♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pleqte e sotume ,me keq se djemt e rinj....

2 posters

Shko poshtė

 Pleqte e sotume ,me keq se djemt e rinj....  Empty Pleqte e sotume ,me keq se djemt e rinj....

Mesazh nga Naqja Shkodrane Sun Aug 28, 2011 1:43 pm

Dashuria nuk ka moshė. Edhe seksi nuk ka kohė. Nė shoqėrinė tonė, burra e gra me flokė tė bardha jetojnė emocionet, dėshirat seksuale, pasionet, me tė njėjtin intensitet si kur ishin tė rinj. Ngaqė jemi mėsuar t’i shohim duke marrė pensionet, duke blerė ilaēet, duke marrė mbesat nga shkolla, ne nuk i konsiderojmė mė si qenie seksuale, por vetėm si njerėz tė dhembshur qė vetėm ankohen.

E vėrteta ėshtė qė 70 e kusur vjeēarėt janė po aq viktima tė pasionit sa edhe tė rinjtė.

Nėse ka rini tė parė, tė dytė e mbase tė tretė… atėherė sigurisht qė ka dhe njė rini tė katėrt. “Pleqtė” shqiptarė kanė dėshirė tė ngacmohen, tė krijojnė njohje tė reja me gjininė e kundėrt. Ata qė marrin iniciativat janė kryesisht meshkujt, sidomos ata qė janė “single” nė kėrkim tė njė shoqeje. Por, nuk mungojnė dhe rastet e pleqve tė pakėnaqur me martesėn e tyre dhjetėra-vjeēare ose qė nuk e kanė marrė vesh qė poligamia ėshtė e ndaluar nė vendin tonė.

Pensionistėt nė vendin tonė janė rreth 500 e 70 mijė, nuk ka tė dhėna se sa janė femra dhe se sa janė meshkuj, por duke parė shifrat, probabiliteti qė tė njihen e tė “ngacmohen me njėri tjetrin ėshtė i lartė.

Por si gjenden kėta shoke, apo shoqe? Nė kushtet e Shqipėrisė, pleqtė “rregullohen” me metoda tė thjeshta. Forma mė e pėrhapur ėshtė ajo e prezantimit, me anė tė njė tė treti ose tė trete. Duke gjykuar nga rradhėt qė mbajnė pėr tė marrė pensionet a pėr ta paguar faturat, mundėsitė pėr tu njohur e pėlqyer nuk janė tė vogla.

Metoda tjetėr e pėrhapur ėshtė ajo e komunikimit direkt. Ndryshe nga adoleshentėt qė mė parė tentojnė tė bien nė sy e pastaj tė futen nė komunikim, pleqtė hyjnė nė prezantim tė menjėhershėm. Pėr kėtė shkak edhe pėrgjigja qė marrin nė shumicėn e rasteve ėshtė refuzuese. Nė tė tilla raste, pleqtė ftojnė pėr kafe, pėr njė xhiro, e deri edhe pėr pica.

Nė raste tė tjera pleqtė e ndjekin “prenė” e tyre derisa ti mėsojnė shtėpinė ku e ka dhe nuk pėrtojnė tė trokasin pėr njė kafe turke.

Fjalia e parė e hapjes sė bisedės, shpesh ka tė bėjė me interesimin mbi statusin e tė zgjedhurės. Njė nga gratė e vjetra qė pyesim na tregon duke kapur faqet me duar, (siē bėhet kur flasim pėr njė turp tė madh) se si e kish “ngacmuar” nė autobus njė plak, i cili pasi e kishte parė me tė zeza e kish pyetur: “Pse i mban veshur rrobat e zeza? Tė ka vdekur burri?” Thjesht, pastėr, drejtpėrdrejt! Pas kaq vitesh mbi kėtė tokė, ndoshta ata e kanė kuptuar se nuk ka nevojė pėr tė komplikuar marrėdhėniet, gjėrat duhen tė jenė tė thjeshta e tė qarta: “nėse tė ka vdekur, atėherė mė lejo tė propozohem si zėvendėsues!” Por, nėse pleqtė i kanė tė thjeshta gjėrat, tė moshuarat janė prapė gra e si tė gjitha gratė i duan gjėrat mė tė komplikuara. Prandaj, pėrgjithėsisht refuzojnė, ose ka dhe nga ato qė duan, por ende si kur ishin vajza tė reja kanė frikė tė pranojnė, se pale ēfarė do tė thotė bota…

Njė tjetėr na tregon se si nė moshėn 80-e ca vjeēare, i vjen nė derė njė i njohur i vjetėr qė kishte vite pa e parė i cili propozohet pėr bashkėjetesė. “Ti vetėm, unė vetėm… pse tė mos rrimė bashkė?”. Por, nė shumicėn e rasteve, gjithēka fillon me njė ftesė pėr kafe.

Mund tė dėgjosh histori tė shumta, por nė finale, plakat kometojnė si tė ishin kor: “Pupupu si janė bėrė kėta pleqtė e sotėm, mė keq se djemtė e rinj…” por, pa mundur ta fshehin se u pėrkėdhelet sedra nga miklimet e bashkėmoshatarėve. Ato mund tė jenė tė vjetra, por, nuk rezistojnė pa i rėnė me bėrryl shoqes, “Shihe-shihe atė plakun aty, po ta bėn me dorė!”






Pse nuk sillemi edhe njė herė si tė rinj?


E keni parasysh atė barcaletėn me njė ēift pleqsh? Pas shume vitesh qė jetonin bashkė, pleqtė i thonė njėri- tjetrit: I mban mend kohėt kur ishim tė rinj, qė linim takime?

- Po i mbaj…-pėrgjigjet plaka- sa kohė tė bukura kanė qenė!

- E pse nuk sillemi dhe njė herė si tė rinj?

Bien dakord dhe e lenė tė takohen nė park…plaku shkon, pret aty me orė tė tėra, nė fund ngrihet i mėrzitur, shkon nė shtėpi dhe i thotė plakės:

- Po pse nuk erdhe nė takim, ashtu si e lamė dje?

- Nuk erdha- pėrgjigjet plaka- se nuk mė la mamaja J





Edhe pas tė 60- ave ėshtė e mundur!

Shpesh herė, kur shohim ēifte tė moshave tė treta qė kujdesen, puthen e pėrqafohen me njėri- tjetrin, habitemi. Me vete shpesh themi, si ėshtė e mundur?

Ndiejnė ende dashuri pėr njėri- tjetrin?

Por po tė mendosh, e pse duhet tė jetė ndryshe? A nuk ėshtė dashuria, nė ēdo formė tė saj, leva qė vė botėn nė lėvizje?

Kėto gjėra ndodhin kudo, nė filma shohim shpesh ēifte qė plaken nė mėnyrė tė lumtur nė krah tė partnerit\es, tė lexojmė kryevepra si tė Gabriel Garcia Marquez qė na dhuroi tek libri i tij “Kujtime kurvash tė trishta”, njė histori dashurie mjaft tė fuqishme dhe prekėse, nė tė cilėn njė protagonist thuajse 100 vjeē zbuloi pėr herė tė parė dashurinė.



Pėrveē fakteve nė libra dhe nė filma, ka dhe tė dhėna qė vėrtetojnė kėtė gjė. 3\4 e burrave dhe 2\3 e grave mbi 80 vjeē janė “seksualisht aktivė”.

Tė dhėna tė tjera tregojnė se 39% e 70 vjeēarėve bėjnė dashuri tė paktėn 1 herė nė muaj, pėr t’i treguar partnerit afeksion dhe dashuri (50% tė rasteve), por edhe pėr kėnaqėsi fizike (23%).

Ngjarjet fiziologjike tė lidhura me plakjen (menopauza dhe andropauza) ndėrtojnė, veēanėrisht pėr gratė, njė lloj barriere, pėrtej sė cilės nuk mund tė kalohet.

Nėse kjo ndodh pėr gratė, edhe burrat kanė ‘disavantazhet” e tyre. Pas tė 50-ave, rėnia e prodhimit tė testosteronit mund tė zvogėlojė dėshirėn seksuale.

Kėto dhe faktorė tė tjerė, bėjnė qė seksi, lidhjet dhe flirtet e pas 60-ve, tė duken tė ekzagjeruara…por nė fakt janė normale!





Tė duhesh pėr 82 vjet!


Ēifti mė jetėgjatė nė botė? John Roēhio dhe Emilia Antonelli, tė martuar qė prej 82 vjetėsh, nė vitin 2005 ata kanė rrėfyer historinė e tyre te dashurisė. Ēifti u martua mė 10 shkurt 1923 dhe ishte njė nga ato martesa, qė nuk e mposhti dot asgjė. Thonė qė janė po aq tė dashuruar, sa kanė qenė 82 vjet mė parė. Nuk kanė ndonjė recetė tė veēantė dhe tė vlefshme pėr tė gjithė. Sekreti i tyre ka qenė; tė bėrit dashuri, dėshira dhe disponibiliteti pėr tė gjetur kompromise me njėri- tjetrin. Tė gjitha kėto tė “mbėshtjella” me shumė durim.



Nėse dashuria ka flokėt e bardha….


Tė dashurohesh nė moshėn e tretė nuk ėshtė e lehtė dhe kur gjendet njė njeri qė tė mund tė na bėjė shoqėri, nis disaprovimi i miqve, fėmijėve dhe familjarėve. Askush, mė shumė se ti, nuk e kupton se sa e lodhshme ėshtė vetmia dhe se sa e mėrzitshme ėshtė rutina. Atėherė, a duhet tė sakrifikoni pėr hir tė njė “mentaliteti”. A ka ndonjė ligj tė shkruar se dashuria ndalohet pas tė 60-ave? ja disa kėshilla qė duhet tė ndiqni, pėr tė jetuar I qetė njė lidhje, nėse jeni nė moshėn e tretė:

- sqaro menjėherė me fėmijėt e tu qė ky njeri, nuk zė vendin e prindit qė nuk jeton mė

- prezantojeni nė familje nė mėnyrė tė thjeshtė, si njė mik tė shtrenjtė, me tė cilin ndan interesa tė pėrbashkėta

- tregoni secili autonomi dhe pėrpiquni tė gjeni mirėkuptim. Shekulli.

Elona Demollari
Naqja Shkodrane
Naqja Shkodrane
Super- Administrator

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 15/10/1928
Numri i postimeve Numri i postimeve : 12836
Vendndodhja Vendndodhja : ANGLI..
Hobi Hobi : Mjeke
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 20/04/2011
Falenderimet Falenderimet : 21

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

 Pleqte e sotume ,me keq se djemt e rinj....  Empty Re: Pleqte e sotume ,me keq se djemt e rinj....

Mesazh nga Frajeri Sun Aug 28, 2011 1:44 pm

BRAVO spo flasi me shum se veq shkretetoj gaga (RA KAFIQI PLAKI HEKI PLISIN) (-)
Frajeri
Frajeri
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 31/01/1983
Numri i postimeve Numri i postimeve : 252
Vendndodhja Vendndodhja : Germany,Prishtina..???
Hobi Hobi : Frizer..
Humor Humor : Asgje koti...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 25/08/2011
Falenderimet Falenderimet : 1

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi