♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Raporti i OKB: Shqipėria e 89-ta nė botė pėr lumturinė

Shko poshtė

Raporti i OKB: Shqipėria e 89-ta nė botė pėr lumturinė Empty Raporti i OKB: Shqipėria e 89-ta nė botė pėr lumturinė

Mesazh nga MONDI Thu Apr 05, 2012 4:52 pm

Shqipėria nuk ėshtė vend i lumtur pėr tė jetuar. Sipas klasifikimit tė bėrė nga Organizata e Kombeve tė Bashkuara, vendi ynė klasifikohet i 89-ti nė botė pėr gjendjen e lumturisė. Nė renditjen e lumturisė pėr mbarė globin “World Happiness Report”, vendi ynė gjendet pėrkrah Tunizisė, Nikaraguas e Afrikės se Jugut, dhe pas Iranit, Libisė dhe Pakistanit. Ndryshe nga Shqipėria, nė raportin pėr gjendjen e lumturisė nė botė qė ėshtė realizuar nga ekspertėt e Universitetit tė Kolumbias nė ShBA, Kosova ndodhet disa vende me sipėr nė klasifikim, nė pozicionin e 69-tė. Vendi i parė nė rajon sa i pėrket lumturisė ėshtė Kroacia, ndėrsa ndėr shtetet e rajonit ne kemi lėnė pas Maqedoninė dhe Serbinė, tė cilat janė disa shkallė mė poshtė. Ajo qė bie nė sy nė kėtė klasifikim ėshtė njė renditje shumė e dobėt e Bullgarisė, qė ėshtė ndėr vendet e fundit nė botė pėr lumturinė, ndėrkohė qė edhe hungarezėt janė ndėr vendet me renditje mė tė keqe nė Europė. Nė kėtė raport ėshtė vėnė re se shtetet e pasura, kryesisht vendet nordike, janė ato me popullsinė mė tė lumtur nė botė. Nė fakt, nė krye tė kėtij klasifikimi ndodhet Danimarka, Finlanda, Norvegjia, Holanda e mė pas edhe Kanadaja, Zvicra, Suedia, Australia etj. Kurse SHBA renditet e 11-ta, ndėrsa Britania e Madhe e 18-ta. Sa u takon vendeve mė pak tė lumtura, ato janė ato mė tė varfrat, si: Togo Benin, Republika Qendrore e Afrikės dhe Siera Leone. Elementet qė janė marrė parasysh nga profesorėt e Universitetit tė Kolumbias pėr pėrcaktimin e lumturisė janė: papunėsia, mosha e vdekshmėrisė dhe shėndetit mendor, zgjatshmėria e martesave dhe qėndrueshmėria e familjes, si dhe numri i viktimave apo aksidenteve nė vit. “Ne shohim sė pari faktorėt e jashtėm mė shumė (tė ardhurat e punės, komuniteti, qeverisja, vlerat dhe feja), dhe pastaj ata mė personalėt (shėndeti mendor, shėndetit fizik, familja, edukimi, gjinia dhe mosha). Nė shumė raste ka njė bashkėveprim ndėrmjet faktorit dhe lumturisė. Pėr shembull, arsimi ndikon nė lumturinė e njė personi, por lumturia gjithashtu ndikon nė aftėsinė pėr tė mėsuar. Po ashtu shėndeti ndikon nė lumturinė dhe lumturia ndikon nė shėndetin”, – thuhet nė raport. Studime tė tilla pėr indeksin e lumturisė nė botė janė bėrė kryesisht pėr kategori tė caktuara popullatash, pėr grupe tė margjinalizuara, apo tė pasura, por kohėt e fundit kėto kanė qenė nė qendėr edhe tė anketimeve tė mediave apo agjencive tė sondazheve. Ky indeks i lumturisė njerėzore ėshtė njė gur themeli nė matjen e kėsaj ndjesie te njerėzit, tė cilėt po jetojnė kohėra gjithnjė e mė tė vėshtira, me plot stres dhe ku ėshtė shumė e vėshtirė tė kėrkosh lumturinė kur tė mungojnė paratė pėr tė jetuar.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi