♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rita ‘ndali’ shiun, kėndoi pėr 100 vjetor

Shko poshtė

Rita ‘ndali’ shiun, kėndoi pėr 100 vjetor  Empty Rita ‘ndali’ shiun, kėndoi pėr 100 vjetor

Mesazh nga Ylli Thu Nov 29, 2012 10:34 am

Rita ‘ndali’ shiun, kėndoi pėr 100 vjetor  F.1129002940984_m

Rita Ora ka shfaqur performancė tė jashtėzakonshme para rreth 500 mijė shqiptarėve tė pranishėm nė sheshin “Nėna Terezė” nė Tiranė, pėrkundėr shiut tė rrėmbyeshėm qė mbretėroi nė kryeqytetin shqiptar.

Para Ritės performuan emrat mė tė mėdhenj tė muzikės shqiptare, duke nxehur kėshtu atmosferėn, pėrkundėr shiut qė nuk u ndal nė asnjė moment.

Nė ora 23:25, Rita arriti nė skenė e pėrcjellur nga kryeministri Sali Berisha, mė e bukur se kurrė dhe me njė fustan tė mrekullueshėm ngjyrė tė gjelbėrt.

Qė nė fillim, ajo pėrshėndeti tė pranishmit, duke ua uruar 100 vjetorin e pavarėsisė, para se tė fillonte tė performonte kėngėn “Rock The Life”.

Pasi pėrfundoi kėngėn e parė nė mėnyrė maestrale, Rita iu drejtua masės: “Jam shumė e lumtur, urime tė gjithėve, hajde tė festojna, tė gjithė duart lart”.

“Hot Right Now” u performmua ‘live’ nė skenė ashtu sikurse kėngėt tjera, tė pėrcjellura nga bendi i superyllit shqiptar.

Pasi e performoi dhe ndezi tė pranishmit duke qėndruar nė shi me kėngėn “R.I.P”, ajo u kthye nė skenė, pėr t’iu drejtuar pėrsėri publikut.

“Kjo kėngė ėshtė domethėnėse pėr mua. E kam shkruar vet, kemi pasur nevojė pėr njė drit, videoklipin e kam xhiruar nė Prishtinė... Shine Ya Light”, tha Rita e cila e ndezi tej mase shqiptarėt e pranishėm.

Performanca e kėngės dedikuar mėmėdheut ishte vėrtet nga njė planet tjetėr, zėri fantastik i saj nuk u ndal pėr asnjė moment, pėrkundėr tė ftohtit, gjithnjė duke kujtuar se ajo kėndoi drejtpėrdrejt.

Performancėn ajo e pėrfundoi me kėngėn “Hoė We Do” dhe u largua nė skenė duke thėnė nė gjuhėn shqipe “Natėn e Mirė, faleminderit shumė”, teksa brohorimat “Rita, Rita” nga publiku nuk kishin tė ndalur.

Ishte ky koncerti i parė i superyllit shqiptar nė ndonjė prej vendeve shqipfolėse, me shpresė se nuk do tė jetė dhe perfomimi i saj i fundit pėr publikun qė ka gjakun e saj. /Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi