♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Gjeresia e fytyres dhe mundesia per te mashtruar

Shko poshtė

Gjeresia e fytyres dhe mundesia per te mashtruar Empty Gjeresia e fytyres dhe mundesia per te mashtruar

Mesazh nga Vizitor Tue Jul 12, 2011 12:40 pm

Njerėzit me fytyrė tė gjerė kanė mė shumė gjasa qė tė gėnjejnė dhe tė mashtrojnė nė krahasim me njerėzit qė kanė fytyrė tė ngushtė, por, nga ana tjetėr, ata duket se bėhen biznesmenė tė mirė. Kjo, sipas pėrfundimeve tė njė studimi qė ėshtė marrė me lidhjen qė mund tė kenė format e fytyrės me karakterin, apo prirjet e njerėzve, si dhe me tendencėn e tyre pėr sjellje etike, apo jo. Shkencėtarėt besojnė se ata kanė fakte dhe prova pėr tė mbėshtetur teorinė se njerėzit qė kanė fytyrė tė gjerė zakonisht kanė njė prirje pėr tė shkelur rregullat dhe normat morale vetėm e vetėm pėr tė arritur synimet e tyre. Kjo teori sugjeron se forma e fytyrės, ose mė mirė proporcionet e saj, lartėsi, gjerėsi mund tė jenė njė sinjal i vjetėr evolutiv i agresivitetit njerėzor nė rastin e pėrballjes me kundėrshtarėt.
Sipas njėrit prej profesorėve qė ka ndėrmarrė studimin e mėsipėrm, njerėzit me fytyrė tė gjerė kanė njė shprehje mė tė madhe agresiviteti dhe njė sjellje egoiste, nė qendėr tė sė cilės ėshtė interesi personal dhe mirėqenia personale. Ajo ēka ėshtė e rėndėsishme, ėshtė gjetja e fakteve qė dėshmojnė pėr njė lidhje mes proporcionit tė fytyrės sė njerėzve, pra pėrllogaritjes sė raportit tė gjerėsisė me gjatėsinė, dhe sjelljeve tė tyre, veēanėrisht pėr sa i takon shprehjes sė sinqeritetit. Kėshtu, njerėzit me fytyrė mė tė gjerė se tė tjerėt ndihen mė tė fuqishėm e tė pushtetshėm dhe kjo ndjesi pushteti i bėn qė tė kryejnė njė numėr mė tė madh sjelljesh joetike krahasuar me njė raport tjetėr tė gjatėsisė me gjerėsinė.
Studimi i mėsipėrm ka pėrfshirė njė grup prej 192 studentėsh tė degės sė Biznesit dhe ideja ishte se sa tė gatshėm ishin kėta nė pėrgjithėsi pėr tė gėnjyer, me qėllim pėrfitimin nė njė operacion tė caktuar financiar, pra sa tė gatshėm ishin qė tė shkelnin tė gjithė skrupujt pėr tė arritur qėllimin personal tė pėrfitimit. Kjo gjithmonė nė rastet kur ka njė fitim dhe ka edhe konkurrentė. Nė njė eksperiment tė tillė ata qė e kishin njė fytyrė mė tė gjerė sė tė tjerėt shfaqėn njė aftėsi tri herė mė tė madhe se tė tjerėt nė lidhje me mashtrimin dhe thėnien e gėnjeshtrave. Ndėrsa ata qė kishin fytyrė mė tė ngushtė ishin mė tė prirur qė tė tregoheshin tė ndershėm dhe tė drejtė nė lidhje me ēėshtjen e biznesit qė po diskutohej. Pėr ta etika vinte para pėrfitimit personal pėrmes mjeteve mashtruese. Rezultati i kėtij studimi, edhe pse mund t’i duket dikujt i ēuditshėm, ėshtė botuar nė njė revistė shkencore me shumė autoritet sė fundi.
“Zbulimet tona sugjerojnė se disa njerėz janė thjesht tė predispozuar qė tė veprojnė nė mėnyrė jo etike qė tė arrijnė qėllimet e tyre. Madje ata nuk ndalen para asgjėje qė do tė vinte nė pikėpyetje arritjen e qėllimit dhe nė kėtė pikė mungesa e skrupujve mund tė mos ketė kufi. Sigurisht qė kemi tė bėjmė me njė fenomen qė ka ndikime tė rėndėsishme praktike. Pėr shembull, para se tė nisemi qė tė blejmė diēka duhet qė tė shohim fytyrėn e shitėsit. Nė rast se ai na paraqitet me njė fytyrė tė gjerė ka shumė mundėsi qė tė pėrdorė djallėzi dhe mungesė ndershmėrie nė shitjen e mallit. Ndaj para njė blerjeje duhet qė tė kontaktohet mė parė shitėsi pėr tė parė nėse ka mundėsi qė tė na gėnjejė apo jo. Sigurisht bėhet fjalė pėr metoda qė i pėrdorin psikologėt apo njerėzit e specializuar nėpėr kompani tė ndryshme qė merren me kontrata tė mėdha dhe qė duan njė informacion sa mė tė plotė nė lidhje me palėt, me tė cilat bėjnė biznes. Ndėrkohė njė tjetėr eksperiment ėshtė bėrė pėr tė ekzaminuar format e fytyrės sė 60 shefave tė ndryshėm, ekzekutivė tė bizneseve tė mėdha nga 500 kompani tė fuqishme. Ata qė kishin fytyrė mė tė gjerė krahasuar me ata qė kishin fytyrė tė gjatė dhe tė ngushtė ishin edhe mė tė suksesshėm nė qeverisjen e kompanive tė tyre, pra ata ishin agresivė, tė pamoralshėm, me shumė shkelje etike dhe me njė sasi tė madhe tė mungesės sė skrupujve. Ėshtė gjithashtu e rėndėsishme tė kuptojmė se ky ėshtė vetėm njė studim dhe se nuk duhet tė fiksohemi te ideja se njerėzit me fytyrė tė gjerė janė domosdoshmėrish hileqarė. Pa asnjė dyshim agresiviteti dhe mashtrimi janė edhe tipar i njerėzve tė tjerė, por ky ishte vetėm pėrfundimi i njė studimi qė nėnvizon njė fenomen ndėr shumė tė tjerė qė tregojnė njė lidhje tė mundshme tė tipareve tė jashtme njerėzore me karakteristikat e brendshme.

Burimi: Gazeta Shqip

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi