♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Aleksandėr Stavre Drenova.

Shko poshtė

Aleksandėr Stavre Drenova. Empty Aleksandėr Stavre Drenova.

Mesazh nga Morena Thu Jun 09, 2011 7:39 pm

Aleksandėr Stavre Drenova, i njohur nė letėrsinė tonė me pseudėnimin
Asdreni qe nga ata poetė krijimtaria e tė cilėve u pėrket njėherėsh dy
periudhave. Poezia e tij u shkri qė nga faza e fundit e Rilindjes deri
nė periudhėn e Pavarėsisė. Poeti pati njė jetė tė gjatė krijuese, rreth
dyzet vjet.
Asdreni lindi nė fshatin Drenovė tė Korēės mė 1872.
Mėsimet e para i mori nė Korēė. Qė nė moshėn trembėdhjetėvjeēare shkoi
nė kurbet, nė Rumani, ku vazhdoi shkollėn e mesme, dhe mė vonė
fakultetin e shkencave politike, tė cilin nuk arrit ta mbaronte. Pėr tė
fituar bukėn e gojės dhe pėr tė vazhduar studimet djali i ri detyrohet
tė bėjė gjithfarė punėsh tė rėnda. Qė herėt lidhet me lėvizjen atdhetare
tė shqiptarėve tė Bukureshtit dhe bėhet njė nga pėrfaqėsuesit mė tė
shquar tė saj. Nė vitin 1900 filloi tė botojė vjershat e tij tė para nė
shtyp dhe tė bėhet i njohur si talent i ri qė premtonte. Poezia e tij e
kėsaj kohe ka karakter kushtrues, po poeti i ri nuk ka gjetur ende
individualitetin e vet, ėshtė nėn ndikimin e Naimit. Nė tė njėjtėn kohė
Asdreni botoi nė shtyp artikuj me formė tė pėrparuar demokratike dhe
antifeudale. Mė 1904 botoi vėllimin me poezi "Rreze dielli" qė do tė
pritej mirė nga lexuesi dhe nga shtypi dhe do tė pėrshėndetet nga Ēajupi
me fjalėt entuziaste; "Tani besoj se Naim beu nuk vdiq, se vendin qė la
ai bosh e zure ti".
Asdreni u bė njė nga udhėheqėsit e lėvizjes
atdhetare ndėr shqiptarėt e Rumanisė. Ai ēeli njė shkollė shqipe nė
Kostancė pėr fėmijėt e mėrgimtarėve shqiptarė, pasqyroi nė shkrimet e
veta ngjarjet e Shqipėrisė, mblodhi ndihma pėr kryengritėsit e Kosovės,
bashkpunoi me Nolin pėr shkėputjen e kishės shqiptare nga kisha greke,
ishte sekretar i mbledhjes sė Bukureshtit qė e kryesonte Ismail Qemali
nė vjeshtė tė vitit 1912 dhe ku u vendos shpallja e menjėhershme e
Pavarėsisė. Jo mė kot pikėrisht nė atė vit del nė dritė vėllimi i dytė
me vjersha i Asdrenit "Ėndėrra dhe lotė" ku shfaqet plotėsisht talenti i
tij dhe qė solli njė ndihmesė tė shquar nė letėrsinė shqiptare tė
Rilindjes.
Mė 1914 Asdreni erdhi nė atdhe qė tė ndihmonte nė forcimin
e pushtetit kombėtar, po, i zhgėnjyer nga turbullimet e kėsaj kohe, u
kthye nė Rumani. Ai priti me gėzim Kongresin e Lushnjes, i bėri jehonė
flakė pėr flakė luftės sė Vlorės. Pas vitit 1924 u tėrhoq nga jeta
politike, duke shprehur kėshtu nė heshtje qėndrimin e tij kundėrshtues
ndaj regjimit tė Zogut. Nė fakt nė vėllimin e tij tė tretė me vjersha
"Psallme murgu" tė botuar mė 1930 gjejmė aludime pėr kėtė qėndrim tė
tij. Revoltėn e tij Asdreni e derdhi edhe nėpėr disa vjersha tė mbetura
nė dorėshkrime. Por zhgėnjimi i tij nga realiteti shoqėror politik i
frymėzoi edhe vjersha pesimiste ose vjersha tė ftohta qė nuk janė qė nuk
janė veēse ushtrime formaliste. Gjejmė kėshtu ēaste, rėnieje nė
krijimtarinė e tij. Me rastin e 25-vjetorit tė Shpalljes sė Pavarėsisė,
Asdreni u kthye nė Shqipėri, po gjeti njė pritje tepėr tė ftohtė nga
pėrfaqėsuesit e regjimit. Poeti shkoi sėrish nė Rumani pėr tė mos u
kthyer mė kurrė nė atdhe. Vitet e fundit tė jetės pėrgatiti njė vėllim
"Kėmbanat e Krujės".
Asdreni u bė i njohur si publiēist, por ishte
edhe autor tekstesh shkollore e pėrkthyes. Po ai, para sė gjithash,
mbetet nė letėrsinė tonė si njė poet i talentuar lirik.
LIRIKA ATDHETARE E SHOQĖRORE

lirikėn e vet poetike Asdreni u rikthehet tė gjitha temave tė poezisė
sė Rilindjes, po u jep njė frymė mė tė hapur kushtruese. Jo mė kot ai
lėvron kryesisht llojet e himnit dhe tė marrshit. Tė njohura janė
vjershat "Betimi mbi flamur" (1907) qė pas vitit 1912 u bė dhe ėshtė
Himni ynė Kombėtar, vjersha "Pėrpara", qė dallohen nga njė stil
patetiko-oratorik, i cili shpreh njė patos tė zjarrtė tė brendshėm.
Vargjet e shumta dhe dinamike dhe njėkohėsisht tė thjeshta, kanė njė
forcė komunikuese tė veēantė.



Lart, Shqipėri,
ti je e zonja,
nga lufta sot mos ndalesh;
me trimėri
porsi shqiponja
armiqve mos iu falesh.



Krahas
kėsaj retorike qė shkrihet nė vjershėn "Pėrpara" me njė ndjenjė tė
sinqertė, gjejmė edhe lirika tė tjera ku dashuria pėr atdheun shprehet
mė me thjeshtėsi e spontanitet ndjenje pėrmes shkrimit tė mallit pėr
atdhe tė mėrgimtarit tė djegur:



Me sa mall e sa dėshirė
Atė ditė po e pres,
qė edhe unė atje i lirė
pranė prindėrve tė vdes!
("Nė mėrgim")



Asdreni
si Ēajupi, vė gishtin te plaga e dhimbshme e kurbetit dhe e dėnon atė
si shkėputje tė forcave mė tė mira nga atdheu, dėnon ata qė e harrojnė
vendin e tyre.
Poeti vijon ta lėvrojė lirikėn atdhetare dhe pas
Shpalljes sė Pavarėsisė. Mė vonė kjo lirikė u drejtohet temave
historike, merr njė karakter mė meditativ, po i ftohet deri diku
frymėzimi.
Asdreni ka meritė tė veēantė pėr thellėsinė e
problematikės shoqėrore qė lėvron pėr herė tė parė nė letėrsinė tonė: ai
shtron hapur ēėshtjen e frymėzmit klasor, pasqyron konfliktin ndėrmjet
shtresave tė larta dhe popullit, duke e parė kėtė tė fundit si forcė
lėvizėse tė historisė. Asdreni, madje, ėndėrron pėr njė ēlirim shoqėror
tė masave tė shtypura, po s'e ka tė qartė prespektivėn. Problematika
shoqėrore i frymėzon Asdrenit vjersha tepėr tė fuqishme si "Zėri i
kryengritėsve" (1912) "Ēpėrblimi" ku ballafaqohen klasat kundėrshtare me
njė varg dinamik e njė fjalor tė ashpėr. Edhe nė kėto vjersha ka
retorikė, po ajo tretet nė dufin e fuqishėm tė revoltės. Te "Burri i
dheut", duke i kėnduar Luftės sė Vlorės, Asdreni thekson karakterin
popullor tė saj dhe krijon njė portret kolektiv tė popullit tė
shfrytėzuar. Mė vonė, mė 1935 Asdreni do tė shkruajė njė vjershė po aq
tė fuqishme. "Trashėgimi", qė jep njė tabllo tronditėse tė gjendjes sė
mjeruar politike, ekonomike, shoqėrore e kulturore tė Shqipėrisė nė
kohėn e Zogut. Njė patos satirik tepėr i ashpėr pėrshkon vjershat
"Fisnikėt e Shqipėrisė" dhe "Republika Shqiptare".
Tema shoqėrore i
ka frymėzuar Asdrenit edhe vjersha ku ai shfaq shpresėn tek populli, si
vjersha "Lulėkuqja" (1912), ēuditėrisht e thjeshtė dhe plot lirizėm, po
edhe plot forcė ku nėpėrmjet kėtij simboli tė gjetur bukur himnizohet
populli dhe pohoet besimi tek ai.
Asdreni e pasuron letėrsinė tonė
edhe nė lirikėn e dashurisė dhe nė lirikėn e natyrės. Lirika e tij e
dashurisė trajton tema tė ndryshme dhe dallohet nga konkretėsia,
ēiltėrsia, thjeshtėsia, nga njė lirizėm i ngrohtė qė shkrihet herė-herė
me njė humor tė lehtė. Asdreni shkruan edhe balada me subjekt me kėngė
dashurore qė u pėrhapėn nė popull.
Nė fazėn e dytė tė krijimtarisė
Asdreni shkruan lirika dashurie disi tė stėrholluara dhe abstrakte qė
dėshmojnė se rėnia shpirtėrore pėr shkak tė atmosferės mbytėse qė e
rrethon, i ka dėmtuar edhe frymėzimin. Poeti kėrkon shumė nė fushėn e
formės dhe thith edhe nga rrymat moderniste tė kohės, po jo me shumė
sukses.
Nė lirikėn e natyrės Asdreni tregohet tepėr origjinal duke na
e dhėnė natyrėn (pėr herė tė parė nė krahasim me rilindėsit e tjerė) tė
shkrirė me jetėn e vet. Mė shpesh nė lirikat e veta tė natyrės. Asdreni
do na japė tablo tė gjalla, konkrete e tė dhimbshme tė vendlindjes.
Asdreni
e pasuron nė mėnyrė tė veēantė poezinė tonė edhe nė lėmin e formės,
duke krijuar lloje tė reja strofash e vargjesh, duke lėvruar madje edhe
vargun e lirė. Ai sjell nė letėrsinė tonė njė figuracion tė begatshėm.
Simbolet, krahasimet dhe epitetet e tij shquhen nė pėrgjithėsi pėr
origjinalitetin e tyre. Poezitė mė tė bukura Asdreni i shkruan kur
shkrin origjinalitetin nė brendi e nė formė me thjeshtėsi. Poeti ka
meritėn qė e lidhi poezinė tonė me poezinė bashkėkohore evropiane.
Veēse nė kėrkimet e tij pėr forma tė reja Asdreni nuk ka sukses kur nuk i mbetet besnik individualitetit tė vet krijues.

poezinė e Asdrenit ka njė farė racionalizmi qė nė vjershat mė tė mira
mėnjanohet nga shpėrthimi i ndjenjės ose vėshtrimi i realitetit
nėpėrmjet prizmit tė humorit tė shėndetshėm fshatarak.
Asdreni ėshtė
njė figurė tepėr origjinale dhe e ndėrlikuar si poet. Poezia e tij,
ndonėse nuk pati ndikimin e asaj tė Naimit dhe tė De Radės, e pasuroi nė
mėnyrė tė ndjeshme letėrsinė tonė.
Hymni Kombėtar

Rreth flamurit tė pėrbashkuar,
Me njė dėshire me njė qėllim,
Tė gjithė Atij duke u betuar,
Tė lidhim besėn pėr shpėtim.

Prej lufte veē ai largohet,
Qė ėshtė lindur tradhėtor,
Kush ėshtė burrė nuk frigohet,
Po vdes, po vdes si njė Dėshmor.

Nė dorė armėt do ti mbajmė,
Tė mbrojmė Atdheun nė ēdo vend,
Tė drejtat tona ne si ndajmė,
Kėtu armiqtė s'kanė vend.

Se Zoti vet e tha me gojė,
Qė kombe shuhen pėrmbi dhe,
Po Shqiperia do tė rrojė,
Pėr te, pėr te luftojmė ne.

Sa te Dua Shqiperi

Sa te dua, o Shqiperi,
sa me mall ndiej e sa deshire,
per ty gaz e dashuri
mu ne zemer me ka mbire!

Se per mua, o Atdhe,
je nje lule aq e vyer,
sa nuk gjendet permbi dhe
shpirtin tim per te ushqyer!

Kosoves


Kosovė, o vend' i famshėm i trimnis,
Kosovė, o lule e bukur e Shqipnis!
Ti bjeshkat plot vjollca rreth i ke,
Si vashė e virgjen: nuse sikur je;
Dhe malet me bor
Mi krye i ke kunor!

Kosovė, o atdhe i lavduem i burrnis
Ti ke pas kjen mbretnesha e Rumelis!
Nalt mbaje kryet t'and si gjithmon
Difto-u e zonja; koha sot e don
Ti t'ēohesh pėrseri
N'luftė t'mbarė pėr liri!

Se teje tė madhe shpresė ushqen Shqipnija
Me burra ti q'i len, t'gjatė si selvija,
Sakola mali, shoq nė bot' qė s' kanė
Si luaj e si dragoj plot forcė qė janė,
Qė e derdhin gjakun prrue
Atdheun pėr m'e shpėtue!

Ke bij qė s'kanė drojė asnjė pikė
As syni far' u tutet, s'dinė as frikė
Anmikut kur i sulen me rrebtsi
Si breshni mi te hidhen me duhi.

Gra e vasha ke, si zana sy-mėdha
Trimnesha qi Shqipnija din m'i ba
Qi rrokin armėt nė luftė me gas tuj shkue
Ja se me mund, ja se me dekun tuj luftue!
Pėr nder tė shtėpis s'vet;
E falin shpirt e jet!

Kosovė, o trimneshė, lule e rrallė
Detyrėn tin' e ke me dal sot n'ballė
Se mbrrini koha, tokėn pėr m'e mprue
Anmiqt e motēėm jashtė me i dėbue
Se mjaft e kanė robnue
Dhe n' zjarm e kanė prue!


A mund m'e durue pa pra kėt zgjedhė
Qė tė huejt para syve tė t'venė ledhe
Pėr me t'rrzue nėr kamb' e pėr me t'shkel
Pėr me t'ba gjithė copė, mirė si ju del
Dhe duersh mos tė lėshojn'
Prej faqes s'dheut tė t'shojn!

Disa "Serbi e vjetėr" duen me i thanė
"Maqedhoni" do t' jerė emnin ja lanė!
Atyne si u pėlqen kufijt i venė
Shqipnija veē mbas dojes s'tyne me kjenė;
Mendojnė pa turp kurrfarė
Se s'ka nji komb Shqiptarė!

Pėrpara burra, rrokni hut' e shpatė
Prej zis pėshtonėje Kosovėn e ngratė
At' nanėn t'uej t'lidhun kamb' e dur
Q' anmiqt e kan vorrue me dhe e me gur,
Me lott qi qan e ankon
E asnji nuk i ndihmon!

Shqyptarė mos kujtoni bes' e fe
Po nanėn ju kujtoni qi u ka le
Qi ka mbet fill e vetum si gru e ve
Prej bijet e harrume mi ket dhe!
Se ansht turp i math pėr ju
Tė huejt me i u ēnderu!

Sot ora mbrrini, dita e bekueme
Shqipnin m'e ba nė bot' njė vent t'lirueme!
Kosovės emnin me ja ngref te qilli
Pėr ēud tė botės sa ka me shkėlzy dilli
Me rrnue njė Shqypni
Si zonjė nė lumni.

Shqyptarė, ēoni-u, vllazėn ora mbrrini
Si Geg' e Toskė nalt flamurin e ngrini!
Njė Manastir, Shkup, Shkodėr e Janinė
Njė trup bani-e an' e mb'anė Shqypninė
Si ē'trimit mirė i prek
Me nder n'luftė me dek!
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi