♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Elkos Group” ia mėsyn PTK-sė

Shko poshtė

“Elkos Group” ia mėsyn PTK-sė  Empty “Elkos Group” ia mėsyn PTK-sė

Mesazh nga Ylli Sun Jul 15, 2012 11:26 am

“Elkos Group” ia mėsyn PTK-sė  F.0714142824585_m

Njė ndėr kompanitė mė tė mėdha nė Kosovė, “Elkos Group” nga Peja, po bėhet gati t’ia mėsyjė privatizimit tė 75 pėrqindėshit tė PTK-sė. Kjo ėshtė bėrė e ditur nga njė komunikatė pėr media e lėshuar nga kjo kompani.
“Bordi i kompanisė sonė mori vendim qė sė bashku me partnerėt e saj ndėrkombėtarė tė jetė pjesė e procesit tė privatizimit tė 75 pėr qind tė aksioneve tė PTK-sė. Ky vendim ėshtė marrė duke synuar qė tė arrihet sukses pėr kompaninė nė fjalė dhe po ashtu pėr Kosovėn. Njė sukses tė tillė e ka arritur vetėm Kroacia nė Ballkanin Perėndimor, duke arritur tė privatizoj Telekomin kroat dhe tė ruaj 49 pėr qind tė aksioneve nga kompanitė vendore”, thuhet nė komunikatėn e “Elkos Group”.

Komisioni qeveritar pėr Privatizimin e Postė-Telekomit tė Kosovės, ka prezantuar muaj mė parė kėshilltarin e ri tė transaksionit dhe planin pėr implementimin e privatizimit tė PTK-sė. Kėshilltari i transaksionit, i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e kompanive “Lazard Fereres S.A.S.” dhe “Raiffeisen Investment”, ka shprehur bindjen se PTK-ja si kompani ėshtė atraktive pėr investitorė seriozė dhe se tregu i telekomit nė nivel global ka vazhduar tė gjenerojė tė hyra tė mėdha. Nė planin kohor tė prezantuar nga kėshilltari i transaksionit, shitja e PTK-sė pritet tė ndodhė brenda vitit 2012.

Privatizimi i PTK-sė kishte filluar dy vite mė parė, kurse Telecom Austria e Deutche Telecom kishin pasur gjasat mė tė mėdha qė tė blinin 75 pėr qind tė aksioneve. Por, tenderi ishte anuluar nga Qeveria e Kosovės pasi qė Deutche Telecom ishte tėrhequr dhe nė garė kishte mbetur vetėm njė kompani. /Telegrafi/

Komenti im: "Elkos Group" ose si njihet ne popull ETC (Ekonomski Tergovinski Centar - QendraTregtare Ekonomike) e qe eshte ne leter prone e familjes Kelmendi nga Peja, por ne fakt eshte prone e vellezerve Karic nga Peja (tani jetojne diku ne Serbi dhe e menagjojne kompanine permes vazaleve te tyre ne Kosove), dikur pronare te Karic Bank dhe financuesit me te medhenje te fushates serbe kunder Kosoves...tani ia mesyne dhe burimit me te madh te te hyrave ne Kosove - PTK-se dhe me gjase vazalet e tyre do te bejne cmos qe permes pushtetareve te korruptuar ta privatizojne kete kompani...Valle deri kur do ti durojme keto marrezira ekonomiko-politike.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi