♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Cifti ideal, 15 vjet diference

3 posters

Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga MONDI Wed Jun 08, 2011 11:56 am

Nje studim i publikuar nga revista Biology Letters, sipas te cilit, diferenca ideale per nje cift burre grua duhet te jete nje dekade e gjysme.



Kerkuesit e Universitetit te Vjenes kane realizuar nje studim ne popullsine suedeze duke verifikuar lidhjet mes femijeve dhe prinderve. Si rezultat pjesa me e madhe e femijeve te stresuar jetojne ne familje ne te cilat mes burrit dhe gruas ka diference te vogel moshe. “Burrat kane tendence te deshirojne grate me te reja, pasi i gjejne ato me terheqese, ndersa grate kerkojne nje partner mashkull te stabilizuar dhe qe te jete plot me siguri ne vetvete, te gjitha keto karakteristika i gjen me me lehtesi tek burrat me te medhenj ne moshe”,- shpjegon udheheqesja e ketij studimi.

Te njejtin perfundim ka arritur dhe nje studim i bere ne Universitetin e Finlandes. Ne 2001, duke studiuar popullsine e veriut te Finlandes, ata arriten ne konkluzione te njejta: Burrat me gra, qe kane nje diference deri 15 vjecare, kishin me shume femije te mbare.

Diferenca e moshes

Sipas nje studimi te ri ne kete fushe cifti ideal per riprodhim eshte i formuar nga nje burre qe eshte 6 vjet me i madh se partnerja e tij. E thote natyra: me kete diference moshe ekzistojne mundesite me te mira dhe shanse te medha per t’u riprodhuar. Burrat preferojne grate, apo shoqe me te reja se vetja, pasi kjo maksimizon mundesine per te bere femije, ndersa shanset ulen ndjeshem kur gruaja eshte me e madhe se burri. Grate, ne te njejten kohe, rreken te preferojne burrin me te madh, sepse ky zakonisht siguron me shume te ardhura per te mbajtur femijet. Keshtu qe, stereotipi kulturor qe sheh njeriun te preferoje grate me te reja eshte thjesht fryt i nje tendence natyrore, e bere per te lehtesuar riprodhimin. Kerkimi nxjerr ne drite pastaj se kur personat kane nje femije me nje partner, dhe nje tjeter me nje tjeter, ky partner i dyte ka gjithmone tendencen per te qene me i ri se i pari, kjo qofte ne rastin e burrave, ashtu dhe ne ate te grave.

Studimet e fundit

Kohet e fundit eshte vene re qe shume gra rreken te kene marredhenie me nje mashkull qe eshte me te ri ne moshe, gra qe shfaqen me te forta, qe nuk kane nevoje te mbrohen, qe tani marrin rolin e mashkullit, behen ato mbeshtetje dhe mbrojtje per nje mashkull. Gra qe zbulojne nje siguri te re, qe ne adoleshence nuk mund te kihet, gra qe ne vite dhe ne eksperience kane gjetur dimensionet e tyre ideale. Gra qe ndjehen mire me veten e tyre dhe per kete arsye, pelqehen shume nga meshkujt. Gra qe i “marrosin” ata meshkuj qe kane disa vjet me pak se ato, te intriguar nga ky lloj miksimi gruaje: eksperte, e zonja, dhe pak “mama”.

Gjestet qe tregojne se keni nje lidhje te gabuar

- Ai ose ajo eshte shume xheloze, qofte dhe pa arsye, dhe dominuese.

- Ai ose ajo kerkon qe t’iu izoloje nga familja, miqte dhe shoqeria.

- Ai/ajo kerkon te fajesoje te tjeret ne vend qe te marre pergjegjesite per sjelljet e tij/e saj.

- Ai/ajo ju kritikon vazhdimisht, ju therret ne emer ose ju ben te ndiheni keq rreth vetvetes.

- Ai/ajo beson qe nje femer duhet te jete e barabarte me mashkullin apo beson ne stereotipat tradicionale per sa i perket gjinise.

- Shihni si i trajton ai/ajo te tjeret: nenen, babane, familjen dhe miqte. Ne te njejten menyre do t’iu trajtoje edhe juve, nese jo tani se paku ne te ardhmen.

- Mbase vjen nga nje familje ku dhuna eshte dominuese, ku prinderit abuzojne me njeri-tjetrin? Kjo mund te jete "normale" per te sepse eshte mesuar me nje gjendje te tille.

- Kerkon t’iu perbuze duke perdorur ze te larte, gjeste zemerimi, shikime, perplasje apo shkaterrim te gjerave perreth.

- Ai/ajo injoron ndjenjat apo nevojat tuaja, kerkon t’iu veje ne loje per shkak te tyre.

- Ndiheni sikur nuk mund te beni mjaftueshem per ta kenaqur ate pa marre parasysh sesa shume mundoheni.

- Ai/ajo eshte i/e parespektuar nga gjinia tjeter ne pergjithesi.

- Ai/ajo kerkon shume gjera nga ju qe ju bejne te largoheni nga vetvetja apo nga ajo qe ju doni te jeni.

- Ai/ajo ka veshtiresi per te shprehur ndjenjat, luan "lojera mendimesh" qe ju bejne te ndiheni te marre, injorante apo konfuz.

- Ai/ajo kerkon qe t’iu beje pergjegjes per lumturine e tij/saj apo per te pasur fatin e lidhjes ne dore.

- Ju ben te qani, ben premtime dhe ju ben dhurata pas nje zenke qe keni pasur.

- Pas asaj qe duket ai/ajo thote se ka nje karakter te mire dhe nje proces te menduari te vendimeve dhe veprimeve qe ai/ajo ben.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga angeleye Wed Jul 04, 2012 7:25 pm

Cdo gje eshte me se e vertet, pervec faktit qe cifti ideal eshte me nje diference kaq te madhe..Per mendimin tim ne nje dekade e gjysem, sistemi kohor dhe mentaliteti i njeriut ndryshojne total !!
angeleye
angeleye
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 172
Hobi Hobi : Te luaj me ata qe mendojne se mund te luajne me mua!!
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/04/2012
Falenderimet Falenderimet : 2

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga Ylli Sat Jul 14, 2012 8:44 am

Studimi thote 15 vjet, por une mendoj se gjithecka qe e kalon diferencen 8-10 vjet eshte e tepert.
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:14 pm

interesante edhe pse mu smduket gjo e mire

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga Ylli Wed Dec 19, 2012 3:29 pm

Eshte diferenca qe kemi ne dy Goca me Moto
Ylli
Ylli
Administrator
Administrator

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 06/03/1980
Numri i postimeve Numri i postimeve : 33025
Vendndodhja Vendndodhja : Republika e Kosovės
Hobi Hobi : Inxhinier Mekanik / Ekonomist
Humor Humor : Kisha dikur...por
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 12/11/2008
Falenderimet Falenderimet : 91

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 3:54 pm

ehe cashtu osht amon si e gjete ri? gaga

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Cifti ideal, 15 vjet diference Empty Re: Cifti ideal, 15 vjet diference

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi