Magjia nuk e njeh tė pamundurėn
Faqja 1 e 1
Magjia nuk e njeh tė pamundurėn
![Magjia nuk e njeh tė pamundurėn F.0312223452543_m](https://2img.net/h/www.telegrafi.com/fo/sport/f.0312223452543_m.jpg)
Barcelona ka arritur ta pėrmbysė disavantazhin prej dy golash nga takimi i parė i 1/8 sė finales tė Ligės sė Kampionėve, duke e eliminuar Milanin nga gara mė e madhe evropiane pėr klube.
Pėrballja e parė e zhvilluar nė San Siro pėrfundoi me rezultat 2-0 nė favor tė klubit italian, ndėrsa nė ndeshjen e kthimit klubi spanjoll fitoi me rezultat 4-0 dhe kualifikohet nė ēerekfinale me rezultat tė pėrgjithshėm prej 4-2.
Vetėm njė skuadėr luajti nė pjesėn e parė dhe thuajse e gjithė loja u zhvillua nė gjysmėfushėn e mysafirėve. Ofensiva blaugrane nuk reshte kur kihet parasysh se e filluan takimin me disavntazh prej dy golash.
Pak minuta iu deshėn Lionel Messit qė ta ndezė atmosferėn nė Camp Nou. Argjentinasi mori njė top nga Xavi dhe realizoi njė supergol duke e lėnė tė shtangur Abbiatin (5).
![Magjia nuk e njeh tė pamundurėn Cer1](https://2img.net/h/www.telegrafi.com/fo/2010/cer1.jpg)
Portieri mysafir bėri dy intervenime tė mrekullueshme njėrin pėr tė mbrojtur goditjen e Iniestas me ērast i ndihmoi edhe shtylla dhe tė dytin pėr tė devijuar goditjen e Xavit.
Nga ana tjetėr, daljet e Rossonerėve nė sulm ishin shumė tė rralla. Pėrmendim dy raste tė El Shaarawyt dhe super-shansin e Niang, i cili pėrballė Valdesit goditi vetėm shtyllėn.
Menjėherė pas, gaboi Ambrosini, tė cilit ia mori topin Iniesta dhe asistoi te Leo Messi. Futbollisti mė i mirė nė botė i krijoi hapėsirė vetes dhe e pėrshėndeti pėr sė dyti Abbiatin (40).
Pamje e njėjtė nė Camp Nou ishte edhe nė gjysmėn e dytė, me Blaugranėt qė sulmonin dhe Rossonerėt qė mbroheshin nė pjesėn e tyre tė fushės.
![Magjia nuk e njeh tė pamundurėn Cer2](https://2img.net/h/www.telegrafi.com/fo/2010/cer2.jpg)
Mjeshtri i mesfushės, Xavi Hernandez, dėrgoi njė pasim drejt zonės, tė cilin nuk arriti ta ndalė Constant dhe shkoi te David Villa. Sulmuesi spanjoll e shpagoi mbėshtetjen qė ia kishin dhėnė tifozėt katalunas me golin qė e kualifikonte skuadrėn e tij (55).
Me afrimin e fundit tė takimit, Milani krijoi presion nė kėrkim tė golit kualifikues, por nuk arriti tė realizojė, pasi Barcelona mbrohej mirė.
Dhe ndėrkohė qė mysafirėt pėrpiqeshin, Jordi Alba e vendosi qershinė mbi tortė me golin e katėrt tė superBarcelonės sė kėsaj mbrėmjeje (90+2). Asistimi ishte i Alexis Sanchez. /Telegrafi/
Ylli- Administrator
Gjinia :
Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet : 91
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi
|
|
» SHtepia e marinos ju mirepret !!!
» Perandoria ,,,e Shkodra Channel And NAQES SHKODRANEe...
» U rihap shpella luksoze e Ylli-t
» shtepia EDA 82..eshte e hapur me miqt
» ViLa E <<Goces Tironse>>
» welcome in my castel xhoooooooooniiiii
» Capital Club<>Tzio
» Pershendetje nga Adea
» Pallati i Tironcit
» Keshtjella e MORENES...
» Kasollja e Mona&Takut !!!
» Vjen nje moment dhe..!..
» Tė flasim pėr festėn e tė dashuruarve,dhuratat dhe mendimet pėr kėtė ditė !
» A JENI ZESHKAN/E APO BJOND/E/?