♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie

2 posters

Shko poshtė

Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie Empty Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie

Mesazh nga MONDI Tue Jan 24, 2012 8:29 am

Ajo mban “ēelėsat” e Burgut 325 kėtu nė kryeqytet. Prej katėr vitesh nė postin e drejtoreshės sė kėtij institucioni, Irena Ēelaj tregon detaje interesante pėr aspektin profesional tė pėrditshmėrisė sė saj. Vėshtirėsitė e punės me tė burgosurit, e etiketuar si njė kategori shoqėrore e rrezikshme, nuk e bėjnė atė tė akullt pėrballė rasteve njerėzore tė nėnave qė kėrkojnė ndihmė, …
… tė grave nė prag tė lirimit qė e kanė thuajse tė pamundur tė rimarrin ritmin e jetės normale, sikundėr edhe femra tė moshuara, qė lėngojnė mes dhimbjeve nė shtretėrit e sėmundjeve. Pėr Irenėn, qė nė krye tė herės kjo detyrė e propozuar ishte sfidė, sikundėr vazhdon tė jetė edhe sot, pas katėr vitesh nė kėtė post.
Propozimin pėr tė drejtuar njė prej burgjeve kryesore tė kryeqytetit, qė nė krye tė herės e quajti sfidė. Ishte thuajse 30 vjeēe dhe, pėrpos formimit profesional e eksperiencės gati 10- vjeēare tė punės, pikėpyetjet qė i vardiseshin nė kokė ishin tė shumta. Institucione tė tilla siē janė burgjet, ku bėhet fjalė pėr ēėshtje sigurie tė mirėfilltė, mundėsi arratisjeje, pėr pėrgjegjėsi absolute kundrejt njė kategorie tė caktuar shoqėrore siē janė edhe shkelėsit e ligjit, e ndėrlikonin edhe mė tej dilemėn e Irena Ēelajt pėr t’iu pėrgjigjur pozitivisht propozimit tė ri tė punės. Por sfidat mbeten sfida, dhe risku ėshtė i dykahshėm. E ulur prej katėr vitesh nė postin e drejtoreshės sė Burgut 325, kėtu nė Tiranė, apo i cilėsuar ndryshe si burgu i grave pėr Irenėn, asnjė ditė nuk i ngjan tjetrės pėr nga dinamika e zhvillimeve apo problematikat e ndryshme qė mbartin tė dėnuarat brenda dyerve tė qelive. “Tė menaxhosh njė staf pune prej 122 vetash, njė grup tė dėnuarish prej 170 personash dhe njė buxhet afro njė miliard lekė, nuk ėshtė njė sipėrmarrje e lehtė. Drejtimi i kėtij institucioni, qė protagonistė tė tij ka njė kategori shoqėrore problematike, tė cilėt kanė kryer vepra tė ndryshme penale, e vėshtirėson edhe mė tej punėn. Por mundohem tė jem sa mė pranė tyre, duke dėgjuar vėshtirėsitė qė kanė, njihem nga afėr me nevojat e tyre, takoj familjarė e tė afėrm qė shprehin kėrkesa tė ndryshme, tė cilat nė varėsi tė

Irina Ēelaj, Foto: Vlasov Sulaj
rregullave tė institucionit herė plotėsohen e herė jo. Pėrpos tė gjithave, mua mė pėlqen vėrtet pėrditshmėria e punės sime”, tregon Irena Ēelaj. Gjithnjė ėshtė menduar se institucione tė kėsaj natyre drejtohen nga meshkuj. Jo pa arsye, nė fillim tė detyrės sė re ajo ėshtė pėrballur me reagime skeptike qoftė nga pėrfaqėsues shtetėrorė apo familjarė tė tė dėnuarve, tė cilėt habinė e tyre e kanė shoqėruar me pyetjen se si ka mundėsi qė njė vajzė e re merr pėrsipėr njė punė me kaq pėrgjegjėsi. Pėrballja me njerėz qė kanė shkelur ligjin e qė janė njė kategori e rrezikshme pėr shoqėrinė, e ndėrlikon edhe mė specifikėn e punės sė drejtoreshės sė Burgut 325 nė Tiranė.
Ditėt e ngarkuara emocionalisht
Mes normalitetit tė ditėve tė saj, mund tė ndodhė qė tė realizojė edhe 30 takime nė ditė me tė dėnuarat brenda qelive. Nėna tė reja, qė kėrkojnė mė lot nė sy tė takohen me fėmijėt e tyre, tė tjera qė ankohen se tė afėrmit i kanė braktisur apo gra tė tjera nė prag tė lirimit qė kanė frikė tė rimarrin ritmet e jetės, pikėrisht pėr shkak tė “damkės” qė i identifikon si ish tė burgosura. “Puna nė burgje ėshtė tepėr e vėshtirė, sepse ka ngarkesė tė madhe emocionale. Kjo ėshtė arsyeja se pse kėsi institucionesh kanė riskun mė tė lartė tė konsumimit profesional. Duke qenė femėr, nuk mund tė tregohem e akullt pėrballė problemeve qė ato kanė. Shpesh ndiej keqardhje, dhe pse jo pafuqi pėr t’i ndihmuar qė ato t’i rikthehen jetės normale”. Irena e ka tė pamundur tė shkulė nga kujtesa rastin e pak javėve mė parė, kur njė nėnė e re i shkruante njė letėr tė detajuar me kėrkesėn pėr tė qenė e pranishme nė 10-vjetorin e ditėlindjes sė fėmijės qė jetonte nė qendrėn sociale tė fshatit SOS. “Bėra tė mundur qė ajo nėnė, e shoqėruar sigurisht nga forcat e sigurisė, tė ishte e pranishme nė festėn e fėmijės sė saj. I blemė njė tortė dhe njė dhuratė sipas kėrkesave tė nėnės. Ishte njė ditėlindje e paharrueshme e njė ngjarje prekėse. Ditėn tjetėr, ajo erdhi nė zyrė duke mė puthur duart e mė falėnderonte pėr atė emocion qė i kisha mundėsuar”, rrėfen Ēelaj.
Pėr Irenėn, i trishtueshėm thuajse ēdo ditė ėshtė edhe kontakti me dy gratė mė tė moshuara tė burgut, mbi moshėn 65-vjeēare. Njėra e dėnuar pėr vrasje dhe tjera pėr lėndė narkotike, pasi kjo e fundit me kėrkesė tė tė birit, i cili vuante dėnimin nė burgun e Peqinit, i kishte sjellė njė sasi lėnde narkotike qė pėrbėnte vepėr penale. E moshuara po pėrjeton probleme tė rėnda shėndetėsore, mendore, shpeshherė gjatė netėve shtrohet nė spital, dhe pėr drejtoreshėn e gjithė kjo situatė tingėllon e dhimbshme.
Drejtoresha e burgut, pėrtej dyerve tė hekurta…
Me gjithė pėrkushtimin profesional dhe gatishmėrinė e punės qė nuk njeh orare zyrtare, 35-vjeēarja Irena Ēelaj ėshtė e vetėdijshme se i ka hyrė nė hak edhe jetės sė saj personale. “Shpeshherė gjatė orareve tė vona tė mbrėmjes bėj kontrolle tė befasishme pėr tė parė nivelet e gatishmėrisė, duhet doemos tė jem e pranishme nė zyrė pėr tė firmosur njė urdhėr lirimi qė ka mbėrritur vonė nga Prokuroria, ndėrsa ka prej grave tė dėnuara qė kanė probleme, tė cilat kėrkojnė t’i diskutojnė me mua dhe sėrish ndiej nevojėn pėr t’u kthyer nė ambientet e burgut”. Atė pak kohė tė lirė qė i mbetet nė dispozicion, Irena zgjedh qė t’ia kushtojė librit, si njė nga pasionet e kahershme e tė vazhdueshme tė saj. Njė vėmendje tė veēantė nė jetėn e drejtoreshės kanė edhe marrėdhėniet shoqėrore, miqtė dhe mikeshat e ngushta, me tė cilėt ndan orėt e lira, pėrtej dyerve tė hekurta tė Burgut 325 kėtu nė kryeqytet.
ERMIRA ISUFAJ
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie Empty Re: Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie

Mesazh nga Vizitor Mon Dec 17, 2012 8:45 pm

ehe kjo qeka gru ri

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie Empty Re: Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie

Mesazh nga Ylli Tue Dec 18, 2012 8:17 am

Mjer burri i saj, nese e trajton si te burgosur hahhahaaa
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie Empty Re: Irena Ēelaj: Gruaja qė bėn zap 170 tė dėnuar me heqje lirie

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi