♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fier, masakrohet me 15 thika nė trup gruaja

Shko poshtė

Fier, masakrohet me 15 thika nė trup gruaja  Empty Fier, masakrohet me 15 thika nė trup gruaja

Mesazh nga Ylli Thu Dec 13, 2012 3:51 pm

Opinioni i gjerė po vijon tė tronditet nga ngjarjet e rėnda tė vrasjes dhe dhunimit tė grave, tė cilat po pasojnė njėra-tjetrėn kėto ditėt e fundit. Nė qytetin e Fierit njė tjetėr grua u godit me thikė mbrėmjen e sė mėrkurės dhe pėr pasojė humbi jetėn.

Fier, masakrohet me 15 thika nė trup gruaja  14v016x

Ngjarja ndodhi rreth orės 19.30 nė afėrsi tė njė lokali, nė lagjen “Kryengritja e Fierit”. Shtetėsja Ahsinja Krytha ka qėnė duke ecur nė njė nga rrugicat e lagjes pėr tė shkuar nė banesėn e saj, qė ndodhet nė njė pallat pėrballė Rrethrrotullimit, kur ėshtė sulmuar nga persona ende tė paidentifikuar.

Ajo ka marrė plagė tė rėnda, ndėrsa ka rėnė pa ndjenja pranė njė porte banese trekatėshe nė brendėsi tė lagjes. Autori ėshtė larguar duke pėrfituar dhe nga errėsira.

49-vjeēarja ėshtė gjendur nga banorė tė kėsaj lagjeje tė cilėt kanė lajmėruar policinė dhe repartin e urgjencės nė spitalin e Fierit. Gruaja ėshtė transportuar pėr nė repartin e kirurgjisė nė spital, ku edhe ka humbur jetėn si pasojė e plagėve tė marra.

Nė vendngjarje kanė shkuar forca tė shumta policore, ndėrsa grupi i ekspertėve ka nisur hetimin dhe grumbullimin e provave nė vendngjarje. Ende policia nuk ka dhėnė shkaqe dhe detaje lidhur me kėtė ngjarje tė rėndė.

Ndėrsa burime tė pakonfirmuara pohuan se gruaja ishte e divorcuar dhe kishte dy fėmijė. Policia nga ana e saj ka ngritur postobloqe nė rrugė nė tė gjitha kryqėzimet e qytetit Fier, ndėrsa po heton nė shumė pista pėr tė zbuluar autorin e kėsaj vrasjeje.

Ky ėshtė njė tjetėr rast i rėndė i dhunės ndaj grave qė regjistrohet nė ditėt e fundit. Mė herėt njė grua shtatzėnė nė muajin e gjashtė u shtrua nė gjendje tė rėndė nė spital pasi u keqtrajtua nga bashkėshorti.

Ndėrsa tė martėn njė 34-vjeēare shtatzėnė, nėnė e dy fėmijėve, u gjet e masakruar me mjete tė forta nė banesėn e saj nė qytetin e Orikumit./Tch Like
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi