♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

-Si te behesh gjeni..? Pak fat dhe shume pune.!

Shko poshtė

-Si te behesh gjeni..? Pak fat dhe shume pune.! Empty -Si te behesh gjeni..? Pak fat dhe shume pune.!

Mesazh nga Adea Sun Nov 13, 2011 6:36 pm

Sekreti ne nje formule. Talenti nuk eshte gje pa aplikim


Gjeni lind apo behesh? Nje diskutim shume i vjeter, i cili kete radhe ka marre pergjigjen "shkencore". Studimi i pare analitik i ketij problemi eshte verdikti qe kane dhene ekspertet: gjeni behesh (ose me mire lind dhe behesh). Nje doze e talentit natyral eshte patjeter e nevojshme, por kjo nuk mjafton, duhet qe ta kultivosh me shume studim dhe ta zhvillosh me kalimin e viteve me shumė punė. Kjo vlen pėr shkencėn nė pergjithesi dhe per artet kreative, duke filluar qe nga shahu dhe disiplina te tjera sportive. Per ta afirmuar kete te fundit ka dale nje liber: "The Cambdrige Handbook of Expertise and Expert Performance", i cili eshte publikuar ne keto dite ne "Cambridge University Press". Tezat jane se aftėsia, te cilen ne shume raste ne e percaktojme si talent ose gjeni, nuk eshte fryt i nje dhurate te natyres, por eshte rezultati i nje kombinimi te aftesise se lindur dhe instruksioneve te larta dhe nje pune shume te madhe. eė thelb te studimit te tezes se publikuar nga Universiteti i Cambridges, thuhet se duhet te harrohet ideja qe talenti ose cilesi te tjera te lindura jane gjera qe u perkasin vetem "kokave" te medha. Gjenialiteti nuk eshte gje tjeter vecse nje perzierje mes talentit te lindur, studimit dhe aplikimit per te prodhuar rendiment shume te larte pune. Sipas Ernest Hemingway (ne fushen humaniste) dhe Thomas Edison (per ate shkencore) tregohet se gjeni ėshtė 1 pėr qind talent (frymėzim krijues) dhe 99 pėr qind pune. "New Scientist" tregon "formulen e gjenialitetit": 1 per qind fat, 29 per qind shkollėee mire dhe 70 pėr qind pune.

Studimi sugjeron "rregullin e 10 vjeteve", qe perbehet nga talenti i lindur si dhe nga te pakten dhjete vjet qe nevojiten si praktike, pune serioze dhe intensive per te arritur majen. Nje analize te 120 atlete, aktore, artiste, matematikane dhe shkencetare, e bere nga psikologu i famshem Benjamin Bloom nga universiteti i Chicagos, tregon se cdo njeri i ekzaminuar ka bere dhjetera studime dhe ushtrime para se te fillonte studimet nderkombetare.

Secili prej tyre ka pasur nje keshillues, nje figure kryesore qe e ka ndihmuar dhe e ka inkurajuar gjate kohes.

Ne tezen e Universitetit te Cambridges citohen raste te famshme: Mozarti i binte violines kur ishte vetėm 3 vjeē si dhe kompozonte simfoni ne moshen shtatevjecare. Ndersa ne adoleshencen e vone ka prodhuar muziken qe e beri nje gjigand ne kete fushe; Einstein ishte njė nxenes medioker dhe i pavullnetshem; vetem atehere kur iu perkushtua fushes se tij te preferuar dhe per te cilen kishte talent, ai "shertheu"; Tiger Woods ka mesuar qe ta luaje golfin para se te ecte, por mbi te gjitha ka qenė stervitja e vazhdueshme qe e ka bere te jete me i miri (e njejta gje vlen edhe per Pete Sampras dhe Michael Jordan).

Mes individeve fatlum
qe lindin me nje doze talenti ne nje fushe te caktuar, vetem studimi dhe intensiteti praktikues bejne dallimin: ky njeri behet gjeni, kurse tjetri vetem nje zbatues i mire.

"Me falni, nga ketu si arrihet ne Carnegie Hall? - tempulli i muzieės klasike ne Nju-Jork ka qene nje batute e konservatoreve amerikane. Pergjigja ironike ishte: "Me shume praktike".
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi