♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė

Shko poshtė

15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė Empty 15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė

Mesazh nga Love Fri Mar 30, 2012 1:22 pm

15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė 15qytetetmeteshtrenjtan
Kriza botėrore ekonomike ka sjellė njė ulje tė ndjeshme tė ēmimeve tė hoteleve dhe resorteve turistike, duke e bėrė vitin 2012 njė vit tė pėrshtatshėm pėr tė gjithė ata qė duan tė udhėtojnė dhe tė shikojnė vende tė reja.

Megjithatė, ndryshe nga sa mund tė mendohet, nuk janė metropolet botėrore dhe destinacionet kryesore turistike ato qė po vuajnė mė shumė, ndėrsa ēmimi ka pėsuar rėnien mė tė madhe nė ato shtete ku turizmi pėrbėn aktivitetin kryesor ekonomik.

Njė studim i fundit, i kostove tė hoteleve, taksive, restoranteve, muzeve dhe tė gjithė aktiviteteve tė tjera qė realizojnė turistėt, zbuloi se cilat janė 15 destinacionet mė tė shtrenjta nė botė.

Qytetet mė tė shtrenjta nė botė, nė galerinė tonė tė fotove

15. Londėr

Kryeqyteti i Britanisė ėshtė njė prej vendeve mė tė shtrenjta nė botė dhe njė lajm i keq pėr tė gjithė ata qė duan ta vizitojnė ėshtė se gjatė krizės botėrore tė viteve 2009-11, Londra ka lėnė pas gjashtė metropole tė tjera me shtrenjtėsinė e saj.

14. Nju Jork

I njohur pėr Mannhatanin, rrugėt shumėngjyrėshe, restorantet e shumėllojshme dhe diversitetin kultutor, Nju Jorku mbetet njė prej qendrave mė tė shtrenjta nė botė, ndonėse kriza e dollarit e ka zbritur atė nė vendin e 14, prej vendit tė gjashtė.

13. Luksemburgu

Pėr tė vizituar qytetshtetin e ndodhur midis Francės, Belgjikės dhe Gjermanisė, duhen xhepa tė fryrė me para. Pėr tė gjithė ata qė nuk e dinė, Luksemburgu krenohet me standartin mė tė lartė tė jetesės nė botė dhe kjo bėn qė tė gjitha ēmime tė jenė “tė njė bote tjetėr”.

12. Paris

Kryeqiteti i Dashurisė ka zbritur pėr herė tė parė pas shumė vitesh nga dhjetė vendet mė tė shtenjta tė botės, duke vuajtur rėndė krizėn e euros, por ekspertėt paralajmėrojnė se kjo do tė zgjasė pėr shumė pak, prandaj tė gjithė ata qė nuk e kanė vizituar, kanė shansin mė tė mirė pėr ta bėrė sa mė shpejt.

11. Viena

Kryeqyteti i Austrisė, ndėrtuar me njė stil mahnitės perandorak e gotik, ėshtė mė i shtrenjtė se Parisi dhe Londra, sidomos pėrsa i pėrket hoteleve, gjė qė bėn tė kėshillueshme pėr tė gjithė vizitorėt marrjen e ndonjė shtėpie me qera ditore, praktikė e njohur kjo nė Vienė.

10. Singapor

Njė kryeqendėr ekonomike e Azisė, Singapori ofron njė stil jetese tepėr tė larmishėm dhe ėshtė njė vend i gabuar pėr tė gjithė ata qė duan tė kursejnė. Nė Singapor, ēmimi mesatar pėr njė dhomė hoteli ėshtė prej 204 dollarėsh.

9. Toronto

Vite mė parė, amerikanėt qė banonin pranė kufirit udhėtonin vazhdimisht nė Kanada pėr tė realizuar blerjet e tyre, pėr shkak tė dollarit tė fortė. Sot, ndodh e kundėrta, pasi dollari mė i fortė ėshtė ai kanadezi. Kjo e ka shndėrruar kryeqėndrėn kanadeze nė njė prej metropoleve mė tė shtrenjtė tė botės.

8. Helsinki

I paprekur nga kriza ekonomike europiane dhe kryeqytet i njė prej vendeve me standartet ndėr mė tė mirėt e jetesės nė botė, nuk ėshtė njė vend i lirė pėr t’u vizituar.

7. Sidnei

Nė vitin 2009, Sidnei ishte qyteti i 38 mė i shtrenjtė nė botė, ndėrsa sot renditet vetėm i shtati. Nuk ka provė mė tė mirė se sa kjo pėr tė dėshmuar rritjen e jashtėzakonshme tė kryeqendrės australiane.

6. Tokio

Shkėlqimi dhe kultura e veēantė e Tokios paguhet shumė shtrenjtė, por kuzhina lokale ka njė ēmim tė arsyeshėm dhe tėrmeti e tsunami i vitit tė shkuar, pritet t’i mbajnė ēmimet mė tė ulta se zakonisht pėr tė tėrhequr turistė. Pėr kėtė arsye, 2012 ėshtė viti i pėrshtatshėm pėr njė udhėtim nė kryeqendrėn japoneze.

5. Stokholm

I paprekur nga kriza europiane, Stokholmi ėshtė pėrmirėsuar nga vendi i 16 nė renditjen e vitit 2009, nė vendin e pestė pėr 2011. Situata pėrkeqėsohet edhe mė shumė duke llogaritur monedhėn shumė tė fortė vendase.

4. Kopenhagen

Ashtu si Stokholmi, edhe Kopenhageni, kryeqyteti i Danimarkės, ėshtė njė “oaz” qė i ka shpėtuar krizės ekonomike. Shumė i shtrenjtė nė verė, Kopenhageni ėshtė shumė mė i arsyeshėm pėr t’u vizituar nė dimėr, gjithmonė duke marrė parasysh kushtet e pafavorshme tė motit dhe orėt e pakta tė ditės me diell.

3. Gjenevė

Njė qendėr financiare ku janė tė pėrqendruar edhe shumica e bankave tė famshme zvicerane, Gjeneva ėshtė njė qytet qė mund t’ia lejojnė vetes vetėm mė tė pasurit. Franga e fortė zvicerane e bėn edhe mė tė pafavorshme vizitat, ndėrsa ēmimi mesatar pėr njė natė nė hotel ėshtė prej 270 dollarėsh pėr person.

2. Zyrih

E njėjta situatė si nė Gjenevė, por e shumėzuar. Njė qendėr mė e rėndėsishme financiare, njė qytet mė luksoz dhe ku njerėzit kanė paga mė tė larta, Zyrihu gjithsesi ka hotele lehtėsisht mė tė lira se nė Gjenevė, pėr shkak tė numrit tė tyre mė tė madh nė qytet.

1. Oslo

Pėr tė gjithė ata qė prisnin tė shihnin nė kėtė vend tė parė Dubain apo ndonjė kryeqendėr tjetėr ekzotike, ėshtė kryeqyteti i Oslos ai qė ka ēmimet mė tė shtrenjta nė botė pėr turistėt. Vendasit kanė ndėr pagat mė tė larta nė botė, ndėrsa Norvegjia ėshtė vendi i tretė me standartin mė tė lartė nė planet, pas Luksemburgut dhe Katarit. Nėse ju pihet ujė nė Oslo, pėrgatituni qė pėr njė shishe gjysmė litėrshe pa gaz, tė paguani gjashtė dollarė.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė Empty Re: 15 qytetet mė tė shtrenjta nė botė

Mesazh nga Vizitor Mon Dec 17, 2012 8:39 pm

14. Nju Jork

I njohur pėr Mannhatanin, rrugėt shumėngjyrėshe, restorantet e shumėllojshme dhe diversitetin kultutor, Nju Jorku mbetet njė prej qendrave mė tė shtrenjta nė botė, ndonėse kriza e dollarit e ka zbritur atė nė vendin e 14, prej vendit tė gjashtė.
vdes x ket qytet

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi