♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

1.Historiku i festės sė 1 majit, si dhe kur lindi.

2 posters

Shko poshtė

1.Historiku i festės sė 1 majit, si dhe kur lindi.  Empty 1.Historiku i festės sė 1 majit, si dhe kur lindi.

Mesazh nga NothingElseMatters Wed May 01, 2013 1:21 pm

Festa e 1 Majit, apo dita ndėrkombėtare e punėtorėve lindi nga lufta botėrore e punėtorėve pėr tė afirmuar tė drejtat e tyre e pėr tė pėrmirėsuar kushtet e jetesės. Pavarėsisht se kremtimi i saj lidhet ngushtė me protestėn e punėtorėve tė Ēikagos, pėrfunduar me gjak, historia e festės sė punėtorėve fillon mė herėt se sa viti 1886.
“8 orė punė, 8 orė dėfrim e 8 orė gjumė”, kjo ishte parrulla e hedhur pėr herė tė parė nė Australi mė 1855 e pastaj e pėrqafuar nga krejt lėvizja sindikaliste botėrore. U hap kėshtu rruga pėr protesta tė pėrgjithshme dhe u kėrkua njė ditė, pikėrisht 1 maji, nė tė cilėn tė gjithė punėtorėt tė ushtronin presion pėr tė drejtat e tyre. Nga kongresi i Internacionales sė parė nė Gjenevė, ku ishin mbledhur kryesisht socialistė dhe anarkistė, doli propozimi pėr ditėn ligjore tė punės prej 8 orėsh, por ato qė luftuan mė tepėr pėr realizimin e kėsaj aspirate qenė pa dyshim organizatat e punėtorėve amerikanė. Nė vitin 1866, shteti i Ilinoisit miratoi njė ligj ku pėrcaktohej dita e punės prej 8 orėsh, por kishte kaq kufizime, saqė ishte praktikisht i pazbatueshėm. Hyrja nė fuqi e kėtij ligji ishte caktuar pėr 1 Majin e vitit 1867, e pikėrisht atė ditė, nė Ēikago u organizua njė manifestim i madh. Rreth 10 mijė punėtorė morėn pjesė nė kortezhin mė tė madh tė parė ndonjėherė nėpėr rrugėt e qyteteve amerikane.
Nė tetorin e vitit 1884 Federata e Sindikatave tė organizuara dhe e Bashkimit tė Punėtorėve caktoi 1 Majin e 1886-ės si datė kufi, pėrtej sė cilės punėtorėt amerikanė do tė refuzonin tė punonin mė shumė se tetė orė nė ditė. 1 maji i vitit 1886 ra ditė shtunė, atėherė ditė pune, por nė 12 mijė fabrika tė SHBA-ve, rreth 400 mijė punėtorė bėnė grevė. Vetėm nė Ēikago numri arriti 80 mijė vetė. Fillimisht manifestimet u zhvilluan paqėsisht, por tė hėnėn policia hapi zjarr, duke shkaktuar katėr viktima. Njė protestė tjetėr e punėtorėve u lajmėrua pėr tė nesėrmen, 4 maj. Policia hodhi njė bombė kundėr oratorėve, duke shkaktuar 8 tė vdekur e shumė tė plagosur. Tė nesėrmen, nė Miluoki, policėt qėlluan sėrish kundėr manifestuesve (punėtorė polakė), duke vrarė 9 prej tyre. Vala represive goditi ashpėr organizatat sindikaliste dhe politike tė punėtorėve. Selitė e tyre u mbyllėn e drejtuesit u arrestuan. Pėr ngjarjet e Ēikagos u dėnuan me vdekje pa asnjė provė tetė eksponentė anarkikė. Dy vetėve dėnimi iu shndėrrua nė burgim tė pėrjetshėm, njėri prej tyre u gjet i vdekur nė qeli, tė tjerėt u varėn nė burg mė 11 nėntor 1887. Kėshtu 1 Maji, i caktuar qė mė parė si ditė pėr punėtorėt, mori njė kuptim tė ri dhe u bė simbol i luftės pėr 8 orėshin e punės.
Mė 20 korrik 1889 kongresi themelues i Internacionales sė Dytė, i mbledhur nė Paris, vendosi tė organizojė pikėrisht mė 1 majin e 1890-ės manifestimin e parė botėror tė punėtorėve. Ishte hera e parė qė kjo ditė kremtohej njėkohėsisht nė tė gjithė botėn, por vazhdoi tė shoqėrohej me pėrleshje e viktima. Vetėm nė gusht tė vitit 1891, kongresi tjetėr i Internacionales, i mbledhur nė Bruksel, mori vendimin qė dita e 1 Majit do tė kremtohej pėrgjithmonė e nė tė gjitha vendet si “festa e punėtorėve, nė tė cilėn ata vetė do tė manifestonin sėbashku pėr kėrkesat dhe do tė tregonin solidaritetin ndaj njėri-tjetrit”.



NothingElseMatters
Super-Anetare
Super-Anetare

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2546
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 03/04/2013
Falenderimet Falenderimet : 3

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

1.Historiku i festės sė 1 majit, si dhe kur lindi.  Empty Re: 1.Historiku i festės sė 1 majit, si dhe kur lindi.

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 11:04 am

e gjith bota 1 majin e kan protesta,kerkojn me shum rrespekt kushte me tmira per pun,rrespekt,me pak orare pune,kushtet minimale te punes vetem shqiptaret e qujn dit feste
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi