♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

3 posters

Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga kanitaa Fri Dec 21, 2012 12:28 pm

Shushurima e gjetheve më bën të mos ndihem e vetmuar pa prezencë të askujt!
U flas atyre në gjuhën time, në gjuhën e dhimbjes dhe mëkatit që vret një shpirt.
Kam kaq nevoj sërish të shikoj sytë e tu ku gjeta botën.
Më duhesh ti, më beso, pa ty dhe me njerëz jam i vetmuar, dhe me buzëqeshje qaj pareshtur…! Ti je larg, kaq larg nga unë, mbase tash dëfren diku në zërin e rinisë apo mbase i këndon dikujt. S’e di, s’të shoh dot…!
Por nëse ti ndonjëherë më shikon, dije se mendoj për ty, vuaj për ty, shtirem sikur jam e lumtur vetëm për ty! Gjithkund shoh vetëm imazhin tënd, fytyrën tënde, më kupto! S’pata forcë kurrë të largohem nga ti…. akoma më duket sikur dëgjoj zërin tënd, fjalën tënde: „Të dua!“
A thua, Zot, dhe sot më do mua?
S’e di përse pyes kur e di se gjithçka mbaroi, por unë e mësova prej teje të besoj në dashuri, të ndjej pa logjikë, të dua pa frikë!
Pa ty unë s’jam vetvetja, s’jam e teri, s’jam një person, jam e përgjysme se gjysma tjetër është me ty…
Më duhet çdo ditë e më tepër, më mungon çdo mëngjes, çdo mbrëmje…
Lutem të të shoh dhe një herë të flas me ty, ashtu siç di vetëm unë: pa ligje, pa gjykime. Atëherë do të më besosh se zemra ime ishte në gjendje dhe të ndalohej për ty. Pa ty jam një hic, pa ty s’jam asgjë…
U ndamë me shprehjen e fundit “natën e mirë”. A thua ishte e mirë ajo natë?!
Të paktën për mua ishte ferr.
Më vjen keq që duhej gjërat të mbaronin kësisoj, por as vet s’e di ç’bëra, si më erdhi gjithë ky mister i pazbuluar, kurrë s’isha ndjerë kaq keq sa ndihem sot. Më thuaj Zot: si do të jetoj pa ty, si do mundem t’i largoj ëndrrat, iluzionet, shpresat që i kisha të lidhura vetëm me të, si…?!
Dua, shumë dua që çdo gjë të ishte kaq ndryshe, të ishte sërish e bukur siç filloi.
Atë natë s’ta thash nga frika dhe krenaria që kam për veten, por kam nevojë dikujt t’i rrëfehem duke ia thënë të vërtetën, atë se betohem, betohem se askë s’do lejoj të ma vjedhë imazhin tënd. Ai do të jetë gjithmonë me mua, do të ketë vend të veçantë në zemrën time, ai përherë do mbetet kujtimi më i bukur që pata!
S’di në do mjaftonte t’ju them vetëm se ju dua! Ajo që ndjej unë s’shprehet dot me fjalë, as dhe me shkrim. Veshtir qenka te maresh lapsin dhe te shkruash por ja qe nuk mund te rri. Te prita te vish me buzeqeshje por ti me erdhe me fjalen qe asnjehere nuk kisha dashur ta degjoja. Dhembja per ty dita dites po me shtohet se bashku me lotet e mi. me ka marr malli per cdo gje: per zerin tend, buzeqeshjen tende, syt e tu ...
Largimi yt i hershem shkaktoi plag te medha ne zemren time, nuk ka ilac qe do te mi sheroje keto plage edhe pse disa thone koha sheron cdo plag un nuk besoj. Sa me teper kalon koha aq me teper ndjej mungesen tande. Me shpirt te venitur, me zemer te thyer dhe kthes te pakthyer, me lot ne sy deri sa te jetoj nuk do te harroj. Kush e di sa dite pa diell, pa lule, pa gezim do te kalojne, kurse ne zemren time vetem lot, vuajtje dhe mall per fjalet dhe buzeqeshjen tende te embel. Dhembja nuk ka fund kurse lotet nuk kan fuqi te shprehin pikellimin per ty. Gjithmon do te mbetesh ne zemren time edhe pse ike pa thene lamtumir. Me shpirt te venitur, zemer te thyer, me shpres te pa shpres, si dje, si sot, si neser une e perlotur te pres te kthehesh, te ma kthesh besimin ne dashuri, te ma ktheshy lumturin dhe gjith ate qe pata kur ishim se bashku. Mungesa jote ne cdo vend po ndihet. Ditet pa ty vetem une e di se si i kaloj. Malli dhembja per ty kurre nuk do te shuhen. Do te dua edhe me shum se sa te kam dashur, edhe me shum se sa e dua veten, por kur te bindesh atehere ndoshta do te jete shume vone. Une do te jem ne shpirt vetem i yti e ti vendos vet per lumturin qe mund ta kemi se bashku... edhe dielli sot me behet se rrezaton me fuqishem se herave tjera, nuk e disi eshte ne te vertet por se paku ashtu me duket mua. E une qendroj aty pran rruges ku kalonim ne dy Jo per tjeter por ashtu me pate mesur. Dhe tash kush eshte fajtor se vetes ja mbollem nje dashuri per te mos u bashkuar asnjhere?! Eshte e vetrtet se ndjej mungesen tende thell ne shpirtin tim, por, dije se ti nuk ishe ai qe duhej te jete pran meje edhe ne castet me te veshtira. E di se te humba, por... E ndegjoj ende zerin tend duke me ftuar ne krahrorin tend se e dije se une te dua, por tash te lutem te pakten me le te qete. Ajo dite ishte me e bukur per ne por...ishte edhe takimi yne i fundit. Shkove pa me pershendetur, ike ne qetesi pa me thene te pakten arsyjet e asaj ikje misterioze. Une as sot nuk po kuptoj pse nuk u kthen pergjigje letrave te mija. Eshte e mundur valle pas gjith asaj dashurie te me lesh thjesht ashtu pa me treguar as nje fjale. Po te lutem edhe une kam jeten time, di ti qendroj fjales qe ja jap dikujt. ..... te kujtohet valle kur me thoje se “une jam vajza e jetes tende”, me pate thene se ti nuk do largohesh asnjehere nga zemra ime. Ndoshta, por ..... te lutem kur ti me largohesh a eshte e mundur qe une te te mbaj ne zemer?! Thuama te lutem e meriton valle? Nuk eshte e vertet ti shkove me nje tjeter, dikur vetem i imi pate qene.
Dua te te tregoj se kam shkyr cdo faqe ku i kam shenuar ditet me ty, kam harruar cdo shprehje tende. ..... cdo gje qe me rreshqet mendjen tek ti eshte e shkateruar. Keto vepra te mia jane si rezultat i fjaleve te tua. Rrezet e diellit kishin dëpërtuar në dhomën time,në zemrën time,dhe si mundoheshin të më zgjonin nga gjumi i rënd,shumë i rëndë që më kishin mbështjellë trupin tim të lodhur me një ëndërr të bukur.Ishte ëndrra ajo që më kishte lidhur dhe s'më linte të zgjohesha.Disi mundohesha të ta shihnja fytyrën,por kot.Vetëm zërin tënd të shtjerrë e dëgjoja nga larg.Të ndiqja hap pas hapi dhe mundohesha të të thosha diç që kurrë nuk e kisha menduar,por....Dhe,edhe në ënderr ishte largësia që na ndante e fjalët që i kisha thënë,por ti nuk i kuptove kurre.....zemera ime.
Ndoshta edhe kurrë s'do t'i kuptosh?!Ndoshta e kupton dashurinë që kam për ty,por bëhesh kinse nuk kupton!
Jam ai,i cili nuk mund ta pranoj më askë në zemrën time,në shpirtin timë të çilter.A thua do të pendohesh?Athua do ta largosh vetëm për një çast krenarin tënde egoiste?Pse hamendesh?Kishte momente kur sytë flisnin.Në sytë e tu shihja shum qka.Të kujtohet kur me orë të tëra bisedonim?Të kujtohet kur me thoshe se me dashuron shumë?Apo mos vallë vetëm fjalë boshe,apo mos vallë e kishe nga dhembshuria e keqardhja që te dashuroja shume ?
Dhe,dielli ishte ai,i cili më zgjoi nga ëndrra që nuk më linte të shkëputësha dot.Dhe, e lodhur, e molisur se nuk ishe pranë,ndërmjet asaj se diç dua,por sikur nuk di as vetë çka.....e tash,të kaluarën e ka mbeshtjellë pluhuri i harreses.E në mua kanë mbetur vetëm kujtimet.Kujtimet që nuk shlyhen dot!
Andaj dua te te them se keto jane edhe rreshtat e fundit qe per ty po i shkruaj.

... LAMTUMIRE ...
merzit
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga Vizitor Fri Dec 21, 2012 2:24 pm

shum e bukur kanitaaa mke bo me u mrz prz

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga kanitaa Sun Dec 23, 2012 2:02 pm

Me vjen mir qe ju pelqeu (6)
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga CLICHE' Sat Dec 29, 2012 5:05 pm

Buzeqesh gjithmone, qesh, madje beji te mendojne qe je e cmendur, por kurre e trishtuar. Qesh, edhe nese bota po te shembet nen kembe, vazhdo te buzeqeshesh.
Disa njerez jetojne per buzeqeshjen tende, dhe disa te tjere do te nxihen kur te kuptojne qe nuk arriten ta shuajne ate.
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga kanitaa Sun Jan 26, 2014 7:02 am

Ah dashurija qenka kjo
kanitaa
kanitaa
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 10/07/1990
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1664
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Hobi Hobi : skam
Humor Humor : .....
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/06/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga Ylli Sun Jan 26, 2014 12:49 pm

Vetem per ty qe me bere te qaj, ne vend se te qesh!
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovës
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht në krye Shko poshtë

 Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!  Empty Re: Vetem per Ty,që ma ndale buzëqeshjen!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi