♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kretė, masakėr nė familjen shqiptare, nėna vret vajzėn

Shko poshtė

Kretė, masakėr nė familjen shqiptare, nėna vret vajzėn Empty Kretė, masakėr nė familjen shqiptare, nėna vret vajzėn

Mesazh nga MONDI Thu Apr 05, 2012 5:26 pm

Qėllon me thikė 13-vjeēaren, tenton t’i japė fund jetės sė saj.
Njė nėnė shqiptare ekzekuton fėmijėn 13 vjeē e tenton tė vetėvritet. Krimi makabėr ndodhi mesditėn e djeshme nė Rethymno, qendra e ishullit grek tė Kretės. Sipas mediave tė shtetit fqinj, mėsohet se autorja ėshtė njė grua 36-vjeēare, me kombėsi shqiptare, identiteti i sė cilės nuk ėshtė bėrė i ditur deri nė orėt e mbrėmjes. Viktima ėshtė e bija e saj, vetėm 13 vjeēe, e cila deklarohet se vuante nga autizmi. Duket se nė kushtet e depresionit tė thellė psikik si dhe prej kushteve tė vėshtira ekonomike, nėna, e cila kishte dhe njė fėmijė tjetėr, i ka marrė jetės sė bijės me thikėn e kuzhinės. Rrethanat e kėsaj masakre nuk dihen ende, pasi autorja e saj, gruaja qė Policia greke deklaron se ėshtė emigrante nga Shqipėria, ka qenė e vetme me vajzėn nė momentin e krimit. Rreth orės 13:00 me orėn greke, kryefamiljari, i cili punonte nė ndėrtim nė ishullin e Kretės, ėshtė kthyer nė shtėpinė ku jetonin me qira, duke qenė dhe dėshmitar i “flisė” qė kishte bėrė e shoqja. Kjo e fundit ėshtė gjetur prej bashkėshortit nė gjendje tė rėndė, pasi me tė njėjtėn thikė ka goditur veten, me qėllimin pėr t’i dhėnė fund jetės. Burri i saj, i cili mėsohet se ėshtė 33 vjeē, e ka dėrguar me shpejtėsi drejt spitalit bashkė me tė bijėn e mitur, por asnjė shpresė nuk ėshtė dhėnė nga mjekėt pėr fėmijėn autik. Ndonėse nė gjendje kritike, 36-vjeēarja, e cila ka qėlluar veten nė qafė, vazhdon tė qėndrojė nė jetė. Nga ana e Policisė greke po punohet pėr tė sqaruar se ēfarė ndodhi nė shtėpinė ku jetonte ēifti shqiptar bashkė me dy fėmijėt e tyre. Dėshmitė e burrit dhe tė fqinjėve kanė treguar se gruaja kishte shqetėsime tė vazhdueshme psikike, kushtėzuar nga problemet ekonomike, si dhe nga shėndeti i sė bijės, e cila qė nė lindje ishte identifikuar si fėmijė autik. Ndonėse ēifti kishte njė fėmijė tjetėr, pa probleme si motra e madhe, ai nuk deklarohet tė ketė qenė nė shtėpi nė momentin e masakrės. Ngjarja e rėndė ka tronditur tė gjithė opinionin nė Greqi dhe nė Shqipėri, ku deklarohet se e ka origjinėn familja, por qė nė fakt pritet dita e sotme pėr tė mėsuar mė tepėr mbi vendorigjinėn e saj.
2 femije kishte ēifti shqiptar qė jetonte nė ishullin e Kretės prej disa vitesh, ku mė e madhja vuante nga autizmi. Ajo ka qenė viktima e sė ėmės mesditėn e djeshme, e cila tentoi t’i jepte fund dhe jetės sė saj.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi