♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:40 pm

Ē’ke harruar moj Valbonė?


Sot, kur shkonim pėr nė shkollė,
Pse u ktheve si veri?
Ē’ke harruar moj Valbonė?
Ē’ke harruar nė shtėpi?

Mos vallė stilolapsin,
Mos vallė bojrat nė kuti?
Ē’ke harruar, moj Valbonė,
qė u ktheve si veri?

Thotė Valbona e gėzuar:
-Asnjė gjė s’kisha harruar.
Po, kur ika, u nxitova,
gjyshen nuk e pėrqafova.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:40 pm

T’ia blejmė botės njė ombrellė



Nuk ka pse tė kursejmė fjalė,
Pėr kėtė botė nė shikim tė parė,
Ia shtriu dorėn hallemadhit,
Tė varfrit, tė sėmurit, nevojtarit…
Duke u dhėnė ndihmė e kėshilla,
Prandaj themi se ėshtė mė e mira.
Do t’ia blejmė njė ombrellė,
Qė ta ruajmė nga kohė e nderė,
Mos ta prek as gisht i vogėl,
Kėtė planet sa njė gogėl.

Ku do gjej tashmė njė emėr?
Qė ta them me gjithė zemėr!
Por njė gjė e di kaherė -
Njė ombrellė duhet blerė,
Qė ta mbrojmė nga sulme bishash,
Nga drejtime tė shumta gishtash,
E ta ruajmė me xhelozi,Na ndihmoi mua dhe ty.
Prandaj duhet shumė kujdes
Mos t’na futet askush nė mes!
T’na e prish neve qetėsinė,
Tė na e tkurr edhe lirinė,
Se pėrndryshe mund tė ndodh,
Lumturia t’na thyhet nė dorė.

Mik, po deshe mė jep njė kėshillė
Mė thuaj a ka rrugė mė tė mirė?
Si ta bėjmė njė mrekulli?
Qė na gėzon mua dhe ty!
Ta mbulojmė planetin mbarė
Me fjalė tė ėmbla-margaritar.
E kam bindjen se ia vlen
Gjithmonė qetė botėn ta kem,
Prandaj vrap e tė bėjmė njė nderė,
T’ia blejmė botės njė ombrellė!Xheladin MJEKU, Prishtinė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:41 pm

Gjyshes


Kur hėna i lėshon

rrezet e saj njė ndjenjė

tė mirė pėrpos nėnės

ajo ma dėrgon.

Njė puthje tė vetme

Kur unė asaj ia dhuroj, ajo shumė vjet

jetė m’i krijon.

Flokėt e thinjura si dėborė,ballin si hėnė,

kur ajo mė shikon butėsisht

ma bėn zemrėn mal.

Oj gjyshe e dashur

me zemėr e shpirt tė butė

kur jam afėr teje

askund nuk ndihem mė mirė.

Zoti ju bekoftė

jeta e gėzimi t’u shtoftė,pata fat qė tė kam,

jetėn time ma lumturon

dhe dashurin ndaj tė gjithėve

ti mua ma shton.

Vesa Agron Ademi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:41 pm

Mbretėreshė pa fron


E bukur si hirushė

Me rruaza nė gushė,

Me fjongo nė kokė

Mė e bukura mbi tokė.

Miqtė nė pėrgjithėsi

Bukurisė s’i vėnė kufi,

Mbretėreshė mė thonė

Edhe pa pasur fron.

Vėrtet si mbretėreshėQė fati mė buzėqesh,

Me zemėr mė thonė

Tė dashurit e miqėsisė sonė.

Fahrije Pallqa, Rahovec

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:41 pm

Shqiponja


Hape krahėt, fluturove
thellė nėpėr kaltėrsi

Udhėtove, udhėtove,
ēerdhen ku do ta bėsh ti?

Ty asgjė s’ta mbushka syrin?
As kjo pemė? As ky gur?

Mė nė fund, moj trimėreshė
bėre ēerdhe nė flamur.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:42 pm

Bota ime


Njė natė sa po kthehesha,

nga shkolla nė shtėpi,

ishte njė natė dimri

ku ēdo gjė ishte ngrirė.

E pash njė yll tė bukur

nga qielli filloi tė rrėshqasė

pėrgatita kėmbėn qė ta godas.

Mendova me vete:

ē’ėshtė ky yll i bukurnga qielli qė ka rrėshqit

a thua nuk mundi tokėn pėr ta shndrit?

Ndoshta kishte pak kėmbė,

pėr qielli s’mund tė mbahej

qė t’mos binte n’tokė

e tė mos thahej.

E mora nė duar

ngadalė e prita

ishte fort i pikėlluar

dhe unė shumė u mėrzita.

Me shumė miqėsi e prita

sa e gėzuar isha, kur agoi ditaU zgjova me vrap tė shkoja nė shkollė

por pashė se toka ishte mbuluar

me njė jorgan tė quajtur borė.

Shkela nė tė pashė veten se po fluturoja

por u mėrzita shumė sepse isha nė gjumė

dhe po ėndėrroja.

Agonjeta Mulliqi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:42 pm

Dielli i errėt


Sa e vėshtirė ishte jeta

Nė vitet e nėntėdhjeta,

Sa shumė shqiptarė u vranė

E askush s’kish ēfarė tė bėjė.

Dielli ndriēonte

Por askush s’e shikonte,

Qielli ndriste

Por askush s’e vėrente.
Serbėt barbarė

Vranė shumė shqiptarė.

Shkjau i zi

Vrau edhe fėmijė.

Gratė mbetshin pa burra,

Burrat mbetshin pa gra.

Fėmijėt mbetshin pa prind,

E prindėrit mbetshin pa ta.

Pėr tė gjithė shqiptarėt nė luftė

Ishte njė tmerr,Pėr tė gjithė ata

Edhe dielli ishte i errėt.

Teuta Doqi, Kl. VI/5

Sh.F. “Elena Gjika”, Prishtinė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:43 pm

Atdheu


Si njė poete e vogėl,

fillova tė shkruaj

pėr vendlindjen time

qė u largova.

Dola nė dritare

tė shoh ca bukuri,

shikova kėto vende,

por m’u duken sikur hi.

Mėrgova, e mėrgovajo edhe aq larg

por m’u duk sikur gjithė

botėn e shikova nga lart.

13 vjet po mbushen

nga largimi im

por m’u duken sikur 13 shekuj

qė nuk vrapuan fluturim.

Vesa Ademi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:43 pm

Mendova sa isha nė det


Mendova sa isha nė det

Si ta marr pak det

Ta sjellė nė Kosovė

Pėr fėmijėt qė s’kanė lekė

Por edhe pėr pleqtė

Qė s’janė mirė me shėndet

Thash si t’ia marr

Pak det ShėngjinitT’ia falė Dukagjinit

Pak rėrė e ujė tė kaltėr

Ta marr nga Kavaja

Thash s’bėhet belaja

Ta sjellė rrėzė Qyqavicės

Pėr fėmijėt e Drenicės

Kėshtu mendova njė vjet

Kur isha nė det.

Halil Xani

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:43 pm

Vėllai im


Vėllanė tim e adhuroj

shumė e dua dhe e ēmoj

jemi tė lumtur

qė nė kėtė botė erdhi.

Rroftė nė paqe, nė tokėn mėmė

qoftė i gėzuar pėrgjithmonė.

E kemi pritur pa durim

qė nė kėtė botė tė vijė.Ai lindi nė njė

datė historike

ai lindi nė njė

datė madhėshtore

mė 28 Nėntor 2011.

I urojmė fat, paqe e lumturi

harmoni, e dashuri nė jetė.Eljesa H. Mustafa, Besianė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:44 pm

Dituria



Ēdo ditė duhet tė mėsojmė,

Ēdo ditė duhet tė kontribuojmė,

Ēdo ditė dituri tė fitojmė.



Dituria ėshtė ajo

kur ēdo ditė mėson,

kur ēdo ditė, diēka nga dituria fiton.



Pa dituri, s’ka ardhmėri tė mirė,
pa dituri, s’ka rini tė shėndoshė,

prandaj tė mėsojmė, dituri tė fitojmė.



Rineta Bekteshi
Koshare, Ferizaj

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:44 pm

Pavarėsia

Mė nė fund u ēliruam

Nga okupatori ne shpėtuam.



17 Shkurtin do ta festoj

Si njė datė heroike

Pėr tė gjithė popullin tonė.



Por njė gjė nuk duhet harruar

Merita e dėshmorėve,

Pėr lirinė e fituar.Nga Albina Arifi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:45 pm

Sofra e nėnės

Me njė copė bukė nė dorė

nėna hyri nė dhomė

E fėmijėt e leckosur

U ngritėn tė gjithė nė kėmbė.

E pėrqafoi pėrmallshėm sofrėn

ua shtroi fėmijėve tė saj tė leckosur,

Dhe sofra u mbush plot.Fėmijėt tė pėrlotur

sytė nga buka si ndanin

si t’ua ndaj bukėn nėnė e mjera,

si t'ua mbushė stomakun.

Tė lodhur, tė mėrzitur tė krusur

nga tė ftohtit pritnin nė errėsirė

qė njė kafshore bukė tė hanin.

Me njė shpejtėsi tė madhe

bukėn nėna ua ndau,

fėmijėt e leckosur shpejt e hanin.Hani fėmijė tė dashur,

me mund, e nder do tė punoj,

amanetin e babait tuaj

nuk do ta harroj.

E’h sa e mirė ėshtė jeta

pėr ata fėmijė qė kanė,

e fėmijėve tė varfėr

kjo jetė nuk u ngjan.

Flora Sfishta, 7/4, Sh.f ''Naim Frashėri”, Podujevė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:45 pm

Dashuri e nėnės

(Amserės, ēupės qė shpėtoi nga orteku i borės

nė fshatin Restelicė tė Sharrit, nė janar tė vitit 2012)


Kur ortek i vdekjes t’u vėrsul,

Nėna tė mbolli prapė nė gji;

Feniks ra, nga kjo botė u shkul,

Tė tė lindė prapė nga i saji hi.


N’atė tmerr tė acartė, Amserė,

Ti na u bėre njė grimė shpresė:

Bjeshka ortek pėrpiu dashurinė,Po njė fije i saj do tė mbesė...


Amserė, ti bėfsh katunde tė reja,

Si bijė e Diellit dhe Hėnės!

Tė lindi e tė ktheu prapė nė jetė

Vetėm - dashuri e nėnės.




Xhevat Syla

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:46 pm

U pafshim pėr tė mirė



U mbyllėn notat

Nė ditar
Ra zilja
Nxėnės, udhė e mbarė.
Tash jeni tė lirė
Shkoni ku tė doni
Luani e kėndoni
Nga pak edhe lexoni
Mos harroni.
Nė pushim jeni
Pėr ne
Gajle mos keni
Se kėtu jemi.Nga zhurma
Tė pushojė shkolla
Edhe oborri
Tė pushojė ditari
Edhe drejtori
Edhe arsimtari.
Le tė pushojė
Ēanta ime
Le tė pushojė lapsi
Se ka bėrė shumė hapėsirė.
Udhė e mbarė
Pushoni tė gjithė
Tani jeni tė lirė
Deri nė shtator
U pafshim pėr tė mirė.
Besnik Jaku

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:46 pm

Xhela jam unė






La fshatin Xhela
shkoi nė qytet
Pėr arėn oborrin
kishte shumė mall
Por kur kreu
shkollė e punėn e gjet
Nė trollin e
vjetėr shkonte mė rrallė.
Xhela u martua u
bė baba
I lindėn djem ilindėn bija
Por pėr
vendlindjen kishte mall
lėng i lėshonte
goja pėr dardhat e tija.
Njė ditė vere qė
ish e shtunė
Xhela vendosi tė
shkojė n’oborr tė vet
Por pėr habinė e
tij nuk ishte punė
S’e lanė fėmijėt
qė aty i gjet.
I thanė “mysafirit”
ti provon kot
Se s’bėn ta
marrėsh asnjė dardhė
Oborrin e fqinjit
ne e ruajmėJu mund tė
ktheheni nga keni ardhė.
Bukur, o fėmijė pra
po pajtohem
Se ju qenkeni
rojtarė tė mirė
por unė jam Xhela
po u betohem
mė lejoni nė
oborr tė hy i lirė.
Xhela e gjeti njė
djalė mė trimin
U morėn vesh, ia
tregoi letėrnjoftimin
Me ta u pėrqafua
e u tha pse kish ardhė.
E ata ia mbushėn
plot ēantėn me dardhė.
Halil Xani

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:46 pm

Shqipėri

Vite e shekuj,luftė e batėrdi,
E bukur prapė,je o Shqipėri,
Trime,moj tokė burrash,luftash pėr liri,
Enderr e cdo kuj,djep jete Shqipėri,
Vend ku lindi Leka,Pirro e Skėnderbeu,
E pamposhtur n'beteja,t'rrepta legjendare,
Ndėr zjarr e hekur,dole fitimtare,
Dimri sjell pranverėn,lufta bjen lirinė
O djep i qytetrimit,nėna Iliri,
Skllave kurr nuk bėhesh,s'duron robėri,
Je flakadan lirie,bashkohu Shqipėri,
E me kėmbė nė fyt,shkel fatin e zi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:47 pm

SHQIPERIA

Nje nene nuk na ka bere
por nje vend kemi te tere.
Nje vend me begati,
e nje vend plot hijeshi.
Nje vend plot me histori,
e plot burreri.
Dhe ajo eshte nena jone
SHQIPERI

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:47 pm

Jeta


Jeta ėshtė sfidė sfidoje,
jeta ėshtė kala ndėrtoje,
jeta ėshtė lojė luaje,
Jeta ėshtė ėndėrr realizoje,
jeta ėshtė e rėndė kuptoje,
jeta ėshtė mister zbuloje,
jeta ėshtė enigmė hulumtoje,
Jeta ėshtė univers eksploroje,
Jeta ėshtė magji shijoje,
jeta ėshtė luftė fitoje,
jeta ėshtė mirėsi dhuroje,
Jeta ėshtė udhėkryq tejkaloje,
Jeta ėshtė lumturi pėrjetoje,
Jeta ėshtė shkollė admiroje,
jeta ėshtė melodi dėgjoje,
Jeta ėshtė kėngė kėndoje.
Jeta ėshtė dritė humanizoje,
Jeta ėshtė urtėsi konceptoje,
jeta ėshtė civilizim begatoje.Nga Flora Sfishta

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:47 pm

Gjyshi nė pension

Sa keq pėr gjyshin
Qė nuk ėshtė mėsuar
Tė rri nė shtėpi,
Fare pa punuar.
Nė mėngjes u zgjova
Pashė nė tavolinė
Njė letėr pėr gjyshin,
Qė trazoi shtėpinė.
E nė atė letėr
Aty lexonte
Gjyshi ishte plakur,
Duhej tė pushonte.
Pensioni mė dukej
Tė ishte i mirė,
Por pėr gjyshin dukej,
Tė ishte i vėshtirė.

Albina Arifi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:48 pm

Pesė zogjtė e vegjėl

Zogu i parė foli

Me cicėrime tė vogla,

Oh sa do tė doja,

njė krimb ta takoja.

Pastaj zogu tjetėr i vogėl,

Me nė ngritje tė supeve tha,

Oh sa do tė doja,

Njė brumbull tė vogėl ta kap.

Erdhi zogu i tretė,

Dhe me njė angullimė tė mprehtė tha,Oh sa do tė doja,

Pakėz ushqim tė verdhė tė ha.

Pastaj zogu i katėrt doli,

Dhe me njė klithmė tė vogėl foli,

Oh sa do tė doja,

Njė gjethe tė gjelbėr ta grimcoja.

Dhe i fundit zogu i pestė,

Me njė cicėrimė drithėruese tha,

Oh sa do tė doja,

Njė gurė zalli tė imėt tė ha.
Nga Blendrit Krasniqi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:48 pm

Dielli dhe dimri
Pse pas reve
Fshihesh si mi
Diell unё jam dimri
Mė shumё se ti trim.
Unё ta kam
Ty zili
Po nё mbretėrinё time
S’mundesh me mė shkri.
- Ti o dimёr
Je si flet
Veē dy muaj
Mundesh me fjet.
Unё po kthehem
Nё veri
Unё pa ty dimёr
Mund tё rri.
Ngjyrёn e bardhё
Ta dhashё unё
Shko dimёr
Mbytu n’lumė!
Natyra imeDuhet buzёqesh
Rrobe shumёngjyrshe
Kam pёr t’ia veshё….
Yll H. Ymeri

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:48 pm

Pėrqafimi i nёnёs

Saherė nėna ime
Pėr shkollė mė pėrcjell
Rrugėtim tė suksesshėm
Pėrqafimi i saj mė sjell.
Kur kthehem nga shkolla
Pėrqafoj nėnėn me ėmbėlsi
Ia tregoj pesėshet
Ajo mė uron lumturi…

Yll H. Ymeri

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:48 pm

Ikėn dallėndyshet

Ikėn dallėndyshet
kėta bishtgėrsherė,
me veti thanė gjyshet:
- Natyra mbeti e mjerė!
Nuk ka fluturime
tė shkathta n’ajri,
as t’ėmb’la cicėrrime:
-Ciu, ciu, ciu!
Do t’na mungojnė
gjer nė pranverė,
sepse do tė shkojnė
atje ku ėshtė verė!
Kur ditėt e ftohta
te ne marrin fund,
nga vende t’ngrohta
kthehen gjithkund!
Prapė do t’zotėrojė
gėzimi pa kufi,
kėnga do t’jehojė
kudo me ėmbėlsi!Irfan Cana

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:49 pm

Pavarėsia
26-11-2012

Shtatėmbėdhjetė shkurtin

Pėrherė e festojmė

Ėndrra qė kemi pritur

U realizua pėrgjithmonė.

Ēdo herė do ta festojmė

Me kėngė e me valle

E duam kėtė ditė
Kėtė festė kombėtare.

Hatė Kėrleshi

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!! - Faqe 2 Empty Re: Poezi te shkruara nga Femijet kosovar .!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi