♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vatra, 100 vjet pas krijimit nė Boston

Shko poshtė

Vatra, 100 vjet pas krijimit nė Boston  Empty Vatra, 100 vjet pas krijimit nė Boston

Mesazh nga Ylli Wed Mar 14, 2012 8:48 am

Vatra, 100 vjet pas krijimit nė Boston  F.0313190602916_m

Njė grup veprimtarėsh nga Bostoni po pėrpiqen tė vendosin njė pllakė pėrkujtimore nė vendin ku u themelua Vatra, organizata panshqiptare e Amerikės, e cila kėtė vit mbush 100 vjet.

Nė kėtė vit jubilar, veprimtarėt e Vatrės kujtojnė rrugėn e saj tė gjatė dhe reflektojnė pėr rolin qė ata mendojnė se kjo organizatė mund tė luajė nė tė ardhmen.

Nė vitin 1912, nė rrugėn Tremont tė Bostonit, nė ndėrtesėn me numėr 227, ka qenė njė kishė, nė sallėn e sė cilės disa shoqata emigrantėsh shqiptarė u bashkuan nė njė federatė, duke themeluar Vatrėn, organizatėn mė tė madhe tė shqiptarėve tė Amerikės.

Van Kristo, aktivist i komunitetit, tregon se zonės i janė shtuar ndėrtesa tė reja dhe shumė pak ka mbetur nga pamja e dikurshme e rrugės. Kristo, i cili ka patur njė biznes reklamash dhe tani shkruan pėr blogun me emrin Frosina, thotė se Fan Noli, Faik Konica dhe patriotėt e tjerė meritojnė respektin e vazhdueshėm tė tė gjithė shqiptarėve nė SHBA si dhe kudo tjetėr nė botė, pėr atė qė bėnė nė Amerikė sidomos nė Boston.

Sot, Bostoni nuk ėshtė mė qendra e Vatrės. Disa dekada mė parė, zyrat e organizatės u zhvendosėn nė New York, me arsyen se atje jeton njė numėr i madh i shqiptarėve tė Amerikės. Por aktivistėt e Bostonit duan ta pėrkujtojnė historinė e lindjes sė Vatrės me njė pllakė pėrkujtimore qė duan tė vendosin aty ku u krijua Federata Panshqiptare. /voa/Telegrafi/
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi