♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ja pesė lesbiket mė tė famshme nė botė

2 posters

Shko poshtė

Ja pesė lesbiket mė tė famshme nė botė Empty Ja pesė lesbiket mė tė famshme nė botė

Mesazh nga MONDI Tue Jun 07, 2011 11:35 am

Pas famės, sharmit dhe puthjeve magjike me burra, ato fshihnin pasionin pėr t’u rrokur nga krahėt e femrave tė tjera, aventura tė ndaluara me dashnore sekrete dhe letra tė zjarrta tė ngatėrruara mes rreshtash me buzėkuq. Janė pesė gratė mė tė bukura qė joshėn meshkujt mė tė pushtetshėm tė botės, por qė realisht u dorėzuan vetėm nė shtratin e mikeshave tė tyre tė zemrės...!
Mercedes D’Acosta

Pas emrit tė saj lidhen dhjetėra histori dashurish, shpesh edhe tė marrosura me figurat mė tė njohura tė kinemasė. Pa dyshim, poetja latine mbetet dashnorja mė e madhe e historive lesbike, pas Safos, poetes sė famshme greke. Mercedes D’Acosta, pati dashuri tė ndaluara me Marlene Dietrich, Isadora Duncan, por mė e forta ishte ajo me Greta Grabon. Preferonte tė vishej si burrė, tė pinte duhan dhe tė joshte me po tė njėjtėn forcė si meshkujt. Femrat qė u dashuruan pas saj, magjepseshin nga sjelljet, lirika e tė shprehurit tė dashurisė nė vargje. Nė librat e shkruar nga D’Acosta, ajo rrėfen deri nė detaje emocionet deri tek mėnyra se si i trajtonte femrat. Shkrimtarja joshte dhe mbante pas vetes femrat qė donte edhe pasi ishte xheloze, duke rrezikuar edhe martesat e tyre.

Greta Garbo

Nė vitin 1931, nė kulmin e karrierės, jeta e Greta Garbos mori njė kthesė tjetėr: u dashurua marrėzisht me shkrimtaren Mercedes D’Acosta. Patėn njė histori dashurie tė fshehtė pėr 12 vjet. Asokohe, Garbo shfaqej me lule dhe dhurata nė duar qė ia dedikonte dashnores latine. Edhe D’Acosta ishte po aq e dashuruar pas aktores, madje fotot e saj i mbante nė faqet e brendshme tė Biblės. Tė dyja shkonin pėr pushime, bėnin banjo dielli nudo dhe bashkėjetuan pėr vite nė tė njėjtėn ēati. Aktorja u nda nga D’Acosta pasi dyshonte se e tradhtonte dhe me pretendimin se donte tė ruante jetėn private i shkruan: “Dua tė jem vetėm. Mė lėr”. Edhe pas ndarjes ato shkėmbenin letra mes tyre, derisa nė vitin 1954 Garbo i kėrkoi tė mos i shkruante mė. Lidhja mes tyre mbaroi, por shkrimtarja e torturoi deri nė vdekje aktoren me histori tė tjera dashurie.

Marlene Dietrich

Fill pasi aktorja Greta Garbo u nda nga Mercedes D’Acosta, njė tjetėr aktore do tė ishte muza e saj e frymėzimit. Mė shumė sesa romancė, ishte edhe ndjenjė e fortė rivaliteti, pasi ishte Marlene Dietrich. Aktorja, edhe pse e martuar, nuk ndali sė dėrguari letra dashurie dhe buqeta me trėndafila Mercedes D’Acostas. Kur aktorja u zhvendos drejt Evropės dhe ato u ndanė pėrkohėsisht, shkrimtarja shkruan: “E di qė pėr ty ka qenė e vėshtirė tė lėsh Hollyėood-in, pėr mė tepėr nė kėto momente...” Marlene i dėrgonte nga krahu tjetėr i oqeanit njė duzinė letrash dhe telegramesh, duke i firmosur me puthjen e saj. Pas vdekjes sė aktores u zbuluan qindra letra qė ato i kishin dėrguar njėra-tjetrės: “E dashur mė prit, mos darko dhe mos shko tė flesh gjumė pa mua. Tė puth duart e bukura dhe zemrėn”.

Eleonor Roosvelt

Shumė nga sekretet e jetės sė saj private u zbuluan pas vdekjes. Pikėrisht, Eleanor Roosevelt, gruaja e parė e Amerikės, mbante tė fshehur sekretin mė tė madh tė jetės: ishte biseksuale. Gruaja shembull pėr amerikanėt nuk ishte aq e moralshme sa dukej. Kohė pas largimit nga Shtėpia e Bardhė u zbulua se kishte pasur njė marrėdhėnie dashurore me njė grua. Sipas njė libri tė botuar pas vdekjes, Eleonor Rusvelt kishte marrėdhėnie tejet intime me gazetaren Lorena Hickok, tė cilėn e thėrriste “Hick”. Tė dyja shkėmbenin letra dashuria dhe kishin marrėdhėnie seksuale, madje eksperiencat intime dhe letėrkėmbimet u botuan publikisht. “Ndihem nė qejf dhe mė duket sikur fluturoj kur vij pėr tė tė takuar ty. Tė premtoj, nuk do tė jesh asnjėherė jashtė zemrės sime. Oh! Sa dua tė tė shtrėngoj fort nė krahėt e mi...!” Eleanor Roosevelt, 7 mars 1933.

Ona Munson

Ajo u bė e njohur nė Broadėay, duke aktruar dhe kėrcyer, por historitė e saj tė dashurisė ishin ato qė e rrėmbyen mė fort sesa fama. Pas Ona Munsonit ishin tė marrosur meshkujt mė tė njohur tė kinemasė, por ajo kishte zgjedhur tjetėr udhė. Aktorja e “Gone ėith the Ėind”, pati tri martesa tė famshme, nuk hoqi dorė nga aventurat dashurore me femrat. Ishte njė femėr e tėrhequr nga jeta dhe ēmenduritė, letrat e botuara pas vdekjes ishin dedikime tė flakta dashurie. Aventurat e ndaluara me femra ishin shumėfish mė tė forta se puthjet dhe romancat me aktorin Clark Gable. Tri divorcet e njėpasnjėshme erdhėn fill pasi u zbuluan dashuritė e saj, derisa nė vitin 1955, plot katėr vjet nga ndarja e fundit, Munson u vetėvra duke lėnė kėtė shėnim: “Kjo ėshtė e vetmja rrugė ku mund tė ndihem e lirė sėrish...! Ju lutem mos mė ndiqni”.
MONDI
MONDI
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 23/02/1985
Numri i postimeve Numri i postimeve : 32444
Vendndodhja Vendndodhja : Ne zemren e CLICHES
Hobi Hobi : Kamera & Fotografia
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 01/09/2008
Falenderimet Falenderimet : 84

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Ja pesė lesbiket mė tė famshme nė botė Empty Re: Ja pesė lesbiket mė tė famshme nė botė

Mesazh nga Dolche Raggazza Thu Mar 01, 2012 6:02 am

Alamet lesbikesh........ gaga gaga
Dolche Raggazza
Dolche Raggazza
Anetare i/e Perjashtuar
Anetare i/e Perjashtuar

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 1207
Vendndodhja Vendndodhja : Qyteti i gangsetereve(Burreli)
Hobi Hobi : Te shoh lot,gjak ne syte e rivales.
Humor Humor : sa te vdesin
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 04/02/2012
Falenderimet Falenderimet : 4

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi