♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Serbia dėnoi “Grupin e Gjilanit” me 116 vjet burg

Shko poshtė

Serbia dėnoi “Grupin e Gjilanit” me 116 vjet burg  Empty Serbia dėnoi “Grupin e Gjilanit” me 116 vjet burg

Mesazh nga Ylli Thu Sep 20, 2012 8:06 am

Serbia dėnoi “Grupin e Gjilanit” me 116 vjet burg  F.0919154946278_m

Njėmbėdhjetė pjesėtarė tė ashtuquajturit “Grupi i Gjilanit” janė dėnuar sot nė Beograd me 116 vjet burg pėr shkak tė “krimeve ndaj serbėve dhe popullsisė joshqiptare nė vitin 1999”, raporton B92. Pesė tė dyshimtė janė liruar. Aktgjykimi u shpall nga Gjykata Supreme pėr krime lufte.
Prokuroria pėr krime lufte i ka akuzuar 17 shqiptarė tė Luginės sė Preshevės, qė sipas prokurorisė serbe ishin pjesė tė UĒK-sė, se i kanė “maltretuar deri nė vdekje sė paku 80 persona, ku 34 prej tyre rezultojnė tė zhdukur, kurse se paku 153 janė marrė nė pyetje, janė torturuar e mė pas janė liruar”.

Nė fjalėn pėrfundimtar tė akuzuarit dhe avokatėt mbrojtės kanė kėrkuar tė lirohen duhet theksuar se dėshmia e dėshmitarit tė mbrojtur “Bozhur 50” nuk ėshtė e vėrtetė, transmeton Koha.net.

“Nuk dihet numri i saktė i civilėve tė vrarė, e as identiteti i tyre, nuk dihen as kryerėsit, vendi, koha dhe mėnyra e vrasjeve”, ka thėnė mbrojtja.

Gjykimi i “Grupit tė Gjilanit” nga tė cilėt shtatė janė nė “arrati”, ėshtė unifikuar me vendimin e gjykatės nė mars tė kėtij viti.

Aktakuza e prokurorisė e 11 gushtit tė vitit 2009 i ngarkon Shemsi Nuhium, Nazif dhe Ahmet Hasanin, Faton, Samet dhe Ferat Hajdarin, Kamber Sahitin Selim Sadikun, Agush Memishin dhe Burim Fazliun, se nga qershori deri nė dhjetor tė vitit 1999 “i kanė torturuar deri nė vdekje 80 persona”.

Procedura nė mungese zhvillohet kundėr Fazli Hajdarit, Rexhep Alisė, Shaqir Shaqirit, Shefket Musliut, Sadik Alijajt, Idriz Alijajt dhe Ramadan Halimit. /Telegrafi/

Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi