♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur

2 posters

Shko poshtė

Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur Empty Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur

Mesazh nga Tetovarja Thu Nov 20, 2008 9:58 am

Vogėlushi 13 muajsh, Mateo Dullia, nuk dihet nėse ėshtė gjallė apo ka vdekur. Nėna e tij, Albana Dullia, ka shumė frikė se fėmija i saj, nė rastin mė tė mirė ėshtė shitur nga grupe mafiozėsh dhe nė rastin mė tė keq, mund tė mos jetojė mė. Dyshimet e trishta i hedh mamaja e vogėlushit. Nė njė intervistė ekskluzive, dhėnė dje pėr agjencinė e lajmeve NOA, 29-vjeēarja Albana Dullia, tregon gjithēka pėr ngjarjen qė i ka ndryshuar jetėn, pėr 72 ditėt plot ankth qė po pėrjeton, pas zhdukjes tė djalit tė saj, qė mė datė 7 shtator kur humbi, ishte vetėm njėmbėdhjetė muajsh. Albana, duke shprehur keqardhjen pėr humbjen e vogėlushit tuaj, ne bashkohemi me dhimbjen dhe pėrpjekjet tuaja pėr gjetjen e tij. A mund tė kujtoni cilat ishin raportet tuaja me autorin e dyshuar tė rrėmbimit, Hasan Kerim. Pikė sė pari, ai nuk ėshtė i dyshuari, por autori i vėrtetė i rrėmbimit. Personi nė fjalė kishte krijuar njohje me mua, e cila arriti deri nė njė bashkėjetesė, ku toleranca ime dhe dėshira pėr ta ndihmuar u shfrytėzuan shumė keq. Unė e kam njohur kėtė person rreth tre vjet mė parė kėtu nė Athinė. Jetoj kėtu me familjen time, nėnėn, vėllain dhe pjesėtarė tė tjerė. Njė mbrėmje ne shkuam nė njė lokal ku kishte muzikė orientale. Atje jam njohur me kėngėtarin, i cili ishte Hasan Kerim. Ky person ishte njė emigrant nga Siria, qė siē mėsova mė vonė, ishte pa dokumente nė Greqi. Ne u njohėm bashkė dhe ndjeva njė dėshirė tė brendshme pėr ta ndihmuar atė. Ai ishte pa shtėpi dhe shpejt mbeti dhe pa punė, ndėrsa unė nė njė gjendje normale, me shtėpi e familje. Vendosa tė marr njė shtėpi me qira, nė emrin tim, sepse ai nuk mund tė merrte banesė pasi ishte klandestin dhe nisėm tė jetojmė sė bashku. Gjatė kėsaj periudhe, ai punonte? Jo. Unė, bashkė me nėnėn time kam njė dyqan me aksesorė rrobash dhe nė mė tė shumtėn e kohės ai rrinte me ne. Kjo zgjati pėr mė pak se njė vit dhe raporti mes nesh ishte normal. Pikėrisht kur unė mbeta shtatzėnė, ndryshoi gjithēka. Ēfarė ndodhi? Ishte e tmerrshme. Ai nisi tė mė konsideronte si tokėn e tij, karakteri i ndryshoi tėrėsisht, u bė i vrazhdė, fėmijėn refuzonte ta mbanim. Kėmbėnguli shumė herė qė fėmijėn ta abortoja, arriti deri atje sa tė mė thoshte, nuk e dua, nuk ėshtė imi etj. Unė refuzova me bindje qė ta dėshtoja fėmijėn tim tė parė. Ishte njė dhuratė nga Zoti dhe duhet ta nxirrja nė jetė. Por ai u bė edhe mė i keq dhe ndėrsa isha nė muajt e parė tė shtatzėnisė, u zhduk nga shtėpia. Qė atėherė nuk ishte bėrė mė i gjallė. Kur u rishfaq Hasan Kerim? Kur ai u zhduk, jeta ime ndryshoi dhe unė isha e qetė. Pata njė shtatzėni normale dhe solla nė jetė djalin tim, krijesėn e parė, qė mori emrin Mateo. Sė bashku me familjen time kemi bėrė gjithēka qė djalit tė mos i mungojė kurrgjė dhe tė rritet normalisht. Ishte data 7 shtator, pra para 72 ditėsh, kur ndodhi ajo qė mė shkatėrroi jetėn. Unė gjendesha nė shtėpi dhe u bėra prĆØ e njė kurthi nė tė cilin rashė, sėrish nga zemėrgjerėsia, mirėbesimi im. Pra, ndodhesha nė shtėpi me djalin tim Mateon, qė ende nuk i kishte mbushur njėmbėdhjetė muaj. Befas shfaqet personi nė fjalė, qė nuk dua t‘ia pėrmend emrin. Kishte njė pamje dhe sjellje krejt tė ndryshme. Por nuk e kuptova qė ishte vetėm pjesė e planit. Ai nisi tė pėrgjėrohej se kishte ndryshuar, se donte qė tė rikthehej dhe se donte tė ishim njė familje. Nuk mund ta besoja, ndaj i thashė se kjo gjė nuk bėhej. Atėherė pėrdori njė variant tjetėr. Nė rregull mė tha, dalim nga kėtu, bėjmė njė xhiro qė t‘i blej njė dhuratė fėmijės tim, kaq tė drejtė e kam mė tha. Megjithėse me hezitim tė fortė, pranova, duke besuar pėr njė ēast se ai vėrtet ishte i pėrmalluar pėr fėmijėn qė nuk e kishte parė kurrė. U gėnjeva. Mora fėmijėn nė krahė dhe dolėm nga shtėpia kėtu nė Kukaki ku jetoj dhe pėrballė nė trotuar nisėm tė ecnim. Ndėrsa ecnim, mė thotė: Ma jep fėmijėn tė shkojmė nė periptero (kioskė) t‘i blej biskota. I them jo se ka ngrėnė dhe i blej biskota tė posaēme pėr bebe. Ndėrsa ecnim dhe pak metra, sėrish mė thotė, nė rregull mė lėr ta mbaj pak nė krahė, vetėm pak metra. Ai ēast ishte fatal pėr mua sepse pranova nė heshtje. Kėtu ndodhi e tmerrshmja. Ai e mori Mateon nga kraharori im dhe e mbajti nė krahė, duke ecur pak mė pėrpara, ndėrsa fėmija ishte nga unė. Kishin kaluar vetėm pak metra kur po afrohej njė kryqėzim, nė tė cilin vijon njė rrugė tejet e gjatė. Ai befas vrapoi me shpejtėsi, duke i kthyer kokėn djalit qė tė mos mė shihte dhe zhduket sa hap e mbyll sytė, megjithėse unė mė kot renda duke vrapuar. Kur ndodhi kjo, ju a patė tė kishte ndonjė person tjetėr pėrreth? Ajo qė dėgjova ishte njė zhurmė motori, qė mė bėn tė besoj se ai po ndihmohej nga persona tė tjerė, sepse u zhduk shumė shpejt. Ēfarė bėtė pas kėsaj? Kam ulėritur me tė madhe. Nuk arrija ta besoja. Aty u mblodhėn shumė njerėz, lajmėrova dhe policinė. Ju ka ndihmuar policia greke? Jashtė mase. Ata kanė punuar shumė dhe me ē‘mė thonė, vazhdojnė tė punojnė, por gjithsesi djali im nuk ėshtė gjetur dhe unė nuk e di nėse ai ėshtė gjallė apo jo. A keni ju dyshime pėr fatin e djalit tuaj? Mateo lindi pa baba. Ai e braktisi dhe nuk ishte kurrė aty, pėr asgjė. Unė jam e qartė. Ky person u rishfaq me njė qėllim tė caktuar: pėr tė rrėmbyer fėmijėn tim, vetėm pėr qėllime tė kėqija. Kam shumė frikė se ai person ėshtė zhytur nė krim. Kemi dyshime tė forta se djali mund tė jetė shitur, dyshoj te lidhja e tij me njė grup mafiozėsh qė merren me trafikim tė bebeve dhe kam shumė frikė nėse im bir jeton mė apo jo. A ka dyshime gjithsesi se fėmija mund tė ketė pėrfunduar nė Siri? Policia e ka hedhur si dyshim edhe kėtė mundėsi. Kjo pėr faktin se ai person nuk kishte asnjė leje qėndrimi, pa punė, pa shtėpi. Sigurisht qė mund tė jetė larguar, me apo pa fėmijėn tim, pėr nė Siri. Sensibilizimi nė mediat greke ka qenė, madje vazhdon tė jetė i madh. A keni pasur ju kontakte me ta dhe a jua kanė shtrirė dorėn pėr ndihmė? Jo. Kontakte kam dashur tė kem, por nuk mė ėshtė ofruar ndihmė. Nė tė vėrtetė kam dashur shumė, por shteti im, nuk ka denjuar qoftė dhe duke mė mbėshtetur emocionalisht dhe pse jo, tė kėrkojė nxitje tė pėrpjekjeve pėr tė mėsuar fatin e djalit tim. Nė tė kundėrt, jam mbėshtetur shumė psikologjikisht nga “To hamogjelo tu pedhiu” (Buzėqeshja e fėmijės), njė qendėr pėr rastet e fėmijėve tė humbur. Po me ambasadėn e Greqisė nė Siri a keni pasur kontakte? Po. Ne jemi lidhur me ta dhe kanė deklaruar se po bėjnė pėrpjekje pėr tė zbuluar diēka, por deri tani nuk na kanė dhėnė asnjė informacion. Cili ėshtė apeli qė do tė donit tė drejtonit? Kam njė thirrje tė fortė pėr tė gjithė ata njerėz qė mund tė dinė diēka pėr fatin e Mateos tim. I lutem tė mė ndihmojnė, duke treguar ēdo gjė qė mund tė dinė pėr tė. U drejtohem veēanėrisht atyre personave qė e njihnin dhe kishin shoqėri me atė person qė kur unė u kam kėrkuar tė mė tregojnė ku u zhduk, pasi rrėmbeu fėmijėn, kanė ngurruar duke mbledhur buzėt. Por i bėj njė apel shtetit tim qė tė jetė prezent nė kėtė ngjarje. Shteti im nuk gjendet asgjėkund, ndaj dua qė tė mė ndihmojė nė kėtė tmerr qė na ka kapluar kėtu nė kurbet.
Tetovarja
Tetovarja
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2992
Vendndodhja Vendndodhja : Tetov
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 16/10/2008
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur Empty Re: Dyshimet e nenes shqiptare: Mateon mund ta kene shitur

Mesazh nga elmazi Sat Jan 31, 2009 10:16 pm

Zonja Albana Dullia ajo qe ju ka ndodhur eshte vertet e tmerrshme dhe shume e dhimshme.Une vetem te ndihmoj moralisht sepse ndodhem ne shqiperi dhe s'kam asgje ne dore. Ėshte shume shume e veshtire qe te gjendet femija juaj,por veē ''shume fat" mund te sillte mrekulli ne zemren dhe familjen tuaj.Ai zagar mund te jete prezantuar edhe me emer tjeter gje qe eshte me e veshtire per tu gjetur.TE te jap nje mendim qe ti drejtohesh Aida Shtinos duke i sjelle foto te Hasan Kerim e duke e nxjerre ne ''njerez te humbur'' foton e tij dikush do ta njohe e te jape vendndodhjen e tij aktuale e me ndihmen e njerezve dhe te Zotit te mund te kesh ne prehrin tend gjėnė me te shtrenjte Mateon. TE urojme gjith shpirt te gjesh djalin tend e te te kthehet sado pak qetesia..

elmazi
Fillestar
Fillestar

Numri i postimeve Numri i postimeve : 25
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 23/01/2009
Falenderimet Falenderimet : 0

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi