♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

10 Sekretet e Apple

Shko poshtė

10 Sekretet e Apple Empty 10 Sekretet e Apple

Mesazh nga MONDI Mon Nov 21, 2011 3:14 pm

E ke idene se sa iPhone shiten cdo ore, minute apo sekonde ne mbare boten? Sa fiton Apple per cdo produkt apo sa investon ne marketing, kerkim dhe zhvillim? Atehere zbulo sekretet e Apple!

1. Shitjet e produkteve Apple jane ne rritje ne menyre eksponenciale dhe kane sjelle ne kasat e kompanise se Steve Jobs 22 miliarde dollare amerikane ne vitin e fundit, nje shifer kjo me e larte edhe se te ardhurat totale te kater viteve paraardhese. Nje rritje kaq e madhe nuk ishte arritur nga asnje tjeter kompani.

2. Xhiroja totale e Apple arriti kuoten e 65 miliarde dollareve amerikane ne vitin 2010. Fitimet e Cupertino jane me te larta se GDP-ja e Irakut, Kroacise, Libise, Ekuadorit dhe te pakten 100 vendeve te tjera. Vetem 61 vende ne bote jane ne gjendje te fitojne me shume se Apple.

3. Pjesa me e madhe e fitimeve te Apple (rreth 45 miliarde) vijne nga produkte qe kompania ka krijuar gjate 10 viteve te fundit (iPhone, iPod, iPad dhe iTunes), ndersa rreth gjysma (30 miliarde) nga produkte te krijuar 4 vitet e fundit. Nuk cudit fakti qe Apple eshte kompania ‘hi-tech’ me ne mode e momentit.

4. Rritja e shitjeve te produkteve te Apple vetem ne Europe, vitin e kaluar i ka sjelle Cupertino-s 7 milione dollare amerikane. Praktikisht sa GDP-ja e Lihtenshtejnit.

5. Me nje xhiro kompleksive prej 65 miliarde dollaresh, Apple fiton me teper se Microsoft-i, me xhiron e saj prej 62 miliarde dollaresh. Nder te tjera Apple shpenzon vetem 1.7 miliarde dollare ne kerkim dhe zhvillim, kunder 8.7 miliarde dollareve te kompanise se Bill Gates-it. Shpenzimet e pergjithshme, perfshire marketingun, ne Apple arrijne ne 5.5 miliarde kunder 17 miliardeve te Microsoft-it.

6. Apple fiton 625 dollare per cdo iPhone te shitur – dhe ka shitur 40 milione te tille ne vitin e fundit. 164 dollare per nje iPod, 1279 dollare per nje Mac dhe 665 per nje iPad.

7. Apple shet 110.000 celulare ne dite, 4538 ne ore, 76 ne minute dhe 1,27 ne sekonde! Shitjet e iPhone-ve kapin 39% te xhiros kompleksive te Apple. Nderkohe qe deri para kater vjetesh, iPhone nuk ekzistonte.

8. Apple ka inauguruar 44 “Apple Store” ne vitin e fundit dhe deri ne fund te vitit do te kete arritur numrin 317 perreth globit. Cdo dyqan shet mesatarisht produkte per 34 milione dollare kunder 26 milioneve qe faturonte vitin e kaluar. Shitjet kompleksive arrijne ne 3 miliarde, praktikisht sa e gjithe xhiroja e “Tiffany”.

9. “Appe Store”-at punesojne 26 500 te punesuar me kohe te plote, mesatarisht 84 persona per cdo te tille dhe secili prej ketyre fut ne kasat e Apple rreth 370 000 dollare cdo vit.

10. iTunes, dyqani virtual i Apple, ka sjelle ne kasat e kompanise se Cupertino-s 4 miliarde ne vitin e fundit. Nje miliarde me shume sec fiton kollosi muzikal Warner Music Group.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi