♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dėshmitarja e vdekur

Shko poshtė

Dėshmitarja e vdekur Empty Dėshmitarja e vdekur

Mesazh nga Agideba Sun Mar 18, 2012 4:37 am

Dėshmitarja e vdekur
Tregim
Agim Bacelli

Isha nė zyrė. Ora po shkonte drejt mesnatės por i pafuqishėm tė zbulonja njė vrasje enigmė, zura kokėn me duar dhe po mendohesha ta mbyllja ēėshtjen si dėshtak. Tėrė inat pėrplasa grushtin mbi tavolinė dhe i thashė vetes, "Hajvan! Vritet njė vajzė e pafajshme; mė parė pėrdhunohet dhe mbytet sikur tė ishte njė zog pule dhe ku pa? nė njė qytezė kaq tė vogėl me tetė mijė banorė dhe, ti s'je nė gjendje ta zbulosh! Dėshtak!"
Mė vinte inat sa ta mbysja veten. U bė viti dhe asnjė shėnjė, asnjė e dhėnė, asnjė dėshmitar! Tė gjithė mė thanė ta mbyllja ēėshtjen. Solla nėpėr mėndje tėrė huliganėt e qytetit bashkė mė shokėt e saj dhe bile, atyre u morėm ADN, rezultati ishte zero! E bėra kėtė pasi kisha dhe ADN e vrasėsit qė e morėm nga njė copė lėkurė nėn njė thua tė viktimės.
Vajza e re, Rina K. ishte konviktore tek shkolla ekonomike e qytetit. Ajo kishte erdhur nga Mirdita.
Vrasja ishte bėrė diku tjetėr dhe trupi i saj ishte hedhur prapa konviktit, mes disa ferrave qė tė dukejs sikur kishte rėnė nga dritarja. Si vallė se ka dėgjuar askush?! Qindra nxėnės, bile kujdestarin bashkė me rojen e konviktit i mora nė hetim. Askush s'kishte parė dhe dėgjuar asgjė. E ēuditshme!
Ndjehesha shumė i lodhur. I nervozuar. Ndeza njė cigare pėr t’u qetsuar. Mendova ta pi cigaren pastaj tė nisem pėr shtėpi dhe ti jap fund kėsaj torture. U ngrita dhe shkova tek paqyra e banjės dhe pashė fytyrėn time. E pėshtyva duke i thėnė, i paafte! Palo burrė! Po tėrhiqesh o kapitullant edepsėz?! O Zot, pse nuk na ke dyzuar qė tė kisha mundėsi ta shqepja njėrin nga vetja ime ne dru sonte?! U ktheva nė karrigen time, nė atė tė ‘dėshtakut’, dhe po mendoja ta mbyllja ēėshtjen se po ēmėndesha.
Befas mu duk sikur dėgjova njė rrokullimė tė pazakonshme nė dysheme pastaj pashė se u fik drita e zyrės. Nuk u ngrita. Na plasėn me kėto ndėrprerje dritash, mendova. U bėnė vite dhe asnjė qeveri si rregulloi qė nuk i rregulloi dot. Njė fėrfėllitje e lehtė, sikur zvarritej dikush, u dėgjua pėrsėri nėpėr zyrė. Ishte era. Kisha harruar dritaren hapur. Kisha ndjesinė se dikush hyri nė zyrė.
"Kush ėshtė?" Asnjė pėrgjigje. "Kush ėshtė aty?" bėrtita mė fortė.
Mu duk se lėvizi tavolina ime.
"Kush mutin ka hyrė kėtu pa lejėn time? Pėrgjigju se ti hodha trutė nė erė!" dhe vura dorėn tek koburja.
"Shef mos u nxeh. Jam unė...!"
Ishte zė femre. Ne s'kishim femra nė polici nė atė orė, nė mes tė natės!
Lėviza nga vėndi dhe s'dija se ē’far tė bėja. Ndjeva frikė dhe pafuqi. Kush vallė tė ishte kjo femėr?!
"Ndriēoni fytyrėn" thashė vetvetiu dhe qita pistoletėn, siē na kishin mėsuar nė shkollė por jo nė kėsi rastesh. Njė dritė e bardhė nė jeshille filloi tė hapet nė qendėr tė dhomės. Dallova njė vajzė tė re. "Kush jeni dhe ē’far doni? Si hytė kėtu?!" i thashė kėto sigurisht duke u dredhur nga frika.
"Shef Pirro, mos u shqetsoni. Ju lutem mė dėgjoni. Jam Rina, Rina qė ėshtė vrarė para njė viti. Mos u trembni. Erdha si dėshmi pėr ju. S'mund ti duroja dot tėrė ato pėrpjekje tuajat pėr tė zbuluar vrasjen time. Po ashtu, s'mund ta duroj dot as atė vrasės qė tallet me tėrė qytetin dhe me ju."
U trondita. Paniku mė mbėrtheu si ngėrē dhe as zėrin se qisja dot. Ishte tamam ajo, siē e kisha parė nėpėr fotot. Rina hapi pėrsėri gojėn:
"Shef, mo u trembni. Kam erdhur t'ju ndihmoj. Mė vjen keq pėr ju. Ju lutem qetsohuni. Jam Rina. Shikomė! Jam si nė fotot qė ju keni nė dosje? Ja, flokėt e zez kacurela, prerė shkurt. Ja bluza e verdhė qė kisha veshur atė ditė...Ja dhe fundi i kuq e ēorapet e bardha me sandalet kafe...Shikomėni ju lutem edhe qafėn...Akoma ėshtė po ajo qafė e ndrydhur dhe e nxirrė nga shtėrngimi i vrasėsit... Njė grusht tė fuqishėm kam marrė dhe nė stomak...E di qė mezi prisni tė mėsoni vrasėsin. Mos u ēuditni. Vrasėsi im ėshtė vetė kryetari i gjykatės sė qarkut. Atė mbrėmje ai mė pa tek kinkaleria pėrballė shtėpisė sė tij ndėrsa po blija disa fletore dhe kisha dalė pa i thėnė askujt. Ai, mostra, ishte nė dritare dhe me dha njė pėrshėndetje me dorė tė cilėn unė ja ktheva me njė buzėqeshje. Ne njiheshim edhe mė parė se ai ėshtė mirditor si unė. Pas pak mė erdhi njė djalė i ri qė nuk e njihja dhe mė tha se mė kėrkonte kryetari. Shkova pa e vrarė shumė mėndjen pasi ky gjykatės ėshtė nė moshėn e babit tim. Atje…ndodhi ajo qė ndodhi tė cilėn nuk kam dėshirė t‘jua tregoj. AND-ja e nxjerrė nga lėkura e tij qė gjendej tek thonjtė e mija ėshtė e tij…Shkoni dhe provojeni."

Fantazma u zhduk. Ngela i pataksur. Po mendoja nėse gjithėēka pashė dhe dėgjova ishte pjellė e fantazisė sime apo ishte vėrtetė njė realitet?!

Atė natė nuk fjeta fare. Ja tregova gruas, edhe ajo nuk fjeti. Mezi prisnja tė nesėrmen pėr tė bėrė provėn e ADN-sė. Gruaja pėr tėrė natėn u mundua tė mė mbushte mėndjen se kam qėnė nė gjumė pas tėrė asaj lodhje dhe se kryetari i gjykatės ėshtė burrė shumė i mirė. Unė e di nėse isha apo nuk isha nė gjumė dhe s’kam ndėrmėnd tė dėgjoj anjė njeri. Por, ndoshta isha edhe nė gjumė! Hajde dhe gjeje tė vėrtetėn. Pamvarsisht se pėrsa dėgjova isha apo jo tėrėsisht i bindur se mė kishte folur vetė viktima dhe se vrasėsi ėshtė po ai, vendosa tė hetoj nė atė pistė. Oh Zot, ēfar ngjet nganjėherė me ne! Se kuptojmė dot ku ėshtė realiteti dhe ku ėshtė fantazia!

Kryetarit tė gjykatės i qėndrova prapa, siē i themi ne. Vura njė njeri pėr ta kontrolluar edhe nė hale siē i thonė fjalės.
Agjenti im mė raportoi midis shumė thėnieve tė krygjykatsit edhe kėtė shprehje tė tij tek e cila u ndala, "Unė s'para lexoj prozė artistike por njė tregim, 'La Petite Roque' i cili nė shqip ėshtė pėrkthyer me titullin,'Vajza e Rokes' mė ka ngelur nė mėndje..."
Edhe unė e kisha lexuar atė tregim ku njė gjykatės frances, mbi njė shekull mė parė, vret njė vajzė 13 vjeēe pasi e pėrdhunoi. Kjo vrasje e bėri atė gjykats qė tė vrasė veten. Thėnia mė dukej njė paralelizėm me vrasjen e tij. U futa nė mendime.

Pasi piva dy kafe tė forta njėrėn pas tjetrės qė tė mos mė zinte ditėn gjumi u nisa pėrsėri nė punė. Dhashė urdhėr ti bėhej ADN-ja kryetarit tė gjykatės. Pėr kėtė gjė dėrgova jo specialistin e kriminalistikės por njė dentist, mik i imi, i cili e kreu porosinė pėr bukuri pa u kuptuar dhe materialin e marrė nga goja e tij ma solli mua sipas udhėzimeve qė i kisha dhėnė. Veprova kėshtu pasi kryetari mund tė diktonte hetimin tim dhe mund tė ja mbathte gjėkundi apo mė keq tė hidhej nė sulm kundėr meje dhe mbase mė pushonte nga puna pasi drejtorin e policisė e ka mikun e vet. Pasi e futėm nė laborator materialin e marrė nga kryegjykatėsi, doli se lėkura nė thoin e viktimės i pėrkiste atij. O Zot sa u trondita! Personi vrasės ėshtė kryetari i gjykatės sė qarkut. Fantazma e Rinės mė kishte thėnė tė vėrtetėn dhe unė s’kisha qėnė nė gjumė. Le tė mblidhet tėrė bota dhe tė mė thonė se kjo s’ ėshtė e vėrtetė, unė, pėrsa mė ndodhi, do ta besoj tėrėsisht.
Thashė se mė nė fund do tė flija rehat por s’munda. Arrestimi i kryegjykatėsit mė gacmonte ligsht. Po jetoja vetėm me kėtė arrestim tė bujshėm. Bėra raportin pėrkatės nė dy kopje dhe me dosjen e krimit u paraqita tek shefi im.

“Zoti shef, hetimi mbi krimin e kryer vitin e kaluar ndaj njė vajze konviktore, Rinės, perfundoi me sukses. I gjithė materiali dhe provat pėrkatse janė kėtu nė dy dosje; njė pėr juve dhe njė pėr Prokurorinė e Qarkut. Kėrkoj lėshimin e urdhėr arrestit nga prokuroria pėr vrasėsin.”

“Tė lumtė! Ke bėrė njė punė tė lavdėrueshme. Mė parė se tė shikoj dosjen do tė bėjmė diēka tjetėr qė nuk pret. Dosja kėtu ėshtė dhe pret. Nė lagjen Liria mbrėmė ėshtė thyer njė dyqan, pikėrisht dyqani qė gjendet buze lumit Drin. Unė mendova se mė mirė se ti askush s’ mund ta bėjė kėtė detyrė. Dua tė gjendet hajduti sa mė parė tė jetė e mundur. Hetimi tė fillojė qysh tani. Paē fat!”

U ngrit nga vėndi dhe mė ra shpatullave pastaj mė zgjati njė letėr ku ishin shėnuar denoncimi dhe disa dyshime. U mėrzita aq shumė sa isha gati ti bija me grusht turinjve. Punova njė vit tė tėrė papushim duke prishur reahatine, gjumin dhe miqėsinė dhe ja, ky me mospėrfillje mė jep njė urdhėr tjetėr pa pėrfunduar ēėshtja e nisur!
“Zoti shef! S’mundem. Jam pa gjumė dhe shumė i lodhur. Ke hetuesė tė tjerė. Tė lutem, le ta mbarojmė ēėshtjen e nisur qė tė jem i qetė pasi pėr mua arrestimi i njė vrasėsi me pushtet ka mė shumė rėndėsi sesa arrestimi i njė hajduti rrugėsh.” Desha ti thosha se mos pėrgatitet ndonjė reng me largimin tim nga ēėshtja e vrasjes sė Rinės por…ēdo gjė ishte e kotė pasi ai, shefi im, ėshtė urdhėri dhe urdhėri duhet tė zbatohet pa asnjė lloj kundėrshtimi, kėshtu na kishin mėsuar. Mora copėn e letrės dhe u largova tėrė nerva. U sorollata pa asnjė vullnet kot sė koti nė lagjen “Liria” dhe pas disa orėsh u ktheva nė shtėpi dhe u shtriva. Mė dhimbte koka. Ishte mesditė dhe gruaja, shoqja dhe kėshilltarja ime mė e mirė, mė “urdhėroi” tė pushoj disa orė dhe nė mbrėmje, kur tė ndihem mė i qetė, tė shkoj tė hetoj rastin e vjedhjes. Ajo mė bėri njė ēaj kamomili dhe mė dha edhe njė excedrin pėr lehtėsimin e dhimbjes sė kokės.
Fjeta mirė, siē duket ajo mė kishte hedhur nė ēaj edhe ndonjė qetsues dhe gjumėndjellės siē ėshtė apaurin tė cilėn e pėrdor me raste. Kur u ngrita nga gjumi ora shėnonte 5 e mbrėmjes. Kisha fjetur rreth 5 orė. Ndihesha i lehtė dhe i freskėt. Pa humbur kohė u nisa drejt detyrės.

Shkova direkt tek ura e vjetėr mbi Drin e cila ėshtė e shkatėrruar dhe jashtė pėrdorimit qė nga koha kur u bė ura e re dhe u ula diku nė binarėt e saj. Dyqanin, pjesėn e prapme, e kisha pėrballė dhe fillova ta vėshtroj me kujdes. Dielli qė po perėndonte sipėr kodrės sė Dom Mėhillit binte mbi dyqan dhe i jepte njė pamje tė bukur magjepse. Ndeza njė cigare dhe po e thithnja me shumė kėnaqėsi. Dera e pasme e dyqanit, e cila ishte lėnė si dėshmi jashtė karkasės sė derės, dukej se ishte thyer me njė mjet tė mprehtė pasi mjeti kishte lėnė disa vrima nė dėrrasėn e thyer. (Disa kryqe dėrrasash bllokonin hyrjen e pasme nė vėnd tė derės.) U ngrita dhe u afrova pėr ta parė derėn me kujdes. S’kishte dyshim qė ishte pėrdorur njė vegėl hekuri me majė. Do tė ketė qėnė njė kazmė, mendova dhe shkova dhe u ula pėrsėri tek vėndi i mėparshėm.

“Shef, tė ka humbur gjė?” dėgjova njė gollovesh tė ri nga ata qė i bėjnė tė nėntėdhjetė e nėntat.

“Hajde kėtu ti xhigit!” i thashė jevgut. Djali u afrua me pak ndroje.
“Na 1.000 lekė dhe hyr kėtu nė anė tė Drinit, nėpėr kėto ferrat dhe kallamishtet rreth e rrotull. Dua tė mė gjesh njė levė hekuri apo njė kazėm qė ėshtė hedhur atje.
“Shef dua 2.000 sepse akoma ėshtė ftohtė dhe…”
“Dakort. Na 2.000 lekė.”
“Shefo, po tė kesh 3.000 se e kam nėnėn e sėmurė dhe jam pa punė? Aq bėjnė ilaēet.”
“S’kam. Vetėm dy mijė kisha. Hajde dhe hyr ose nėmi lekėt se gjej njė tjetėr…”
S’foli fare por u zvesh lakuriq, vetėm nė brekė dhe hyri nė ujė. Ndeza njė cigare tjetėr dhe po prisnja rezultatin.
“Shefooo! Mė ler tė shkoj nė shtėpi tė marr njė palė ēizma se po mė ēahen kėmbėt?”
S’fola por edhe xhigiti s’priti lejėn time, doli dhe u nis pėr nė shtėpi. Pas pak u kthye me ēizmat nė dorė. Hyri pėrsėri nė ujė. Po kėrkonte me duar dhe me kėmbė. Ju ēa kurrizi dhe krahėt nėpėr ferra, po mė vinte keq. Ishte muaj maj por bėnte ftohtė. Mornica mė kaluan nėpėr trup dhe u drodha. Ja se si ėshtė i detyruar tė coptohet njeriu pėr dymijė lekė tė qelbura! Ndoshta dhe hajduti ka pasur familjen pa ngrėnė dhe ka qėnė i dėtyruar ta bėjė atė akt? Ndėrsa kryegjykatsi, me gruan sa njė pelė nė shtėpi, kėrkon goca tė reja nė krevat! Botė e qelbur. Pėshtyva.
“Shefooo! E gjeta.”
Ngriti lart njė kazmė tė shkurtėr me bisht hekuri. S’kisha parė kazėm aq tė lezetshme.
“Hajde kėtu xhigiti im. I ke hallall edhe 2.000 tė tjera por hajde nesėr nė darkė tek shtėpia ime tė t’i jap. Dakort?” Nga mezi e poshtė ishte bėrė i tėri baltė. Ja mora kazmėn dhe e pėrkėdhela xhigitin shpatullave tė lagura dhe tė gėrvishtura nėpėr ferra, pastaj e shtėrngova nė gjoks. Jevgu u kollit.
“Shko dhe bėj njė ēaj tė ngrohtė.” Ai s’foli dhe u largua me vrap.

Me kazmėn nė dorė hyra nė lagjen “Liria”. Eca pėrgjatė lagjes pa patur ndonjė ide se ēfar mund tė bėja me tė. Po mendoja se kjo kazmė ėshtė mjeti qė ka thyer derėn e dyqanit dhe se hajduti, pasi ka kryer punė, e ka flakur atė sepse s’mund ta mbante dot me vete kur kishte tėrė atė mall tė vjedhur.
E kujt tė jetė vallė kjo kazmė? Mendova tė pyes. Trokita nė njė derė tė cilėn e hapi njė jevgė plakė.
“Nėne, a e di ti se e kujt ėshtė kjo kazma? E gjeta ja aty nė rrugė…Mbase e kanė humbur.”

“Nuk di gja nana o bir po ja tė pys nusėn. Prit o ēun.”
Nė derė u dha nusja e cila mė pa me njėfarė pėrēmimi pasi isha i lagur dhe me baltė nga xhigiti qė gjeti kazmėn.

“Pyet Rukijen, komshijen tonė nė derėn tjetėr nga e majta se ajo di gjithėēka nė kėtė lagje”, tha ftohtė gruaja.

Trokita tek dera e Rukijes. Nė derė u dha njė mesogrua topolake dhe llafazane.
“Urnoni zotėri! ē’ju ka mundu me ardh nė kėt sahat? Doni nonjė fall? Doni me dit jetėn tuj? Mos je burrė brinoē? Apo ju mundojnė shefat a?”
“Zonjė e nderuar, desha tė di se e kujt ėshtė kjo kazmė qė e gjeta aty nė rrugė? Mbase ju duhet atyre qė e kanė humbur…”

“Afronu pak. Uau, po kėt kazmė e njofim tė gjithė, ėshtė e Rizait, e njeh ti Rizanė?”

“Jo nuk e njoh”, gėnjeva.

“Riza kolerėn qi s’le dy gurė tok. Na i thomi Riza Lopata pse ai mban me vet nji lopatė tė shkurtėn me bisht hekuni, ja si kjo kazma. Rėmon me tė. Rėmon thnellė…”

“Ēfar rėmon?”

“Mutin e Baloshit. Hahahaaaaaaaa…”

“Po ku e ka shtėpinė ky Riza Lopata?” bėra sikur se dija.

“Ja, atje tej. Atė shpin e madhe qi ndriēon si me qėnė hafsie.”

“Faleminderit zonjė e nderuar.”

“Me nder kjofsh. Po hajde gaxho kur tė mbaroē punė tė shtie nji fall e tė tregoj ene zorrėt e barkut tat…”

Nuk ju pėrgjigja por eca drejt shtėpisė sė Rizait, tė cilin e njihja. Trokita nė derė. Doli gruaja e tij, e pyeta nėse ishte kazma e tyre dhe ajo mė tha, “po” dhe e mori duke mė falenderuar. Ika nė shtėpi.

Mezi prita tė nesėrmen. Sapo fillova punėn dėrgova njė polic pėr ta thirrur Rizain pėr njė “bisedė pune“. E bėra kėtė nė kundėrshtim me rregulloren e hetimit. Kazma nuk ishte njė provė por isha i bindur qė Rizai ishte vjedhėsi pasi ai ishte i dyshuar nė disa vjedhje nė qytet. Nė fund tė fundit, kisha bindjen e plotė, Rizai ishte njė hajdut. E njihja mirė sepse e kisha patur dikur informator. Por, nga qė e njihja e prisnja erdhjen e tij me frikė tė dyfishtė, e para frikė ishte se ai mbase nuk do tė vinte dhe e dyta, nėse vinte, mund tė bėnte njė kallzim penal kundėr meje…Njerzit i kishte zgjuar e djallėzuar demokracia, s‘mund tė bėnim me ta ē‘far deshėm siē bėnim mė parė. Ndjeja njė boshllėk dhe mėrziti. Prita tėrė ankth. Megjithė kėtė ndjenjė, nga mėndja dhe shpirti im akoma bluhej ēėshtja “Rina”, dhe fantazma e saj e shfaqur disa ditė mė parė, nuk mė largohej nga tėrė qėnia ime. Desha me ēdo kusht tė purfundonte sa mė parė ēėshtja e vjedhjes sė dyqanit qė mė pas tė pėrfundoja atė kryesoren, arrestimin e Ded Rrokut. Kjo ishte dhe arsyeja qė unė shkela shumė rregulla pėr ta pėrfunduar...

Rizai erdhi. Dukej i qetė dhe s’tė linte aspak tė dyshoje. Mjeshtėr kalibri mashtrimi. I thashė policit tė dilte jashtė.

“Xake! Isha dje tek shtėpia jote, besoj se tė thanė…”

“Jo, s’mė thanė gja!”

“Xake, tė kam mik, ti e di kėtė. Tė hymė drejt e nė temė. Shko nė shtėpi, merr gjithėēka ke vjedhur tek dyqani buzė Drinit dhe mi sill mua kėtu!”

“Shef!…”

“Mos fol dhe mos mė thuaj asgjė. Je nė besėn time. Mjafton tė mė sjellėsh mallin e vjedhur dhe gjithėēka do tė mbyllet. Pėrndryshe…Ky ėshtė favor qė unė tė bėj pėr shėrbimet qė mė ke bėrė. Shko tani dhe mos u mendo hiē. Silli tėra ato gjėra qė ke vjedhur dhe kaq. Ti do tė jesh i lirė. Dua tė mė premtosh qė tė mos vjedhėsh mė. Ik tani!”

“Shef…”

“Nisu! Kur tė kthehesh do bisedojmė..Hajt, nisu!”

Po mendoja po sikur tė mos jetė Rizai hajdut? Do vihem para pėrgjegjėsisė dhe ndoshta mund tė mė lirojnė pasi mė kanė marrė me sy tė keq. Le tė mė lirojnė, nuk do tė vdes. Do shkoj nė vendin tim e do rroj si do rroj. Mė vjen keq vetėm pėr ēėshtjen “Rina” qė s’do pėrfundojė dhe vrasėsi do kapardiset nėpėr kafene duke treguar barsaleta, ndoshta edhe pėr mua. (!!) Pse mos kėkoj ndihmėn e vet fantazmės Rina?!

Riza Lopata u kthye nė brėmje dhe mua mė lajmėruan kur isha nė shtėpi tė paraqitesha tek hetusia. Kur mbrita pashė Rizain me makinėn e tij BMW qė mė priste jashtė oborrit tė ndėrtesės sė hetuesisė.

“Shef, ajo ‘plaēka’ ėshtė gati.”

“Bravo! Do ta futim nė zyrėn time. Hajde mė ndihmo.”

“Jo, jo. S’kam kohė. Po e le kėtu dhe fute me shokėt e tu.”

“Si ajo lopa e mirė e mbushe kovėn plotė me qumėsht dhe tani kėrkon ta derdhėsh me shqelm! Hajde dy minuta ta futim bashkė. Nuk dua tė pėrzihet askush nė kėtė mesele.”

Filluam tė dy ti futim thasėt nė zyrė. Kur mbaruam i dhashė urdhėr policit roje qė ta arrestonte Riza Lopatėn. S’kisha se ē’far tė bėja ndryshe!

Tė nesėrmen qė nė mėngjez i raportova nė zyrėn e tij shefit tim, Lek Gjon Lekės se hajduti i dyqanit u kap. Ai ngeli i ēuditur pėr shpejtėsinė dhe qetėsinė me tė cilėn e kisha kryer.

“S’pate nevojė aspak pėr ndihmėn tonė?” Mė pyeti tepėr i habitur.

“Ndihma juaj shef, mė duhet pėr ēėshtjen ‘Rina’. E lexove dosjen? Kėrkoj arrestimin e Ded Rrokut, kryetarit tė gjykatės sė qarkut. Pėr mua ai ėshtė vrasėsi i Rinės.” Lek Gjon Leka krojti kokėn dhe mė foli nėpėr dhėmbė.

“I dashur Pirro. Bėj durim. Kam raportuar tek prokurori i qarkut dhe tek drejtori i rendit, ky i fundit, ka raportuar lartė nė qeveri dhe ata presim udhėzime. Kaq ishte puna jonė.”

“Udhėzime pėr ēfar?! Pėr ta arrestuar ėshtė nė kopetencėn prokurorisė! Pėrse duhet urdhėri?!” i thashė jo pak i nxehur. Nuk e pėrmbajta dot vetėn. Isha nė kulmin e nervave. Pėrplasa derėn dhe ika nė zyrėn time. Pas pak mė vjen shefi nė zyrė dhe qėndroi njė copė herė pa folur pėrballė meje. As unė nuk i fola. Mė dukej i rėnė; dukej si njė qen i rrahur, si njė fajtor, si njė legen burrė dhe jo si shef hetuesie!

“Pėrse duhet tė raportonin lartė xhanėm pėr arrestimin?! Kėtė se kuptoj!”

“Pirro i mirė. Pirro i Epirit. Tė kam zili pėr guxmin, pamvarsinė dhe pėr zotėsinė nė punė. S’ta kam bėrė kurrė qefin por ja erdhi dita ta them me plotė gojėn se je po aq i madh sa Pirrua i lashtė me tė cilin ne mburremi.”

E mbylli derėn me kujdes dhe e kontrolloi dhe njė herė nėse e kishte mbyllur mirė.

“Pirro i dashur. Nuk je vetėm ti nė hall por jam dhe unė, nė mos mė keq se ty.”
Mori njė karrike dhe u ul pėrballė meje.

“Si nuk u bėmė tamam shtet, njėherė tė paktėn! Tėrė jetėn indvividė apo grupe klanesh kanė drejtuar kėtė vėnd tė mallkuar. Ata qė ngjiten pėrpjetė nėpėrmjet shpatullave tona duan qė tė mos zbresin kurrė tatėpjetė. Do tė mbahen atje me thonjė e dhėmbė, qoftė edhe sikur shpinat tona tė shėmben krejt! Ata do tė kacaviren si lakuriq nate nėpėr tavanin e Kupolės dhe me antenat e tyre ruajnė edhe minjtė haleve sepse ju duhen pėr ushqim. Pa kopenė e minjve s‘rrojnė dot…”

Nuk po e kuptoja fare por nuk fola. Desha qė ai ta mbaronte mendimin por ai ndrroi temė.

“S’tė pyeta sesi munde ta zbulosh vrasėsin e Rinės? Ishin marrė tėrė masat qė ajo vrasje tė mos zbulohej kurrė! Si vallė munde? Ma trego pak tė lutem?”
I tregova takimin me fantazmėn e Rinės. Nuk u ēudit dhe as nuk reagoi.

“Kur i thashė drejtorit tė rendit pėr mundėsinė e arrestimit tė Dedės, ai ma preu shkurt se arrestimi nuk do tė bėhet pa marrė pėlqimin e Ministrit tė Rendit! Kur e pyeta pse, mė tha se Deda ėshtė baxhanak i ministrit. Ky miratim akoma nuk po vjen dhe kam frikė se nuk do tė vijė kurrė.”

“Po sikur ta arrestojmė pa i marrė lejė atij? Ne e kemi kėtė tė drejtė. Marrja e lejės nga minstri pėr arrestimin ėshtė e pa drejtė.”

“Ne s’mund ta bėjmė kėtė gjė sepse na duhet policia dhe ajo nuk e bėn pasi policia nuk vepron me urdhėrin tonė por me urdhrin e shefit tė policisė ose tė drejtorit tė rendit. Ti e di kėtė gjė.”

E pashė se Lek Gjok Leka ishte nė hall vėrtetė. Hetusia dhe policia janė tė ndara dhe veprojnė vetėm nė bazė tė njė marveshje tė pėrbashkėt. Ne s’kishim forca pėr ta bėrė kėtė gjė. Mė lindi nė kokė njė ide. Do kėrkoj tė bėhet arrestimi nė fshehtėsi gjatė shėrbimit tim duke kordinuar me njė shokun tim tė besės nė polici.

Rrasti erdhi dhe unė, nė bazė tė provave tė mjaftueshme i kėrkova mikut qė ishte edhe ai me shėrbim nė polici nė detyrėn e shefit operativ, arrestimin e Ded Rrokut. Miku e pranoi me kėnaqėsi dhe nisi menjėherė dy policė pėr ta arrestuar. Policėve ju dha urdhėri tė mbanin lidhje edhe me mua gjatė tėrė kohės.

“Valbona njė, Valbona njė, si mė dėgjon?” ishte zėri i njėrit prej policėve tė detyrės pėr arrestimin e kryetarit.

“Ju dėgjoj shumė mirė Skifteri”, ju pėrgjigja.

“Valbona njė, jemi nė spital. Zogu i natės ka thyer kėmbėn gjatė tentativės pėr fluturim. Si tė veprojmė?”

“Mė prisni mua atje. Po vij.”

Shkova nė spital. Ded Rroku gjatė tentativės pėr ikje nga shtėpia, kishte kėrcyer nga ballkoni i katit tė dytė dhe kishte thyer kėmbėn. Ishte nė dhimbje tė tmerrshme. Ja dhe kjo, mendova, ėshtė njė provė e qartė e fajsis sė tij. S’munda dot ta pyesja pasi po lebetitėte nga dhimbjet. U lashė detyrė dy policėve ta ruanin dhe ika. Mora nė telefon shefin e policisė operative dhe i raportova pėr ngjarjen tė cilėn edhe ai e kishte ndjekur. Ai mė ftoi pėr kafe.

“Pirro, mė vjen keq pėr ty. Nuk ēajmė dot. Sapo mė mori nė telefon drejtori dhe mė dha urdhėr tė ndėrpres veprimet ndaj Ded Rrokut! Ishte shumė i nxehur por unė as dua tė di nga kjo. E di, jam nė rregull dhe ai ėshtė gabim por…Problemi ėshtė se kush do tė fitojė; Drejtėsia apo Padrejtėsia?! Kjo nuk dihet. Sipas eksperiencės simne, mė e fortė eshtė Padrejtėsia pasi Drejtėsia ėshtė njerzore dhe epet, tolerohet, ajo arsyeton, ndjen, fal dhe hap rrugė…ndėrsa Padrejtėsia ēalon nga ēdo gjė njerzore. Kurrė, kurrė ajo s‘ hap rrugė.”

“Mė vjen keq qė tė futa dhe ty nė kėtė valle shtriganėsh. Fundja, zbatoje urdhėrin dhe tėrhiqi policėt. Unė do shkoj vetė ta ruaj Ded Rrokun nė spital.”

“Jo! Le tė fitojmė tė dy ose le tė humbasim tė dy. S’tė le vetėm.”

Ndėrsa ne bisedonim, nė zyrėn e shefit operativ hyri drejtori si erė e marrė dhe ju drejtua shokut tim nė detyrė.

“Si mund tė bėsh ti njė arrestim pa mė vėnė mua nė dijeni?! Ore po ti paske qėnė axhami! Nga ky hetues i merr ti urdhėrat?” dhe tregoi me gisht e me pėrēmim nga unė.

“Zoti drejtor! Mbaje gojėn e mos mė fyej sepse jam nė krye tė detyrės dhe ti shporru jashtė! Jashtė! Sot jam unė drejtor. Shporru!”
U nxeh miku im. I dha njė tė shtyrė duke e nxjerrė jashtė dhe ja mbylli derėn. Nuk e dija kaq trim. U ndjeva krenar per mikun.

“Nxirri ato cigaret ta ndezim.”
Ai se pinte duhanin.

Ja zgjata paqetėn dhe ai me duart qė i dridheshin e mori nje cigare dhe e vuri nė buzė por nga nervat nuk po e ndizte dot. Ja ndeza unė.

U hap dera dhe nė prag u dha pėrsėri drejtori.

“Zoti M. dua tė bisedojmė shtruar. Le tė jetė dhe zoti Pirro, s’kemi sekrete.”
Zėri i tij dukej i shtruar dhe i zbutur.

“Ne vėrtetė jemi nė detyrė por nė radhė tė parė jemi njerėz dhe veprojmė nė bazė tė normave dhe moralit njerzor. Ne s’mund tė bėjmė skandale dhe tė rrezikojmė pushtetin…, pėrkundrazi detyra jonė ėshtė ta mbrojmė pushtetin cilido qoftė ai pushtet.”

“Mė falni zoti Baki Kurvafa qė po ndėrhyj unė - i thashė - Ju jeni totalisht gabim edhe nė ato qė thoni. Ne s’po krijojmė skandale kundėr pushtet por po dėnojmė skandale nė pushtet. Kryegjyqtari, zoti Ded Rroku ka vrarė njė vajzė tė pafajshme tė cilėn mė parė e ka pėrdhunuar dhe akoma ėshtė i lirė tė pėrdhunojė apo vrasė ndonjė tjetėr, ndoshta edhe ndonjė nga tė mijat apo tė tuat... Provat janė tė padiskutueshme sepse janė tepėr tė sakta. Mos arrestimi i tij ėshtė skandal dhe kushdo qė do ta pengojė arrestimin do pėrballet me ligjin. Hetuesia nė bashkėpunim me prokurorinė kėrkojnė nga ju ndihmėn pėr arrestimin e tij… Doni ju zoti drejtor ta arrestoni fajtorin apo jo? Kjo ėshtė ēėshtja.”

“Sigurisht qė dua por…mė parė dua pėrgjigjen nga lart ku kam raportuar.”

“Me ē’ tė drejtė keni raportuar lart? ndėrhyri M., miku im. Apo nga qė e dini se Deda ėshtė baxhanak i Ministrit tė Rendit Publik? E drejta juaj ėshtė zbatimi i vendimit tė prokurorisė sė rrethit pėr arrestimin e tij. Kopetenca juaj ėshtė ta arrestoni dhe jo ta raportoni. Ky ėshtė skandali zoti drejtor. Fjala e fundit, doni apo nuk doni tė firmosni fletarrestin e tė dyshuarit Ded Rroku?”

“Le tė bisedojm nesėr kur tė jemi nė punė dhe tė kemi mundėsinė e vulės pasi sot nuk mund ta thėrresim sekretaren…”

Ai doli nga zyra e shėrbimit.

“Si thua, e pyeta mikun, do ta lėshojė urdhėr arrestin apo jo?”

“Nuk i zė besė. Do ta zvarritė ashtu siē edhe foli kėtu…”

Tė nesėrmen M. mė mori nė telefon.

“Pirro, Bakiu mė tha se do tė vendosim pėr arrestimin kur Ded Rroku tė dalė nga spitali. Tė thashė? E njoh kėtė burrė kurvė, ashtu sic edhe ka mbiemrin.”

U luta me ditė tė tėra tė mė dilte nė takim fantazma dhe mė nė fund, njė natė von ajo erdhi pėrsėri nė zyrėn time.

“Pirro, mė vjen keq. E shoh se ėshtė shumė e vėshtirė tė zbatohet ligji tek ju dhe…, fatkeqėsisht kėshtu ka pėr tė qėnė edhe pėr njė kohė tė gjatė. Mos u mėrzit. Njerzit e drejtė duhet tė paguajnė pėr padrejtėsinė e tė padrejtėve. A nuk pagoi Jezusi pėr tėrė tė liqtė e botės?! Pėr t’ju shpėtuar juve nga kjo situatė, qė tė mos e paguani juve nė vėnd tė Ded Rrokut, siē ndodh rėndom, le tė shpresojmė qė ai tė vrasė veten.”

Dėgjova fėshfėrimėn e largimit tė saj.

“Rina! Rina! Rina!“ bėrtita por s’ mora asnjė pėrgjigje pėrveē jehonės sė zėrit tim

Agideba

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 18/03/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi