♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Thirrje pėr ty - O lėnės i namazit!

2 posters

Shko poshtė

Thirrje pėr ty - O lėnės i namazit! Empty Thirrje pėr ty - O lėnės i namazit!

Mesazh nga Anglisht Sat Jan 21, 2012 1:56 pm

Vėrtetė njeriu nė kėtė jetė preokupohet me brenga dhe probleme tė ndryshme. Ai hasė nė kėtė jetė sprova dhe sakrifica tė mėdhaja dhe tė llojllojta. Por, sprova mė e madhe qė mund ta godet atė ėshtė sprova nė fenė dhe imanin e tij. Kjo ėshtė sprova mė e madhe, qė nuk ka sprovė mbi tė. Nėse njeriut i rrezikohet besimi dhe feja e tij, ēfarė sprove tjetėr e kėsaj bote mund tė krahasohet me kėtė sprovė?!




Thotė Kadi Shurejh: Kur mė godet ndonjė sprovė, e falenderoj Allahun pėr tri gjėra: Pėr shkak se ajo ka pasur mundėsi tė jetė mė e madhe se sa mė ka goditur, se Allahu mė ka dhėnė durim qė ta pėrballoj atė, dhe se sprova ėshtė nė dynjanė time e nuk ėshtė nė fenė time.




Hatim ibn Esam thotė: Kur mė ka vdekur vajza ime, mė kanė ardhur mijėra njerėz tė mė ngushėllojnė, ndėrsa kur mė ka ikur njė namaz me xhematė, nuk ka ardhur tė mė ngushėllon askush, andaj edhe e kam kuptuar se sprova nė fe ėshtė shumė mė e madhe se sprova nė dynja.




Pėr atė edhe Pejgamberi (salallahualejhiveselem) bėnte dua edhe thoshte: “O Zot, mos e bėn sprovėn tonė nė fenė tonė”. Ngase sprova nė fe ėshtė sprova mė e madhe qė mund ta godet njeriun.




O lėnės i namazit, vėrtetė ti je nė njė sprovė tė madhe. Vėrtetė ti je nė njė humbje tė madhe. Thotė Allahu (azzevexhel): “Pasha kohėn! Nuk ka dyshim se njeriu ėshtė nė njė humbje tė sigurtė. Me pėrjashtim tė atyre qė besuan, qė bėnė vepra tė mira, qė porositėn njėri tjetrin t’i pėrmbahen tė vėrtetės dhe qė kėshilluan njėri tjetrin tė jenė tė durueshėm”. (El-Asr-1/3) A je ti prej atyre qė bėn punė tė mira? A je ti prej atyre qė kėnaqesh me adhurim ndaj Allahut?





Thotė Imam Ibn Xheuzij: Njė njeri prej Beni Israilėve tha: O Zot sa shumė mėkate qė bėj, e Ti nuk mė dėnon! Atėherė Allahu e dėrgoi njė melek dhe i tha: A nuk ta ka marrur Allahu kėnaqėsinė e adhurimeve? Tha: Po. Tha: Allahu ėshtė duke tė dėnuar, por ti ende nuk je duke e kuptuar atė.




O lėnės i namazit, a e di qė urdhėruesi yt pėr namaz ėshtė Allahu? A e di qė nuk ka urdhėr mė tė madh se urdhėri i Tij? A e di qė namazi ėshtė i vetmi adhurim qė ėshtė bėrė obligim nė qiell, pėr tė treguar madhėshtinė dhe rėndėsinė e kėtij adhurimi? A e di qė Pejgamberi (salallahualejhiveselem) para se tė ndahet prej kėsaj bote tė ka lėnė njė testament dhe tė ka porositur qė ta ruash namazin? A e di qė Iblisi ka dalur prej mėshirės sė Allahut, vetėmpse ka refuzuar njė sexhde? A e di qė dallimi ndėrmjet muslimanit dhe jomuslimanit ėshtė namazi? A e di qė pyetja e parė qė do tė parashtrohet ty, ėshtė pyetja pėr namazin tėnd?




O lėnės i namazit, cila ėshtė arsyeja qė ti nuk i bjen nė sexhde Allahut? Mos ndoshta do tė arsyetohesh se ke punė dhe je i nzėnė? Se namazi sikur ėshtė bėrė obligim vetėm pėr tė papunėt, ndėrsa ata qė punojnė.. Deri kur fjala e firmės dhe e shefit tėnd, do tė jetė mė me rėndėsi se fjala dhe urdhėri i Krijuesit tėnd? Je nė gjendje tė kujdesesh pėr punėn tėnde, pėr shėndetin tėnd, pėr familjen tėnde, pėr fėmijet e tu, pėr shtėpinė dhe pasurinė tėnde, pėr tė gjitha qė i sheh tė nevojshme nė jetėn tėnde, ndėrsa tė vetmen gjė e cila ėshtė mė me rėndėsi se tė gjitha kėto qė u pėrmendėn, nuk je nė gjendje tė kujdesesh pėr tė. Nuk je nė gjendje tė kujdesesh pėr imanin tėnd. E nėse e humbė atė, mė thuaj ēka mund tė fitosh?!




Apo ndoshta ke mendjemadhėsi dhe mendon se nuk tė takon ty tė pėrulesh dhe t’i bėsh sexhde Allahut? Apo Allahu nuk e meriton qė ti tė pėrulesh ndaj Tij? Ndėrsa njerėzit tė cilėt sė paku njė tė mirė qė tė bėjnė ty, mundohesh qė t’ua kthesh atė me tė mirė. E sa tė mira i ke prej Allahut? Thotė Allahu (azzevexhel): “Nė qoftė se pėrpiqeni t’i numėroni tė mirat e Allahut, nuk do tė mund tė arrini t’i pėrkufizoni ato. Vėrtetė, njeriu ėshtė i padrejtė dhe pėrbuzės“. (Ibrahim-34)




O lėnės i namazit, si do tė ishte gjendja yte sikur nėpėr xhami njerėzit tė shpėrndanin tė holla? Nėse pėr ēdo namaz do tė fitoje vetėm nga pesė euro, do tė mungoje nė xhami? Do ta lije namazin? Jo sigurisht, sepse pėr njė ditė do tė fitoje njėzet e pesė euro, ndėrsa rrogėn nė muaj do e kishte shtatėqind e pesėdhjetė euro! Do tė mungoje? Do tė ishe i nzėnė? Do tė thoje le tė falen ata mėkatarėt? Do tė thoje se mjafton qė tė keshė zemrėn e pastėr? Apo do tė ishte prej tė parėve nė xhami? Do tė ishte mė i “devotshmi“ i namazfalėsve.. E kjo bėhet kur imani yt ėshtė nė tė holla. Kur namazi pėr ty nuk vlen as sa pesė euro. Kur Xheneti pėr ty nuk vlen as sa njė rrogė nė muaj. Kėshtuqė ti je shėndėrruar nė njė rob i pasurisė dhe i kėsaj bote, i cili ka harruar Krijuesin dhe tė mirat e Ahiretit.




Apo do tė thuash se nuk ėshtė aq me rėndėsi namazi. Me rėndėsi ėshtė qė ta keshė zemrėn e bardhė dhe tė pastėr dhe mos t’i bėsh dėm askujt. Subhanallah! A mund tė ketė ndonjė njeri i cili ka zemėr tė pastėr dhe e urren Allahun? Dhe nuk e don takimin me Tė? Dhe bėhet rob i pasurisė dhe tė mirave tė kėsaj bote? Assesi. Pėrkundrazi, zemra yte ėshtė nxirė prej katranit tė mėkatit dhe shfrenimit tė kėsaj bote, e cila ka harruar adhurimin dhe pendimin ndaj Allahut (azzevexhel).




Por, ja edhe nėse pranojmė se zemra yte ėshtė e pastėr, kush tė ka thėnė se namazi nuk ėshtė obligim pėr ata qė kanė zemėr tė pastėr? A nuk qenė zemra mė e pastėr e mbarė njerėzimit zemra e Muhamedit (salallahualejhiveselem)?! Por megjithatė ai ėshtė falur natėn dhe ditėn, derisa i janė enjtur kėmbėt e tij duke qėndruar nė namaz, ndėrsa zemra yte “e pastėr“.. ku ėshtė?!





O lėnės i namazit, ėshtė pėr t’u habitur me ty si ka mundėsi tė mos falesh. A e di qė nuk ka asnjė krijesė nė kėtė botė, qė nuk i bėn ibadet Allahut? Thotė Allahu (azzevexhel): “A nuk e di pėr Allahun se Atij i nėnshtrohet (i bėn sexhde) kush ėshtė nė qiej dhe kush ėshtė nė tokė, edhe dielli, edhe hėna, edhe yjet, edhe kodrat, edhe bimėt, edhe shtazėt, e edhe shumė njerėz. Por shumė (njerėz) janė qė e meritojnė dėnimin. E atė qė e poshtėron Allahu nuk ka kush qė mund ta bėjė tė ndershėm. Allahu vepron atė qė dėshiron“. (El-Haxh-18)




O lėnės i namazit, deri kur nuk do tė falesh? Deri kur tė dalėsh nė penzion? Deri kur tė plakesh? Deri kur tė lirohesh nga obligimet dhe problemet e kėsaj bote? Deri kur..?! Apo pret qė tė thotė imami pėr ty, sikur qė tha pėr dikėnd para teje: E falim sot, atė qė vendosi tė falet prej nesėr!!




O lėnės i namazit, falu! Falu, para se tė vjen momenti qė tė thahet pėshtyma, tė ngjitet fyti, tė ngushtohet gjoksi, dhe nuk tė pranohet besimi as pendimi. Falu para se tė vjen meleku i vdekjes dhe tė thotė: Dil o shpirt i fėlliqur, te Zoti yt i hidhėruar dhe i pakėnaqur me ty. Falu, para se tė thuash: “Ah i mjeri unė, sikur tė isha parapėrgatitur pėr jetėn time“. (El-Fexhr-24) Falu para se tė thuash: “Ah mjer pėr mua, sikur tė isha bėrė dhe“. (En-Nebe‘-40)




Thotė Allahu (azzevexhel): “O robėrit e Mi, tė cilėt e keni ngarkuar me shumė gabime veten tuaj, mos e humbni shpresėn ndaj mėshirės sė Allahut, sepse vėrtetė Allahu i falė tė gjitha mėkatet. Ai ėshtė qė falė shumė dhe ėshtė Mėshirues”. (Ez-Zumer–53)




Shkroi: Omer Bajrami

Anglisht
Anglisht
Fillestar
Fillestar

Gjinia Gjinia : Male
Numri i postimeve Numri i postimeve : 14
Vendndodhja Vendndodhja : On earth
Hobi Hobi : Leximi
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/01/2012
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Thirrje pėr ty - O lėnės i namazit! Empty Re: Thirrje pėr ty - O lėnės i namazit!

Mesazh nga Dolche Raggazza Fri Feb 10, 2012 7:07 am

Bravo te qofte,duket se e respekton fene tende.
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi