♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Parashikimet mė tronditėse nė histori tė cilat kanė rezultuar tė verteta !

Shko poshtė

Parashikimet mė tronditėse nė histori tė cilat kanė rezultuar tė verteta ! Empty Parashikimet mė tronditėse nė histori tė cilat kanė rezultuar tė verteta !

Mesazh nga CLICHE' Wed Apr 03, 2013 4:39 pm

Parashikimet mė tronditėse nė histori tė cilat kanė rezultuar tė verteta ! 210-370x290Nė botėn qė ne jetojmė na ndodhė tė dėgjojmė rreth disa njerėzve tė cilė kanė aftėsi tė mbinatyrshme dhe gati na duken hyjnorė. Shpjegimet rreth kėtyre gjėrave ngelen pa nje shpjegim llogjik, por thjeshtė ngelen dhe nguliten gjate nė histori. Ja disa njerėz tė cilėt me parandjenjat dhe parashikimet e tyre kane tronditur dhe habitur botėn sepse ato ne fakt kanė rezultuar tė vėrteta:

1. Mark Twain.

Shkrimtari i njohur Mark Twain nuk ėshtė njohur pėr ndonjė aftėsi telepatike, por ai ka thėnė disa gjėra gjatė jetės sė tij, tė cilat mė vonė janė vėrtetuar. Para sė gjithash, Twain ka parashikuar vdekjen e vet. Ai lindi nė 1835, kur kometa Halley ishte shfaqur nė qiell. Ai parashikoi se do tė vdiste kur Halley tė rishfaqej pėr herė tė dytė. Twain vdiq nė 1910, kur kometa ishte e dukshme nė qiell. Twain gjithashtu parashikoi vdekjen e tė vėllait nėpėrmjet njė ėndrre, nė tė cilėn ai shfaqej i shtrirė nė arkivol mes dy karrigeve nė dhomėn e ndenjes sė tė motrės. Pas disa javėsh, vėllai Henry vdiq nė njė aksident me varkė dhe kur Mark u fut nė sallonin e sė motrės pa tė vėllanė nė tė njėjtin pozicion si e kishte parė nė ėndėrr.

2. Nostradamus parashikon Napoleonin, Hitlerin dhe 11 shtatorin.

Asnjė artikull mbi parashikimet nuk do tė ishte i plotė pa ato tė Nostradamusit nė shekullin XIV, gjysma e tė cilave kanė dalė tė vėrteta. Ndoshta parashikimi mė i madh i tij mbetet ai pėr tre anti-Krishtėt qė do tė kishin efekte domethėnėse mbi shoqėrinė njerėzore. I pari mendohet tė jetė pėr Napoleon Bonapartin, njė sundimtar i egėr, i njohur si “Kasapi” nga njerėzit qė e rrethonin. “Njė perandor do tė lindė pranė Italisė. Njerėzit qė i bėjnė shoqėri do tė thonė se ishte mė shumė kasap sesa princ”. Anti-Krishti i dytė, tė cilit Nostradamusi i referohet si “Njeri i njollosur nė vrasje … armiku mė i madh i racės njerėzore… ai qė ėshtė mė i keq se tė gjithė ata qė kanė qenė mė pėrpara… gjakatar dhe ēnjerėzor” mendohet tė jetė Hitleri. “Nga Arabia e madhe do tė lindė njė ndjekės i fortė i Muhamedit. Ai do tė hyjė nė Europė veshur mė njė ēallmė blu… Do tė jetė makthi i racės njerėzore, kurrė mė parė nuk ėshtė parė ky tmerr”, thotė Nostradamus. Pėr mė tepėr, Nostradamus shpalos njė panoramė qė ngjan nė mėnyrė tronditėse me sulmet terroriste tė 11 shtatorit tė 2011-s. “Qielli do tė digjet nė 45 gradė. Zjarri do t’i afrohet qytetit tė ri madhėshtor”. Nė kėto fjali, Nostradamus i referohet njė qyteti tė madh nė botėn e re amerikane, nė afėrsisht 45 gradė gjerėsi gjeografike. Ekspertėt kanė pranuar se ky mund tė jetė vetėm New Yorku.

3. Motrat binjake parashikojnė 11 shtatorin dhe kėrkimet shkencore tė disa sėmundjeve.

Terry and Linda Jamison janė dy binjake qė ndajnė tė njėjtin shpirt nė plot kuptimin e fjalės. Ato thonė se kanė parashikuar sulmet e 11 shtatorit nė Qendrėn Botėrore tė Tregtisė nė New Jork, ndėrsa jepnin njė intervistė pėr njė radio nė vitin 1999. Ato pretendojnė se kanė parashikuar edhe avancimet nė kėrkimet mjekėsore, specifikisht ato mbi kancerin, ato nė studimin e sėmundjes Alzheimer, dhe disa katastrofa natyrore nėpėr botė.

4. Hoy parashikon sulmin nė Oklahoma.

Amerikanja Hana Hoy ėshtė njė medium qė pretendon se jo vetėm i dėgjon shpirtrat por sheh edhe prezencėn e tyre fizike. Nė vitin 1995, Hoy ishte nė njė program live nė radio, kur parashikoi njė sulm terrorist ndaj njė ndėrtese nė Oklahoma. Vetėm 90 minuta mė vonė, tragjedia pėrfshiu godinėn federale “Alfred p. Murray” dhe u bė sulmi mė i egėr nė SHBA para 11 shtatorit tė 2001-shit. Hoy ia kishte dėrguar parashikimin e saj disa muaj para ngjarjes.

5. Jeffrey Palmer parashikon shpėrthimin e vullkanit, cunamet dhe uraganin Katrina.

Australiani Jeffry R. Palmer ka bėrė njė sėrė parashikimesh, disa prej tė cilave rezultuan tė vėrteta mė vonė e disa jo. Palmer parashkoi vullkanin nė Oqeanin Indian nė 26 dhjetor tė 2004-s, i cili u ndoq nga cunami nė brigjet e Sumatrės, Indonezi. Mbi 230 000 njerėz nga 14 vende tė ndryshme mbetėn tė vdekur nga kjo fatkeqėsi natyrore. Palmer parashkoi edhe zbulimin e faktit se Korea po testonte armėt bėrthamore, por ai fitoi famė ndėrkombėtare pėr parashikimin e uraganit Katrina, njė stuhi e fuqishme qė u mori jetėn 1836 personave nė SHBA dhe renditet edhe sot nė listėn e pesė uraganeve mė shkatėrruese atje.

6. Edgar Cayce parashikoi gjithēka qė nga luftėrat botėrore deri te vdekjet e presidentėve.

Amerikani Edgar Cayce, i njohur ndryshe si “profeti i fjetur”, ėshtė ndoshta personi me telepatinė mė tė fuqishme. Cayce e sugjestiononte veten duke kaluar nė njė gjendje meditative, gjatė sė cilės mund tė jepte pėrgjigje pėr pyetje rreth kohės, hapėsirės, rimishėrimit, spiritualitetit dhe ngjarjeve tė kohės dhe atyre qė do tė ndodhnin nė tė ardhmen. Cayce-it i njihet merita e parashikimit tė nisjes dhe mbarimit tė dy luftėrave botėrore, pėrfundimin e Depresionit tė Madh nė SHBA dhe vdekjet e presidentėve Roosvelt dhe John Kenedy.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi