♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!!

2 posters

Shko poshtė

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!! Empty Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!!

Mesazh nga Adea Sat May 05, 2012 7:30 pm

Muzika ka njė influencė tepėr tė fuqishme mbi trupin, mendjen tonė dhe gjithashtu mbi emocionet tona. Mjafton vetėm njė tingull dhe ai e stimulon te gjithė trupin, ndėrsa njė melodi e fuqishme arrin tė na bėjė tė qajmė papushim ose tė gėzojmė dhe tė shpėrthejmė, duke kėrcyer. Muzika ndikon mbi njerėzit nė mėnyra tė ndryshme, madje dhe tek i njėjti person ndikon ndryshe nė kohė tė ndryshme. Kjo ndodh pėr tė vetmen arsye, se njerėzit reagojnė nė mėnyra tė ndryshme ndaj muzikės.

Muzika ka njė ndikim shumė tė madh nė proceset ritmike, kordinimin fizik, tė menduarit kritik, nė procesin e tė kujtuarit, tė dėgjuarit dhe nė logjikė. Por ndikim mė tė madh ajo ka nė procesin e tė menduarit. Kjo vjen si rrjedhojė e faktit qė nė muzikė kemi rritje tė aftėsive konjitive dhe mėnyra e lartė e tė menduarit ėshtė nė limitet e saj. Niveli i energjisė qė ėshtė i domosdoshėm nė muzikė, aftėsia pėr tė organizuar kohėn, vetėdisiplinimi, tė menduarit abstrakt luajnė njė rol pozitiv nė procesin e tė menduarit.

Muzika luan njė rol shumė pozitiv dhe nė procesin e tė mėsuarit. Ėshtė zbuluar se, vendosja nė sfond e muzikes sė lehtė ėshtė shumė efektive nė rritjen e pėrqendrimit dhe tė performancės. Ekzistojnė hipotezat se disa lloje tė veēanta instrumentash mė tepėr tė lehta dhe tė mesmet japin njė ndihmesė shumė tė madhe nė procesin e tė mėsuarit. Mendimi tradicional se pėr studentėt dhe pėr tė rinjtė qetėsia ėshtė faktori mė i mirė pėr tė mėsuar ėshtė hedhur poshtė. Nė disa situata nė fakt nė qetėsi totale ėshtė pothuajse e pamundur tė nxėsh, zhurmat e ndėrtimeve dhe ato natyrale e dėmtojnė kėtė si proces. Muzika ėshtė efektive jo vetėm, sepse mund tė neutralizojė kėto zhurma ose t'i fshehi ato, por gjithashtu ajo shėrben si njė katalizatore pėr t'a ndihmuar kėtė proces.

Kontributi i muzikės nė pėrgatitjen akademike ėshtė shumė i madh, megjithėse nė ditėt tona ėshtė injoruar. Por efektet e muzikės dhe funksionimi i trurit dhe alternimi i kėtyre dy proceseve nė procesin akademik duhet tė studiohet dhe tė eksplorohet mė tej. Ėshtė e vėrtetė se njė sasi muzike nė sfond ndikon shumė nė procesin e tė mėsuarit dhe ėshtė shumė ndihmuese. Muzika ėshtė mė shumė se tė mėsuarit pėr ta menduar apo pėr ta luajtur. Ajo ėshtė mė shumė se kėnaqėsi dhe mė shumė se argėtim pėr dėgjuesit. Muzika ėshtė shkencė, disiplinė mendore dhe art.

Ekziston njė raport i thellė dhe ende misterioz, i cili lidh muzikėn me shpirtin dhe mendimet e njeriut. Pse muzika mund tė na shqetėsojė, apo nė tė kundėrt tė na qetėsojė; mund tė na shtyjė drejt njė agresiviteti, apo tė na nxisė drejt njė dashurie? Dhe nė ē'mėnyrė muzika mund tė ketė efekte terapeutike dhe tė qėndrojė pėrkrah terapive psikiatrike tė suksesshme? Vetėm prej pak vitesh shkenca, veēanėrisht neuroshkenca, i ėshtė dedikuar kuptimit tė fenomeneve qė lidhen me dėgjimin e muzikės. Pikėrisht zbulimet e fundit tregojnė se, muzika dhe shkenca kanė lidhje me njėra-tjetrėn. Madje pėr kėtė arsye ėshtė mbajtur edhe njė konferencė me temėn, "Muzika, shkenca dhe mendimi".

Pikėnisja e kėtij takimi ėshtė pikėrisht zbulimi se "muzika na bėn mė inteligjentė". Njė fenomen qė deri dje ėshtė cilėsuar si supozim (shpresa sekrete e shumė artistėve dhe kompozitorėve) po gjen pėrforcime tė mėdha nga ana e shumė studimeve shkencore, tė cilat tregojnė se mėsimi i muzikės nė fėmijėri kontribuon nė njė mėnyrė domethėnėse nė zhvillimin e disa hapėsirave cerebrale dhe rrit aftėsinė njohėse-intelektuale, si aftėsinė e pėrqendrimit dhe shpejtėsinė e zhvillimit. Nuk mund tė pohojmė se tė studiosh muzikė ėshtė njėsoj si tė studiosh matematikė, por sigurisht tė dy mekanizmat mendorė, qė nga aparenca duket sikur nuk kanė lidhje me njėri-tjetrin, janė komplet tė kundėrt.

Lidhja racionale mendim-muzikė nuk ekziston vetėm te fėmijėt. Ėshtė provuar se, muzika nuk ėshtė e bezdisshme, por qė zgjidhet me dėshirė nga tė gjithė, veēanėrisht nga dėgjuesit e rinj. Ka efekt mbi vigjilencėn, humorin dhe arsyen pėr tė kryer punė tė ndryshme, tė cilat kėrkojnė njė pėrqendrim tė veēantė. Veē tė tjerash, nėse eksplorojmė nė natyrė dhe etnologji raportin muzikė-mendim, do tė zbulojmė lidhje tė vjetra dhe shumė tė thella. Nė botėn e kafshėve muzika mund tė ketė funksion preciz komunikimi: tė bėrtitura alarmi, ndjenjė rreziku, gėzim fitoreje ose tėrheqje seksuale. Nė popullsinė e lashtė, kėngėt shpesh herė shoqėroheshin me vallėzime, ishin "vegla" pothuajse hipnotizuese kolektive, qė krijonin njė sugjerim tė tillė, tė nxitur nga dhuna e gjuetisė ose e pėrleshjeve. Por nuk ėshtė shumė e nevojshme tė kthehemi pas nė kohė dhe qytetėrim pėr tė gjetur se si marshet ushtarake i ndihmonin ushtarėt tė luftonin me mė shumė kurajė.

Tė gjithė dėgjojmė muzikė. Nė ēdo ambjent mund tė dėgjosh muzikė ose njė melodi qė tė kujton njė situatė tė caktuar, tinguj tė lidhur me imazhe, muzikė nė radio, muzikė nėpėr reklama etj. Por, ēfarė ėshtė muzika? Si ėshtė e pėrbėrė nė tė vėrtetė dhe cilėt janė efektet e saj mbi mendjen dhe shpirtin tonė? Shumė shkencėtarė dhe neurologė studiojnė efektin e muzikės mbi trupin dhe psiqikėn tonė, duke u futur nė njė sferė shumė mė tė veēantė, deri sa kanė arritur nė efektet e mira qė ka muzika mbi trupin, por edhe shpirtin tonė.

Mund tė vėrejmė qartė se mendja e muzikantėve ėshtė e ndryshme nga njė mendje qė e dėgjon muzikėn nė mėnyrė jo eksperte. Nė dėgjuesit pa eksperiencė, dėgjimi i muzikės aktivizon pjesėn e djathtė tė trurit, atė mė intuitive, tek muzikantė aktivizon atė mė racionale, d.m.th. atė tė majtėn.

Njė studim amerikan i kohėve tė fundit ka evidentuar se profesionistėt e muzikės e dėgjojnė atė nė mėnyrė tė ndryshme nga tė apasionuarit. Ekspertėt kanė njė ndikim analitik, ndėrsa tė apasionuarit emotiv. Pėr kėtė arsye, arti i tingujve nuk i relakson tė dyja palėt nė tė njėjtėn mėnyrė. Si e dėgjojnė muzikėn muzikantėt? Shumė njerėz mund tė mendojnė se, pėrderisa burimi i tingullit ėshtė i njėjtė, atėherė muzikantė apo jo kanė tė njėjtat ndjesi. Kėtij dyshimi ėshtė mundur t'i kthejė pėrgjigje ky studim amerikan, i cili ka evidentuar dy lloje dėgjimi: emotiv dhe analitik. I pari ėshtė prorogativė e jo profesionistėve, tė cilėt i pėrgjigjen stimujve tė njė kompozicioni muzikor nė mėnyrė direkte, pasi nuk kanė pėrgatitjen specifike tė duhur. Nė fillim muzika i rrit rrahjet e zemrės nė mėnyrė tė shpejtė jo domosdoshmėrisht me intensitet tė lartė, nė tė njėjtėn kohė duke krijuar habi dhe admirim. Njė melodi e lehtė tė mallėngjen pėrnjėherė. Ndėrkohė qė, profesionisti ka njė dėgjim analitik. Ēdo notė qė dėgjon duhet tė jetė patjetėr nė harmoni me atė ēfarė po dėgjon. Gjatė dėgjimit truri ekspert krijon njė lloj dekompozimi tė muzikės tė vazhdueshme. Nėse pjesa ėshtė njė melodi orkestrale, nė mėnyrė tė natyrshme truri fillon tė identifikojė timbrat e ndryshėm tė lidhur me veglėn muzikore pėrkatėse dhe mė pas bėhet njė vlerėsim total mbi ekzekutimin e pjesės. Nė fund, nėse ēdo gjė ecėn pa pengesa, nga labirinti i trurit vjen njė emocion i lehtė. Normalisht, ka edhe shumė sfumatura pasi arti i muzikės nuk ėshtė njė shkencė ekzakte. Ka edhe muzikantė, tė cilėt nuk e kanė humbur asnjėherė dėgjimin e tyre emotiv.

Ėshtė e ditur qė muzika tė ndihmon tė relaksohesh, sidomos ajo klasike. Pėr kėtė arsye, nė shumė studio dentistėsh vihet muzikė e Moxartit. Muzika gjithshtu mund tė shoqėrojė seancat e masazhit, meditimit ose edhe njė ditė tė zakonshme nė zyrė apo nė shtėpi. E gjithė kjo vlen pėr njerėzit "normalė", ndėrsa shumicės sė muzikantėve u pėlqen tė dėgjojnė muzikė, por kjo nuk ua ul tensionin. Pėr t'u relaksuar ata preferojnė qetėsinė. Vetėm nė kėtė mėnyrė truri i tyre mund tė qetėsohet me tė vėrtetė. Por, ka edhe njė rast tjetėr tė habitshėm: bėhet fjalė kur njė muzikant duhet tė shprehė opinionin e tij pėr njė koleg, i cili i bie njė vegle muzikore tė ndyshme nga e tija. Ēfarė i ndosh, pėr shembull, njė pianisti i cili bėn pjesė nė njė komision provimi tė njė violinisti? Si sillet njė organist kur duhet tė vlerėsojė njė flautist?

Nė konkurset rinore pėr vegla tė ndryshme muzikore shpesh herė mund tė ndeshesh me sikletin, pėr tė mos thėnė me panikun, qė kanė profesorė tė nderuar pianosh, tė cilėt ishin tė detyruar tė jepnin njė gjykim pėr njė person qė i biente trombės. Kjo ėshtė mjaft e ēuditshme, pasi gjuha muzikore pėrdor tė njėjtat instrumenta: notat, pauzat, dinamika etj. Kapaciteti i dėgjimit tė njė pianisti, kjo vlen pėr tė gjithė instrumentistat, ėshtė ngushtėsisht e kushtėzuar nga sektori personal i kompetencės. Vetėm zakoni ose nevoja, nė kėtė rast mendojmė pėr drejtuesin e orkestrės, arrijnė ta lirojnė njė muzikant nga kufinjtė e dėgjimit analitik. Nėse flasim pėr dėgjimin meditativ, d.m.th. ajo procedurė e cila e bėn trupin dhe mendjen tė perceptojė stimuj tė jashtėm, shumė nga ne do ta quanin si njė sferė paranormale pra, tė flasėsh me shpirtin tėnd.

Gjatė meditimit tibetian, pėr shembull, vėrehet se si medituesit "imitojnė" njė tingull tė veēantė, d.m.th. "ommm", i cili nėse pėrsėritet vazhdimisht dhe duke u shoqėruar me njė relaksim tė mendjes i lejon praktikuesit tė arrijė njė gjendje "trans" meditative, duke e lejuar mendjen tė marrė informacione edhe tė mbinatyrshme. Gjithnjė duke folur pėr meditimin mund tė pėrmendim teknikat e ndryshme tė pėrdorur me anė tė muzikės pėr tė "kushtėzuar" gjendjen mendore tė individėve:

Didgeridoo: njė melodi shumė e veēantė, e cila prodhon tinguj tė frekuncės sė ulėt, tė aftė tė "hipnotizojnė" mendjen, duke e ēuar nė njė stad vegjetativ (tė zbrazur nga ēdo mendim), pra e aftė pėr t'u bėrė perceptuese. Kjo teknikė nuk ėshtė ende e njohur dhe e afirmuar nga muzikoterapia, por pėrdoret nga shumė studiues dhe shumė persona nga e gjithė botė, e tė gjitha besimeve fetare pikėrisht pėr meditim. Sa herė na ndodh tė themi "kjo muzikė mė ēon nė ekstazė!" ose "kjo kėngė mė kujton…" Nuk bėhet fjalė vetėm pėr sentimentalizma apo nostalgji pėr kohėt e vjetra, bėhet fjalė pėr efektin e vibrimeve muzikore tė pėrēuara trurit, duke e bėrė dėgjimin tė pėlqyeshėm dhe tė kėnaqshėm. Muzika tė krijon kujtime, mendime, malinkoni etj. Pikėrisht pėr kėtė arsye ajo pėrdoret nga psikologėt dhe psikoterapistėt nė seancat e tyre me pacientė sklerotikė dhe qė duan tė kujtojnė fakte tė caktuara nė jetėn e tyre. Kjo tregon qartė efikasitetin e muzikės nė mendjen e njeriut.

Nėse do tė flasim pėr histori muzikore, efekti i muzikės (apo i artit nė pėrgjithėsi) mbi psiqikėn dhe shpirtin njerėzor ka qenė i njohur qė nė Antikitet: nė civilizimet e para tė njohura, priftėrinjtė ishin mbartės tė dijeve dhe nė kėtė mėnyrė edhe terapistėt mė tė mirė. Nė ritualet qė duhet tė pėrzinin tė keqen nga trupat njerėzorė, lėvizjet, ritmi dhe tingujt ishin thelbėsorė dhe e gjitha bazohej mbi njė teori elementare: trupi ishte pjesė e kozmosit, i cili ishte i pėrbėrė nga harmonia dhe ritmi. Kjo do tė thotė qė muzika, e cila ėshtė harmoni dhe ritėm, mund ta vendoste trupin e sėmurė nė sintoni me kozmosin.

Nė kulturėn kineze tė shek. III para krishtit, libri i parė i mjekėsisė ėshtė nė tė njėjtėn kohė edhe libri i parė i muzikės dhe pėrmban shkallėn e parė nė pentagram.

Nė perėndim, Platoni ka qenė ndėr tė parėt qė ka bėrė njė tentativė pėr t'i dhėnė njė shpjegim racional efektit tė muzikės mbi psiqikėn, duke u nisur edhe ai nga teoria se i gjithė universi ėshtė i pėrbėrė nga ritmi dhe se jeta njerėzore ėshtė e bazuar mbi harmoninė dhe ritmin: muzika i flet pjesės mė instiktive tė mendjes.

Aristoteli fliste pėr "efektin ēlirues dhe katartik", i aftė tė pėrmirėsojė tensionin psiqik.

Pėr Pitagorėn, muzika mund tė "pėrmirėsonte gjendjen e brendshme shpirtėrore, duke bėrė tė mundur njė vetėdije mė tė madhe dhe njė pėrdorim mė tė ditur tė aftėsive personale."

Gjatė epokės mesjetare, nė Lindjen ekstreme, veglat muzikore si flauti pėr arabėt ishin edhe instrumenta terapie pėr disa shqetėsime mendore, ndėrsa nė Evropė medituesit ishin mbartėsit e dijeve mjekėsore dhe muzikore.

Nė periudhėn e Rilindjes, shkollat e mjekėsisė si ajo e Salernos dhe si ajo e Montpellier, duke u nisur nga konceptet laike arritin gjithashtu nė pėrfundimin e njė "raporti vibrimesh qė krijohet ndėrmjet trupave zanorė si ai njerėzor, me ambjetin nga i cili rrethohemi." Megjithatė, vetėm nga mesi i viteve 700 ėshtė folur mė qartė pėr "muzikoterapi" dhe kėtė e ka bėrė mjeku muzikant londinez Richard Brockiesby nė njė traktat, i cili u pėrhap nė tė gjithė Evropėn duke ngjallur dyshime dhe polemika.

Nė fund tė viteve 700, koncepti "Shkenca Muzikore" thellohet mė tej, pasi flitet pėr aplikime edhe nė patologjitė organike. Nė kėto vite filloi tė identifikohet edhe marrėdhėnia e pėrbashkėt midis ritmit tė trupit dhe ritmit muzikor, nė plusacione, ritme tė frymėmarrjes dhe ritmet muzikore. Nė vitet 800 konceptet filluan tė bėhen mė shkencore dhe si tė gjitha nocionet mjekėsore, filluan tė verifikohen me anė tė studimeve tė ripėrsėritshme dhe tė ritestueshme, efektet e muzikės mbi trupin dhe mendjen e njerėzve, ndėrsa nė Gjermani, Karl Strumph fliste pėr "psikologjinė e tingujve".

Sot, me anė tė mjeteve qė disponon shkenca mjekėsore, arrihet tė investigohet edhe mbi modifikimet qė aktivizohen nė zonat cerebrale tė njerėzve, tė cilėt dėgjojnė muzikė apo qė qėndrojnė para njė pikture: Semir Zeki e ka pėrkufizuar si "neuroestetikė" disiplinėn qė mundohet tė kuptojė bazat neurofiziologjike tė artit dhe mundohet tė kuptojė nėse ekzistojnė "artistikėt universalė", qė mund gjehen tek ēdokush, pavarėsisht lartėsisė nė tė cilėn kanė lindur apo kulturės sė cilės u pėrkasin. Kėrkimet mė moderne duket se na tregojnė se kėto "universalė" ekzistojnė me tė vėrtetė, duke konfirmuar konceptin e pėrgjithshėm se arti nuk ka kufij dhe arrin t'i flasė psiqikės sė ēdo njeriu, pa probleme gjuhe apo idiomash. Kemi konfirmimin se mesazhi artistik pėrpunohet mė sė shumti nė sistemin qėndror dhe nė sistemin limbik tė trurit tonė, tė cilėt kanė njė lidhje tė gjerė me hipotalamusin dhe lėvoren. Pikėrsisht nė lėvoren e hemisferės sė djathtė gjenden funksionet analogjike qė analizojnė kriteret ritmike, muzikore, hapėsinore, tė cilėt kanė dteyrėn tė pėrpunojnė impulse tė perceptuara nga muzika dhe nga format artistike nė pėrgjithėsi. Fjalori muzikor ėshtė njė fjalor i pėrpunuar nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme dhe pikėrisht kėtu gjendet shpjegimi pėrse muzika ka mė shumė aftėsi tė ndikojė nė ndjenjat njerėzore nė krahasim me fjalorin verbal.

Gregory Betson ka nxjerrė njė teori, e cila na ndihmon tė kuptojmė mė mirė: "Algoritmet e koshiencės janė tė organizuara nė mėnyrė tė ndryshme nga algoritmet e fjalorit. Pasi pjesa mė e madhe e mendimeve tė koshiencės tė pėrpunuara nga neocorteccia janė tė strukturuara nė bazė tė logjikės sė fjalorit, mund tė kenė vėshtirėsi tė kalojnė nė algoritmet e subkoshiencės." Ky ėshtė thelbi i asaj ēfarė thonte Paskali nė mėnyrė mė poetike: "Zemra ka arsyet e veta, tė cilat arsyeja nuk i njeh."

Bateson thotė gjithmonė se: "Arti ėshtė komunikimi i subkoshiencės qė fjalėt nuk mund ta shprehin kurrė nė tė njėjtėn mėnyrė" dhe kujton njė citim tė Izadora Duncan: "Nėse do tė arrija tė shprehja me fjalė atė qė ndjej, nuk do tė kisha nevojė ta kėrceja." Pikėrisht pėr kėto arsye, arteterapia ėshtė sot pėr sot, me instrumentet e saj tė reja dhe me potencial tė madh, horizonti mė i mrekullueshėm pėr ata qė duan tė kuptojnė mė mirė gjendjet njerėzore: raportin midis mendjes dhe trupit dhe lidhjen nga ana instiktuale dhe subkoshiente tė shpirtit njerėzor me arsyen racionale.

Nėse do tė flisnim edhe pėr efektin qė ka muzika mbi natyrėn, atėherė do tė pėrmendnim edhe metodikat natyrore qė mund tė pėrdorim nė vend tė fertilizuesve kimikė.

Muzika duket se ka efekte shumė pozitive jo vetėm tek qeniet njerėzore, por edhe tek bimėt. Disa agronomė biologjikė pėrdorin disa tinguj tė veēantė (pėr shembull cicėrimėn e zogjve), tė cilėt favorizojnė ēeljen e stomave. Pėrdorimi i muzikės, i shoqėruar me njė solucion pėr gjethet, duket se ėshtė njė fertilizues shumė i mirė, pasi nė kėtė mėnyrė bima thith njė sasi mė tė madhe ushqyesish. Pėr mė tepėr, muzika ėshtė pėrdorur edhe pėr rritjen e ullinjve nė mėnyrė mė tė shėndetshme dhe tė shpejtė. Mbi muzikėn ka aq shumė gjėra pėr tė thėnė, por mėnyra mė e mirė pėr ta kuptuar ėshtė tė eksperimentosh personalisht efektet mahnitėse tė kėsaj "perėndeshe". Eksperimentojeni vetė muzikėn! Nuk mund t'iu bėjė asgjė tjetėr pėrveēse mirė!
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!! Empty Re: Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!!

Mesazh nga Vizitor Sun Dec 16, 2012 4:02 pm

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!! Albaniadance
Muzika Shqiptare

Folklori muzikor
pėrbėn njė ndėr pasuritė mė tė ēmuara tė vendit. Nė pėrshkrimet e studjusve tė huaj tė ardhur nė Shqipėri gjatė shekujve XVIII-XIX ėshtė arritur pėrafėrsisht nė konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipėrisė ėshtė folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftė.
Folklori muzikor bėn njė jetė aktive edhe sot, ndėrkohė qė gjurmėt e lashtėsisė sė tij janė provuar qė prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Nė objekte tė ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janė pėrfiguruar qartė vegla popullore, qė pėrdoren deri nė ditėt tona, valltarė, kėngėtarė, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar ėshtė jashtėzakonisht i pasur , ēka dhe shprehet nė ekzistencėn e muzikės vokale qė nga forma njėzėrėshe e deri tek shumėzėrėshi; nė muzikėn me vegla popullore; muzikėn me zė e vegla; muzikėn pėr shoqėrimin e valleve popullore, etj. Kėtyre u shtohet dhe njė fond i madh veglash popullore tė klasifikuara nė katėr grupet tashmė tė njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bėn jetėn evet nė njė ndarje specifike, qė lidhet me format e tė shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore tė instrumenteve tė pėrdorur. Lumi i Shkumbinit, qė pėrshkon mes pėr mes Shqipėrinė, pėrvecse ndan dy dialektet kryesore tė vendit nė Gegė nė Veri tė Shkumbinit dhe nė Toskė nė Jug tė Shkumbinit, shėrben edhe si kufi natyror pėr klasifikimin e tipologjisė sė folklorit muzikor. Nė veri tė lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e tė shprehurit muzikor, e shoqėruar kjo me shkallėt modale (diatonike apo kromatike) sėbashku me vegla muzikore specifike pėr kėtė zonė, si lahuta dhe ēiftelia. Ndėrkohė, pėr trevat qė shtrihen nė jug tė lumit Shkumbin ėshtė karakteristik fenomeni i tė shprehurit muzikor nė iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me pėrdorimin e shkallėve pentatonike si dhe tė instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtė). Krahas muzikės fshatare pa shoqėrim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit tė nėntėmbėdhjetė, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, qė nė Jug tė Shqipėrisė takohet kyesisht nė qytetet Korēe, Vlorė, Sarandė, Delvinė, Pėrmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik tė Sazeve (tė pėrbėrė nga instrumente tė importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndėrsa nė Veri nė qytetet Shkodėr, Durrės, Elbasan, Kavajė, etj., shoqėruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqėrim (tė pėrbėrė nga vegla tė importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla tė traditės popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).Nisur nga roli i dorės sė parė qė ka nė traditėn shqiptare, folklori muzikor studjohet si lėndė e veēantė nė shkollat e mesme tė pėrgjithėshme, nė ato artistike, si edhe nė Akademinė e Arteve tė Tiranės, ku formohen edhe etnomuzikologėt e ardhėshėm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin qė prej viteve 1900 e kėtej. Pėrpara viteve 1940 ato janė realizuar pranė shoqėrive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime mė tė vona takohen edhe nė formėn e CD-ve, si CD me muzikė tė “Familjes Lela”, prodhuar nė Francė mė 1992 nga Judigo; dy CD me muzikė toske tė “Laver Bariut”, prodhuar pėrkatėsisht nė Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janė Festivali Folklorik Kombėtar, mbajtur ēdo pesė vjet, i cili ka filluar nė vitin 1952 nė qytetet Lezhė dhe Tiranė, pėr tė vijuar mė pas nė dy qytetet muze me arkitekturė mesjetare, Gjirokastėr dhe Berat; Festivali Kombėtar i Kėngės Popullore Qytetare nė Elbasan; Takimi i Rapsodėve Lahutarė nė Lezhė; Takimi i Sazeve nė Korcė; Takimi i Grupeve Polifonike nė Vlorė dhe Gjirokastėr; Takimi i Grupeve dhe Shoqėrive Folklorike (NGO) nė Sarandė.
Organizatat folklorike kryesore qė veprojnė nė Shqipėri, tė krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qėllim mbėshtetjen e folklorit dhe tė traditave popullore nė pėrgjithėsi, janė: Elena Gjika – Pėrmet, Demir Zyko – Skrapar, Shoqėria Folklorike Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorė, Gjirokastėr; Shoqata Tirana – Tiranė, Kastrioti – Krujė, etj.

Institucioni i vetėm shkencor qė merret me studimin e folklorit ėshtė Instituti i Kulturės Popullore nė Tiranė, i pėrbėrė nga departamenti i etnomuzikologjisė dhe etnokoreologjisė dhe nga departamenti i etnografisė. IKP boton revistėn periodike Kultura popullore. Pranė tij gjendet njė arkiv shumė i pasur me mbi 60000 ekzemplatė tė mbledhur nė tėrė Shqipėrinė.
Disa nga librat mė tė rėndėsishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janė: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranė, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranė, 1989); Polifonia dyzėrėshe e Shqipėrisė sė Jugut i Beniamin Krutės (Tiranė, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranė, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranė, 1997).


Muzika profesioniste
paraqitet si njė ndėr traditat mė tė reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i pėrkasin viteve 1920-1930 tė shekullit XX, ndėrsa zhvillimet mė tė rėndėsishme periudhės sė mbas Luftės II Botėrore e kėtej. Sidoqoftė, nga tė dhėnat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, nė librin e tij 16 shekuj (Tiranė; Eurorilindja, 1995) argumenton sė paku kontributet e dy figurave tė shquara shqiptare nė artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre ėshtė Niketė Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianės, lindur rreth vitit 340 nė Ramesianė tė Dardanisė. Personalitet poliedrik, teolog, vjershėtor, muzikant, mik i afėrt i Aurel Ambrason, N. Dardani emėrohet nė moshėn 26 vjecare Ipeshkėv i Ramesianės. Vepra e tij mė e njohur ėshtė himni Te Deum Laudamos, i pėrhapur nė Europė mė 525, dhe mbi tė cilin kanė shkruar muzikė kompozitorė tė tillė si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetėr, Jan Kukuzeli, i lindur nė qytetin bregdetar tė Durrėsit rreth viteve 1078-1088, njihet si njė ndėr figurat mė tė mėdha tė kishės bizantine Arsimohet dhe afirmohet nė Kostandinopojė, pėr t’u vendosur mė pas nė kishėn Laura e madhe nė malin Athos, ku harton edhe veprėn madhore tė jetės sė tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janė Himnet Aniksandri, Kėnga e Kerubinėve, Psalmi 107, Polilei 117, tė pasqyruara pothuajse nė tė gjitha antologjitė e muzikės bizantine.
Nė periudhėn e Rilindjes Kombėtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma tė reja, tė cilat i drejtohen mjediseve tė gjėra qytetare. Qendra tė rėndėsishme kulturore e muzikore tė kohės janė qyteti i Shkodrės nė Veri dhe ai i Korēes nė Jug tė vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftė, pėrpjekjet mė serioze pėr krijimin e njė arti muzikor profesionist i gjejmė sė pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi pėrgjithėsisht pranė kishės franceskane tė qytetit tė Shkodrės, ku pėrvec muzikės fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis tė cilave njė sinfoni, pjesė korale, pjesė pėr instrumente tė ndryshėm, etj. Ndėrkohė, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikės, duke formuar e drejtuar formacione tė ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parė i kompozitorėve shqiptarė tė pas-Luftės II Botėrore pėrbėhet nga njė grup muzikantėsh, pjesa dėrrmuese e tė cilėve u formuan nė Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) tė Moskės, ndėrsa tė tė tjerėt pranė shkollave perėndimore. Dy veprat kryesore me tė cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janė Sinfonia (1956) e Ēeks Zadesė (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovės (1917-1969), qė tė dy kompozitorė me origjinė nga Shkodra, dhe i pari i cilėsuar shpesh herė si babai i muzikės profesioniste shqiptare. Gjatė viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bėri hapa tė rėndėsishėm pėrpara, duke ezauruar nė njė mėnyrė apo njė tjetėr vonesėn e gjatė nė kohė. Repertori muzikor shqiptar plotėsohet me tė gjitha format e gjinitė tradicionale, qė nga ato tė muzikės sė dhomės e deri tek ato skenike. Njė rol pėrcaktues pėr kėtė luajti ngritja pėr tė parėn herė nė Shqipėri e institucioneve tė tilla tė rėndėsishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale nė Tiranė dhe nė qytete tė tjera tė vendit, si Shkodėr, Korēe, Vlorė, Elbasan, Durrės, si dhe krijimi i sistemit tė plotė tė edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare tė kohės pėsuan njė rritje tė ndjeshme qė prej gjysmės sė dytė tė viteve 1960 me Koncertet e Majit tė Tiranės, tė cilat u mbajtėn nė mėnyrė periodike nga viti 1967 deri mė 1990 duke aktivizuar muzikantė e trupa profesioniste dhe amatore. Pėrgjithėsisht muzika e kėsaj periudhe ka njė orientim tradicional klasiko-romantik dhe njė mbėshtetje tė fortė nė folklorin muzikor shqiptar. Pėrvec Zadesė dhe Jakovės, disa nga figurat kryesore tė muzikės shqiptare tė gjysmės sė dytė tė shekullit XX janė Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpėtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Nė kushtet e izolimit tė vendit, muzika shqiptare e kėsaj periudhe, ashtu si tė gjitha artet nė pėrgjithėsi, me pėrjashtim tė pėrpjekjeve tė rastit, e pati tė pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkėkohore perėndimore.



Mbas viteve 1990 situata muzikore nė Shqipėri njohu zhvillime krejtėsisht tė reja, tė cilat synuan integrimin e shpejtė nė strukturat artistike europiane. Njė rol tė rėndėsishėm pėr kėtė luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikės sė re Shqiptare (NAM, anėtare e Konferencės Europiane tė Muzikės sė Re) dhe Shoqata Mbarėshqiptare e Profesionistėve tė Muzikės (seksioni shqiptar i ISCM), pranė tė cilave ėshtė grumbulluar pjesa dėrrmuese e kompozitorėve dhe interpretesve tė vendit, dhe qė aktualisht shėrbejnė si tribuna kryesore tė krijimtarisė sė re muzikore tė kompozitorėve shqiptarė.

Institucionet muzikore mė tė rėndėsishme nė Shqipėri janė Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Kėngėve dhe Valleve Popullore (qė tė dyja nė Tiranė), ku janė pėrqėndruar muzikantėt e kėrcimtarėt mė tė mirė tė vendit. TOB, me seli nė sheshin Skėnderbej, ka njė aktivitet permanent sezonal, ku vendin mė tė rėdėsishėm e zenė shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndėrsa AKVP, i pėrbėrė nga grupi i valleve, i korit, orkestrės dhe solistėve, pėrfaqėson njė institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i tė cilit mbėshtetet kryesisht nė pėrpunimin artistik tė traditės muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale mė tė rėndėsishme tė vendit janė Orkestra Sinfonike e Teatrit tė Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisė sė Arteve dhe Orkestra e Dhomės e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me njė veprimtari tė dendur disavjeēare brenda dhe jashtė Shqipėrisė, dhe shpesh herė laureate nė aktivitete europiane. Ndėr dirigjentėt kryesorė janė Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i kėtyre formacioneve pėrfshin muzikė qė nga periudha barok e deri nė shekullin XX, por nė pėrgjithėsi ai anon pėr nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorėve shqiptarė.
Sistemi i edukimit muzikor nė Shqipėri u themelua me hapjen pėr tė parėn herė nė vitin 1947 tė Shkollės sė Mesme Artistike “Jordan Misja”, qė me kalimin e kohės u shoqėrua me disa shkolla tė tjera tė llojit nė qytetet kryesore tė vendit, si Durrės, Shkodėr, Elbasan, Korēe, Vlorė, Fier, Gjirokastėr, etj. Mė 1962 hapet Koservatori Shtetėror i Tiranės, tashmė i pėrfshirė si njė Fakultet mė vete nė Akademisė e Arteve tė Tiranės, ku bėjnė pjesė gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranė shkollave tė muzikės dhe Akademisė sė Arteve ushtrojnė aktivitetin e tyre mėsimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione tė tjera tė muzikės sė dhomės sėbashku me koret. Midis kėtyre tė fundit, njė aktivitet intensiv, shpesh herė tė vlerėsuar me ēmime ndėrkombėtare, ka Kori i Vajzave tė Akademisė sė Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po nė Tiranė, gjatė dekadės sė fundit tė shekullit tė kaluar, nėn drejtimin e mjeshtres sė korit Suzana Turku, ėshtė krijuar edhe kori tjetėr i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore tė jetės sė sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht nė Tiranė dhe pjesa dėrrmuese e tyre realizohen nėpėrmjet veprimtarisė sė shoqatave muzikore, pėrmes tė cilave janė afirmuar emra tė rinj kompozitorėsh, si Aleksandėr Peēi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnė aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara pėr interpretimin e muzikės sė re, SPECTRUM dhe ASMUS. Qė prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e pėrvitshėm tė muajit maj, Ditėt e Muzikės sė Re Shqiptare, ndėrsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit tė Muzikės Bashkėkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativėn e Seksionit shqiptar tė ISCM qyteti i Tiranės pret nė ēdo sezon vjeshte muzikantė dhe artistė tė huaj, pjesėmarrės nė veprimtarinė komplekse Vjeshta e Tiranės, inaguruar nė tetor 1994. Veprimtari tė tjera permanente tė fushes sė interpretimit dhe krijimtarisė muzikore janė Festivali i Romancės Shqiptare (organizuar qė nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistėve tė rinj (organizuar qė nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janė tė shtrira nė disa prej qyteteve kryesore tė vendit; nė Tiranė ndodhen midis tė tjerash Salla e Koncerteve e Akademisė sė Arteve, ajo e Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės, Teatri Rubairat, etj; nė Shkodėr salla e Teatrit Migjeni, nė Korēė Salla e Koncerteve e Shtėpisė sė Kulturė; nė Elbasan salla e Teatrit Skampa; nė Durrės, Salla e Koncerteve e Pallatit tė Kulturės; etj.

Muzika e lehtė shqiptare
bėn pjesė edhe ajo nė traditėn e re artistike tė formuar mbas Luftės II Botėrore, pavarėsisht disa pėrpjekjeve tė pjesėshme qė zėnė fill gjatė viteve 1920-1930. Kėngėtarėt dhe instrumentistėt e muzikės sė lehtė e zhvillojnė veprimtarinė e tyre kryesisht pranė trupave tė Teatrove tė Varieteve, pothuajse aktive nė tė gjitha qytetet kryesore tė Shqipėrisė. Sidoqoftė, Tirana, si qendėr kryesore kulturore e vendit, ėshtė njėherėsh edhe qyteti mė i pasur i veprimtarive tė muzikės sė lehtė. Kėtu zhvillohen nė mėnyrė tė rregullt dy aktivitetet kryesore tė vitit, Festivali Kombėtar i Kėngės nė Radio-Televizion (themeluar nė vitin 1962) dhe Festivali i Pranverės - ky i fundit destinuar kryesisht pėr muzikantėt e rinj, ndėrsa tė dy sėbashku, tė njohur si aktivitete ekskluzive tė Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kėnga e lehtė shqiptare pėsoi zhvillime tė rėndėsishme si rrjedhojė e hapjes sė pėrgjithėshme kulturore tė vendit ndaj shoqėrisė perėndimore. Me formimin e traditės bazė tė llojit, tė kryesuar nga emra shumė popullorė pėr publikun shqiptar, si ai i kėngėtares sė shquar Vaēe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, nė Shqipėrinė e fund-shekullit tė njėzetė, muzika e lehtė mund tė cilėsohet si njė ndėr fushat e artit, qė njohu ridimensionime ndėr mė tė tė ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore tė njohura perėndimore. Aktualisht ajo njeh tė gjitha zhvillimet e mundėshme, qė nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njėherėsh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikė tė folklorit muzikor vendas. Shqipėria ka sot njė numėr tė madh interpretėsh, kompozitorėsh, kantautorėsh, aranxhuesish tė muzikės sė lehtė, ndėr mė tė njohurit e tė cilėve janė Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (kėngėtarė), Shpėtim Saraēi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe njė sėrė kompleksesh tė muzikės alternative.



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!! Empty Re: Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!!

Mesazh nga CLICHE' Sun Dec 16, 2012 4:09 pm

Muzika per mua eshte ilaci shpirtit, e degjoj kudo qe jam , kur punoj, kur gatuaj, kur jam ne makine, ne dush edhe para se te fle,,,ne cdo moment, me duket se me qeteson dhe me rrethon nje energji pozitive me ben te ndjehem ne forme gjithmone dhe ne cdo kohe
CLICHE'
CLICHE'
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 10152
Vendndodhja Vendndodhja : Nen lekuren e MONDIT!!
Hobi Hobi : CSI
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/08/2012
Falenderimet Falenderimet : 38

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!! Empty Re: Efektet e muzikės mbi shpirtin dhe mendjen!!!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi