♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Morena Thu Jun 09, 2011 7:11 pm

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Ded_Gjo_Luli





Ne Shqiperi dhe ne Malesi te Madhe kane filluar festimet ne perkujtim
te 100-Vjetorit te kryengritjes se Malesise se Madhe. Keto
kryengritje e malesoreve kunder Perandorise Osmane, pervec se coi ne
ngritjen e pare te flamurit kombetar ne token shqiptare c’prej kohes se
Gjergj Kastriotit, sipas historianeve ka nje rendesi te vecante ne
levizjen e rilindjes kombetare shqiptare, sepse veprimtarite dhe
lufterat e malesoreve terhoqen, si asnjehere me pare, vemendjen e
shteteve evropaine si edhe opinonit publik te kohes ne Evrope, mbi ato
qe po ndodhnin ne Sqhiperi. Levizja e kryesuar nga prijsi i Malesise
se Madhe Ded Gjon Luli dallohet nga te tjerat, pikerisht nga jehona qe
lufta e malesoreve beri ane e mbane Evropes. Nje merite tjeter e
kryengritjes se Malesise se Madhe eshte fakti se kejo levizje kishte
qellime mbarekombetare, gje qe gjeti ndihmen dhe perkrahjen e Ismail
Qemalit e Luigj Gurakuqit, te cilet me patriote te tjere te kohes, duke
pare luften serioze te Malesoreve, shkuan ne Podgorice te Malit te Zi,
ku perpiluan Memorandumin qe permbante nder te tjera kerkesat e
Shqiptareve per nje Shqiperi me administrate dhe gjuhe e buxhet te
vetin, e qe Shqiperia te drejtohej nga nje guvernator shqiptar e kerkesa
te tjera. Memorandumi, ne te vertete, ishte nje pasqyrim i kerkesave
te gjithe shqiptareve. Kerkesat e Malesoreve te shfaqura ne Memorandum ,
i bene kryengritesit Malesore t’i paraqiteshin botes se atehershme si
perfaqsues te aspiratave te mbare kombit shqiptar. Lufta per liri e
Malesoreve, 100 vjete me pare, dhe ngritja e flamurit te Skenderbeut ne
Deciq me 24 Mars, 1911, ishte symbol i vellazerimit te kombit shqiptar
dhe tregoi se Shqiptaret kishin nje atdhe qe deshironte liri dhe drite
per te dalur nga erresira shekullore e roberise osmane. Si rrjedhoje e
ketyre ngjarjeve, gazetat ane mbane Evropes shkruanin per Shqiperine,
jo me si nje fraze e zbrazet gjeografike, por per nje popull qe ishte ne
prak te lirise dhe te clirimit nga zgjedha shekullore e pushtimit
turk. Kryengritja e Malesorve, ne krye me Ded Gjo’ Lulin frymezoi edhe
kryengritjet e tjera ne Kosove dhe ane e mbane trojeve shqiptare, ose
vilajeteve te asaj kohe, duke cuar me ne fund ne shpalljen e Pavaresise
se Shqiperise me 28 nentor, 1912, fale sakrificave dhe derdhjes se
gjakut te deshmsoreve si Ded Gjo Luli me Malesoret, te cilet luftuan
dhe vdiqen per idealin e shenjte te te drejtave kombetare te
shqiptareve.
Presidenti i
Shqiperise, Zoti Bamir Topi, Topi me 24 Mars,mori pjese ne shenimin e
pare festiv ne Shkoder, titulluar “Ku e muer emrin Malėsia”, me rastin e
100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe
100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! U1_Flamuri-DeciqNė fjalėn e tij tė rastit, Kryetari i Shtetit shqiptar iu drejtua pėrfaqėsuesve tė Malėsisė sė Madhe duke thene:
“Ėshtė
kėnaqėsi dhe privilegj tė jem sonte me ju pėr tė lartėsuar sė bashku
kujtimin e njė ngjarje, e cila ka ndryshuar pėrgjithmonė historinė tonė
dhe kujtimin e atij burri, i cili e ideoi atė dhe pas shekujsh robėrie,
shpalosi flamurin e Kastriotit nė tokėn shqiptare. Nuk mund tė ndahen,
janė njė binom nga ato qė historia prodhon nė orėt e saj mė tė ndritura
pėr njė komb apo vend! Ju i dini! E kanė emrin: Kryengritja e Malėsisė
sė Madhe dhe Dedė Gjo Luli!
Malėsorėt
e vitit 1911 dhe prijėsi i tyre u bėnė zėdhėnėsit e drejtėpėrdrejtė tė
Rilindjes Kombėtare dhe platformės sė tyre pėr liri. Nė tė njėjtėn kohė,
ata ishin vijues tė traditės sė tyre shekullore pėr rezistencė ndaj
okupatorit! Kur ekzistenca e kėtij kombi tė lashtė ishte nė rrezik nga
pesha e pushtimit tė gjatė dhe nga konjukturat politike tė kohės, nėn
shembullin e heronjve antikė tė kėsaj toke, nė skenėn e pėrgjakshme tė
Ballkanit, nė Malin Deēiē, ngjitet Dedė Gjo Luli si fuqi shpirtėrore dhe
ushtarake e njė populli qė do t’i thotė lamtumirė sė keqes!
Me
pushkėn e qėndresės dhe me emblemėn e identitetit shqiptar, me flamurin
kuq e zi nė dorė, ai do t’i pėrcillte botės mbarė kumtin e Skėnderbeut
se kjo tokė ka zot, se kjo tokė ka malėsorė, shqiptarė dje dhe shqiptar
sot, shqiptarė pėrgjithmonė!
Dedė
Gjo Luli ngjitmas me fatin e Shqipėrisė eci nėpėr rrugė tė vėshtira,
rrugė qė e ēuan atė drejt Bratilės sė Deēiēit, majė nga e cila shihej
horizonti i Shqipėrisė. Ajo ishte rruga e atdhedashurisė, rruga e cila e
ēoi drejt njė vdekje prej martiri qė pushtuesit ia kurdisėn nė vitin
1915, atėhere kur vendi pėrsėri ishte pranė greminės. Jam i bindur se
njė rrugė si ajo e Dedė Gjo Lulit fillon me jetėn dhe mbaron me
pavdeksinė.
Nė panteonin e
Atdheut, aty ku pėrjetėsia dhe mirėnjohja e brezave bėhen njė, burrat e
sojit tė Dedė Gjo Lulit janė pushkė tė ngrehuna tė Shqipėrisė siē do t’i
quante Ismail Qemali asokohe, por edhe modele pėr ēdo bir shqiptari!
Rojtar i pėrjetshėm i fateve tė Shqipėrisė mbetet ai. Kryengritja qė
filloi mė 24 Mars tė vitit 1911, e ndezi flakė gjithė Shqipėrinė, flakė
qė nuk u shua kurrė, kryengritje pas kryengritje deri nė shpalljen e
Pavarėsisė me 28 nėntor 1912. Mė lejoni tė pohoj se shtizė e atij
flamuri ishte Dedė Gjo Luli.
Tė nderuar tė pranishėm,
Shumė
kryengritje kanė shenjuar jetėn e Malėsisė sė Madhe, identitetin e saj
dhe sigurisht tė gjitha janė njė kontribut i vyer nė konsolidimin e
Shqipėrisė, por njėra prej tyre mė shumė se ēdo akt tjetėr na rreshton
pėrkrah atyre popujve qė zgjodhėn ta kundėrshtojnė diktaturėn komuniste,
pavarėsisht nga rrethanat e pafavorshme nė tė cilat u ndodhėm.
Malėsorėt e Kelmendit dhe tė gjithė Malėsisė zgjodhėn luftėn nė vend tė
nėnshtrimit, ashtu siē kėndohet nė epet e tyre tė vjetra, ashtu siē ua
kishin lėnė amanet tė parėt, ashtu siē ua lypte nderi dhe zakoni, sepse
malėsori nė dijen time i ėshtė falur gjithmonė, Zotit dhe Shqipėrisė,
nderit dhe besės.

FJALA E PRESIDENTIT BAMIR TOPI NE MBREMJEN FESTIVE NE SHKODER

Tė dashur miq,
Nuk
ėshtė rastėsi qė shumė nga visaret tona kombėtare u endėn nė kėto male
dhe u bėnė testamente tė pėrjetshme kulture nė Shkodrėn historike. Eposi
i Kreshnikėve, baladat, kėngėt, pėrrallat kombėtare, Kanuni i Maleve e
shumėēka tjetėr u mblodhėn pikėrisht edhe nė krahinėn e Malėsisė sė
Madhe nga etėrit franēeskanė, tė cilėt nė letėrsinė e tyre ofruan
malėsorin dhe gjuhėn e tij si model, sepse pėr ta gjuha do tė thotė
vazhdimėsi, kulturė dhe rezistencė. Nga njė traditė e tillė, natyrshėm, i
imponohet kulturės kombėtare dhe sinkronizon me tė emra tė sė djeshmes
dhe tė sotmes, intelektualė tė rangut tė parė si vėllezėrit Mirash e
Nikoll Ivanaj, artistė me rėndėsi botėrore si Luk Kaēaj dje, e Angjelin
Prelocaj sot, tejet i famshėm nė skenat botėrore, shkrimtarė e
memorialistė unikė si At Zef Pllumi, mit i disidencės antikomuniste,
piktorė si Ismail Lulani qė kanė pėrjetėsuar nė telajo historinė e kėtij
vendi, klerikė tė zonės, qė shfaqen si elitė e lidhur me banorėt dhe
gjeografinė e vendit, martirė tė besimit dhe fjalės sė lirė, qė kanė
ndėrtuar kultin modern pozitiv dhe tė pashkatėrrueshėm tė malėsorit
shqiptar!
Me kėtė vetėdije, kam
kėnaqėsinė dhe nderin sonte tė rri, tė takoj, tė komunikoj dhe tė
dekoroj tė tjerė bij tė Malėsisė sė Madhe, tė tjerė personalite, qė me
veprėn dhe punėn e tyre, i kanė bėrė nder Shqipėrisė brenda dhe jashtė
saj. Prandaj, nė cilėsinė e Presidentit tė Republikės i falenderoj ata
nga zemra pėr kontributin e tyre tė vyer kulturor dhe patriotik.
Dhe,
sė fundmi, pėrvjetori i njėqindtė i Kryengritjes, i paraprin
pėrvjetorit tė njėqindtė tė Pavarėsisė sė vendit vitin qė vjen,
pėrvjetor aq themelues nė jetėn e kombit, qė duhet tė nxisė njė katarsis
tė domosdoshėm patriotik pėr ēdo shqiptar pa dallim moshe, krahine,
bindje apo besimi, duke u ballafaquar me modelet e Deēiēit dhe tė
Pavarėsisė!
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i Dedė Gjo Lulit dhe i Kryengritjes sė Malėsisė! Rroftė Malėsia e Madhe! Rroftė Shqipėria!”

Duke
shprehur admirimin dhe respektin per kete ngjarje te madhe me rendesi
te kombit shqiptar, Presidenti Topi nderoi nje numer artistesh nga
Malesia e Madhe e Kosova me medalje mirenjohjeje per veprimatrine e
tyre artistsike.

Miss Edith Durham me Kryengritsit
100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! 18e_thomson_albania
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:51 am

Zbulimi i pllakės pėrkujtimore viktimave tė para tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė 1911 nė Qepurr-Traboin (FOTO+VIDEO)


Traboin, Malėsi (25 mars 2011) - Nėn pėrkujdesjen e Kėshillit organizues tė shėnimit tė Kryengritjes i pėrbėrė nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedė Gjon Luli, sot nė Qepurr-Traboin nė praninė e njė numri tė madh tė bashkatdhetarėve nga Malėsia dhe diaspora, u bė zbulimi i pllakės pėrkujtimore pėr viktimat e para tė Kryengritjes. Ky ėshtė aktiviteti i parė i shėnimit tė 100-vjetorit tė Kryengritjes qė do tė pėrmbyllet me 6 prill.
Zbulimi i pllakės pėrkujtimore u bė nga Vatė Marashi Dedvukaj dhe Palokė Zefi Nicaj kurse fjala e rastit i takoj Gjon Zefit Camaj. Tė pranishmėve ju drejtua edhe Lekė Paloka Camaj, nipi i Ujk Gjeloshit i cili u vra bashkė me heronjtė tjerė nė fillim tė Kryengritjes.
Mė pas publikut ju shfaqėn anėtarėt e SHKA Dedė Gjon Luli dhe Rapsha tė cilėt interpretuan pikat e pėrgatitura.

FOTOGRAFITĖ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:52 am

Hapja e programit tė 100-vjetorit tė fillimit tė Kryngritjes sė Malėsisė sė Madhe me rastin e inagurimit tė pėrmendores nė Rapsh tė Hotit, 26 mars 2011



"Vallezėn e motra tė malėsisė sė madhe krenare mblidhemi sot, me gėzim, me kėngė e me vadhe,

Miq tė nderuar mirė se kini ardhė,
Nė Rapshėn e Hotit nė kėtė ditė tė bardhė,
Nė kėtė vend ku filloi kthesa e historisė,
Nė Rapshė; - Pushkėn e parė tė kryengritjes sė Malėsisė.

Kemi ardhė sot nė nderim tė kėsaj ditė,
Nė nderim tė 24 Marsit 1911, Diell me rreze drite,
Tė fillimit tė kryengritjes sė Malėsisė, sot 100 vjeēare,
Lavdi tė kjoft gjithmonė, o burrnesha flamurtare.
Nė djepin e madh besė e shpresė pėrkunde,
Me pushkėn e madhe 500 vjet i tunde.

Rapshjan o vėllau i madh nė vllazninė e Hotit,
I pari po thek nė mejdan si vetima e motit,
Me gjoksin e hapun flakė e plumb i pret,
Ashtė ringjallė amaneti i ruejtun 500 vjet,
Nuk pėrmbahet turri i trimave mbi llogore,
Asht ndezė flakė gjaku i Shqiptarit e gjini e nėnės malėsore.

U mbushėn 100 ditė nė ditėn e sodit,
Kur u ēuan nė kamė djemtė e Rapshs Hotit,
Pėr liri me vdek trimat kanė bė benė,
T’parėt ndezėn flakėn, filluan epopenė.
Me nė krye Dedė Gjon Lulin burrė, trim si motit
Ngritėn flamurin nė Bratilė tė Hotit.

Kėngėn e madhe 100 vjeēare,
Ta kushtojmė Malėsi nėnėloke,
Flamurtare e legjendare,
O Malėsi princeshė e poke.

Nė kėtė fest pėrkujtimore u shfaq njė program artistik, ku morėn pjesė:

Grupi Ilirikum nga Shkodra dhe frati Valentin Rroku,
Shoqnia kulturore “Rapsha”,
Shoqnia kulturore “ Kėlmėndi”,
Shoqnia kulturore “Ded Gjon Luli” Hot". (fjalėt e njėrit nga organizatorėt)
Kėngėtar tė zgjedhur, e tė ftuar nė kėtė program ishin:

I mirėnjohuri, kėngėtari i Malėsisė sė madhe, Nikollė Nikprėlaj,
Kuantori i njohur, Rrok Gjelaj,
Kėngėtarėt, Skender Gjafa, Arben Delaj dhe Nikollė Buqi,
Tė ardhur nė kėtė festė nga Amerika, kėngėtarėt Kolė dhe Hanė Nikprelaj.

/Albert Camaj/

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:52 am

Vendosja e luleve nė pėrmendoren e dėshmorėve nė Kojė me rastin e aktiviteteve tė 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe (1 prill 2011)




Kojė, Malėsi (1 prill 2011) – Nė kuadrin e aktiviteteve tė shėnimit tė 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, sot nė Kojė, nėn organizimin e Kėshillit Organizativ i pėrbėrė nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedė Gjon Luli, u vendosen lule nė pėrmendoren e dėshmoreve nga Koja.
Nė praninė e njė numri tė konsiderueshėm tė bashkatdhetarėve nga Malėsia dhe diaspora, mbas vendosjes sė luleve pran pėrmendores, fjalėn e rastit e pati Gjokė Ivanaj dhe mė pas fjalėn e mori kryetari i Kėshillit Organizativ, Fran Camaj.
E planifikuar ishte qė mbas fjalės sė rastit, tė pranishmit ti argėtoj SHKA Rapsha dhe SHKA Dedė Gjon Luli, por kjo u anulua pėr shkak tė disa raste vdekjesh.

Nėn udhėheqjen e Bajraktarit tė Kojės, Prėtash Zekės Ulaj, shtatė dėshmoret e Kojės, Dokė Preēi Kercaj, Cakė Uci Ivanaj, Tomė Uci Ivanaj, Gjeto Gjeka Ivanaj, Gjeto Toma Kolēaj, Marash Luca Gjokaj dhe Kolė Doka Marashaj ranė nė luftėn e pėrgjakshme tė 6 prillit nė Deēiq.Pėr nesėr, me 2 prill, nė planė ishte manifestimi nė Triesh por pėr shkak tė rasteve vdekjesh, ky manifestim anulohet. Shėnimi i 100-vjetorit tė Kryengritjes vazhdon tė dielėn me 3 prill nė ora 12 ku do tė vendosen lule nė varrezėn e Tringės sė Smajl Martinit nė Kshevė. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITĖ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:53 am

Vendosja e luleve nė varrezėn e Tringė Smajles me rastin e 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe (FOTO+VIDEO)


Kshevė (Grudė), Malėsi (3 prill) – Nė kuadrin e aktiviteteve tė shėnimit tė 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe, sot nė Kshevė tė Grudės u vendosen lule nė varrezėn e heroinės shqiptare Tringės sė Smajl Martinit Ivezaj.
Nėn organizimin e Kėshillit organizativ, nė praninė e njė numri tė madh tė bashkatdhetarėve nga Malėsia dhe diaspora, nė emėr tė Kėshillit organizativ Smajl-Maliq Ēunmulaj dhe nė emėr tė familjarėve tė Tringės, Robert Gjeloshi Ivezaj vendosen lulet nė varrezėn e Tringė Smajles.
Nė emėr tė Kėshillit, tė pranishmėve me disa fjalė u drejtua Smajl-Maliq Ēunmulaj kurse nė emėr tė familjarėve Martin Nikolla Ivezaj.
Ceremoniali u zhvillua nėn pėrcjelljen e anėtarėve tė SHKA Gruda.
Sot mė herėt, poashtu u vendosen lule nė varrin e Dedė Nikės Ivezaj (Bajraktarė i Grudės) nga pasardhėsit e tij.

Tringa lindi nė fshatin Kshevė nė vitin 1870 nė njė familje fshatare patriotike. Ajo vdiq nė vitin 1917 nė moshėn 47 vjeēare.
Tringa, e bija e patriotit dhe luftėtarit tė shquar, Bajraktarit dhe kryekreut tė Grudės Smajl Martinit Ivezaj, udhėheqės i forcave mbrojtėse tė degės sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit pėr Grudė, dhe udhėheqės i shumė betejave kundėr ushtrive malazeze dhe turke.
Vėllezėrit e Tringės, Zefi dhe Gjoni mbetėn nė luftė kundėr malazezėve gjatė mbrojtjes sė Hotit dhe Grudės.
Tringa mbas humbjes sė vėllezėrve i jep fjalėn babės sė vet Smajlit se do tė rrijė me tė e nuk do tė martohet kurrė.
Smajl Martini nė vitin 1883 dėnohet pėr ēėshtje patriotike nga gjyqi ushtarak turk dhe nė vitin 1886 transferohet nė Diari Bekir (Kurdistan) me burgim tė pėrjetshėm, ku mbas disa vitesh vdiq.
Tringa e mbajti fjalėn dhe e vazhdoj traditėn e luftės pėr liri tė cilėn e trashėgoj nga Smajli. Ajo nė luftėn e Deēiqit dhe gjetiu, gjatė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė 1911, luftoj krah pėr krah me kushėririn e parė (djalin e axhės), udhėheqės i luftėtarėve tė Grudės, Dedė Nikėn Ivezaj (Bajraktarė i Grudės, trashėguar nga Smajli). /Malesia.Org/

FOTOGRAFITĖ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:54 am

Orė letrare nė Tėrgajė me rastin e 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe


Tėrgajė (Grudė), Malėsi (3 prill) – Mbas pėrfundimit tė ceremonialit tė vendosjes sė luleve nė varrezėn e Tringė Smajljes nė Ksheve, aktiviteti pėr shėnimin e 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe vazhdoj nė Tėrgaja tė Grudės, pranė lumit Cem.
Programin e udhėhoqi Sehad Lulanaj, kurse tė pranishmit i argėtoi SHKA Gruda.
Poetėt e shkrimtarėt nga treva e Malėsisė dhe jashtė lexuan pjesė nga krijimtaria e tyre.
Po nė Tėrgaja u bė edhe ndarja e ēmimeve tė konkursit letrar, juria e tė cilit ishte e pėrbėrė nga Pjetėr Dreshaj, Ndue Ukaj dhe Anton Gojēaj.
Ēmimin e parė tė kėtij konkursi pėr prozė dhe poezi i takoi Vilhelme Vranari (Haxhiraj) nga Vlora, vendi i dytė i takoi Nikolla Spatharit, ndėrsa vendi i tretė Pali Shtembarit. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITĖ

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:55 am

Shėnimi i 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė nga Komuna urbane e Tuzit


Tuz, Malėsi (3 prill) – Me fillim nė ora 19 nė QIK Malėsia nė Tuz, nėn organizimin e Komunės urbane tė Tuzit u bė festimi i 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe.
Fjala pėrshėndetėse i takoi kryetarit tė KU Tuz, Nikollė Gegaj i cili pėrshėndeti tė pranishmit dhe i tha disa fjalė nė lidhje me ngjarjen e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911. Mė pas fjalėn e mori nėnprefekti i Malėsisė sė Madhe, Sytki Ndrecaj.
Fjala e rastit u takoj Gjokė Luli dhe Nue Bacaj.
Nė programin kulturo-artistik krijimtarinė e tyre shfaqen
Ēun Lajēi, aktor i mirėnjohur nga Kosova
Jonuz Delaj, lahutar
Aldo Nika, koreograf me grupin e tij nga Shkodra
Fran Kodra dhe Ndue Shytani, kėngėtarė nga Shkodra
Shtjefėn Ujkaj dhe ekipi Etnoharmonia dhe
SHKA Liria nga Mileshi
Programin e udhėhoqi Zenel Katana. /Malesia.Org/

FOTOGRAFITĖ



Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:56 am

Simpoziumi shkencor “100 vjet nga Kryengritja e Malėsisė 1911-2011” (FOTO+AUDIO)


Tuz, Malėsi (4–5 prill) Nė QIK Malėsia nė Tuz, nė kuadrin e aktiviteteve tė shėnimit tė 100-vjetorit tė Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe tė vitit 1911, tė hėnėn dhe tė martėn u zhvillua simpoziumi shkencor kushtuar ngjarave tė Kryengritjes sė Malėsisė, organizuar nga Kėshilli organizativ, i pėrbėre nga OJQ Illyricum dhe SHKA Dedė Gjon Luli.

Nė kėtė simpozium morėn rreth 20 studiues tė cilėt paraqitėn kumtesat e tyre nė tri seanca;

Seanca a parė (4 prill, ora 10):
1. Prof. Dr. Emine Bakalli: Konteksti politik i Kryengritjes sė Malėsisė sė vitit 1911;
2. Prof. Dr. Marenglen Verli: Pėrgatitja e Kryengritjes sė Malėsisė sė Madhe sipas dokumentacionit Austro-Hungarez;
3. Dr. Gazmend Rizaj: Kryengritja e Malėsisė sė Madhe e vitit 1911 nga prizmi i diplomacisė britanike;
4. Prof. Dr. Romeo Gurakuqi: Situata nė Malėsi tė Madhe pas Kryengritjes, nė gjashtėmujorin e dytė tė vitit 1911 dhe nė fillim tė vitit 1912;
5. Prof. Dr. Drita Halimi-Statovci: Sfondi etno-kulturor i Kryengritjes sė vitit 1911;
6. Prof. Dr. Pajazit Nushi: Vetėdija kombėtare dhe Kryengritja shqiptare e vitit 1911;
7. Prof. Dr. Ksenofon Krisafi dhe Dr. Esmeralda Osmani: Statusi juridiko-nderkombėtar i tė ardhmes politike tė Shqipėrisė nė Memoradumin e Greēės.
8. Basri Lika: Kryengrtija e Malėsisė sė Madhe njė hap i rėndėsishėm drejt pavarėsisė.

Seanca e dytė (4 prill, ora 16):
9. Prof. dr. Zivko Andrijasevic: Politika e Malit tė Zi ndaj shqiptarėve nė fund tė shekullit XIX dhe fillim tė shekullit XX
10. Prof. dr. Jusuf Bajraktari: Kryengrtija e Malėsisė dhe gjėndja aktuale e shqiptarėve nė Mal tė Zi
11. Prof. dr. Lush Culaj: Qėndrimi i Austro-Hungarisė ndaj Kryengritjes sė Malėsisė sė Mbishkodrės tė vitit 1911
12. Dr. Nertila Ljarja dhe Mr Sereta Koperaj: Ngjarjet nė Malėsi tė Madhe 1910-1911 sipas zėvendėskonsullit britanik nė Shkodėr, Nikollė Sumės
13. Djordje Borozan: Kuvendi i Greēės dhe rėndėsia e vėndimeve tė tij
14. Mr. Lukė Junēaj: Hoti dhe pabesia serbo-malazeze gjatė dekadės sė parė pas Kryengritjes sė Malėsisė.

Seanca e tretė (5 prill, ora 9)
15. Dr. Frashėr Demaj: Qėndrim i Fuqive tė Mėdha ndaj Kryengritjes sė vitit 1911
16. Prof. dr. Ledia Dushku: Kryengritja antiosmane e vitit 1911 dhe qėndrimi i Greqisė
17. Mr. Sokol Gjermėni: Diplomacia e Rusisė dhe Kryengritja e vitit 1911
18. Mark Junēaj: Komiteti Shqiptar i Podgoricės
19. Mark Gjokaj: Rrethanat shoqėroro-politike nė vitet e Kryengritjes sė Malėsisė
20. Ismet Kallaba: Pasqyrimi i Kryengritjes sė Malėsisė nė shtypin shqiptar tė kohės.

/Malesia.Org/


Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 7:57 am

Mr.Lukė Junēaj Hoti dhe pabesia serbo-malazeze gjatė dekadės sė parė pas Kryengritjes sė Malėsisė

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe! Empty Re: 100-vjetori i kryengritjes se Malesise se Madhe!

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi