♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

3 posters

Shko poshtė

 Martesa, perse gjithnje e me e rralle? Empty Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

Mesazh nga Morena Fri Sep 16, 2011 10:51 am

Dashuritė e sotme po celebrohen gjithnjė e mė rrallė me martesa. Nėse
ke njė punė tė mirė, njė shtėpi, je e lirė dhe e lumtur, nuk ke pse tė
pretendosh pėr njė mashkull nė krahė. Pyetja qė sot shumė femra i bėjnė
vetes ėshtė: A ia vlen tė martohesh? “Ja se ē’u ndodh grave pasi
martohen. Shumica ndryshojnė tėrėsisht mėnyrėn e jetesės, punėn, madje
edhe sjelljen”, tregon shkrimtarja Elisabeth Gilbert nė librin e saj
bestseller “Eat, Pray, Love”. Sipas pėrfundimit tė saj, martesa sot
ėshtė mė me leverdi pėr meshkujt sesa pėr femrat. Pėr meshkujt e martuar
studimet kanė treguar se jetojnė mė gjatė se beqarėt, grumbullojnė mė
shumė pasuri, janė mė tė kėnaqur se beqarėt, u rezistojnė alkoolit dhe
drogave, vuajnė mė pak nga depresioni. Pėr sa u pėrket femrave,
avantazhet janė thuajse inekzistente: gratė martohen pėr dashuri, duke
menduar se do tė jenė mė tė lumtura. Pėr mė tepėr vuajnė mė shumė nga
ankthi sesa simotrat e tyre beqare.

Kanė mė pak sukses nė punė
dhe nivele stresi shumė mė tė larta se tė pamartuarat. Pėr mė tepėr
rrezikojnė tė vdesin tė vetmuara, pėr shkak tė stilit tė jetės.
Shkrimtarja Gilbert e cilėson si “marriage benefit imbalance”,
ēekuilibri i avantazheve martesore: gratė humbasin mundėsitė, burrat
fitojnė lotari. Njė logjikė e papranueshme pėr vajzat e arsimuara,
autonome, tė mėsuara qė ia dalin vetė pėr gjithēka dhe tė kenė nė dorė
frenat e jetės sė tyre seksuale. “Dikur gratė martoheshin pėr t’u
larguar nga babai, pėr tė arritur prestigj dhe pėr t’u pėrmirėsuar
ekonomikisht.

Tė tria kėto elemente sot nuk ekzistojnė mė. Tė
martohesh nuk tė sjell ndonjė leverdi tė madhe. Sot nuk ka femra Hirushe
qė mezi presin princin e kaltėr. Femrat gjenden nė njė pozicion tė
leverdishėm. Ka nga ato qė martohen vetėm me ata meshkuj qė i shtyjnė
drejt aspiratave pėr tė ecur sa mė lart, nė tė kundėrt nuk ngurrojnė dy
herė pėr tė kėrkuar divorcin”, tregojnė psikologėt. Nė vendet e Europės
jo vetėm numri i ndarjeve dhe divorceve sa vjen e rritet, por edhe
shifra e atyre qė vendosin tė ndahen pas njė periudhe tė shkurtėr sė
bashku po rritet me shpejtėsi. Nė Itali, nė 1000 martesa 272 pėrfundojnė
nė ndarje dhe vetėm 151 nė divorce. Ndarja nuk njeh moshė dhe meqė
martesat po shtyhen gjithmonė e pėr mė vonė edhe tė divorcuarit janė
kryesisht mė tė moshuar. Nė SHBA situata ėshtė akoma mė dramatike: 85
pėr qind e ēifteve nėn 25 vjeē divorcohen. “Kush dalin mė tė fituar nga
martesa? Meshkujt natyrisht”, thotė shkrimtarja. “Deri tani nuk ka pasur
negociata pėr rolet e femrave dhe meshkujve. Pas martese punėt e
shtėpisė u atribuohen femrave. Edhe sikur tė dy tė jenė tė punėsuar
femrat i kushtojnė mė shumė kohė familjes”.

Kėshtu, nė Itali
gratė i kushtojnė kujdesit pėr shtėpinė 5 orė e 20 minuta nė ditė,
shifra mė e lartė nė Bashkimin Europian, ndėrsa meshkujt 1 orė e 35
minuta; francezet 4 orė, ndėrsa francezėt 2 orė e 22 minuta; nė Gjermani
4 orė e 11 minuta, kundrejt 2 orė e 21 minuta. Ndėrsa nė Suedi, vendi
me ekuilibrin mė tė madh mes sekseve, gratė i pėrkushtohen familjes pėr 3
orė e 43 minuta nė ditė, ndėrsa meshkujt pėr 2 orė e 23 minuta. Me pak
fjalė, barazia duket shumė larg, sidomos pėr gratė e martuara. “Le tė
nisemi nga fakti se gratė pėr njė karrierė tė njėjtė me burrat kanė tė
ardhura mė tė ulėta dhe hasin vėshtirėsi mė shumė pėr t’i arritur
gjėrat. Vetėm kur je e varur ekonomikisht nga burri martesa mund tė
bėhet e domosdoshme, nė raste tė tjera jo.

Pėr mė tepėr kur vjen
edhe nė jetė njė fėmijė, nė fillim jeta e tyre vėshtirėsohet shumė.
Burrat vazhdojnė jetėn e tyre si mė parė, ndėrsa gratė duhet tė lodhen
dhe harxhojnė mė shumė kohė pėr t’u marrė me familjen dhe fėmijėt. “The
Economist” tregon se nė SHBA gratė qė nuk kanė fėmijė fitojnė njėlloj sa
burrat, tė tjerat shumė mė pak. Megjithatė, sipas statistikave nė
Europė, rreth 78 pėr qind e grave e cilėson tė rėndėsishme praninė e njė
burri nė jetėn e tyre, nga ato qė ėndėrrojnė martesėn vetėm 55.2 pėr
qind thonė po. I ēuditshėm ėshtė fakti se ato qė janė mė tė arsimuara
dhe me punė tė mira e kanė mė pak ėndėrr fustanin e bardhė.

Traditat e harruara.


Kanė
shumė tipare tė pėrbashkėta, por edhe veēori. Tė pėrbashkėta kanė
fustanin e bardhė, qė nė epokėn viktoriane simbolizonte pastėrtinė dhe
virgjėrinė, ēka do tė thotė se bardhėsia nuk mund tė pėrdoret nė
martesat e dyta. Ceremonia nė kishė, ose nė bashki ndiqet nga njė
banket, ku torta tradicionale dhe shampanja nuk mungojnė kurrė dhe
gjithēka ēelet me kėrcimin e ēiftit. Nė fund, para largimit nusja hedh
pas buqetėn dhe ai qė e kap e ka radhėn pėr t’u martuar. Ēifti gjithmonė
shkon nė tė ashtuquajturin muaji i mjaltit, qė ėshtė edhe udhėtimi i
parė si burrė e grua. Por, tani gjėrat kanė ndryshuar. Gjithmonė e mė
pak fermave u intereson tė ndjekin kėto tradita. Ndoshta sepse e kanė
kuptuar qė martesa nė fund tė fundit u leverdis vetėm meshkujve.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Martesa, perse gjithnje e me e rralle? Empty Re: Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sat Sep 17, 2011 12:50 pm

Martesa ndoshta eshte pakesuar por eshte lulezuar bashkejetesa ... qe eshte me e lehte dhe me e rehatshme per partneret ...
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Martesa, perse gjithnje e me e rralle? Empty Re: Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

Mesazh nga Ylli Sat Sep 17, 2011 1:59 pm

princesha *xhana* shkruajti:Martesa ndoshta eshte pakesuar por eshte lulezuar bashkejetesa ... qe eshte me e lehte dhe me e rehatshme per partneret ...

Po *xhana* ne do te martohemi apo te bashkejetojme......? (6)
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Martesa, perse gjithnje e me e rralle? Empty Re: Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

Mesazh nga Vizitor Sun Jan 13, 2013 8:31 am

sepse martesa ka detyrime edhe obligime...kur je beqar/e duhet tkujdesesh vec per veten ndersa kur martohesh je i/e detyruar tkujdesesh per partnrin/en

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Martesa, perse gjithnje e me e rralle? Empty Re: Martesa, perse gjithnje e me e rralle?

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi