♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

-Stresi-

Shko poshtė

-Stresi- Empty -Stresi-

Mesazh nga Adea Sun Nov 13, 2011 6:04 pm

Stresi eshte nje kompleks, proces dinamik i marredhenies ndermjet nje personi dhe jetes se tij. Stresi eshte menyra me te cilen ne reagojme fizikisht, psikologjikisht dhe emocionalisht ndaj ndryshimeve te kushteve dhe mundesive te jetes, qe vjen si rezultat i nje tensioni apo ankthi te shkaktuar nga ngjarje irrituese specifike, kushtet e pergjithshme te jetes ose ndryshimet gjate ciklit te jetes. Njerezit reagojne ne mėnyra te ndryshme ndaj stresit. Aftesia sesi reagojme ndaj tij ka te beje me strategjine sesi ne e kuptojme ate, eksperiencat tona paraardhese me stresin, prejardhjen gjenetike, niveli yne i suportit social dhe sesi e shikojme kete mbeshtetje sociale. Faktor madhor eshte aftėsia se si e perceptojme stresin dhe se si e kontrollojme ate. Ajo cfare eshte stresuese per nje individ mund te mos jete stresuese per nje tjeter. Stresi e prek njeriun ne dy forma akute (e menjehershme ) dhe kronike ( e zgjatur ).
Ne stresin akut, organizmi pergjigjet ndaj nje rreziku te perceptuar. Trupi i njeriut reagon kimikisht duke shtuar rrahjet e zemres dhe frymemarrjet clirojnė nje sasi energjie. Kjo eshte e njohur si pergjigje ndaj stresit
Ne stresin kronik, pergjigjja e organizmit varet nga ashpersia dhe kohezgjatja e stresit dhe menyra se si njeriu e perballon ate. Sistemi kardiovaskular, sistemi nervor, sistemi imun mund te preken. Stresi kronik ka nje ndikim te madh ne disa semundje, duke perfshire semundjet e zemres, diabetin dhe astmen.
Stresi gjithashtu shkakton humbjen e vemendjes,veshtiresite ne perqendrim, ankthin. Ai udheheq drejt depresionit, problemeve ne marredheniet me njerezit, performance e dobet ne shkolle dhe pune. Stresi kronik gjithashtu nderhyn ne uljen e aftesive te individeve per t’u zhvilluar dhe per t’u shprehur edhe duke ditur qe nje individ i caktuar ne nje fushe te caktuar, me perpara shkelqente ne ate fushe.
Nje menyre per te vleresuar stresin eshte dhe kryerja e disa pyetjeve vetvetes :
-Cilet faktore ndikojnė ne ciklin e jetes qe mund te kontribuojne ne rritjen e stresit?
-Cilat probleme ne pune, ne familje dhe jeten personale shkaktojnė stres ?
-Koha qe eshte dhene ne dispozicion, a eshte e mjaftueshme ?
-Kam ndonje shenje stresi?
-Si mund t’i mbuloj dhe t’i zhduk shenjat e stresit ?
-Stili im i jetės ndikon ne aftesite e mia per te ulur stresin ?
Vlen per t’u theksuar se pjesa me e madhe e veprimeve qe shkaktojne ankth dhe frike mund te shkaktoje stres. Disa nga shenjat e stresit jane:
-Zemerim
-Vetevleresim i ulet
-Dhimbje koke dhe stomaku
-Rebelim
-Pagjumesi
-Anoreksi
-Pakenaqesi ndaj botes
Adea
Adea
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 13/02/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6311
Vendndodhja Vendndodhja : Mbi supin e kohes time....
Hobi Hobi : Muzika,Baleti, Letersia.
Humor Humor : Per nje shendet te mire!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/02/2011
Falenderimet Falenderimet : 15

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

-Stresi- Empty Re: -Stresi-

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 08, 2013 5:32 am

-Stresi- Stres-b
Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj.



Pothuajse tė gjithė ne, nė njė formė ose tjetėr ballafaqohemi ose jemi ballafaquar me tė, pasi stresi ėshtė i pashmangshėm gjatė periudhės jetėsore. Mirėpo, sa herė qė pėrmendet ky nocion, shumica e njerėzve krijojnė njė imazh tė gabuar, duke e lidhur atė gjithnjė me pėrjetime negative. Por nė fakt psikologjia njehė dy lloj stresesh: stresin negativ ose tė dėmshėm - distresin, si dhe stresin pozitiv ose tė dobishėm - eustresin.

Stresi ėshtė njė reaksion natyror i organizmit ndaj presioneve tė jashtme ngacmuese. Pėr njė zhvillim normal, fizik e psikik, njeriu ka nevojė pėr njė dozė tė caktuar stresi i cili e detyron atė, pėrmes tendosjeve dhe shtendosjeve tė reagoj e veproj. Tė gjithė ne kemi nevojė pėr tendosje dhe shtendosje, qė ėshtė njė princip bazė i proceseve biologjike dhe psikologjike. Pra siē mund tė kuptohet stresi ėshtė i rėndėsishėm nė jetė, e sidomos stresi pozitiv si: fejesa, martesa, shtatzėnėsia e dėshiruar, marrja e njė note tė mirė, diplomimi etj. Ai ėshtė nganjėherė i domosdoshėm qė tė na motivoj tė bėjmė njė jetė mė intensive. Megjithatė,stresi duhet tė mbahet nė kufijtė e tolerancės, pėrndryshe mund ta rrezikoj seriozisht shėndetin. Mirėpo, a mund t’ju rezistoj njeriu i ditėve tė sotme shqetėsimeve tė pėrditshme, shpesh rutinore qė na ngacmojnė hap pas hapi?

Problemet financiare, presioni kohės, shqetėsimet familjare e shoqėrore, mungesa e infrastrukturės, problemet e komunikimit, konfliktet, frustracionet etj. janė ndėr faktorė kryesor qė ushtrojnė presion ndaj nesh e tė cilave ne duhet tu pėrshtatemi. Kėto kėrkesa nganjėherė mund tė jenė tė vėshtira pėr tu pėrballuar nga aftėsitė tona, dhe mos pėrmbushja e tyre e mban organizmin nė tension tė vazhdueshėm, i cili pėrben kėrcėnim serioz ndaj mirėqenies sonė. Ky nivel i stresit tė vazhdueshėmprovokon ndryshime tė mėdha psiko-fizike, sa qė mė kohė mund tė rezultojnė dhe mė sėmundje madhore nga ato psikofiziologjike ter te ato kardiovaskulare.

Por si tė mposhtet shtresi?

Shkenca ka arritur tė identifikoj mjaftė shkatarė qė provokojnė stresin dhe t’i evidentoj pasojat e tyre, por muk ka rritir tė gjėj shtegun e kurimit tė tyre! Pėrballimi dhe mposhtja e stresit mbetet ende sfidė serioze pėr medicinėn aktuale! Pėrveē terapive psiko-analitike dhe tabletave tė shumėllojshme, mjekėsia nuk arriti tė bėjė ndonjė hapė mė serioz nė kėtė drejtim. Kjo i detyron njerėzit, tė zhgėnjyer nga terapitė konvencionale, tė kėrkojnė edhe shtigje tjera, duke u drejtuar kah ritualet e lashta dhe format tjera alternative tė shėrimit tek tė cilat ndonjėherė edhe gjejnė rrugėn e duhur.

Foramt e shėrimit alternativ nuk janė ndonjė risi e ditėv tona. Ato datojnė qė nga lashtėsia. Edhe mjekėsia nuk i mohon mundėsit alternative tė shėrimit, bile pėrkundrazi, nė rastet stresuese edhe i preferon ato.

Mėnyrat e shumta relaksuese siē janė: format medituese tė budistėve dhe jogistve indian, pastaj sistemi kinez i harmonisė dhe baraspeshės, lutjet tek religjioni islam dhe katolik, kaballat mistike tek hebrenjtė etj, janė treguar shumė efektive tek problemet me karakter stresues, e qė si rezultat pėrfundimtar edhe kanė harmonizim e natyrshėm tė shpirtit dhe trupi, pra organizmit tonė me ambientin e jashtėm nė pėrgjithėsi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

-Stresi- Empty Re: -Stresi-

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 08, 2013 5:33 am

Studimet e reja kanė dėshmuar qė vitamina C, ndihmon nė neutralizimin e tė ashtuquajturve radikalėve tė lirė, molekulave, sasia e tė cilave ėshtė e shtuar tė personat qė vuajnė nga diabeti. Ėshtė fakt i njohur qė kėto molekula shkaktojnė dėmtimin e disa llojeve tė lėkurės. Deri tė shtimi i radikalėve tė lirė tė personat me diabet, vije pėr shkak tė ndryshimit tė mitohondrieve, pjesėve stacionare, qė duhet ta prodhojnė energjinė. Po ashtu ėshtė konstatuar se pa intervenimin nga jashtė, pėrkundėr zbritjes sė nivelit tė shtuar tė sheqerit nė gjak – kėto molekula shtojnė rrezikun pėr amputim, sėmundjeve tė zemrės dhe humbjen e tė pamurit. Shkencėtarėt thonė se vitamina C ėshtė shumė e dobishme dhe kuruese nė kėtė drejtim, mirėpo efekti i saj nuk ėshtė i menjėhershėm, por afatgjatė.Dobia

Vitamina C ėshtė e nevojshme pėr sintezėn e kolagjenit. Kolagjeni ėshtė albuminė qė thjesht mund ta quajmė ngjitės-pėrbėrės tė trupit. Pėr shembull, gjendet nė lėkurė, tetivė, kėrcė, eshtra, dhėmbė, sy dhe nė muret e enėve tė gjakut. Vitamina C ėshtė bashkėdyzim antioksid qė lidh radikalet e lira dhe kėshtu mund tė luajė rol nė preventivėn e sėmundjeve tė rėnda. Nė mėnyrė indirekte mbron vitaminėn A dhe E, si edhe disa vitamina tė grupit B, nga ndikimi i dėmshėm i oksidimit. Vitamina C merr pjesė nė metabolizmin e kolesterolit dhe nė shndėrrimin e kolesterolit nė thartirė tė vrerit dhe kėshtu zvogėlon nivelin e kolesterolit nė gjak. Luan rol me rėndėsi nė bartjen e impulseve nervore dhe nė masė tė duhur ndikon nė gjendjen tonė psikike.Ndikimet

Nė organizėm zvogėlon rritjen e nivelit tė hormoneve (kortikosteronit), qė shkaton stresin dhe kėshtu marrja e rregullt e vitaminės C mund tė mbrojė nga ndikimet e dėmshme tė stresit. Stimulon sistemin e imunitetit dhe ndihmon prodhimin e rruazave tė bardha tė gjakut dhe interferonit.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

-Stresi- Empty Re: -Stresi-

Mesazh nga Vizitor Fri Feb 08, 2013 5:34 am

Stresi ėshtė dicka qė nuk e lejon trurin tė mendoje apo tė veprojė nė lidhje me diēka.Ekzistojne njerėz qė janė mesuar tė jetojnė me stres.Njerėzit qė jane mesuar tė jetojnė me stresin zakonisht ja dalin me sukses t’a mundin atė dhe gjithashtu ja dalin tė parandalojnė tensionin qė shumicėn e njerėzve do ta vendoste nė gjendje paniku.

Stresi akut shkaktohet nga prania e nje detyrimi,kontrolli apo sfide.
Pranojeni stresin si nje sfidė dhe do t’ia dilni mbane mė mire me tė.
TIPET E STRESIT
Ekzistojnė dy tipe stresi: Eustresi dhe Distresi.
Jo tė gjitha format e stresit janė negative.Fjala – Eustres- pėrdoret pėr tė pėrshkruar stresin pozitiv.Eustresi vjen si rezultat i pėrjetimit tė eksperiencave tė gėzueshme tė tilla si p.sh nje fitore apo nje arritje e suksesshme.
Distresi ėshtė stresi negativ.
Nė gjendje stresi lloje tė caktuara hormonesh angazhohen dhe e ēojne trupin nė gjendje alarmi si tė jetė gati pėr beteje apo gati pėr tė dhėnė njė pėrgjigje tė shpejt. Ėshtė pikerisht kjo arsyeja pėrse shpesh ndjehemi tė tensionuar dhe thellėsisht tė angeshtuar kur jemi nė gjendje stresi tė tepert. Stresi dobėson sistemin imunitar dhe n’a bėn mė tė prekshėm ndaj infeksioneve.
PLANIFIKIMI I KOHĖSPėrdorimi i papėrshtatshem i kohės shpesh krijon elemente tė rinj qė shkaktojnė stres. Tė mėsuarit pėr tė thėnė- JO- ka qėne nje sukses pėr shumė njerėz. Njė numėr shumė i madh gjendjesh stresi kanė ardhur thjesht ngaqė ėshtė thėnė- PO- dhe qė mė pas kanė ardhur shqėtėsimet.
Sipas Lubert stresi nė mjedisin e punės nuk shkaktohet nga gjėra qė njerėzit mund t’i kontrollojnė por shkaktohet kryesisht nga gjėra apo fenomene qė ata nuk mund t’i kontrollojnė.
Pasiguria pėr tė mbajtur njė pune mbetet shkaku kryesor i stresit. -Qėndro i lirshėm me punemarresit nė menyrė qė ata tė kuptojnė ēdo informacion qė vjen dhe kėshtu tė shmangen thashėtheniet.
Frika nga pasiguria dhe dyshimi shkaktojnė stres.-Nuk ėshtė puna qė bėn por ambjenti personal qė ka rėndėsi.
NIVELET E STRESIT VAREN NGA MENYRA SESI I PERCEPTOJME GJĖRAT.
PĖR ĒDO TAKIM KEMI NJĖ STINĖ.
Pranvera ėshtė njė kohė e pėrshtatshme pėr takime qė inkurajojne aktivitete nė grupe sepse ka shume entuziazem nė fillim tė vitit. Dimri i ftohtė dhe i errėt verior prodhon ndjesinė e mungesės sė dritės dhe shkakton depresionin. Kėto gjendje zevėndėsojnė njera-tjetren nė pranverė.Studiuesit thonė qė njė udhetim edhe i shkurtėr rreth 4 ditė nė njė vend me mot tė ngrohtė u sjell viktimave tė depresionitnjė lehtėsim shumė tė dukshem.
Nėse tė duhet tė realizosh njė takim nė dimer, njė vend i ngrohtė jugor jo vetėm qė do tė ngreje moralin e pjesėmarresve por do tė rrisi edhe efektshmerine e tyre gjithashtu.
Sindroma e prekshmėrise stinore(SAD) shkaktohet gjatė dimrit qė nė vetvete sjell dembelizem dhe gjendje pasiviteti. Kjo gjė mund tė kurohet duke kaluar shumė orė nė dritėn e diellit. Gjithashtu mund tė kurohet nė njė fare mase duke u ulur nėn njė llampe me dritė tė fortė. Sa mė e ngrohtė tė jetė ngjyra dhe temperatura e dritės natyrale tė diellit aq mė mirė ėshtė.
Duke i mbajtur mirė nė mendje gjėrat e sipėrpermendura pėrpiqu gjithashtu tė organizosh takim nė njė vend ku njerėzit tė jenė mė afėr me destinacionin e tyre.
Nuk humbet asgjė nėl rast se pyet pėr diēka.
Pėr tė shmangur stresin duhet tė punosh me zgjuarsi dhe jo rėndshem. Delegoje apo nese mundesh eleminoje njė detyrė burokratike qė hera herės ėshtė konsumuese dhe aspak e rėndėsishme. Nė vend tė kėsaj pėrqėndrohu mė mirė nė aktivitete qė kompania i vlerėson dhe ku pėrdoren me maksimum aftėsitė e tua mė tė mira. Fokusohu nė atė qė ėshtė mė e rėndėsishme pėr ty.
Njė individ i papunė vuan nga stresi po aq sa vuan edhe njė individ i mbingarkuar nė punė.FITORJA MBI STRESIN.
Sipas meje ju mund tė kontrolloni stresin duke u pėrpjekur tė kuptoni shkakun qė e sjell atė.
Pėrpiqu t’a zgjidhesh problemin nė vend qė tė shqėtesohesh pėr tė.Tė duhet tė organizosh 24 orėt e ēdo dite. Pėrdorimi i keq i kohės shpesh sjell edhe elemente tė rinj qė shkaktojnė stres. Dihet tashmė qė tė mėsosh tė thuash jo ka rezultuar i suksesshem pėr shumė njerėz pasi kanė shmangur situata tė tepėrta stresi si dhe shqėtesime.
Nėse je duke punuar nė njė firmė atėherė tė duhet tė ndjekėsh njė seminar ku tė mėsosh si ta pėrballosh stresin qė mund tė sjellin tė gjitha rastet p.sh tė shitjeve tė kompanisė.
Mėso tė pėrdoresh kohėn tėnde duke u pėrqėndruar ne fusha ku nė mėnyrė tė arsyeshme pret qė edhe rezultatet tė jenė tė kenaqshme|.”
Njė proverb i njohur thotė se stresi mund tė jete shija e jetes por mund tė jetė edhe puthja e vdekjes ne kuptimin qė zgjedhja tė perket ty. Tė duhet tė mėsosh sesi t’a bėsh stresin tė punoje pėr ty nė menyrė qė ti tė jesh produktiv nė vend qė t’a lesh stresin tė jetė vet shkatėrrues. Komunikimi ėshtė njė mėnyrė tjetėr qė lehtėson stresin.SI TĖ REDUKTOHET STRESI?
Duhet tė dish ēfarė tė nevojitet.
Krijo njė ambjent pune tė rehatshem pėr veten.
Pėrcakto kufij nė kohėn tėnde.
Negocio me familjen nė lidhje me kohėn qė tė duhet per t’u shlodhur.
Praktiko nje teknike shlodhėse, relaksuese.
Vendose kohėn nė veprim dhe perfito prej saj.
Thjeshto jetėn tėnde.
Jepi vetes informacione pozitive.
QESH
Humori mund tė tė sheroj shpejt dhe pa dhimbje.
Inteligjenca emocionale mund tė tė ndihmojė tė reduktosh stresin dhe nė tė njėjtėn kohė do tė tė ndihmojė tė ecėsh pėrpara nė jetė.
Duhet tė kesh largpamesinė pėr tė kuptuar problemin qė po tė vjen ,duhet tė kesh gjithashtu edhe kompleksin mendor qė tė lejon tė punosh nė grup dhe jo nė menyrė individuale, duhet tė kesh aftėsinė pėr tė komunikuar mirė duke i motivuar njerėzit tė tė ndihmojnė qė puna tė bėhet dhe kėshtu zhvillohet edhe miqėsia.
Inteligjenca emocionale e sidomos aftesia pėr tė njohur vetveten e kombinuar me vetkontrollin e bėn ēdo drejtues mė tė fuqishėm.Ky studim ėshtė realizuar pėr tė ndihmuar tė gjithė ata njerez qė bėhen me stres nga puna apo nga problemet e jetes sė pėrditshme. Duhet t’u them kėtyre njerėzve qė stresi ėshtė njė sherbetor i mirė por njė mjėshtėr i keq, mos e lejoni t’ju kontrollojė, duhet t’a pėrdorni stresin pėr pėrfitimet tuaja prandaj mos e lejoni as t’ju lendojė.
Rrallė ndodh qė njerezit tė kenė sukses nė raport me dicka nėse nuk kanė dėshirėn per tė dalė tė suksesshem. Mos harroni se mjekimi i vetėm i melankolisė ėshtė veprimi.

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

-Stresi- Empty Re: -Stresi-

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi