♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Estetika e muzikės!!!

Shko poshtė

Estetika e muzikės!!! Empty Estetika e muzikės!!!

Mesazh nga Adea Sat May 05, 2012 7:34 pm

Estetika e muzikės!!! Solfezh22Estetika e muzikės!!! Artisticmetaphormoodmusicmusicsheetmusicalnotesrose-cd2899acc256b6f07748056c563c13b9_m1
Arti nė pėrgjithėsi dhe muzika nė veēanti, ndikojnė pėr edukimin dhe formimin e individit dhe tek shijet e tij. Ato ndikojnė direkt nė shpirtin dhe mendjen njerėzore dhe kanė njė rėndėsi tė madhe edhe nė zhvillimin psiko-social.

Arti dhe muzika i japin individit kėnaqėsi dhe gėzim, i krijojnė njė situatė qetėsie, i krijojnė ndjenja tė ndryshme, ia vėnė nė lėvizje imagjinatėn.

Nėpėrmjet edukimit dhe formimit artistik, krijohen edhe shijet e caktuara artistike, tė cilat janė tė ndryshme si pasojė e njė seri faktorėsh psikikė, shoqėrorė dhe kulturorė. Estetika e muzikės ka njė rėndėsi tė madhe, sepse teorikisht jep zgjidhje pėr shijen, bukurinė, kėnaqėsinė, komunikimin artistik, kuptimin e muzikės dhe artit nė pėrgjithėsi.

Shoqėria dhe individi i shoqėrisė sonė nė pėrgjithėsi, ka paqartėsi estetike, tė cilat lidhen me njė seri faktorėsh qė i pėrmendem mė lart. Muzika ėshtė njė formė arti dhe mediumi i saj ėshtė tingulli. Elementet bazė tė muzikės janė toni, ritmi, dinamika dhe cilėsitė sonore, timbri dhe tekstura. Muzika ka njė rėndėsi shumė tė madhe edhe pėr vetė ekzistencėn njerėzore, tė qenurit.

Estetika ėshtė degė e filozofisė qė ka tė bėjė me natyrėn e sė bukurės, artit dhe shijes dhe me krijimin dhe vlerėsimin e tė bukurės. Studimi i sė bukurės dhe i kėnaqėsisė, estetika e muzikės i ka dhėnė kuptim vetė artit muzikor.

Estetika e muzikės tradicionalisht koncentrohet nė cilėsinė dhe studimin e sė bukurės dhe kėnaqėsisė sė muzikės.

Shumė filozofė kanė studiuar rėndėsinė e tė bukurės dhe kėnaqėsisė nė art dhe nė muzikė. Studimet e Baumgarten pėr estetikėn janė konsideruar shpesh si moment kyē pėr zhvillimin e filozofisė estetike. Ai zhvilloi estetikėn, qė do tė thotė studimi i shijes sė mirė dhe tė keqe. “Kėshtu arti i mirė dhe i keq, lidh shijen e mirė me bukurinė”. Baumgarten e lidh estetikėn e muzikės direkt tė ndikuar nga perceptimi shqisor. Nėpėrmjet shkrimeve tė kėtyre filozofėve, termi antik estetik, do tė thotė perceptim shqisor, ka marrė konotacionin, domethėnien e tij aktuale. Tek estetika e muzikės lozin njė rol tė rėndėsishėm edhe komunikimi, gjuha, antropologia dhe kibernetika.

Psikologjia kulturore ka njė rol pėr zhvillimin e personalitetit tė njeriut dhe natyrisht luan rol edhe tek estetika e muzikės. Psikogjenetika e Frojdit dhe Arketipet e Jungut kanė vendin e tyre pėr rėndėsinė e zhvillimeve estetike. Teoria e Geshtaltit, trajtat, ndikojnė nė tė kuptuarit dhe rėndėsinė estetike. Zhvillimet shoqėrore kulturore ndikojnė jo vetėm pėr zhvillimin e personalitetit, por ata kanė ndikim edhe nė perceptimin njerėzor dhe pėr estetikėn e muzikės. Ėshtė menduar shpesh se muzika ka aftėsinė tė ndikojė emocionet, intelektin dhe psikologjinė tonė.

Ajo mund vetminė tonė edhe nxit pasionet. Muzika ndikon direkt mbi emocionet tona. Emocioni ėshtė njė pėrvojė komplekse psikofiziologjike tė njė gjendjeje mendore tė njė individi. Inteligjenca ėshtė termi qė pėrshkruan pasurinė e mendjes, me aftėsi tė tilla si mendimi abstrakt, kuptimi, komunikimi, planifikimi dhe zgjidhja e problemeve. Pikėrisht kėto procese pėrcaktuese psikike ndikojnė nė zhvillimin e estetikės. Arti i muzikės

Psikologjia ėshtė shkenca e mendjes dhe e sjelljes dhe janė pikėrisht mendja dhe sjellja qė ndikojnė nė krijimin edhe tė artit tė muzikės. Gjithashtu, mund tė themi se imagjinata ka njė rol tė rėndėsishėm pėr estetikėn muzikore dhe vetė artin muzikor.

Qė prej kohėve antike, muzika ėshtė pėrdorur pėr tė pėrhapur dhe shprehur ndjenja.

Platoni mendonte gjithashtu se njė dozė e pėrditshme me muzikė mund tė pėrmirėsonte mirėqenien e pėrgjithshme tė individėve.

Gjithashtu, vlen te theksohet se karakteri i muzikės nuk ka qenė thjesht argėtues, por ka shėrbyer edhe si ilaē pėr trupin dhe shpirtin. Apeli i estetikės sė muzikės duket i varur prej kulturės nė tė cilėn praktikohet. Njė individ nga veriu ka njė perceptim tė ndryshėm pėr muzikėn kundrejt njė personi qė ėshtė nga jugu. Ky perceptim ndikon edhe tek tė shijuarit tė muzikės. Shija pėr muzikėn ndikohet edhe nga kushtet klimatike dhe pozita gjeografike, por ajo ėshtė e lidhur edhe me faktorė psikologjikė madje dhe parapsikologjikė.

Megjithatė, ėshtė backgroundi fizik i cili pėrcakton, nėse tingulli ėshtė i hijshėm apo i pahijshėm. Pikėrisht ky element i muzikės siē ėshtė tingulli, ka edhe ndikim pėr estetikėn e muzikės.

Estetika e muzikės!!! Solfezh
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Estetika e muzikės!!! Empty Re: Estetika e muzikės!!!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 4:04 pm

e bukur kjo

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi