♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dy qytete nė njė vend – tirana dhe Tirana, njė histori konflikti.

Shko poshtė

Dy qytete nė njė vend – tirana dhe Tirana, njė histori konflikti. Empty Dy qytete nė njė vend – tirana dhe Tirana, njė histori konflikti.

Mesazh nga Morena Mon May 23, 2011 10:00 am

Ekziston Tirana, e njėkohėsisht ekziston tirana, dy
qytete krejtėsisht tė ndryshme, qė gjeografikisht ngrihen saktėsisht
mbi tė njėjtin vend. Banorėt e njėrit qytet janė trajnuar e indoktrinuar
qė tė mos i shohin dot kurrė banorėt e tjetrit, e anasjelltas. Thyerja e
kėtij rregulli, ndodh shumė rrallė, e nė u zbuloftė, ndėshkohet.
Metafora
ėshtė e huazuar nga njė libėr tė China Mieville-it, i lexuar mė herėt,
por tė cilin ma solli ndėrmend ky pasazh nė njė tekst tė Mustafa Nanos,
qė lexova dje: [K]a dy botė nė Shqipėrinė e sotme; ka dy botė, tė cilat, jo vetėm nuk komunikojnė, por edhe janė shumė larg njėra-tjetrės.(Ėshtė njė hendek i frikshėm mes palėve)

fakt ėshtė e vėrtetė, ka dy realitete njėherazi ekzistente qė
konfirmohen haptazi ndėr ne, tė cilėve u ndalohet haptazi njohja e
njėri-tjetrit, tė ndara prej njė hendeku aq tė gjerė sa qė pengohet gjer
edhe shikimi i njėri-tjetrit, sepse po tė ndodhte kjo njohje apo ky ballafaqim, do tė niste konflikti.
Por
kėto dy realitete qė bashkekzistojnė tė pavetėdijshme nuk janė ato qė
pėrshkruan M. Nano (e tė tjerė kėso kohe). Gjithnjė ka patur dy
Shqipėri, vėrtet, po nuk kanė qenė Shqipėria Blu e ajo Rozė, nuk kanė
qenė Shqipėria Gegė e ajo Toskė, nuk ka qenė konflikt midis
partikulariteteve tė tilla. Konflikti ėshtė mė i thellė se kaq, mbi tė
ndėrtohet krejt aktualiteti e pėrditshmėria, strukturat gjigande tė
pushtetit dhe procedurat minimaliste tė arratisjes, e bash pėr kėtė
arsye ky konflikt ėshtė kaq i vėshtirė pėr t’u vėnė re.
Ka njė Tiranė dhe njė tiranė, brenda tė njėjtit topos,
po me banorė tė ndryshėm. Them banorė, e jo qytetarė apo subjekte,
sepse nė tė dyja qytetet nuk ka as qytetarė e as subjekte, se mungon
esenca pozitive si premisė pėr dy kategoritė nė fjalė. Tirana ndryshon shumė nga tirana, nėse distancohesh prej tė dyjave aq sa t’i vėsh re ndryshimet.
Ndryshon
nė arkitekturė fjala vjen, Tirana ka ndėrtime madhėshtore, prej
materialesh tė shtrenjta, prej arkitektėsh tė famshėm, ndėrsa tirana ka
ndėrtime spontane, prej muratorėsh anonimė, ku betoni e tulla
mbizotėruese ende nuk ia ka marrė frymėn qerpiēit shekullor.
Nė Tiranė ka lounges nė kate tė larta prej nga shihen dritat kozmopolite, ka boutiques
ku blihet art, ka salla luksoze ku mbahen konferenca e takime, ka
sallone private ku luhet poker me qindra mijėra euro nė natė, ka lofts
ku banojnė ēifte tė reja e ambicioze metroseksualėsh tė tė gjitha
gjinive, ka lagje ekskluzive, ku mbretėron qetėsia, rendi, e ajri i
pastėr, ku raportet arkitekturore respektojnė natyrėn, e ku ngjyrat
harmonizohen me dėshirat.
Nė tiranė, nga ana tjetėr, ka pijetore e
qebaptore nė katet pėrdhese, dritaret e sė cilave janė veshur me zgjyrė
e tej tyre shihet njė realitet i verdhė. Ka dyqane ku shitet ēdo rrobė
1900 lekė, ka tezga, ka tregje romėsh dhe fshatarė qė shesin perime
importi. Ka zgėqe bixhozi nė ēdo 50 metra ku burrat lėnė paret me tė
cilat do tė mbanin gjallė frymėn fėmijėt e gratė e tyre, ka apartamente
tė vockla e gri brenda pallateve qė mbajnė ngjyra ylberi nė kujtim tė
njė fenomeni qė i pėrket sė shkuarės. Ka ndėrtesa tė reja e tė vjetra qė
ngjeshen pranė njėra-tjetrės pėr t’i zėnė frymėn dritės e pėr ta bėrė
gjithėprezent pluhurin qė ngrihet prej xhadeve tė ngushta ku tash nuk ka
mė trotuare.
Tirana ka njė kulturė tjetėr, tirana ka njė tjetėr. E
para shkollohet nėpėr kopshte e shkolla private, mė pas pėrcjell
akademi tė njohura ndėrkombėtarisht, prej nga kthehet me grada e me
zakone tė nxėna gjetiu. Tirana ka galeri private arti ku ekspozohen
artistė e bizhu, ku kėndojnė muzikė tė pėrzgjedhur, shoqėruar nga
instrumentistė virtuozė. Ndiqet moda, ekziston larmia nė paraqitje e nė
veshje, gjithēka ėshtė e papritur nė paraqitjet e Tiranės, ku femrat
agresive nė emancipimin e tyre tė pėrditshėm flirtojnė me meshkuj
gjithnjė e mė tė shpėrqendruar e zėhollė.
Ndėrsa tirana ėshtė monotone, midis bilardove e birrarive, qė sė fundmi tė gjithė i quajnė pub-e.
Vajzat aty dalin nė dritare pėr tė dėgjuar fėrshėllimat e djemve, e
burra tė sapokthyer nga kurbeti parkojnė makinat pranė oborrit tė
shkollės, pėr tė gjetur ndonjė mendjelehtė qė t’u sjellė sado pak gaz
dite. Fėmijėt shkojnė nėpėr kopshte e shkolla publike, ku takojnė mėsues
tė keqpaguar, e ku nxėnė mbi libra tė keqpėrdorur e tė keqshkruar. Mė
pas rriten dhe blejnė ndonjė diplomė nė kinkaleritė ku shiten diploma
pėr masat. Muret e pallateve janė tė mbushura me grafitti e grafema, me
sharje e shprehje dashurish tė pamundura, ndėrkohė qė arti mė i lartė
ėshtė ai qė del prej parukerive.
Qytetet nuk ndajnė institucione
tė njėjta, edhe pse shtrihen nė tė njėjtin vend. Nė Tiranė ligji bėhet,
ndėrsa nė tiranė, ligji imponohet. Tirana ėshtė e ndėrgjegjshme pėr
rėndėsinė e rregullit, pėr ruajtjen e institucionit, pėr respektimin e
ligjit, pagesėn e taksave etj. Sepse kėto i kanė bėrė vetė banorėt e
Tiranės, pėr tė mbrojtur vetveten.
Nė tiranė, tė gjithė pėrpiqen
t’i shpėtojnė nga pak ligjit. Ca ngaqė nuk e kuptojnė, ca ngaqė nuk ia
kanė parė hajrin, ca ngaqė iu do trapi.
Nė Tiranė njerėzit pyeten pėrditė. Nė tiranė, njerėzit i pyesin njė herė nė katėr vjet.
Tiranė banorėt e kanė lirinė tė jenė nacionalistė, liberalė,
konservatorė, komunistė, rebelė, antikonformistė, rockstarė,
socialdemokratė, fashistė, intelektualistė, profesorė, autoritete tė
dijes a tė zanatit, kritikė, artistė, edhe kur s’janė asgjė. Nė tiranė,
edhe nė qoftė ndokush diēka, presupozohet me tė drejtė, qė nuk ėshtė
gjė, pėrndryshe do qe transferuar nė Tiranė.
Nė Tiranė njerėzit
buzėqeshin, sepse kanė gjetur mėnyra mė fisnike pėr ta vėnė poshtė
tjetrin. Nė tiranė njerėzit buzėqeshin sepse janė poshtė. E pėr tė vėnė
dikė mė poshtė iu duhet tė pėrveshin mėngėt e tė rrihen, rrugėve apo nė
dhomė tė gjumit.
Nė Tiranė fatkėqinjtė stresohen, hanė shumė apo bėjnė shoping. Nė rastin mė tė keq bėhen melankolikė e jepen pas Lethe-s
e pas nervozizmit poetik. Nė tiranė fatkėqinjtė vrasin mendjen pėr
fundin e muajit, pėr pagesėn e kredisė, pėr tė mos i prishur qejfin
shefit, pėr tė mos zhgėnjyer fėmijėt apo bashkėshortin. E nė qofshin me
tėrė mend fatkeqė, flenė poshtė ndonjė ballkoni a ndonjė shkalle, e
jepen pėrgjithėsisht pas nepenthe-sė e lypjes.
Kėto dy
realitete ekzistojnė krejt tė ndara, edhe pse gjeografikisht pėrdorin tė
njėjtin qytet, tė njėjtat rrugė. Nėse je brenda njėrės, nuk e shikon dot tjetrėn, qoftė dhe njė cm. larg teje. Mund ta sodisėsh, mund tė tė duket bukur a shėmtuar, mund tė ndjesh zili apo mėshirė, po nuk e shikon dot. Sepse pėr ta shikuar tiranėn duhet tė mos jesh pjesė e Tiranės, e anasjelltas. Do tė thotė, duhet tė shkėputesh prej tė dyjave, qė tė shikosh
realitetin e qytetit qė nuk ėshtė i joti. Dhe kjo ngjet shumė rrallė,
pasi njė ideologji e tėrė edukon kėdo tė shohė punėn e vet, e jo tė
tjetrit. Nė rastet kur ngjet e kur diktohet, dėnohet – etiketohet me
lloj-lloj etiketash qė sugjerojnė nuanca tė ndryshme tė marrėzisė.
Dy
realitetet, nė u lejofshin tė vėzhgohen prej njėra tjetrės, do tė
konfliktohen pashmangshmėrisht. Nė e pafshin njėra-tjetrėn, ato do tė
kapen pėr fyti, sepse nuk mbėrrijnė dot tė komunikojnė. Sepse ato flasin
dy gjuhė tė ndryshme, edhe pse po shqip, edhe pse me tė njėjtat fjalė.
Pėrshembull vetė fjalėt bazė tė shqipes: jetė, bukė, libėr, armė,
dhunė, vuajtje, zhvillim, kėnaqėsi, vdekje, nesėr, dje, tani, lėvizje,
shtėpi, familje, dashuri, urrejtje, unė, ti, ne, ju, kam, jam, bėj,
punoj, shes, luftoj, ruaj, flas, vras, lexoj
– e shumė fjalė tė
tjera bashkė me to, kanė kuptime tė papėrputhshme e konfliktuale nė kėto
gjuhė tė ndryshme tė dy qyteteve nė fjalė. Edhe gjestet nėnkuptojnė tė
tjera gjėra.
Do tė qe detyrim i ēdo personi qė mbėrrin ta shohė
dallimin, ta pėrshpejtojė ciklin e konfliktit mes kėtyre dy qyteteve –
qė prej tyre tė lindė njė qytet qė ėshtė njė, qė nuk ėshtė mė asnjė prej
kėtyre dy qyteteve, por njė aufhebung i tyre. Konfliktet nuk
duhen vuajtur tė pashpėrthyera, tė paplasura, siē po i vuajmė ne,
banorėt e qytetit qė nuk ėshtė njė. Por si do tė qe rezultati i kėtij
konflikti, nėse do tė shpėrthente tani.
Nėse konflikti
midis Tiranės dhe tiranės do tė shpėrthente sot, rezultat nuk do tė qe
pėrnaltėsimi, dalja pėrtej kėsaj situate pėrmes emancipimit.
Pėrkundrazi, do tė qe njė riprodhim i tė tashmes, njė pėrsėritje,
ndoshta e ndryshme nė formė, po jo nė thelb, e tė njėjtės dasi midis
qyteteve. Ndoshta ca banorė tė tiranės do tė shkonin nė Tiranė, e ca tė
tjerė do tė bėnin rrugėn e kundėrt. Por asgjė s’do tė ndryshonte – jo
pse janė forcat e barabarta midis pjesėve nė konflikt, po pikėrisht se
forcat janė tė pabarabarta e janė nė favor – jo ata qė dėshirojnė
kohezionin, por ata tė cilėve u intereson fraksionizimi, bash kėshtu si
ėshtė tash. Pra ata qė janė pėrgjithėsisht rehat, banorėt e Tiranės,
edhe pse janė tė paktė nė numėr, e kanė tė garantuar fitoren, nėse nė
fushėn e shahut gurėt vendosen ashtu siē janė tani. Sepse, diferenca
kryesore midis Tiranės dhe tiranės nuk qėndron tek ato qė pėrmenda mė
sipėr, por te fakti qė banorėt e Tiranės janė nė gjendje tė shprehin
interesa tė pėrbashkėta, janė tė njėsuar rreth tyre, ndėrsa banorėt e
tiranės sot pėr sot dinė tė shprehin vetėm interesa individuale. Sado
shumė qė tė jenė, banorėt e tiranės janė “stan me lepuj”, individė qė
thyhen lehtė prej sundimit.
Nė njė tekst tė paradokohshėm Ardian
Vehbiu mė pėrgjigjej duke e kundėrshtuar pėrkufizimin mbi politikėn si
“art i shtrimit tė konfliktit”, apo si art i plasjes sė flluskės sė
qelbit, nė pastė njė art tė tillė. Sipas tij [p]olitika nuk mund tė jetė veēseart i kompromisit, dhe nė [n]
sistem demokratik e nėnkupton pluralizmin, ose pjesėmarrjen nė politikė
tė palėve me interesa dhe synime tė ndryshme. E vetmja mėnyrė si mund
tė bėhet politikė brenda njė shoqėrie pluraliste ėshtė duke i ulur palėt
nė tryeza dhe duke arritur kompromise, pajtime, marrėveshje.
(Statusi i Politikės)
Mirėpo,
a po nėnkuptohet pluralizmi e demokracia? A po nėnkuptohet pjesėmarrja?
Historia jep mėsim se as shoqėria, as dijet, nuk do tė mund tė
pėrparonin pa nxitur shtrimin e problemit (problemi s’ėshtė vecse njė
mėnyrė e shfaqjes sė njė konflikti). Njė shkencė mund tė shpallet e
vdekur nė momentin hipotetik kur nuk mund tė shtrojė mė probleme. Njė
shoqėri bie nė stagnacion, e nuk pėrparon mė, nė momentin kur e
pamundėson konfliktin.
Nė sistemet e dikurshme perandorake territori interpretohej vetėm si ajo ēka shfaqej si
e banueshme, domethėnė si sipėrfaqje tokėsore ku gjallonin banorė. E
pėr tė kontrolluar kėtė sipėrfaqje, perandoritė pėrdornin ndėr tė tjera
edhe ideologjinė qė pėrcjell formula divide et impera.
Ideologjia e ndarjes (dividere)
nuk ka qenė e kufizuar veē nė kohė tė Romės klasike. Ajo e ka pėrcjellė
gjithnjė sistemin e dominimit tė tė paktėve kundėr shumėsive. Sot nuk
ka perandori nė sensin klasik tė fjalės, ama ekzistojnė entitete tė
pėrkufizueshme nė linjat e perandorive tė dikurshme, nėse territorin e
interpretojmė disi ndryshe (siē ka bėrė H.Marcuse nė vitet ’30, apo
D.Harvey sot fjala vjen), meqenėse aktualisht nuk banojmė vetėm
sipėrfaqje, po banojmė dhe gjuhė, banojmė vlera, banojmė histori,
banojmė kulturė, banojmė ekonomi etj. Kėto perandori tė reja qė synojnė
tė sundojnė territore tė reja, nėn dinamizmin e fluiditetin qė u
garanton zhvillimi i teknologjisė, pėrdorin sėrish tė njėjtėn metodė pėr
tė justifikuar pėrqendrimin e pushtetit nė fare pak duar. Ideologjia e
ndarjes ėshtė ajo qė bėn tė pamundur njė tė vėrtetė tė palės sė
dominuar, pėrmes fraksionizimit tė saj gjer te individi (i
pandashmi). Palės tjetėr nuk i lejohet tė jetė popull, masė, komb,
shtresė, klasė, apo ēfarėdo lloj grupi qė tenton njėsimin (bashkimin).
Ndėrkohė, nė vetvete dominuesit e gjejnė tė lehtė tė bashkohen, pasi tė
vėrtetat e tyre janė pak e tė lexueshme lehtėsisht – pushteti, kontrolli e institucionet qė e garantojnė atė.

kushtet e ndarjes sė njėrės palė, dhe pėrbashkimit tė palės tjetėr,
ėshtė e kotė tė supozosh qė njė ballafaqim i mundshėm mund tė sillte
ndryshim. Pėrkundrazi, do tė riprodhonte aktualen.
Emancipimi
politik nėnkupton punėn politike nė dy shina, pėr tė ndėrhyrė nė kėtė
realitet. Sė pari nėnkupton pėrpjekjen pėr tė stabilizuar qendra tė pėrbashkimit nė anėn e atyre qė janė shumė por qė janė vetėm, e sė dyti, pėrpjekja pėr tė destabilizuar e pėr tė krijuar pėrēarje
nė anėn e dominuesve – qė gjer mė tash, pėr tė mirėn e vet e kanė
krijuar njė farė komunizmi tė kufizuar (oksimoron ky, se komunizmi si
ide universale nuk mund tė jetė pėrjashtuese, parciale, shtresore apo
partikulare).
Nė kėtė sens, pasi identifikuam se cilat janė dy
Shqipėritė, le tė kthehemi tek konflikti mes Partisė Demokratike e asaj
Socialiste, e tė shtrojmė pyetjen se ē’anė duhet mbajtur nė kėtė
konflikt – duke supozuar nė linjat e A.Gramscit, qė tė mos marrėt e njė
ane politike ėshtė gjithnjė e padobishme.
Sė pari duhet bėrė e
qartė qė Partia Demokratike dhe ajo Socialiste janė parti oligarkėsh, e
bazat e tyre janė kryesisht klienteliste apo romantike. Do tė thotė qė
vendimmarrja nė kėto parti, e pėr pasojė sjellja politike e tyre,
ndikohet nė tėrėsi ekskluzivisht prej elitave. Ato janė tė dyja parti tė
Tiranės, e jo tė tiranės, parti tė Shqipėrisė, e jo tė shqipėrisė. Pra,
i pėrkasin qytetit me germė kapitale, janė instrumenta nė duar tė
banorėve tė tij. Mirėpo kjo nuk do tė thotė qė janė njėsoj, as qė janė
njėsoj tė forta.
Konflikti i fundmė mes tyre kėrcėnon ekzistencėn e
njėrės prej tė dyjave – pikėrisht pse s’janė njėsoj tė forta. Nė rast
se Berisha mbėrrin tė dhunojė sėrish PS-nė duke i marrė edhe rezultatin
e Tiranės pas njė procesi dukshėm lapėrdhar, PS-ja do tė mbetej
pėrfundimisht nė hije e do tė damkosej si impotente. Prej saj do tė
largoheshin bizneset qė e mbajnė gjallė, asetet ekonomike e njerėzore,
qė do tė pėrfundonin nėn kontroll tė Berishės. Pra, nėse aktualisht
qyteti i dominuesve ėshtė i ndarė mė dysh nė garėn e tyre pėr pushtet –
po tė mbyllej konflikti nė favor tė Berishės, qyteti i dominuesve do tė
kish sėrish dy palė, por njėra shumė mė e fortė, mė prezente e mė e
pėrbashkuar, e tjetra shumė e pafuqishme. Domethėnė, dominuesit do tė
ishin mė tė njėsuar.
E kjo nuk i intereson tė dominuarve. Nė rast
se vendosemi nė pozitėn e aktivistit politik qė synon emancipimin e tė
dominuarve, absolutisht duhet tė marrim anė nė kėtė konflikt. Pėr tė
pėrdorur gjuhėn e publicistėve, nė rast se PS e PD janė dy tė kėqija
qė po konfliktohen, duhet bėrė ēmos qė kėto dy tė kėqija tė mos e
shuajnė njėra-tjetrėn, sė paku jo tani, kur ende nuk ėshtė shfaqur nė
skenėn politike ndonjė lėvizje progresiste, si fjala vjen
“Vetėvendosja”, nė Kosovė. Pėr sa kohė qė tė dominuarit janė nė gjendjen
politike mė minimale, janė nė gjendjen e individit, sė paku tė bėhet
ēmos qė tė mos marrė dominimi gjendjen maksimale, atė tė totales e tė
pėrbashkimit. E kjo nėnkupton mbėshtetjen, nė njė mėnyrė ose nė njė
tjetėr, tė sė keqes mė disfunksionale, asaj qė duket se po humbet e po
shuhet.
Nė pak fjalė, jo vetėm qė nuk duhet lejuar qė njė e keqe
tė mposhtė tė tjerat e tė mbledhė rreth vetes gjithė pushtetin e
dominimit, por duhet bėrė ēmos qė e keqja tė fraksionohet nė dy, tre apo
sa mė shumė tė kėqija. Divide et impera – duhet kthyer
mbrapsh, pėrkundėr dominimit e duhet pėrdorur si armė ēlirimtare. Nuk
duhet lejuar fitorja totale e gjysmės tė sė keqes mbi gjysmėn tjetėr,
kjo do ta njėsonte atė, do ta bėnte totale e tė pamposhtshme. Kjo ėshtė
premisa pėr tė lėnė gjallė potencialitetin pėr krijimin e njė qyteti tė
ri, e njė qyteti tė pėrbashkėt.
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi