duke mbajtur mbi kurriz barrė tė ndryshme. Asgjė, as nė qėndrim, as nė veshjen e kėtyre malėsorėve, nuk tė tregon se po i afrohesh njė qyteti. Aq mė pak njė kryeqyteti... E megjithatė, Tirana thėrret gjeneral Gizi, me gishtin treguar nga kodrinat.

Kėshtu e njohu sė pari Tiranėn Tulipani i Bardhė i Budapestit, siē e quajtėn atėkohė Geraldinėn, 21 vjeēare. Rrėfyer nga vetė Geraldine Apony, kėto pėrshtypje tė mėsipėrme janė botuar sė pari nė librin e Josephine Dedet, Geraldina, mbretėresha e shqiptarėve. Ajo nuk mundi tė jetonte mė shumė se njė vit nė Shqipėri, sepse mė 6 prill 1939 , kur kishte vetėm dy ditė qė i kishte lindur trashėgimtari, u detyrua qė tė largohej nga Shqipėria pėr nė Greqi. Shkaku i largimit tė familjes mbretėrore nga atdheu ishte pushtimi italian. Mbretėresha Geraldinė sė bashku me djalin dy ditėsh dhe njerėzit qė e shoqėronin, mė 6 prill 1939 kaloi kufirin dhe hyri nė territorin grek, duke u vendosur nė qytetin e Follorinės. Njė ditė mė pas u bashkua me ta edhe Mbreti, Ahmet Zogu. Mbreti Jorgos i Greqisė duke mos dashur tė hynte nė konflikte me Italinė , i sugjeroi Mbretit Zog qė tė vazhdonte udhėtimin e tij mė nė lindje, ku ai do tė ishte mė i qetė dhe do tė kishte ndihmėn e pakursyer tė miqve tė tij tė vjetėr. Dėshmitė historike e tregojnė kėshtu largimin e detyruar tė Geraldinės nga Shqipėria. 63 vjet mė vonė, ajo dhe bashkė me tė, familja mbretėrore, i dhanė fund mėrgimit tė gjatė nėpėr botė. Njė avion Boing 727 i kompanisė Million Air, transportoi nga aeroporti Lanceria i Johanesburgut, Nėnėn Mbretėreshė Geraldina, trashėgimtarin e fronit Leka Zogu, pjesėtarėt e familjes mbretėrore, stafin e tyre tė ngushtė dhe njė pjesė tė personelit tė shėrbimit. Geraldina, mbretėresha e parė e shtetit modern shqiptar dhe me sa duket edhe e fundit mbretėreshė e shqiptarėve, mesditėn e 28 qershorit tė vitit 2002, u rikthye nė Tiranė.

Festoi ditėlindjen e saj tė dytė nė Shqipėri, 87- vjetorin e lindjes, mė 6 gusht tė 1915-ės. Ceremonia e ditėlindjes qe private, por dhuratat e lulet mbushėn vilėn katėr pranė ambasadės italiane, ku u vendos fillimisht familja mbretėrore e kthyer nė atdhe. Ndėrkohė qė gruaja, tanimė 87-vjeēare, nė kokė, prej kohėsh, bluante idenė e njė libri kujtimesh pėr Shqipėrinė. Sipas njerėzve tė afėrt tė oborrit ajo prej kohėsh mbante shėnime, shkruante kujtime, tė cilat kishte planifikuar qė njė ditė ti botonte. Planet e saj mbetėn nė mes, zemra e saj pushoi sė rrahuri nė orėn 22.30 tė 21 tetorit 2002. Katėr atake nė zemėr qenė shumė pėr 87 vjeēaren e cila qė prej 20 vjetėve furnizonte me oksigjen mushkėritė e saj katėr orė nė ditė. U nda nga jeta nė Spitalin e Pėrgjithshėm Ushtarak, nė Tiranė, ku mjekėt i qėndruan tek koka pėrreth njė javė, pa mundur ta risillnin nė jetė natėn e 21 tetorit as me elektroshok. Nė gjendjen e saj nuk qe i mundur as ndonjė dėrgim urgjent jashtė shtetit. Pėrfundimisht, nėna mbretėreshė dha shpirtin dhe frymėn e fundit nė atdheun e burrit tė saj, nė vendin qė e bėri mbretėreshė tė shqiptarėve, mes njerėzve qė pėrcaktuan rrjedhėn e fatit tė saj, nė tokėn ku qe e lumtur vetėm njė vit, tek e cila u kthye pėrmallshėm pas 63 vjetėsh peripeci nėpėr botė, dheu i tė cilės, tanimė, e ka mbuluar pėrgjithmonė. Veē planeve tė njė libri pėr shqiptarėt, plane qė iu prenė nė mes, ajo ka lėnė pas edhe njė peng tjetėr. Eshtrat e tė shoqit, Ahmet Zogut, qė prehen ende jashtė Shqipėrisė dhe pėr kthimin e tyre nė atdhe, duket se nuk mjafton thjesht vullneti familjar.

Kush qe Geraldine Apony
E lindur nga prinder me gjak mbretėror, Geraldina ishte femija e parė e kontit hungarez Xhula me konteshėn amerikane, Gledin Stjuart, qė kishte rrėnjė skoceze dhe irlandeze. Trashėgimia aristokrate dhe edukimi arsimor formuan Geraldinėn. Mė tė plotė e bėnte figurėn e saj sharmi natyror. Nė moshėn 17 vjeēare ishte 1.75 e gjatė, me njė fytyrė ėngjėllore dhe me sy tė kaltėr. Nuk ishin tė paktė ata qė e cilėsonin si njė nga vajzat mė tė bukura tė Budapestit. Edhe sot, nė enciklopedinė e princeshave evropiane, Geraldina njihet si trėndafili i bardhė i kryeqytetit hungarez. Te gjitha cilėsite e nxjerra ne pah ne ate kohe, zgjuan tek mbreti Ahmet Zogu dėshirėn pėr tė vėne kurorė me tė. Ishte viti 1938 kur monarku 42-vjecar qe vėnė nė kėrkim tė bashkėshortes sė ardhshme. Por nga ana tjeter nė jeten e Geraldines ndodhi diēka qe ia ngacmoi edhe mė shumė dėshirėn pėr tu bėrė mbretėreshė. Ishte viti 1937, kur magjistarja hungareze i pati parathėnė se do tė bėhej mbretereshė, por mė pas erėrat do ta shtyjne ne tallaze pėr tėre jetėn. Dhe, ne fakt, profecia e saj duket se ka dalė, pavaresisht se Geraldina pelqeu vetem pjesen e pare te parashikimit. Mė pas nje foto e shtėnė nė dore nga ambasadori yne ne Vjene, beri qe Zogu te niste kerkimet per kete shėmbėlltyrė mbretėreshe. Dhe takimi i pare u realizua ne Tirane, kur diplomatėt shqiptarė i prezantuan mbretit ne nje ballo vajzen 21-vjecare, per te cilen gazetaret shkruanin se ishin te dashuruar te gjithe. Kėmbėt e mia duket se po fundoseshin nėn mua dhe nuk shikoja mė asgjė, thjesht duke kėrkuar rrugėn e pafund..., ia ka pėrshkruar ajo mė pas emocionet e takimit tė parė me mbretin Zog, biografes sė vet, Josephine Dedet. Ne kujtimet e saj Geraldina eshte shprehur se ishte dashuri me shikim te pare dhe tregon se ne momentin kur do tė trokiste goten me mbretin, dora iu drodh dhe gota i ra ne dysheme.

Mė 28 prill te vitit 1938 nė njė ceremoni mondane, me pjesemarrjen e dhjetėra diplomatėve tė huaj, deri tek ministri i Jashtem italian Galeazzo Ciano, nė Tiranė, u krye martesa mes Ahmet Zogut dhe Geraldina Apony. Edhe nje fakt tjeter do ti shtonte notat e rendesise kesaj ceremonie krejt te rralle. Ne nje kohe kur media ne bote ishte ende e pazhvilluar, dasmen e monarkėve shqiptare e ndoqėn 80 gazetarė vendas dhe tė huaj. Por, mbreterimi i vajzes se bukur hungareze ishte parathėnė tė ishte plot peripecira. Ajo qėndroi nė fron vetėm 12 muaj, por, edhe pse kaq pak, ajo arriti tė fitonte simpatine dhe zemrat e nje populli. Me 5 prill ajo lindi Leken, trashegimtarin e fronit, por qė vetem pas dy ditesh bashke me tė do te detyrohej te linte Shqiperine, per te nisur nje kalvar udhetimesh, vuajtjesh e pse jo nje persekutim, i cili vinte pikerisht nga vendi ku mbreteroi. Italia fashiste pushtoi Shqiperine dhe nje ultimatum i vene ndaj Zogut e detyroi ate te largohej. Por, perpjekjet e Ahmetit nė mėrgim nuk rreshtėn asnjėherė pėr tu rikthyer nė pushtet. Nderkohė qė gruaja e tij ishte krahu i djathtė, mbėshtetėsja dhe miku i mirė i tij nė tė gjitha vėshtirėsite. Greqia, Franca, Anglia, Egjipti, ShBA-ja, Spanja dhe se fundi Afrika e Jugut kane qene vendet, ne te cilat familja mbreterore udhetoi dhe jetoi me te vetmen enderr rikthimin ne Shqiperi.

Ne vitin 1961 Geraldina humbi burrin, Ahmetin, me te cilin jetoi plot 23 vjet. Gjate viteve ne mergim, pushteti i diktatorit Hoxha e denigroi figuren e Ahmet Zogut si nje njeri qe tradhtoi atdheun, vodhi thesarin, qe u veteshpall mbret e te tjera cilesime negative tė pa argumentuara. Ndėrsa pėr Geraldinen ndodhi me e ēuditshmja. Emri i saj nuk u permend nga askush e per te nuk u shkrua asnje fjalė nė historiografinė shqiptare. Njė pjese e historianeve moderne e cilėsojne kėtė harresė njė lloj arme hakmarrėse, ndėrsa te tjere e lidhin me mosgjetjen e asnje tė mete nė figuren e saj. Qe nga Johanezburgu gruaja e bukur nisi tu dergoje dhjetera mesazhe shqiptareve, te komunikoje me personalitete dhe me gazetare derisa te vinte 28 qershori i vitit 2002, dite kur mberriti ne Shqiperi. Duke plotėsuar kėshtu ėndrrėn e largėt tė burrit, fatin e tė cilit ndoqi tėrė jetėn.

Ditėlindja e fundit nė Tiranė
Nėse ka marrė si dhuratė pėr 87 -vjetorin shumė bizhuteri e stoli, njė dhuratė kishte vite qė i mungonte. Dhurata nga ato qė dinte ti dhuronte asaj vetėm mbreti, Ahmet Zogu. Sa ishte gjallė, sipas tregimeve tė vetė nėnės Geraldinė, burri i saj, Ahmet Zogu, nuk ka harruar asnjėherė ti bėjė dhurata pėr ditėlindje. Ai kishte porositur njerėzit e tij qė ta kujtonin pėr ēdo vit, dy ditė pėrpara ditėlindjes sė Geraldinės, nė mėnyrė qė tė mos harronte kurrė ti pėrgatiste asaj ndonjė surprizė pėr ditėlindje. Por ato qė mbreti kishte mė shumė dėshirė ti dhuronte asaj, ishin bizhuteritė dhe stolitė e shtrenjta. Nuk i kanė munguar tė tilla dhurata luksi Geraldinės as kur familja mbretėrore nuk ishte nė ditėt e saj mė tė mira. Kėshtu, mbreti Zog porosiste argjendarė dhe i ftonte nė shtėpinė e tij ku zgjidhte dhuratėn e vet pėr Geraldinėn, ndėrsa i kėrkonte kėsaj qė edhe ajo tė zgjidhte mandej stolitė qė i pėlqenin mė tepėr tė kishte. Njė histori tė veēantė kanė edhe dhuratat qė nėna Geraldinė i ka bėrė Muzeut tonė Kombėtar. Do tė dhuroj sendet e mia mė tė ēmuara pėr Muzeun Kombėtar Shqiptar. Ja, ky ėshtė portofoli qė mbante Mbreti, aty Ai mbante edhe kėtė fotografinė time tė vogėl... Ndėrsa ky sendi metalik ėshtė kėllėfi i shkrepses qė pėrdorte pėr tė ndezur cigaret e tij... Se atėherė nuk kishte sende si kėto tė sotmet pėr duhan... Ndėrsa kjo ėshtė njė miniaturė e mrekullueshme e Mbretit. Ka qenė edhe njė tjetėr pėr mua, qė na i ka bėrė njė piktor nė Tiranė. Ne i mbanim bashkė kėto, por ajo e imja nuk e di se ku ka humbur! Ndoshta nė Liverpul, gjatė bombardimeve... Miniaturėn e Mbretit e kam ruajtur se e mbaja me vete,- ėshtė shprehur ajo nė njė bisedė me Fluturak Gėrmenjin.

Vetėm para disa muajsh Geraldina festoi nė Tiranė nė njė ceremony intime ditėlindjen e saj tė 87-tė. Ishte festa e dytė e saj qė kremtohej nė Shqipėri pas asaj tė 6 gushtit 1938. Nė albumet fotografike tė nėnės mbretėreshė janė fiksuar momentet e saj tė para nė Shqipėri, nga mbrėmja e saj e parė e takimit me mbretin Zog mė 31 dhjetor 1937, nė natėn e Vitit tė Ri, pastaj nė ballon e famshme vjetore tė ushtrisė, ku Mbreti vallėzoi vetėm me tė, duke e hapur ballon tė dy, vazhdojnė me shpalljen e fejesės mė 30 janar 1938. Atė ditė,- kujton ajo, - pėrshėndeta pėr herė tė parė shqiptarēe, duke vėnė dorėn nė zemėr, ēka do tė thotė Ju kam nė zemrėn time!. Por si befasinė e saj mė tė madhe ajo kujton vizitėn nė Burgajet nė fillim tė marsit. Ajo udhėtoi bashkė me mbretin qė herėt dhe arritėn nė fshatin e famshėm tė familjes Zogu, me zanafillė nga thellėsitė e shekujve. Ditėt e saj nė Shqipėri, nėna mbretėreshė Geraldinė, i kujton me njė mall tė madh gjithmonė. Ajo kujton udhėtimet me mbretin Zog nė Qafė-Shtamė, pjesė brilante e Shqipėrisė sė Veriut. Pėr tė janė tėrėsisht tė gjalla udhėtimet me kuaj dhe mushka nėpėr shtigjet malore, mes bukurive legjendare dhe njerėzve tė mrekullueshėm. Asaj i kujtohen veēanėrisht jehonat e kėmbanave tė kishave dhe njėqind breshėritė e topave qė pėrshėndetėn martesėn e saj me mbretin e Shqiptarėve, Zogu i Parė... Ajo kujton me mall princeshat, zavallet siē e pėrdor fjalėn nė dialektin e Matit, tė cilat e shoqėruan nė odisenė e gjatė tė mėrgimit pėr mė se njėzet vjet... Ajo nuk ka harruar as udhėtimin me jaht nė Jug tė Shqipėrisė. Ishte njė nga ato mrekulli, qė nuk mund ti shohėsh shpesh, saqė edhe habitesh, kur i sheh pėr herė tė parė... Ishte gushti i vitit 1938 kur qėndruam pėrballė Sarandės. Njė peisazh i pikuar nga njė penė gjeniu..., - kujton ajo, sipas transmetimeve qė ka bėrė nė librin e tij, Familja Mbretėrore Shqiptare, Fluturak Gėrmenji, libėr i botuar nė mars tė vitit 2002.

Kadare: Geraldina, pjesė e bukur e historisė shqiptare
Geraldina ka qenė dhe mbetet mbretėresha e vetme e shqiptarėve. Nė kemi patur shumė gjėra tė vėrteta e shumė gjėra tė rreme. Geraldina ka qenė dhe mbetet mbretėreshė e vėrtetė, e nderuar nė gjithė Evropėn. Geraldina si e tillė ėshtė pjesė e historisė kombėtare. Dhe jo vetėm pjesė por pjesė e bukur e historisė shqiptare. Dhe injorimi i Televizionit Shqiptar ndaj vdekjes sė nėnės mbretėreshė mua mė la njė shije tė hidhur. Une besoj se edhe vetė Berluskonit po tia shpjegonin situatėn, kjo do ti linte njė shije tė hidhur. Ėshtė njė lloj fyerjeje pėr kombin shqiptar. Kjo ėshtė edhe shpėrfillje, - ka komentuar Kadare nė takimin e organizuar me tė rinj tė njė shkolle tė mesme ekonomike tė Tiranės. Ardhja juaj ne Atdhe nuk eshte vetem nje paqtim, por tregon se, ka diēka mė tė shenjtė pėr tė gjithė ne, qė ėshtė Shqipėria. Kjo ėshtė pjesa jonė enterne, - tha shkrimtari yne i shquar Ismail Kadare. - Keshtu e vleresoj ardhjen e Familjes Mbreterore Shqiptare: ne kemi shume nevoje per simbolet tona kombetare. Me shembullin Tuaj te rikthimit ne atdhe, u tregoni te gjithe shqiptareve se mund te bejme me shume, te gjithe bashke, per Shqiperine, shtėpinė tonė tė madhe e tė pėrjetshme. Kėshtu ėshtė shprehur shkrimtari gjatė njė takimi me familjen mbretėrore pas mbėrritjes sė tyre nė atdhe, mė 28 qershor tė kėtij viti.

Moisiu: Shuarja e Geraldinės, humbje e madhe
Kreu i shtetit i ka shprehur ngushėllimet familjes sė Leka Zogut pėr humbjen e nėnės mbretėreshė, Geraldina. Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu u ka dėrguar njė telegram ngushėllimi familjes tė pretendentėve tė fronit mbretėror shqiptar pėr humbjen e Geraldina Appony de Nagi. Me hidhėrim tė madh mėsova lajmin pėr vdekjen e nėnės tuaj, ish-mbretėreshės sė Shqipėrisė, zonjės Gerladina Appony de Nagi. Fakti se zonja Geraldina realizoi dėshirėn e saj tė hershme pėr tu varrosur nė tokėn shqiptare, nė vendin qė ajo deshi dhe mė tė cilin lidhi gjithė jetėn e saj, gjykoj se pėrbėn njė ngushėllim pėr kėtė humbje tė madhe,-thekson nė letrėn e ngushėllimit. Moisiu ėshtė shprehur gjithashtu se kėto momente tė vėshtira ėshtė pranė familjes ish-mbretėrore. Nė kėto ēaste pėr Ju dhe pėr familjen tuaj, marr pjesė nė dhimbjen tuaj dhe ju shpreh ngushėllimet e mia mė tė sinqerta.

Berisha: Nėna Geraldinė tek Dėshmorėt e Kombit
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka ngushėlluar familjen mbretėrore pėr vdekjen e nėnės mbretėreshė, Geraldina. Ai ka zhvilluar njė vizitė zyrtare nė vilėn ku banon aktualisht familja mbretėrore, ku mes tė tjerave kėrkoi qė Geraldina tė varrosej nė varrezat Dėshmorėt e Kombit. Shpreh ngushėllimet e mia mė tė thella pėr humbjen e mbretėreshės Geraldinė. Me kėtė rast i bėj thirrje shtetit shqiptar dhe shqiptarėve qė ti japim asaj vendin qė meriton nė truallin tonė, nė panteonin e njerėzve tė shquar tė kombit,- ėshtė shprehur Berisha pėr mediat. Sipas tij, figura e Geraldinės, ėshtė tepėr e rėndėsishme pėr historinė e kombit tonė dhe se ajo ka dhėnė kontributin e veēantė pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Berisha, menjėherė pas ardhjes sė familjes mbretėrore nė Shqipėri, ka vlerėsuar lart pjesėtarėt e saj madje edhe vetė Leka Zogun qė u detyrua nga autoritetet e qeverisė sė PD-sė tė rikthehej nga kishte ardhur, pra nė Afrikėn e Jugut. Kryetari i PD-sė ka shkuar mė tej, ai ka kėrkuar qė nė Shqipėri tė rikthehen eshtrat e Ahmet Zogut, njė figurė tjetėr e rėndėsishme e historisė sė Shqipėrisė.
•parajsa•
capkenja
capkenja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 14/06/1993
Numri i postimeve Numri i postimeve : 15046
Vendndodhja Vendndodhja : Ne boten e cudirave
Hobi Hobi : Studente...
Humor Humor : Sa per vete
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/12/2009
Falenderimet Falenderimet : 138

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi