♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre !!!

Shko poshtė

Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre  !!! Empty Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre !!!

Mesazh nga Adea Sat May 05, 2012 7:56 pm

Qe nga epoka egjyptiane vjen tradita qe disa ngjyra kane nje kuptim
simbolik. Edhe ne Greqine antike u jepej shume rendesi vleres simbolike te ngjyrave
dhe po keshtu ne Kine, ne Indi, ne boten islame dhe ne artin paleokristian.


E kuqja
Eshte ngjyra e pare e ylberit qe te porsalindurit mesojne te njohin, e
para ngjyre qe te gjithe popujt i kane dhene nje emer. Eshte ngjyra e levizjes
dhe e aktivitetit. Drita e kuqe eshte ne fakt ajo me nje interval gjatesie vale
me te gjere dhe per kete motiv vibracionet e saj mund te kene nje efekt
stimulues.
E kuqja eshte ngjyra qe mund te levize me me shpejtesi dhe duke mbajtur
te lidhur me te shikimin. Eshte demostruar se eskpozimi i te kuqes shton te
rrahurat e zemres dhe stimulon prodhimin e adrenalines. Me kete ngjyre eshte
cilesuar Marsi, zoti i luftes, per natyren e tij agresive dhe per shoqerizimin
e ngjyres me gjakun si dhe planeti i kuq. E kuqja eshte simbol i zemres
dhe i dashurise, i dinamizmit dhe i vitalitetit, i pasionit dhe sensualitetit,
i autoritetit dhe i krenarise. Ne artin paleokristian ngjyroseshin me te kuqe
arkanxhelet dhe serafinet.


Blu
Perfaqeson qetesine dhe kenaqesine e thelle. Po te fiksohet shikimi gjate
tek kjo ngjyre, prodhohet nje efekt qetesie, kenaqesie dhe harmonie. Blu eshte
ngjyra e detit dhe e qiellit. Per kinezet bluja eshte ngjyra e pavdekesise.
Bluja eshte ngjyra e qetesise, e heshtjes dhe e prehjes, ngjyra e botes shpirterore,
e shkrirjes me tempujt, eshte e shoqerizuar me formen gjeometrike te rrethit,
simbol i perjetesise se shpirtit, bashkesia e qetesise dhe e dinamikes. Ne nje
dhome blu rrahjet e zemres ulen dhe ndjesia e te ftohtes rritet, ndersa
objektet duken me te vogla dhe me te lehta.

E gjelbra
I perket ndjenjes se
soliditetit, te stbilitetit, forces dhe qendrueshmerise. Energjia e saj eshte
nje energji potenciale e mbledhur ne vetvete qe cliron nje tension te brendshem.
Efekti i stabilitetit te prodhuar nga ngjyra e gjelber prezanton nga nje
pikepamje psikologjike, vlerat qe nuk ndryshojne. Zgjedhja e kesaj ngjyre
tregon autovleresim. Ajo eshte ngjyra e natyres dhe e vete jetes, eshte ngjyra
e rilindjes pranverore, e forces se natyres.
E gjelber, sipas psikologeve, do te thote force, ekuiliber dhe stabilitet. Mundesisht kjo rrjedh nga fakti qe kristalini i syrit fokalizon driten e gjelber pothuaj korrektesisht ne
retine dhe per kete arsye syri e percepton nje ngjyre te tille shume
lehtesisht. E gjelbra eshte e shoqerizuar me Aferditen, perendine e dashurise dhe te pjellorise. Nganjehere e gjelbra eshte e shoqerizuar edhe me nje simbologji negative, eshte ngjyra e zemerimit, e helmit dhe e zilise, ne trupin e njeriut ngjyra jeshile eshte
shenje e semundjeve te renda dhe e vdekjes.

E verdha
Kjo eshte nje ngjyre e ngrohte, ashtu si e kuqja dhe portokallia. Dergon
rrezatim qe zgjon dhe jep ngrohtesi, duke zgjuar nje ndjenje ekspansioni,
idealizmi dhe aksioni.
Ne lindje e verdha eshte ngjyra e Diellit dhe e dhurimit. Ne te gjitha
rajonet shoqerizimi me ngjyren e verdhe eshte ari, drita dhe fjala.

Ngjyra lejla
Lind nga perzierja e te kuqes me blu, eshte ngjyra e shnderrimit, e
tranzicionit dhe e misterit. Ngjyre tradicionale e mistikes, e shpirterores,
por edhe e erotikes, ajo tregon bashkimin e te kundertave dhe sugjestionimin.

Ngjyra kafe
I pergjigjet ndjeshmerise se dickaje trupore. Nje nevoje e forte,
indiference ose refuzim ndaj kesaj ngjyre, perkthehet respektivisht si nje
sjellje precize ndaj asaj qe eshte materiale dhe ndaj kenaqesive fizike.

Ngjyra gri
Eshte ngjyra e neutralitetit perfekt, nje toke pa asnje privacion te jetes.
Zgjidhet per te percaktuar nje distance dhe nje mosbashkeveprim.

E zeza
Ne ditet e sotme eshte nje ngjyre mjaft e vleresuar ne moden femerore per
karakteristiken qe ka, te te tregoje me te dobet. Por e zeza ka pasur nje domethenie
zije, trishtimi dhe vdekjeje. Ne artin paleokristian, me ngjyren e zeze
paraqitej djalli.

E bardha
Drita e bardhe permban te shtata ngjyrat e ylberit. Eshte ngjyra e
pastertise se kulluar, e pafajesise, e lindjes, e saktesise. Ne Japoni e bardha
eshte ngjyra e vajtimit. Ne artin paleokristian, pikturoheshin me te bardhe
veshjet e shenjteve dhe te femijeve.
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre  !!! Empty Re: Kuptimi I ngjyrave sipas Psikologjis dhe Shpjegimi i Tyre !!!

Mesazh nga Vizitor Mon Feb 04, 2013 12:51 pm

E zeza
Ne ditet e sotme eshte nje ngjyre mjaft e vleresuar ne moden femerore per
karakteristiken qe ka, te te tregoje me te dobet. Por e zeza ka pasur nje domethenie
zije, trishtimi dhe vdekjeje. Ne artin paleokristian, me ngjyren e zeze
paraqitej djalli.e adhuroj ket ngjyr

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi