♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Mendimet qė u besohen valėve tė detit!

2 posters

Shko poshtė

Mendimet qė u besohen valėve tė detit! Empty Mendimet qė u besohen valėve tė detit!

Mesazh nga CLICHE' Mon Apr 01, 2013 3:21 pm

Nje mendim qė u besohet valėve tė detit, me shpresėn se do tė arrijė nė destinacionin e dėshiruar, apo tė merret nga dikush si metaforė e rrjedhės sė fatit; njė thirrje e brishtė pėr ata qė nuk kanė mundėsi t’i drejtohen dikujt, siē u ndodh tė pėrmbyturve nė njė ishull tė shkretė. Mesazhi nė shishe ėshtė njė mėnyrė ekstreme dhe romantike komunikimi, qė vazhdon tė ruajė bukurinė, edhe sot nė epokėn e internetit dhe mesazheve. Pasi kanė qenė protagoniste tė shumė kėngėve dhe filmave tė suksesshėm, kėto mendime, tė cilat u besohen valėve tė detit, kanė qenė pjesė e disa siteve nė internet: ka nga ata qė i mbledhin dhe i koleksionojnė, tė tjerė qė i pėrdorin pėr njė biznes, apo njė botė shėrbimesh, si njė mėnyrė e pazakontė komunikimi. Mesazheve nė shishe i ėshtė kushtuar edhe njė muze.
Bėhet fjalė pėr njė mėnyrė aktuale, poetike e pothuajse magjike komunikimi, kjo ėshtė e qartė dhe as qė ka dyshim, pėr shembull nga kėnga e ish-grupit “Police”, “Message in a Bottle”, te filmi romantik “Fjalėt qė kurrė nuk t’i thashė”, marrė nga romani i Nicholas Sparks, i cili tregon njė histori dashurie mes Kevin Costner dhe Robin Wright Penn, lindur nga njė letėr nė shishe e gjetur rastėsisht nė njė plazh. Mesazhet nė shishe mund tė jenė edhe tragjike, si ai i njė pasagjeri tė anijes “Titanic”, i shkruar ndėrsa anija po fundosej, nė vitin 1912, ose thjesht mendime shoqėrore: personi qė ka fatin tė marrė nė ndonjė mėnyrė njė mesazh tė tillė, zbulon se ėshtė shumė i lidhur me dėrguesin e panjohur, saqė ndonjė herė, mes tė dyve lindin lidhje edhe shumė tė forta. Nė ato shishe nuk ka asnjė hartė thesari. Por si kompensim, mesazhet qė vijnė nga deti (ato italiane, gjermane, angleze, franceze, kroate, ruse) u hapin dyert njohjeve nga mė tė ēuditshmet.
Ka nga ata persona qė pas gjetjes sė kėtyre simboleve tė ēmuara tė rastėsishme tė fatit i kanė ruajtur me shumė kujdes e pasion. Ndonjėherė nuk ėshtė e lehtė tė kuptosh pėrmbajtjen e mesazheve dhe firmėn qė i shoqėron. Ja disa kėshilla pėr ata qė dėshirojnė t’ia besojnė mendimet detit, nė mėnyrė qė tė rrisin mundėsinė e ruajtjes sė pėrmbajtjes sė mesazhit. Sot, nė epokėn e teknologjisė, nuk mungojnė personat qė e kanė kthyer nė biznes kėtė mėnyrė tė vjetėr dhe romantike komunikimi. Nė njė sit britanik “Letterinabottle.com”, mund tė porosisni shishen tuaj tė preferuar me mesazhin qė ju pėlqen, pėr njė ditėlindje, pėrvjetor, martesė apo falėnderim. Mjafton tė klikosh mbi shishen e dėshiruar dhe mesazhi do tė mbėrrijė kudo, pas disa javėsh me ēmimin 30 euro.Gjithēka duket me tė vėrtetė e pabesueshme. Si ėshtė e mundur qė dikush tė marrė njė mesazh nga deti? Si ėshtė e mundur qė mesazhi tė shkojė nė dorėn e marrėsit? "Kush kėrkon, gjen", pėrgjigjet doktori. "Ėshtė njė shprehje popullore absurde, por qė funksionon. Kam bėrė provė duke dėrguar njė mesazh nė ujė edhe unė. Njė vit mė vonė mė telefonoi njė vajzė, e cila e kishte gjetur shishen me mesazhin brenda gjatė pushimeve verore nė Liguria". Tashmė teknika ėshtė perfeksionuar, kėrkimet janė bėrė mė tė avancuara. Tė shfletosh fletėt e mesazheve ėshtė njėsoj si tė bėsh njė udhėtim nė jetėt e tė tjerėve, tė zbulosh pasionet dhe dėshirat e panjohura. Kėrkuesi i zėrave nga deti pėrqendrohet mbi shenjat e mira qė kanė sjellė dallgėt.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mendimet qė u besohen valėve tė detit! Empty Re: Mendimet qė u besohen valėve tė detit!

Mesazh nga JK Thu Sep 25, 2014 11:06 am

ehh sa mendime e sa qetsi qe tjapin valet e detit,sidomos ne perendim
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi