♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gratė e Aristofanit, 2400 vjet pas .

Shko poshtė

Gratė e Aristofanit, 2400 vjet pas . Empty Gratė e Aristofanit, 2400 vjet pas .

Mesazh nga Morena Fri Sep 09, 2011 8:51 am

Njė shfaqje plot me burra” mund tė quhet ndryshe vėnia nė skenė e komedisė “Gratė nė parlament” e shkruar nė vitin 392 para Krishtit nga Aristofani, e njohur me titullin “Ansambli i grave”. Te “Gratė…” e Elma Dorezit-regjisorja qė tė hėnėn fillon nga puna me kėtė vepėr nė Teatrin e Metropolit-rolet e grave interpretohen nga burrat, njė mėnyrė pėr t’i qendruar sa mė besnike kohės kur ėshtė shkruar vepra dhe nga ana tjetėr, zgjidhja ėshtė njė metaforė e roleve burrė-grua nė shoqėrinė e sotme.

Puna me veprėn e regjisores Dorezi nisi nga pėrshtatja nė gjuhėn skenike e tekstit tė shqipėruar nga Edlira Saliaj. Ajo u pėrpoq ta qėronte nga letrarizmat, duke ndihmuar qė teksti tė ishte nė funksion tė veprimeve. Edhe pse kishte nė dorė njė vepėr qė tingėllonte shqip, Elma nuk ishte ende gati pėr fillimin e provave.

Mė parė ajo u fokusua te njohja e studimeve pėr Aristofanin, pėr tė rėnė nė gjurmė tė konceptit me tė cilin komediani i njohur kishte krijuar veprat. Regjisorja arriti tė qartėsohej pak e nga pak pėr mėnyrėn e ndėrtimit tė shfaqjes, qė i flet publikut shqiptar mė 8 tetor nė sallėn “Shekspir” tė Teatrit tė Metropolit.

Nė kėtė sallė, shikuesi do njihet me historinė e Praksagorės, kryetares sė re tė zgjedhur nė parlamentin grek, qė bashkė me njė grup grash tė tjera vendos pėr tė bindur burrat qė tė braktisin pushtetin e Athinės. Ato mendojnė tė qeverisin vetė dhe tė sigurojnė njė mėnyrė mė tė mirė jetese pėr ēdo athinjot. Gratė i ngrenė premtimet e tyre mbi parimet e barazisė dhe sigurisė.

Struktura e krijimit tė shfaqjes sė Dorezit, nuk bie ndesh me atė origjinale nė asnjė pikė, vetėm se regjisorja e ka sjellė me afėr realitetit shqiptar komedinė nė fragmente tė caktuara. Kush mė mirė se sloganet “Aleanca pėr qytetarin” apo “E vetmja rrugė” i sjell tė freskėt atmosferėn e zgjedhjeve elektroale shikuesit shqiptar tė teatrit? Apo, zėnkat tė cilat pėrfundojnė nė sherre tė vėrteta, qė flasin vetė pėr ēdo parlament tė botės?

Kėto lloj trukesh tė vogla, regjisorja ka bindjen se nuk i bėjnė keq shfaqjes dhe as nuk krijojnė idenė e pėrshtatjes nė shqip tė veprės. “Pastaj struktura ėshtė e qartė. Nė shfaqje ka njė kor, njė narrator qė qendron gjatė gjithė kohės nė skenė, me njė fizarmonikė nė duar dhe interpreton “live”.

Nuk i jemi larguar strukturės sė Aristofanit, me epilogun, prologun, etydet, kėngėt e festave tė kėnduara nga kori qė shpesh pėrfundojnė nė orgji” , sqaron Elma. Ajo ka ndėrmend tė marrė njė kompozitor pėr tė krijuar muzikėn, e cila do t’i marrė motivet nga ajo greke e vjetėr.

“Gratė nė parlament” edhe pse mė e vjetra, nuk ėshtė e para shfaqje qė ngjit nė skenėn e teatrit ēėshtje si pozita e guas nė shoqėri, raporti burrė-grua nė vendimmarje. Ka ndryshuar kjo pozitė me kohėn, “aq sa sot rreth 2000 vjet pasi Aristofani shkroi veprėn, kemi edhe gra presidente”. Ėshtė sfondi politik ku gjallojnė personazhet e Aristofanit ai qė ka mbetur po i njėjti dhe zor se mund tė ndryshojė.

Nė shfaqjen e Dorezit do e shohim gruan nė majat e pushtetit. Modeli dominant i femrės mishėrohet te ai i Praksagorės, njė grua e lexuar, e menēur, qė e meriton vendin qė ka nė shoqėri dhe pozitėn e kryetares sė kuvendit. Aristofani, sipas Elmės nuk ėshtė treguar i kursyer pėr tė shpėrfaqur edhe natyra dhe personalitete grash tė tjera. Ka Praksagosė, por ka edhe prostituta.

Si edhe nė shfaqje tė tjera tė saj, kujtojmė “Le tė bėjmė seks” fituesja e Festivalit Teatror tė tė Rinjve nė vitin 2010, Dorezi vazhdon tė punojė me aktorė tė rinj. Pėr rolet e grave tė Aristofanit, qė kėtė herė ndėrrojnė vendet me burrat, Elma ka marrė aktorėt: Devis Muka nė rolin e Praksagorės, Besmir Bitraku nė rolin e gruas sė dytė, Klodjan Hoxha i shoqi i Praksagorės, Genti Deēka etj dhe studentė tė sapodiplomuar, apo tė tjerė qė ende vazhdojnė studimet, si Shyqyri Caushaj, tė cilit i ėshtė besuar roli i narratorit.

Elma e ka tė qartė qė nuk ka antikitet pa kostumet e kohės dhe biseda pėr materialet ishte e para qė hapi konsultimin me kostumografen e shfaqjes, edhe ajo e joshur nga origjinaliteti. Materiali i parė qė i shkoi nėpėr mend Elmės ishin “thasėt”, qė i japin ngjyra shfaqjes, atė ngjyrė kafe tė mbyllur qė krijon idenė e sė vjetrės. Veē fustaneve tė hapura, kemi ēizmet spratane, tė parat qė tė ēojnė nė antikitet.

Te “Gratė nė Parlament” do shihen burra me laps tė zi nė sy, me buzė tė kuqe dhe pudėr nė faqe, mė flokėt e gjata tė mbledhura gėrshet vetėm nė pjesėn e sipėrme. Skena pastaj ėshtė ajo qė nuk ka nevojė edhe pėr aq punė. Nuk janė arenat e festivaleve tė Dionisit, por “Shekspiri” i ngjan tepėr amfiteatrove ku lindėn komedi si kjo e Aristofanit.

Nga shikuesi qė do kalojė pragun e sallės “Shekspir” mė 8 tetor, ora 20.00, pėr tė ndjekur kėtė projekt tė Teatrit tė Metropolit nė fillimsezoni, Aristofani kėrkon vetėm njė gjė: “Tė jetė mėndjemprehtė!”.

“Gjėja mė e bukur do tė ishte tė kishte politikanė tė ftuar pėr ta parė shfaqjen. Ne do mundohemi tė sjellim sa mė shumė. Populli i ka parė gjatė gjithė kohės ata dhe shfaqjet e tyre nėpėr zgjedhje dhe Parlament, pse mos tė kenė edhe ata njė mundėsi pėr tė parė veten?”, i jep fund bisedės me humor Elma.

Aristofani dhe Komedia e Re

Aristofani (445p.r-386 p.r) ishte komediani mė i njohur dhe mė prodhimtar i Greqisė sė Lashtė, i quajtur ndryshe babai i Komedisė sė Re dhe trashėgimtari i Komedisė sė Lashtė Greke. Pėrmendim kėtu veprat mė tė njohura tė tij si: “Aharnianėt” (425 para Krishtit), “Kalorėsit” (424 para Krishtit), “Retė” (423 p.k), “Grerėzat” (422 p.k), “Paqja” (421 p.k), “Zogjtė” (414 p.k), “Lisistrata” (411 p.k), “Bretkosat” (405 p.k) etj. Veprat e tij kishin pėrmbajtje tė fortė politike dhe kjo lidhet me pėrvojat jetėsore qė kaloi.

Ai jetoi kohėn e Luftės sė Peleponezit, dy revolucioneve oligarkike, dy pushteteve demokratike dhe nuk iu fut kurrė politikės. Veprat janė dėshmia e vetme e ndarjes mes Komedisė Antike dhe asaj tė Re greke. Kjo lėvizje u pa si njė largim nga shfaqjet qė kishin nė qendėr shqetėsime tė mėdha tė ditės drejt atyre qė trajtonin ēėshtje tė pėrgjithshme.

Pėr Plutarkun, Komedia e Re ishte njė formė mė tė sofistikuar se Antikja, e cila kishte njė strukturė mė komplekse dhe i trajtonte problemet pėrmes humorit dhe zbavitjes. Ajo kishte nė fokus ēėshtje dhe probleme lokale qė sot zor se kuptohen pa ndihmėn e studiuesve. Nė Komedinė e Re, ishin problemet e pėrgjithshme ato qė zinin vend.

Kjo dukej haptazi sidomos te maskat qė vinin aktorėt nė skenė, tė cilėt identifikonin personazhe steriotipike, kurse te Antikja maskat ishin karikatura tė njerėzve tė vėrtetė. Feja e politika ishin ēėshtje qė vėshtirė se mund tė liheshin mėnjanė dhe temat e trajtuara nė to kishin doza tė forta serioziteti, edhe pse dihen shakatė bajate, bufoneritė, qė ishin shpirti i Komedisė sė Lashtė Greke.

Kori ishte njė element edhe mė i fortė dhe shpesh konkurrenca nė festivalet e dramės nuk ka qenė mes komedianėve dhe dramaturgėve, por mes koreve, qė ishin tė mėdhenj nė numėr (24 anėtarė) dhe pjestarėt e tyre futeshin nė konfliktet dhe gėzimet e personazheve qė interpretoheshin nė skenė.

Njė peshė tė tillė, ai nuk e pati nė Komedinė e Re. Nė kohėn e zhvillimit tė saj, Komedia e Re, u bazua nė tekste realiste, me njė strukturė tė thjeshtė. Antikja mbeti komedia e njė shteti tė fuqishėm demokratik nė kulmin e pushtetit tė tij dhe kjo i dha mundėsi Aristofanit tė hulumtonte deri nė kufijtė e groteskut. Kjo e bėn edhe unike krijimtarinė e tij dhe 44 komeditė qė krijoi.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi