♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

--Ndre Mjeda --

Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty --Ndre Mjeda --

Mesazh nga 1shkodrane Mon Oct 15, 2012 1:07 pm

Ndre Mjeda:

Ndre Mjeda, poet i shquar dhe veprimtar patriot. Lindi nė Shkodėr nė njė familje tė varfėr tė zbritur nga fshati Mjedė. Mėsimet e para i ndoqi nė Shkodėr, mė pas u dėrgua pėr studime tė mesme dhe tė larta teologjike nė disa vende nė Evropė. Nė fillim dha mėsim nė njė shkollė tė lartė fetare nė Kroaci. I 'dėbuar nga urdhri jezuit pėr mosbindje, Ndre Mjeda u kthye nė atdhe ku u emėrua famullitar nė fshatra tė ndryshme. U lidh qė herėt me lėvizjen patriotike.

Mė 1901 bashkė me tė vėllanė themeloi shoqėrinė "Agimi", e cila krijoi njė alfabet dhe botoi njė varg librash pėr shkollat mbi bazėn e kėtij alfabeti. Pėr veprimtari patriotike autoritetet osmane e arrestuan. Mė 1908 nė Kongresin e Manastirit u zgjodh anėtar i Komisionit pėr hartimin e alfabetit tė njėsuar tė shqipes, ndėrsa mė 1916-1917 ishte anėtar i Komisisė Letrare. Nė periudhėn e hovit tė lėvizjes demokratike (1920-1924) Ndre Mjeda mori pjesė nė jetėn politike tė kohės dhe u zgjodh deputet. Pas dėshtimit tė Revolucionit Demokratiko-borgjez u tėrhoq nga jeta politike dhe punoi si prift i thjeshtė nė Kukėl. Vitet e fundit ishte mėsues i gjuhės shqipe nė Shkodėr dhe vdiq nė kėtė qytet.

--Ndre Mjeda -- 644628_498393873512490_868928856_n

1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga 1shkodrane Mon Oct 15, 2012 1:09 pm

Vėllavrasi - Ndre Mjeda

Nepėr terr qė lėshonte nata
ngarkue teshat kaliboē
nepėr nji pyll ku s’ra kurr spata
ndiqte udhėn nji djaloē.

Landet e pyllit si nji ujk ju dukshin
qė prej ujet nė mal luron
cuba tė rrebtė qė nė pritė u strukshin
gjethet e lisave kujton.

Oh Shqypni gjimonte i mjeri
pyjet mbushė me gjuetare plot
kėsolle e bardhė ku porsi mbreti
shkon barija jetė e mot.

O ju lugje tė Prevezės
pėr ju zemra po m’vajton
te ju Hana me dritė t’rrezes
shtigjt udhtarit ja kallxon.

Shpi e bardhė ku n’dritė dola
afėr detit tė pa-pshtjellim
fis i ambėl ku s’parit fola
nė krahėt e nanės tue gjetė pushim.

Njikshtu thote e me trimni
u nis rrugės udhtari prap
fishklloj landa tue u pėrzi
e prej friket ngau djali vrap.

Por m’nji cub mbas gardhit hasi
“Ndalu”- i thotė – “nuk ke kah mba”
nji kubure n’brinj ja rrasi
e pa frymė mbi tokė e la.

“Oh nanė shkreta” – i shuemi briti
e pėrmbys u lėshu mb’nji curr
“qe 3 vjet e shkreta m’priti
e tashma nuk m'shef ma kurr”.

“Por jot amė” – si per qesti, (qesėndi)
i thot vrasėsi idhnim plot
“ti mė difto ku rrin me shpi,
fjala e jote nuk humb dot”.

Nė skaj tė Shqypnise shkon vorfėnisht jetėn
e pa djem e shkreta mbet
dy ma tė mėdhajt nė luftra mbetėn
e i treti qe ku po jet.

“Pat edhe nji” – fija e zanit
ju drodh djalit e gjimoj
u dridh vrasėsi ai farė luanit
menjiher pushkėn n'tokė e lėshoj

“Pat edhe nji qė ajo e donte
pėr mbi dritėn e syrit t’vet
kurr nga prehri nuk e lėshonte
shokė nder cuba vojt e gjet.

“Vėlla” – i pėrgjegji zemėrvshtiri,
njiktu t’vrava e njiktu po vdes
nuk kam sy me m'pa ma nieri
bashkė me ty kėtu po mbes.

“Jo! Por ti fill tek shpija,
tek nanė zeza fluturo
pa asnji fėmij e mbyt vetmia
e mbulon skami” – mos e lėsho.

“E ēka ti them une nanės sė ngratė
nė qoftė se me pvete pėr ty ndoj send”
“Thueji se mora nji rrugė tė gjatė…
e bashkė nė Qiell dikur xame vend!
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga 1shkodrane Mon Oct 15, 2012 1:19 pm

Gjuha shqipe

Pėrmbi za qė lshon bylbyli,
gjuha shqipe m'shungullon*;)
pėrmbi er' qė jep zymbyli,
pa da zemren ma ngushllon.

Ndėr komb' tjera, ndėr dhena tjera,
ku e shkoj jetėn tash sa mot,
veē pėr ty m'rreh zemra e mjera
e prej mallit derdhi lot.

Nji kto gjuhė qė jam tue ndie,
jan' tė bukra me themel
por prap' kjo, si diell pa hije,
pėr mue t'tanave iu del.
...
Ku n'breg t'Cemit rritet trimi
me zbardh, Shqipe, zanin tand,
e ku Drinit a burimi
qė shpėrndahet kand e kand.

Geg' e tosk', malsi, jallia
jan' nji komb, m'u da, s'duron;
fund e maj' nji a Shqipnia
e nji gjuh' t'gjith' na bashkon.

Qoftė mallkue kush qet ngatrrime
ndėr kto vllazėn shoq me shoq,
kush e dan me flak' e shkrime
ēka natyra vet' pėrpoq.

Por me gjuhė kaq t'moēme e mjera
si nj'bij' kjo qė pa prind mbet:
pėr t'huej t'mbajshin dhenat tjera,
s't'kishte kush pėr motėr t'vet.

E njat tok' qė je tue gzue,
e ke zan' tash sa mij' vjet,
shqiptaria, qė mbet mblue
sot nėn dhe, edhe shqip flet.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga 1shkodrane Mon Oct 15, 2012 1:20 pm

Andrra e Jetės (Lokja)

E n'balkue mbaruen lulet:
shurdh' a vendi e shpia tytė;
jo, me Loken nji e dytė
nėpėr shpi ma nuk u gjet.

Vetun zbardh' e vetun erret
me krye n'hi e shuemja plakė;
nji dorė krande me i ba flakė
pėrmbi votėr kush s'ia qet.

E disprohet me vetveti
qė nuk bani kurrnji djalė:
sot e reja i kish dalė
bashkė me dritė pėr dru nė shpat.

Kish mbajtė zjermin ndezė mbi votėr,
ia kish njomė njat buk' e mjera;
edhe Lokja me gjith' tjera
kishte dalė me petka n'shtat.

Kish shkue motin si pranvera
me ndo'j fėmijė tu' e kalamendun;
ishte knaqė tue u pėrmendun
tash e tash ferishta n'djep.

E disprohet ku i ve mendja
or' e ēas te Trina, e shkreta!
ia lypė mortės n'ankime t'veta,
por mizorja nuk ia nep.

II

U shty vjeshta e krisantemi
vetun vorreve lul'zon;
landėt e pyje, gjith' ku kemi,
tue fry veri po i cungon.

Nd'rron prej dimnit landa veshėn,
e lėshon gjeth't qe para pat;
e, pėr mėshirė, duhitė qi ndeshen,
ia ēojnė t'vorfnit me i ba shtrat.

Binte bor' e frynte veri
tue ēue akull pėr gjith' vis;
nalt orteku ushton pėr mneri
tue fundue ēetin' e lis.

Me dy cokla n'votėr plaka
rri gjith' natėn e vajton;
rri me duer kah ndezet flaka
porsi njeri kur uron.

E shikjon nji dritė t'venitun,
vron pasqyrėn e jetės s'vet:
e larg morten tue kositun
e kujton e pran' e thrret.

E ndie 'j frymė pėrmbrenda shpie
porsi erė qe vjen pa shkas;
e, n'at muzg, nji vegim hije
Lokes n'votėr leht' iu qas;

pėrmbi plakėn krahėt i uli
e ngryk t'shuemen e shtrėngoi;
buzėt t'shpulpueme n'ball' ia nguli;
u ndal drita e ajo mbaroi.
1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga 1shkodrane Mon Oct 15, 2012 1:23 pm

Vaji i bilbilit

Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Bylbyl i vorfėn,
Pse po gjimon?


Pushoi murlani
Me duhi t'vet;
Bylbyl i vorfėn,
Ēou mos rri shkret.


Gjith; fushėt e malet
Blerim e mbėloj;
Livadhi e pema
Gjithkah lulzoj.


Ndėr pyje e orgaja,
N'ma t'mirin vend,
Me rreze dielli
Po e gėzon gjith'kend.


E tuj gjimue
Shikon rreth e rreth
Nji prrue qi veret
Rrjedh nėpėr gjeth.


A ēil kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndėr pyje e orgaja,
Bylbyl, shpejto.


Kerkush ma hovin
Atje s'ta pret,
Me zeher haejen
Kerkush s'ta qet.


Kafaz ke qiellin,
Epshin pengim,
E gjith ku t'rreshket
Shkon fluturim.


Nėpėr lamije
Ke me gjet mel,
Pėr gjith'prendverėn
Njajo buk t'del.


E kur t'zitė e di
ndėr prroje pi,
Te njato prroje
Qi ti vetė di.


Tash pa frigė ēerdhen
E ban ndoj lis;
Nuk je si'i nieri
Qi nuk ka fis


E kur t'vin zhegu,
Kur dielli shkon,
Ti ke me kėndue
Si ke zakon.


Rreth e rreth gjindja
Me t'ndie rri;
Prej asi vendit
Dahen me zi.


A ēilė kafazi,
Bylbyl, flutro;
Ndėr pyje e ograja,
Bylbyl, shpejto.


Ndėr tranfofille,
Ndėr zamakė nga;
Ku qeshet kopshti,
Idhnim mos mba.


Po shkrihet bora,
Dimni po shkon;
Biylbyl i vorfėn ,
Pse po gjimon?



1shkodrane
1shkodrane
Moderator/e
Moderator/e

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1794
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/09/2012
Falenderimet Falenderimet : 6

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 7:27 am

Shqyptari e Bylbyli

Baladė

Se c’ do t’ ket mali, qi gjimon?
C’ do t’ jet kjo valle, qi jehon?
Rrethue me lule t’ blera,
Me ‘i zemer si prendvera,
Atdheut Shqyptari,
Si i a la i Pari,
I kndon sot valle:
Shqypnin madhnon,
Kah valle kndon.

- Si t’ del, o i mjerė, ty kanga sot?
A s’ban ma mire me derdhun lot?
Shka t’ viejnė ty kangė e valle,
Kur zija i mlon kto zalle? –
Bylbyli pvetė.
Shqyptari i shkretė,
Permallshem ra
N’ kujtim e kjau.

Por s’i dha gjatė atij mjerim;
- Shqyptar, tha, un jam, nuk njof ligshtim.
Bylbyl, ti pse m’ trazove?
Pse valet m’ i pengove?
Ah! m’ len t’ dishmoj
Se n’ vaj e n’ mjerim,
Si n’ditė me gzim
Shqyptar un jam. –

Kndo pra, Shqyptar, si zemra t’ do,
Vijo nder valle e mos pusho:
Diftoj ti botės krenare,
Se s’ ka me zemer shqyptare;
Se ka Shqypni
Se lir do t’ rrnojė,
Se, pose Shqyptarėsh,
Kush s’do t’ a gzojė.
Vetė Perendija
Tha, se Shqypnija
Asht per Shqyptarė:
Shqyptari e gzoftė.

- O plang, ku zanat bajn kuvend,
Ku cerdhen Shqypnia e ngrehė njimend,
O dheu i em e i t’ Parve,
O nderė e gjith Shqyptarve;
O nanė fatlume,
Shqypni e gzueme,
Falė t’ kjosha sot
E per gjith mot! –

Shka ka prap mali, qi gjimon?
Po fusha e mali pse po ushton?
E qiellve ndritė pasqyra;
Kerthneset mare natyra,
E ‘i za tu’ ushtue,
Shkon tuj lajmue:
Shqypni e s’ ke,
S’ ke kund mi dhe!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 7:28 am

Fuqija e uratės

A s’shef sa thellimi
Per rreth na kercnohet?
Sa lodja dikohet
Mi botė, qi ti shklet?

N’ valė t’ mndershme t’ ktij shekull
Perhidhet nier-shkreta,
E idhtė i shkon jeta:
Vec toka s’ pelset!

Sa kobe e t’ papritne
Mi te kan randue,
E ‘i dorė, pa pushue,
Nder t’ vshtira e pershkon.
Heu! Peshen e mkatit
Aj ndien e krahnori
Dishmon, se mkatnori
Mi tokė ka pse dron.

Ke ra kurr nder faje?
Co menden kah qilli
Njandej kah vjen kshilli,
E thirri Tenzot.

E lypi Atij tė Lumit,
Me fe e me shpnesė,
Me vaj e me dnesė
Pendimin c’ me sot.

A balcem urata
Per zemer t’ pendueme;
Pendimi e ban t’gzueme
Pse mkatesh u shkep.
Ma t’ kandshem asht t’ flaunt
Qi, vetė Zemra e Zotit,
Rreth gjireve t’motit,
Fajtorit i nep.

Prandej perherė lutu,
Uratės mos i a daj:
N’ per t’ lutna e me vaj
Me t’ Naltin pajto.

Pajto, sa a’ tuj t’pritun,
Pajto, e ato faje
Pendesa t’ i laje;
N’ pajtim mos vano!
Pajto? – Kam pajtue
Pse vetė Perendija
Shljeu fajet e mija
E shpirtin m’ a gzoi.

E shof; nderės i falem
Ulė ballin per dhe,
Me shpnesė e me fe,
Pse m’ njalli edhe m’pshtoi.

Per mue, dikur t’mjerin,
N’ kto lugje morrizit
Filluen dit Parrizit
C’ se pagja po m’ kthen!
Por n’ qiell pres plotsimin
E ktyne lumnive,
Atje, mas stuhive,
A ‘i Zot, qi shpreblen.

Ktij due me i sherbye,
E i tij due me metė
N’ tallaze t’ ksajė jetė,
Nder kobe e n’ mjerim.

O jetė, jetė e lume:
Me dashtė gjithmonė Zotin,
Tu’ e dashtė me e shkue motin
Ktu n’ tokė e n’ amshim.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 7:29 am

Djali pa nanė
si nata pa hanė

Pra 'i djalė i vorfen kuej nuk i dhimet,
Kur, si mue t'shkretin, t'a mlojn mjerimet?
Teper shpejt bora, tuj ra n' vorfunim,
Njatė qi per mue ish' diell n' agim.

Emnin e kandshem m'i a ndie kot prita
Njasajė qi n' kobe do t' m' ishte drita:
Kuej nuk i dhimem, askush s' m' kujton,
Sado qi zemra vec gjak m' pikon.

Kur, un i mjeri, rrijshe tu shpija,
Me nanė, me moter, ah! sa dashtnija
Vlote n' ket zemer, qi sot s'ka gzim,
Vetem pse nana m' la n' ket vorfnim.
C' at ditė qi e bora, mue s' m' knaqė natyra,
Nder gzime t' shekllit nuk m' qeshet ftyra;
Kurr s' m' hiqet mendjet kur nana m' tha:
T' laca me Zotin! - e diq e m' la.

Ah! se fort m' dote, se fort m' pat gzue,
Sa gjallė, e mjera, rrite me mue!
Por qe, se une nanen sot ma s' e kam;
Un nafakpremi, c' se i vorfen jam!

Kur, n' agim t' ditve, m'ra me shtegtue,
Si dola shpijet, tuj u largue,
E kqyra s'mramit e aq m' permalloi,
Sa dysh mue zemren, dysh m'a coptoi.

E kush kalote at ditė bri meje,
At ditė qi dhima m' kish xjerrė mendt kreje,
Thote perajshem: Paska metė shkret!
Zot, njitja doren, majen ti ngiet!
C' at ditė, si zogu, larg fluturova,
E n' dhe t' panjoftun treta, u largova;
S' desht kush me m'kqyrun, s' diejta kue' i flas,
Nji dorė ndimtare c' at herė s' m' u qas.

E kur vetmija mue m' lodhte naten,
Un n' gjuj u ulshem, thojshem uraten;
Kujtojshem nanen para Tenzot,
E syt m' u mushshin gjithherė me lot.

Ah! po, kujtimet e asajė dite
Uratė e kandshme ti m' i persrite:
O nanė e dashtun, a thue t' thrras kot,
C' se fusha e mali me za t' em lot?

Ah! po, se dhima zemret nuk m' shkepet,
C' se gjithkund nanen me e lypun m' nepet;
Do t' m' mysė mjerimi, s'kam si gjallnoj,
Pse deka e nanės zemren m' a imtoj.
Por, ndale vajin, jeto pa droje,
Mendo se drita prap do t' agoje,
Kur nder Qiell t' epra Zoti tash t' thrret:
Rrethue me lule, nana aty t' pret.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 7:29 am

Lulja e bardhe

Prite pa nane nji vajze e shkrete
E shkoi motin idhte, n'ankim;
Idhte, n'ankim e shkoi ket jete,
Kah s'i pau kund vedit pshtim.

Fati i zi kah muer me e ndjeke,
Kjau sa kjau, mandej pushoi:
Mylli syt e, porsa deke,
Dhe i mjeruem trupin i a mloi.

Nji shtegtar andej tuj ardhe
Mas do ditsh, te aj vorr u ndal;
Tu aj vorr ndale, nji lule t' bardhe
Pau tuj cile: Vorrit i u fal.

Ndoshta zemra e vajzes s' mjere
U ba lule ku pushon,
M' nji qi shpirti, lil me ere,
Hyll i ndritshem n' qiell vizlon.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 29, 2013 7:30 am

O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni:
a shndritė rreze lirie n'ato majė;
mbi bjeshkė t'thepisuna e n'ograjė,
ku del gurra e gjėmon pėrmallshėm kroni?

A keni ndie ndokush, kah fluturoni
ndėr shkrepa, me ushtue kangėn e saj,
A keni ndie nji kangė tė patravajė?
O shqype, o zogjt' e maleve, kallxoni!

Lirim, lirim, bėrtet gjithkah Malcija;
A ka lirim ky dhé qė na shklet kamba,
a veē t'mjerin e mblon anembanė robnija?
Flutro, shqype, flutro kah ēilet lama,
siellju maleve pėr rreth qė ka Shqypnija,
e vėshtroje ku i del lirimit ama.
.................................

- VI -
Por nuk u shuejti edhe, jo, Shqyptarija:
Lodhun prej hekrash qė mizori i njiti,
lodhun prej terri ku robnimi e qiti,
shpreson me e zgjue fluturim mėnija.
E kqyrė: Ndėr male po pėrhapet shkėndija
e lirimit t'Atdheut; mshehtas shetiti
kėsollė pėr kėsollė rreth buneve e soditi
frymė tė re tue shprazun pėr gjithkahna, hija
e Skanderbegut. Qe ndėr djepa rrisin
nanat e Hotit djelmėninė ushtore
e idhnim n'armikun nėpėr gji i u qisin.
E nalt, ndėr maje, bukuri mbretnore,
hapi flatrat e mnershme qi pėrshndrisin,
me thoj t’harkuem shqypeja arbėnore!

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

--Ndre Mjeda -- Empty Re: --Ndre Mjeda --

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi