♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Njeriu me pafat ne bote, goditet nga rrufeja ndersa fliste ne telefon

Shko poshtė

Njeriu me pafat ne bote, goditet nga rrufeja ndersa fliste ne telefon Empty Njeriu me pafat ne bote, goditet nga rrufeja ndersa fliste ne telefon

Mesazh nga Love Sun Jul 10, 2011 11:23 am

Duket se per John Wade Agan, 47 vjecari amerikan i cili e quan veten "njeriu me pafat ne bote", veshtiresite nuk do te mbarojne kurre.

Aksidenti i tij i fundit? Kete here u godit nga rrufeja nderkohe qe ai ishte ne shtepi duke folur ne telefon. Agan pohoi se incidenti ndodhi ne mbremje ne shtepine e tij ne Tampa, Florida, kur jashte shpertheu nje stuhi.

Gjeja e fundit qe ai kujton eshte se ai ishte mbeshtetur mbi nje lavam metalik nderkohe qe ishte ne telefon dhe se degjoi nje shperthim te madh.

Cfare ndodhi me pas, ai tregon se nuk mban mend gje, te nesermen ai zgjohet dhe e gjen veten ne spital, pa nje kepuce dhe me nje vrime te madhe ne corape.

Pas degjimit te historise se tij, mjeket ishin vertet skeptik, duke pyetur veten se vertet Agan kishte pesuar nje aksident te tille.

Megjithate, dy studiues te rrufeve kane pranuar se kjo lloj fatkeqesie, mund te ndodhe ndersa jeni ne telefon.

Nese eshte apo jo e vertete, John Agan nuk eshte i ri ne llojin e ketyre aventurave, fati keq i tij i jashtezakonshem e ka bere te famshem.

Sipas deklaratave te tij, ne 2007 ishte viktime e nje grabitje, ndersa ai ngiste taksine e tij, nje hajdut e ka kercenuar me arme, e ka vjedhur dhe me pas e ka mbyllur ne bagazhin e makines.

Ne 2008, e kane goditur me thike ne gjoks, plagosur dhe gjakosur dhe me pas e kane cuar ne nje kazerme.

Dy vjet me pare Agan-it i ndodhi fatkeqesia me absurde, ai tha se dy gjarperinj e kane pickuar ne te njejten kohe.

Por ekspertet e vene seriozisht ne dyshim: Eshte e veshtire qe dy gjarperinj mund te kafshojne nje person ne te njejten kohe, megjithate ne kete rast John Wade Agan u tha mediave dhe botes se ndoshta ishte njeriu me pafat ne toke.

Edhe pse shume njerez pyesin nese aksidentet e ketij njeriu jane te verteta, vecanerisht gjarperinjt dhe rrufeja, ai vazhdon te konfirmoje me force eksperiencat e tij “tragjike”.

Disa kane spekuluar se Agan eshte nje genjeshtar patalogjik ne kerkim te vemendjes. Te tjeret mendojne se mund te jete edhe nje mazokist, nje person qe i pelqen te lendohet ne menyra te cuditshme per te vajtur ne spital dhe te marre mjekime per lehtesimin e dhimbjeve.

“Nuk me intereson se cfare mendojne njerezit, u shpreh Agan, nje nga keto dite une do te shkoj per te bere testin e se vertetes apo nje prove te droges, per te vertetuar se nuk tregoj genjeshtra”.

Gjate fatkeqesise se tij te fundit, ka patur edhe nje deshmi te vajzes se tij Misy, ishte ajo qe e ka ngritur nga toka kur u godit ne shtepi ndoshta nga nje rrufe. A mund te jete vertet njeriu me pafat ne bote?

Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi