♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Viktor Hygo

2 posters

Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:14 pm

Victor
Marie Hugo lindi nė Besanēon mė 26 shkurt tė
vitit 1802, ishte njė dramaturg, poet dhe shkrimtar francez, i
konsideruar si babai i Romantizmit si dhe njė figurė
dominuese nė letėrsinė franceze tė shekullit XIX.

Jeta e hershme

Vitet
e para te jetes i kaloi ne shume vende te ndryshme i detyruar me
familjen per shkak te punes se babait i cili ishte nje gjeneral ne
fushatat aktive Napoleniane pas 3 vjetesh ne Korsike; 2 ne Paris dhe
disa vjet ne Italine Jugore ai nisi shkollen ne Spanje dhe me vone e
vazhdoi ne Paris. Publikimi i tij i pare ishte nje vellim i "Odet" te
cilen e publikoi vetem kur ishte 20 vjecar, nje veper nen influencen e
shkolles klasike. Ne letersine franceze tashme kishte filluar te
perhapej romanticizmi, ku Hygoi bazaur ne kete botoi pjesen e dyte te
"Odet". Gjate viteve 1831 dhe 1841 ai shkroi shume vepra te cilat ia
rriten shume reputacionin, dhe me pak prej ketyre arritjeve ai u be
pjesetar i akademise franceze ne moshen 39 vjecare. Romani "Notre Dame
de Paris" dhe dramat "Lucrece Borgiaa", "Marie Tudor" dhe "Le roi
s“įmuse" nga e cila Verdi mori subjektin per operen e tij
Rigo, paten nje sukses te madh. Gjate viteve 1841-1851 Hygo shkroi pak,
dhe u mor me politike, fillimisht si perkrahes i monarkise se Lui
Filipit me ide te zjarrta napoleoniane. Me vone ai shfaq dhe mbeshtet
Lui Napoleonin si president, por nuk perkrahu Napoleonin III, dhe kjo i
kushtoi atij debimin nga franca. Megjithate vitet e mergimit ishin
shume te frytshme, gjate kesaj kohe shkroi dhe romanin "Te mjeret" e
cila e beri te njohur edhe jasht frances "Punetoret e detit", "Njeriu
qe qesh" etj. Me renien e perandorise Hygoi u kthye ne Paris dhe beri
nje tentative pa sukses pjeserisht ne pjesen politike te Frances. Vitet
ne vazhdim e deri ne vdekje i kaloi ne Paris. Ne vitin 1881 u emerua
senator i perhershem. Vdiq me 22 maj 1885 dhe u varros me nje ceremoni
madheshtore ne Paris. Viktor Hygo eshte konsideruar si nderi i
letersise franceze dhe ka arritur majat e saj. Ai u vleresua ne rradhe
te pare si poet, por edhe ketu ai i theu rregullat kryesore, thelbesore
ne te cilat bazohej letersia franceze e asaj kohe. Stili i tij epik dhe
lirika e tij jane te paarritshme. Ai do te ngelet perhere nje nga
shkrimtaret me te ndritur e te lavdishem te Frances. Jashte Frances
Viktor Hygo njihet kryesisht per prozat e tij teresisht romantike, ai
dashuronte antitezen, dhe kjo e conte ate ne ekzagjerim dhe krijon
karikatura groteske. Krijimet e tij jane te gjalla dhe shume te
goditura, shpesh here romanet e tij jane me detaje teknike dhe me
pershkrime te tepruara. Viktor Hygoit i mungonte sensi i mases dhe kjo
duket e qarte ne idete e tij te egzagjuara, si dhe mungesen e humorit
ne te gjithe veprat (perafersisht). Ne kete aspekt ai nuk ishte kurre
lider ne politike. Rradhitet ne nje nga shkrimtaret qe te prek shpirtin
kur lexon veprat e tij. Ai diti te qendronte larg nga modelet
melankolike dhe te vetmuara qe karakterizonin poetet e kohes, duke
ditur te pranoje peripecite jo gjithmone te lumtura te jetes se tije
per ti bere eksperienca thelbesore dhe te mbledhi vlerat dhe sfumaturat
e shpirtit human. Shkrimet e tij harriten te mbulonin te gjitha gjinite
letrare, nga lirika, tek tragjedia, tek zakonet, tek satira politike,
tek romani historik e social, duke ngjallur konsensus ne te gjithe
Europen. Biografia Gjate rinise se tij ndoqi te atin
Léopold-Sigisbert Hugo, ushtarak i ushtrise se Bonapartit, qe
guxonte te merrte me vete ne spostimet e tija, te shoqen Sofia
Trébucher, dhe te bijte Victor, Abel dhe Eugene. I ati pati dhe
nje rol deciziv per kapjen e Fra Diavolo ne Itali per kete u emerua
Guvernator i Avellinos; me tej u dallua eshe ne Spanje, ku Bonaparti i
dha graden e gjeneralit. Ne periudhen nga 1815 deri ne 1818 Viktori
frekuentoi per nje periudhe, per te plotesuar deshiren e atit,
Politeknikun e Parisit, por shume shpejt i la studimet teknike per
t’iu dedikuar letersise drejt se ciles e shtyu e ema. Shkroi
Odet, dhe keto ishin kompozimet e para letrare. Sebashku me vellain
Abel themeloi Konservatorin Letrar (1819); shkroi me pas Odet dhe poezi
te ndryshme (1822) dhe shume shkrime te tjera deri tek Odet dhe balada,
qe i vleu nje rent prej 1 mije franga nga ana e mretit Luigji i XVIII.
Ne 1823 u martua me Adele Foucher nje shoqe femijerie; dasma u kremtua
ne kishen e Saint-Sulpice (ne te njejten kishe ku u pakezuan markezi
Franēois de Sade dhe Baudelaire). Ne te njejten periudhe nisi te
frekuentoje rrethin e romantikeve te parisit mes te cileve edhe ate te
Charles Nodier. Nga martesa me Foucher linden kater femije: Leopoldine,
Charles, Franēois-Victor e Adčle. Zbulimi, mbas disa
vjetesh, e trdhetise se te shoqes me mikun e familjes Sainte-Beauve, do
ta coje te beje nje jete te lire; e dashura e tij per gati 50 vjet u be
Juliette Drouet, nje aktore teatri te cilen e njohu gjate provave te
Lucrezia Borgia (1833). Drouet i qendroi gjithmone prane pavaresishte
tradhetive te shumta te Viktorit. Babai i Romanticizmit Ne 1827 shkruan
dramen historike per teatrin Kromuell, ai qe u konsiderua si
manifestimi i teorive te reja romantike, ndersa ne 1830 u prezantue
Hernani ne Komedine Franceze; prenzantimi u nderpre nga perplasjet mes
mbeshtetesve te Hygos me disa horra. Puna megjithate iu njohe nga shefi
i shkolles se re romantike. Vete Hernani u kompozua me muzike dhe u
prezantua edhe nga Giuseppe Verdi (Ernani, 1844). Ne 1841, Hygo bente
pjese ne Akademine Franceze, ndersa ne 1831 u publikua Notre-Dame de
Paris, i cili pati nje sukses te menjehershem dhe te gjere. Ne 1843
mbytet e bija Leopoldine dhe dhendri; Viktori e mori lajmin kur po
kthehej nga pushimet duke e lexuar ne gazeten Siecle ( shekulli ).
Tragjedia, e bashkuar me mos suksesin e punes teatrale “I
Burgravi” ne 1845, i shkaktoi nje depresion te madh qe do ta
mbaje large botes letrare per 10 vjet. Ne te njejtin vit emerohet Par i
Frances nga mbreti Lui Filipi i Orleansit. Ne 1848 Hygo bene pjese si
deputet ne Asamblene Konstitutive, por grushti i shtetit i 1851 sjell
ne pushtet Napoleonin e III. Fillimisht, e mbeshtet, por pastaj –
kur vete nisi te sillet ne menyre antiliberale – vendos
distancimin dhe e sulmon me shkrime dhe diskutime kunder varferise dhe
shtypjes qe behen nderkohe gjithnje e me pak te tolerueshme. Mergimi
Keto kontraste e cuan Hygoin te arratiset ne ishullin Guernsey, duke e
shtrenguar keshtu te jetoje ne mergim per 15 vjet. Por, Hygo, gjate
mergimit nuk pushoi kurre se konsideruar nga francezet si Babai i
atdheut ne mergim. Mbyllet keshtu per te nje periudhe e lumtur, edhe
pse me kntraste te forta, dhe po hapej nje tjeter ne te cilen do te
merrte forem figura mitike e tij ne poetike qe duhej me pas ti
dorezohej tradites historike letrare. Shkruan,duke shprehur ndjenjat e
tij me personale, satira “Napoleone on i pettit” (
Napoleoni i vogel) 1852 dhe vargjet “Chatimente”
(Ndeshkimet) 1853 qe evidentuan ne menyre te shenjuar dhe polemike
veprimet e Napoleonit III. Me inspirim humanitar ishin veprat Les
contemplations (“ Mendimet”) (1856) dhe me “ Legjenda
e shekujve” Hygo pershkoi historine e njerezimit nga Gjeneza ne
shekullin e XIX, veper qe u publiku ne tre pjese: pjesa e pare ne 1859,
e dyta ne 1877 dhe e treta ne 1883. Shkroi ne te njejten periudhe
veprat e tij me te njohura qe do perconin famen e tij ne te gjithe
Europen si “Te mjeret” (1862), “Punetoret e
detit” (1866), dhe “Njeriu qe qesh” (1863). Gjate
kesaj periudhe nuk iu kursyen fatekeqesite: ne 1855 vdes vellai i tij
Abel, ne 1863 vajza e tij Adele cmendet dhe arratiset ne Kanada, ne
1868 vdes edhe e shoqja dhe disa niper, por ne te gjitha keto fatkeqesi
do te kete gjithmone prane besniken Zhuliet. Impenjimi anti-monarkik e
coi ne nje publikim te ri dhe shume me te mbyllur publicistik ne favor
te ideve demokratike. Me mergimin impenjimi i tij anti-napoleon
(Napoleoni i III) nuk pushoi. Ai talli perandorin e ri ne vepren e tij
Napolé on le petit ( Napoleoni i vogel), 1852. ne librin Les
chā timents (ndeshkimet), 1853 dhunes verbale i pergjigjet dhuna
e diktatorit; ajo ishte e vazhdueshme ne Les contemplations (“
Mendimet”), 1856 ne te cilen shkrimi behet kozmologji morale qe
vesh cdo fat njerezor, shprehje e jetes se brendeshme dhe e rikuperimit
te memories ne nje dimension mitik. Te vitit 1862 jane romanet
“Te mjeret”. Ne 1866 i pason “Punetoret e
detit”, veper e pasur me figura fantastike dhe sureale. Kushtet
proletare behen gjithnje e me shume kusht romantesk, shkrimtari gjendet
gjithnje e me shume ne prove me fatalitetet e gjerave (deti, natyra)
dhe me fatalitetin e gjithepranishem te zemres njerezore. Rikthimi ne
atdhe Rikthimi i tij ne atdhe ndodh ne 5 shtator 1870, pas mposhtjes se
Napoleonit te III. U prit nga nje turme brohoritese dhe entuziaste qe
kishte ardhur per te pershendetur rikthimin e tij ne Paris. Shtepia e
tij behet serisht vend pritjesh mes shkrimtaresh dhe ai rifitoi
qetesine duke rinisur prodhimin letrar me “Viti ‘93”
(1873); shkroi poezi tetjera, disa ne lidhje me jeten e tij familjare
si “Femijet e mi” (1874), dhe poezi te tjera satiro –
politike si “Babai” (1887). U rikthye serisht te beje pjese
ne Senat ne 1876. Ne 1878 goditet nga nje kongjestion celebral por kjo
nuk e pengoi – pavaresisht se semundja e detyroi te pakesonte
aktivitetin e tij – te coje deri ne fund “Torquemada”
(1882), nje veper mbi fanatizmin e inkuizicionit qe kishte nisur disa
kohe me pare. 80 njetori i tij u festua nga nje turme festuesish qe
vendoste lule perpara shtepise se tij; disa muaj me vone do te goditej
nga nje zi e re, me vdekjen e besnikes se tij Zhuliet. Hygo qendroi per
ta qare i vetem deri ne 22 mars 1885, pra deri ne vdekje ne shtepine e
tij ne Paris. Trupi i tij u vendos per nje nate nen Harkun e Triumfit
dhe u shoqerua nga 12 poet. Ne ceremonine e tij te varrimit moren pjese
persona te ardhur nga cdo cep i Frances.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:15 pm


“Lule mbi varr”

Menate, neser kur te zbardhet fush’ e shkrete,
Do nisem. Se me pret, e di qe jam vonuar;
Do shkonj nga pylli dhe mali i perpjete;
Me teper s’mund te pres lark teje i merguar.

Do te bares me syte ne kujtimet kridhur
Pa par’ asgje, pa djer’ asnje shamate;
I vetem, i panjohur, krrusur, duarlidhur,
Vrerosur, edhe dita do te behet nate.

S’kam per te par’ as perendimin ar e zjarr
As lundrat me pelhura tutje ne lugine,
Dhe kur t’arrinj, me gjunje do te ve mi varr
Nje tufe lule borsilok e trendeline.

Viktor Hygo












Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:15 pm

Ne nje nga barrikadat.


Ne nje nga barrikadat me gure te latuar,
Ndyre me gjak te fajshem e lare me gjak te kulluar,
Nje djale dymbedhjetevjecar u kap me burrat tok.
"Po ti me keta je?" "Po, me keta jam shok."
"Mire - tha oficeri - me plumb dhe ti e ke!
Prit te te vije radha!" Rrufera djali sheh.
Dhe poshte, rreze ledhit, te tere shoket i vrane.
I thote oficerit: "Te vete ketu prane?
Kete sahat sim' meje t'ja coj gjer ne konak?"
"Do t'ja mbathesh?" "Do kthehem!" "Shiko se c'frikacak!
Rrugaci! Ku banon?" "Aty te kroi ngjitur!
Mor zoti kapiten, do vij, s'rroj i koritur"
"Shko dreq!" Dhe cuni shkoi...Dredhi prej kalamani!
Edhe ushtaret qeshnin e qeshte kapitani.
Ndersa renkonin mbytur ata qe jepnin shpirt.
Por gazi u pre: djaloshi erdhi me vrap, pa prite,
E si u mbeshtet pas ledhit, krenar, si Viala'
Me nje veshtrim perbuzes: "Ja tek me keni!" u tha.
Vdekjes i erdhi turp dhe oficeri e fali.

Viktor Hygo

Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:15 pm

Ajo ish kembezbathur

Ajo ish kembezbathur, floket derdhur menjane,
Mes luleve te varura po rrinte ne vetmi,
Andej kur po kaloja mu duk se pashe nje zane,
Edhe i thashe: "Me mua ne fusha do vish ti?"

Ajo atehere me hodhi veshtrimin e fshehtesise
Qe i mbetet bukurise, me drita dhe me hije.
Edhe une i thashe: "Tani eshte muaji i dashurise,
Me mua a do vish te veme ne korie?"

Kembet ajo i fshiu buze lumit me blerime
Dhe per te dyten here me pa vasha sydrite.
Kjo shtojzovalle e bukur pastaj ra ne mendime,
Thelle, ne pyll sa embel kendonin zogjte ate dite!

Sa bukur perkedhelte bregun ujet e gjelber!
Permes kallamishtes vasha atehere shpejt m'u qas,
E bukur dhe e lumtur, e trembur dhe e eger,
Ashtu flokeleshuar, fytyre e sy plot gaz.

Viktor Hygo
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:16 pm

Kenga e atyre qe ikin pertej detit

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire, kopsht, pjergull e shtepi,
Lamtumire o lule te arta mbi avlli!

Atdhe lamtumire!
Pyll e livadh, qiell i dlire!
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire.
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Lamtumire e vluar ballefarfuri,
Era eshte e forte, qielli eshte i zi.
Atdhe lamtumire,
O Lize, Mari, Elvire!
Atdhe lamtumire,
Kaltersi!

Atdhe lamtumire!
Vala shfryn si egersire,
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Syri yne i mbushur ne lot e ne zi,
Shkon nga vala me e zeze te shorti me i zi.

Atdhe, lamtumire,
Per ty them zemerngrire.
Atdhe, lamtumire,
Kaltersi!

Viktor Hygo
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:16 pm



"Fjala e Fundit"

Ndėrgjegjja njerėzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi tė; kjo kufomė i pėlqen;
Ndonjėherė, gjithė gaz, sygjak e i ndėrkryer
Ngre dorėn e i bie sė vdekurės qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell tė ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ē’bėjnė klerikėt njeriu e humbet,
Gėrmojnė e gjejnė qesen nė arėn e poēarit;
Krishtin qė shiti Juda, Siburi prapė e shet!

“Qesari mbretėron. Vet Zoti i lavdėruar
E zgjodhi,-thonė ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnė duke kėnduar,
Duket nėpėr gishtėrinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa tė qėndroj nė fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papės perandor,-maskaraj,-
Nė njėrėn dorė sqeptrin, nė dorėn tjetėr pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit qė e gdhendi satanaj;

Gjersa tė bėjė pallė duke bluar me dhėmbė
Besė, nder e virtyt, zulmin tėnd, o atdhe,
Si derri nė batak i zhytur kokė e kėmbė
Sa kohė qė tė jetė ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur tė arrinte poshtėrsia nė jetė
Sa qė ta adhuronin atė qė ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetė
T’i thoshin mėrgimtarit: “Shko se nuk tė mbajmė dot!”

Dhe si fletė e kėputur tė vėrtiteshin ne erė,
Edhe tė na mohonin tė gjithė gjer nė fund,
Dhe sikur mėrgimtari tė endej derė mė derė,
Arratisur, pa i zėnė kėmbėt dhe asgjėkund;

Dhe sikur shkretėtira, ku rrallė shkel njeriu,
T’i zbonte tė pėrzėnt e t’ua mbyllte ēdo shtek;
Dhe sikur varri i zi tė ēahej prej vetiu
E tė vdekurit jashtė t’i hidhte brek me brek

Jo! S’do pėrkulem unė! Pa njė ankim ne gojė,
Zinė thellė nė shpirt, po i qetė e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do tė ju pėrqafojė,
Liri flamuri im! Mėmėdhe,-o alltar!

O shokė tė syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokė, na lidh e na bashkon.
Ēdo gjė qė shajnė e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkėn unė i vė dhunės qė triumfon.

Hakmarrja do tė jem e atdheut tė gjorė,
Zėri qė hedh mallkimin! Goja qė thotė: Jo!
Kur lėvrin tė tregojnė, Qesar, larot, me dorė,
Birucėn – do tė them – qė po tė pret shiko!

Pėrpara tradhtisė dhe atyre qė iu shtruan,
Do tė kryqėzoj duart, ballin lart, plot zemėrim.
Besnikėri e hidhur ndaj sė drejtės qė vuan
Shtylla ime ti bėhu, gėzimi e krahu im!

Po! Sa tė jetė aty, o Francė, Francė e shtrenjtė,
O nėnė e adhuruar qė tė dua me zjarr,
Do tė me qaj syri pėr ty o tokė e shenjtė, -
Fole e jetės sime dhe i gjyshėrve varr!

S’do t’i shoh ato anė ku mendja ime rendėn,
O Francė! Veē detyrės, ēdo gjė do tė harroj.
Me shokėt nė arrati kam pėr tė ngulur tendėn,
Do rri nė dhe tė huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrė,
Pa shikuar tjerėt nė qėndrojnė apo jo,
Nė u pėrkul ndokush qė e pandehnim mė burrė,
Nė ikshin shumė veta qė nuk u ka hie kjo.

Njė mijė po tė mbeten, do mbetem edhe vetė;
Edhe njėqind tė bėhen, nuk tundem, jo qė aty.
I dhjeti tė jem po qe se mbeten dhjetė:
E ne mbet vec njė, - do jem vec unė ai!

Viktor Hygo






Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:16 pm

Mbi kupen tende
Meqė mbi kupėn tėnde kam puqur buzėt sot,
Meqė ballin e zbehtė te duart tua e sjell,
Meqė nga shpirti yt ndonjėherė jam mbushur plot
Me frymė tė ėmbėl, njė parfum me hije i pėshtjell,

Meqė kam dėgjuar fjalė, qė m“i thoshe aq shpesh,
Ku zemra misterioze derdhej si puhi,
Meqė kam parė si qan, kam parė si buzėqesh,
Gojėn tėnde mbi timen, sytė e tu mbi tė mitė,

Meqė kam parė sa herė tė mė shkrepė mbi ballė
Njė rreze tė yllit tėnd, qė me mjegulla u mbulua,
Kam parė tė mė bjerė mbi shkulma e mbi valė
Njė fletė trėndafili, qė u shkul nga ditėt tua,

Ahere u them viteve qė ikin me tė shpejtė:
- Kaloni pa pushim! Unė nuk do plakem kurrė!
Ikni me ato gjethe tė vyshkura krejt,
Nė shpirt kam njė lule, qė askush s“mund ta shkulė!

Poēen, ku pi, s“mund ta derdhni, duke u vėrsulur,
Kur me krahun tuaj e flakni me rrėmbim,
Shpirti im ka zjarr mė shumė nga ē“keni ju pluhur!
E dashuri mė shumė nga ē“keni ju harrim!

Viktor Hygo
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:16 pm

Fjala e fundit"

Ndėrgjegjja njerėzore ka vdekur; n’aheng zhyer,
Ai shkryhet mbi tė; kjo kufomė i pėlqen;
Ndonjėherė, gjithė gaz, sygjak e i ndėrkryer
Ngre dorėn e i bie sė vdekurės qe s’ndjen.

Korrupsioni i sjell tė ardhura gjyqtarit.
Kur sheh ē’bėjnė klerikėt njeriu e humbet,
Gėrmojnė e gjejnė qesen nė arėn e poēarit;
Krishtin qė shiti Juda, Siburi prapė e shet!

“Qesari mbretėron. Vet Zoti i lavdėruar
E zgjodhi,-thonė ata.- Popull falju me shpirt!”
Teksa me duart mbyllur shkojnė duke kėnduar,
Duket nėpėr gishtėrinj floriri si u ndrit!

Oh! Gjersa tė qėndroj nė fron ky horr nga princat,
Me bekimin e papės perandor,-maskaraj,-
Nė njėrėn dorė sqeptrin, nė dorėn tjetėr pincat,
Karli i Madh prej Mandrinit qė e gdhendi satanaj;

Gjersa tė bėjė pallė duke bluar me dhėmbė
Besė, nder e virtyt, zulmin tėnd, o atdhe,
Si derri nė batak i zhytur kokė e kėmbė
Sa kohė qė tė jetė ky turp i zi mbi dhe;

Edhe sikur tė arrinte poshtėrsia nė jetė
Sa qė ta adhuronin atė qė ndjell ndot,
Edhe sikur Anglia e Amerika vetė
T’i thoshin mėrgimtarit: “Shko se nuk tė mbajmė dot!”

Dhe si fletė e kėputur tė vėrtiteshin ne erė,
Edhe tė na mohonin tė gjithė gjer nė fund,
Dhe sikur mėrgimtari tė endej derė mė derė,
Arratisur, pa i zėnė kėmbėt dhe asgjėkund;

Dhe sikur shkretėtira, ku rrallė shkel njeriu,
T’i zbonte tė pėrzėnt e t’ua mbyllte ēdo shtek;
Dhe sikur varri i zi tė ēahej prej vetiu
E tė vdekurit jashtė t’i hidhte brek me brek



Jo! S’do pėrkulem unė! Pa njė ankim ne gojė,
Zinė thellė nė shpirt, po i qetė e krenar!
Ne syrgjyn zemra ime do tė ju pėrqafojė,
Liri flamuri im! Mėmėdhe,-o alltar!

O shokė tė syrgjynit, i falem kultit tuaj;
Republika, o shokė, na lidh e na bashkon.
Ēdo gjė qė shajnė e shkelin - nder e lavdi e quaj
Dhe damkėn unė i vė dhunės qė triumfon.

Hakmarrja do tė jem e atdheut tė gjorė,
Zėri qė hedh mallkimin! Goja qė thotė: Jo!
Kur lėvrin tė tregojnė, Qesar, larot, me dorė,
Birucėn – do tė them – qė po tė pret shiko!

Pėrpara tradhtisė dhe atyre qė iu shtruan,
Do tė kryqėzoj duart, ballin lart, plot zemėrim.
Besnikėri e hidhur ndaj sė drejtės qė vuan
Shtylla ime ti bėhu, gėzimi e krahu im!

Po! Sa tė jetė aty, o Francė, Francė e shtrenjtė,
O nėnė e adhuruar qė tė dua me zjarr,
Do tė me qaj syri pėr ty o tokė e shenjtė, -
Fole e jetės sime dhe i gjyshėrve varr!

S’do t’i shoh ato anė ku mendja ime rendėn,
O Francė! Veē detyrės, ēdo gjė do tė harroj.
Me shokėt nė arrati kam pėr tė ngulur tendėn,
Do rri nė dhe tė huaj, po skllav, jo, nuk rroj!

Do vuaj, do duroj pa u penduar kurrė,
Pa shikuar tjerėt nė qėndrojnė apo jo,
Nė u pėrkul ndokush qė e pandehnim mė burrė,
Nė ikshin shumė veta qė nuk u ka hie kjo.

Njė mijė po tė mbeten, do mbetem edhe vetė;
Edhe njėqind tė bėhen, nuk tundem, jo qė aty.
I dhjeti tė jem po qe se mbeten dhjetė:
E ne mbet vec njė, - do jemi unė ai!

Viktor Hygo
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:31 pm

NĖ T’ ERRĖT

BOTA E VJETĖR


Mjaft o tallaz, de, mjaft! Pa zbrit, se s’tė shoh dot.
Kurrė ndonj’herė s’je ngritur kaqė sa sot.
Po ē’ke, vallė, qė dukesh kaq i ngrysur, i nxirė?
Pėrse kėlthet kėshtu sė thelli si egėrsirė?
Pėrse ky shi i fortė, ky rrebesh e ky terr?
Kjo shqot’ e zezė, e marrė, qė sokėllin si Ferr?
Vala jote po ngjitet lart e mė lart gjithmonė!
Qėndro! Mos shko mė tutje! S’ke lejė! Ndal tė thonė!
Ligjet e vjetra, frenat, tė vjetėrat kufi,
Injorancėn, mjerimin, hiēin, - kėto qeli,
Kėto burgje tė shpirtit, ku vdes e fundmja shpresė,
Edhe gostin’ e madhe ku horat s’kanė pjesė,
Gjith’ supersticionet, fatalitetet krejt
Dhe pushtetin e burrit mbi gruan drejtpėrdrejt, -
Sakėn! sakėn se i prek kėto tė shėnjta gjėra!
Pa zbrit aty dhe hesht! Kėto mure tė gjėra
plot kulla, i ndėrtova rreth mbarė njerėzimit.
Po ti gjith ulėrin! Gjith ēohesh prej tėrbimit!
Ēdo gjėje po i turresh me sulm e me vėrtik:
Vate ungjilli i vjetėr, vate kanuni antik!
Trekėmbėshi vala jote e shėmbi, e gllaburoi.
Mos, mbretin! Mzos e prek! - O qiell! E rrėzoi.
Mos, njerėzit e shėnjtė! Mos, priftin! Mos, gjyqtarin!
Ndalu tė thonė! - I fshiu tė gjithė, u bėri varrin!
Zoti tė tha: - Tallaz, mė tutje ti mos shko!
Po ē’ėshtė kshtu? O Zot! Po mbytem! Obobo!
Deti s’po bindet, deti po shfryn me gjėmė e dhunė.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:31 pm

Viktor Hygo

Shqipėroi: Sotir Caci

JA SE Ē'MĖ THA NJĖ GRUA...


Ja se ē'mė tha njė grua: - Ia mbatha nė njė qosh.
Kisha vajzėn nė gji. E mjera vogėloshe
Qante, dhe kisha frikė mos dėgjohej ai zė.

Dy muaj s'i kish mbushur, nuk dinte ajo asgjė.
Si mizė, shpirt' i mamit, aq mundej tė vajtojė.
Me tė puthura plasa t'ia mbyllja atė gojė.
Atė natė tė zezė e shkuam kėsisoj.
Prapa njė porte mbudhė u fsheha tė pushoj.
Ajo ckinjej pa reshtur: bobo! se ē'po mė vdisė!
Donte tė pinte, murga, po unė s'kisha sisė,
Shihja pushkėt qė ndrinin dhe lotėt gėrr! rrėke,
Po kėrkonin tim shoq qė ta vrisnin atje.
Kur, sa filloi tė gdhihej, nėn portėn e tmeruar,
Ēupa s'u ndie mė. E zeza! kish mbaruar!
I vura dorėn: ish e ftohtė, zotėri.
Tani le tė mė vrisnin, aq mė bėnte tani.
Me ēupėzėn nė dorė, dolla: isha marrosur;
Dikush desh tė mė fliste, un' ikja e brengosur,
Po rendja si e marrė as unė s'di se ku,
Me kėto duar hapa njė gropė, - ububu!
Atje rrėzė njė peme te njė vėnd i vetmuar,
Dhe ėngjėllushkėn time atyth e kam mbuluar.
Sa keq ta shtiesh nė dhé loēkėn e zėmrės, zot!
Edhe babaj, qė ndodhej aty, qante me lot.
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:32 pm



"Njė njeri nė det!
Punė e madhe! Anija nuk ndalet. Era fryen, ajo anije e errėt atje tej ka njė udhė, tė cilėn ėshtė e detyruar ta vazhdojė. Dhe kalon.
Njeriu zhduket, pastaj duket pėrsėri, zhytet dhe ngjitet pėrsėri nė sipėrfaqe, thėrret, zgjat krahėt, askush nuk e dėgjon; anija qė dridhet nga stuhia ka hall, ka hall tė manovrojė, detarėt dhe pasagjerėt as nuk e shohin mė njeriun e fundosur; koka e fatkeqit ėshtė vetėm njė pikė nė mes tė valėve vigane.
Ai i lėshon thellėsive thirrje tė dėshpėruara....
.......
.......

.......O ecje e papėrkulshme e shoqėrive njerėzore! Humbje njerėzish nė udhė e sipėr! Oqean ku bie gjithēka qė Ligji lė tė bjerė! Zhdukje e kobshme e ndihmės! O vdekje morale!
Deti ėshtė nata e papėrkulshme shoqėrore, ku ndėshkimi flak tė dėnuarin e vet. Deti ėshtė mjerimi i paanė. Shpirti qė rrėmbėhet nė kėtė humnerė, mund tė bėhet njė kufomė."


______________________________________



"Natyra nganjėherė, i ngatėrron efektet dhe shfaqjet e Saj me veprimet tona, me njė farė rastėsie tė errėt e tė zgjuar, a thua se do tė na bėjė t'i vėmė gishtin kokės e tė Mendojmė..."


(Tė Mjerėt; Vėllimi I)

JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:33 pm

*S’ka gjė mė tė frikshme e mė tė hatashme se, tė vėshtrosh nė thellėsitė e ndėrgjegjes. Syri i Shpirtit nuk mund tė gjejė askund mė shumė shkėlqim, as mė shumė terr sesa te njeriu; nuk mund tė ngulet mbi asgjė tjetėr mė tė frikshme, mė misterioze dhe mė tė pafundme. Ka edhe njė lloj shfaqjeje mė tė madhe se deti dhe, kjo ėshtė qielli; ka edhe njė shfaqje mė tė madhe se qielli dhe kjo ėshtė brendėsia e Shpirtit. Tė bėsh poemėn e ndėrgjegjes njerėzore, qoftė edhe pėr njė njeri tė vetėm, qoftė edhe pėr atė mė tė fundimin e botės, kjo do tė thotė tė shkrish tė gjitha epopetė nė njė epope mė tė lartė dhe pėrfundimtare. Ndėrgjegjja ėshtė kaosi i ėndrrave, i lakmive dhe i orvatjeve, furra e ėndėrrimeve, shpella e ideve pėr tė cilat kemi turp; ėshtė kryeqendra e sofizmave, ėshtė fusha e luftės sė pasioneve. Nė njė ēast tė caktuar depėrto nėpėrmjet fytyrės sė zbehtė tė njė qenieje njerėzore qė ka rėnė nė mendim dhe, vėshtro prapa , vėshtro brenda nė kėtė shpirt, vėshtro nė kėtė terr. Aty nė heshtjen e pėrjetshme, ka dyluftime viganėsh si Homeri, pėrleshje dragonjsh, kuēedrash dhe trumba fatazmash si te Miltoni, spirale vegimtare si te Danteja. Sa gjė e errėt ėshtė pambarimi qė ka me vete ēdo njeri dhe, me tė cilin, ai mat me dėshpėrim vullnetet e trurit tė vet dhe veprimet e jetės sė vet.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 1)





*Nė tė vėrtetė, nėse syve tanė prej mishi do t’u lejohej tė shikonin nė ndėrgjegjen e tė tjerėve, do tė kishim gjykuar mė me siguri njeriun, sipas asaj qė ėndėrron, sesa sipas asaj qė mendon. Nė mendim ka vullnet, ndėrsa nė ėndėrrin nuk ka. Ėndėrrimi, qė ėshtė krejt spontan, merr dhe ruan dhe nė gjėra mė vigane edhe nė ideal, pasqyrėn e mendjes sonė; asgjė nuk del mė drejtpėrdrejtė dhe mė sinqerisht nga fundi, madje edhe i shpirtit tonė, sesa aspiratat tona tė pamenduara dhe tė pamata drejt majave tė fatit. Nė kėto aspirata mund tė gjesh shumė mė tepėr sesa nė idetė e ndėrtuara, tė arsyetuara dhe tė bashkėrėnduara - karakterin e vėrtetė tė ēdo njeriu. Ėndrrat tona janė ato qė na pėrngjasin mė shumė. Secili ėndėrron tė panjohurėn dhe tė pamundurėn sipas natyrės sė vet.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 2)
*E kujt mund t’ia kemi frikėn ne qė kemi besim? S’ka mė sprapsje idesh... por ata qė nuk duan tė ardhmen, le t’i vėnė gishtin kokės. Duke i thėnė “jo” pėrparimit, ata nuk dėnojnė tė ardhmen, por veten e tyre. Ata i ngjisin vetes me duart e tyre njė sėmundje tė keqe: tė kaluarėn. Ka vetėm njė mėnyrė pėr tė mos pranuar tė nesėrmen: tė vdesėsh.
Por ne s’duam asnjė vdekje; vdekjen e trupit sa tė jetė e mundur mė vonė, vdekjen e shpirtit kurrė; kėtė duam ne.
Po, enigma do ta thotė fjalėn e saj: sfinksi do tė flasė, problemi do tė zgjidhet... shpėrthimi i ardhshėm, shpėrthimi i afėrt i mirėqėnies universale, ėshtė njė fenomen i hyjnueshėm i fatit.
Shtytje vigane tė pėrgjithshme rregullojnė ēėshtjet njerėzore dhe i ēojnė tė gjitha nė njė kohė tė caktuar nė gjendjen logjike, domethėnė nė drejtpeshim, domethėnė nė drejtėsinė e barbartė pėr tė gjithė. Njė forcė qė pėrbėhet nga Toka dhe nga Qielli, shpėrthen nga njerėzimi dhe e qeveris atė; kjo forcė kėshtu ėshtė njė forcė ēudibėrėse: zgjidhjet e mrekullueshme nuk janė mė tė vėshtira pėr tė sesa peripecitė e jashtėzakonshme. Kjo forcė nuk ua ka shumė frikėn kėtyre kontradiktave nė shtruarjen e problemeve, tė cilat tė rėndomtit i duken pamundėsira. Ajo nuk ėshtė mė pak e shkathėt pėr tė bėrė tė shpėrthejė njė zgjidhje nga afrimi i ideve, sesa njė mėsim nga afrimi i fakteve, dhe njeriu mund tė presė gjithēka nga kjo fuqi misterioze e pėrparimit, i cili njė ditė tė bukur vė ballė pėr ballė Lindjen dhe Perėndimin nė fund tė njė varri dhe, i bėjnė tė hyjnė nė bashkėbisedim imamėt dhe Bonapartin nė brendėsinė e Piramidės sė Madhe.
Ndėrkohė, asnjė qėndrim nė vend, asnjė ngurrim, asnjė ēast ndaljeje nė ecjen e madhėrishme tė Mendjeve.
Bota ka parė mė shumė se njėherė njė herė njė shoqėri tė prishet nėn erėn qė shpėrthen mbi njerėzit; historia ėshtė plot me pėrmbytje popujsh dhe perandorish; zakone, ligje, fe, njė ditė tė bukur kjo e panjohur, stuhia kalon dhe pėrpin gjithēka. Qytetėrimet, ai i Indisė, Kaldosė, Persisė, Asirisė, Egjiptit, janė zhdukur njėri pas tjetrit. Pse? Nuk e dimė. Cilat janė shkaqet e kėtyre shkretimeve?
Nuk e dimė. A do kishte qenė e mundur tė shpėtoheshin gjallė kėto shoqėri? A mos e kanė tepruar me ndonjė ves fatal, qė i ka shkretuar? Ēfarė sasie vetvrasjeje ka nė kėtė vdekje tė tmerrshme tė njė kombi ose njė race? Pyteje pa pėrgjigje. Terri i mbulon kėto qytetėrime tė dėnuara. Anija e tyre kėlliste ujė pėrderisa ata u pėrpinė; s’kemi pėr tė thėnė asgjė mė shumė; dhe ne vėshtrojmė me njė farė trembjeje nė fund tė kėtij deti qė quhet e kaluara, prapa kėtyre dallgėve kolosale, shekujve tek fundosen e pėrpihen kėto anije tė stėrmėdha, Babilonia, Nivia, Tara, Teba, Roma, nėn fryrjen e frikshme qė del nga tė gjitha gojėt e terreve. Por terre atje, qartėsi kėtu. Ne nuk i njohim sėmundjet e qytetėrimeve tė lashta por, njohim cenet e qytetėrimit tonė. Ne kemi ēdokund mbi to tė drejtėn e dritės; ne i soditim bukuritė e tij dhe i nxjerrim lakuriq pėrēudnimet e tij. Ne gėrmojmė aty ku qytetėrimi ndien dhembje dhe, me tė konstatuar nga se vuan, studiojmė shkakun i cili na ndihmon tė zbulojmė barin e shėrimit. Qytetėrimi ynė ėshtė njėkohėsisht edhe pėrbindėshi edhe, mrekullia e kėsaj vepre; e vlen bara qiranė qė tė shpėtohet. Dhe do tė shpėtohet. T’ia pakėsosh dhimbjen ėshtė gjė e madhe; ta ndriēosh ėshtė akoma mė shumė. Tė gjitha punimet e filozofisė shoqėrore moderne duhet tė pėrqėndrohen drejt kėtij qėllimi. Mendimtari sot ka njė detyrė tė madhe dhe, kjo detyrė ėshtė t’i vėrė veshin qytetėrimit dhe tė pėrgjojė ashtu si mjeku, sesi i punojnė mushkėritė dhe zemra. Po e pėrsėritim, ky pėrgjim na jep zemėr; dhe pikėrisht duke ngulur kėmbė nė kėtė kurajė, duam t’i mbyllim kėto pak faqe qė janė antrakt hijerėndė i njė drame tė dhimbshme. Nėn mortalitetin shoqėror ne ndiejmė pavdekėsinė njerėzore. Lėmshi tokėsor nuk vdes pse aty-kėtu ka ca plagė ca kratere, ca dregėza, ca plasa gazrash squfurore dhe sepse njė vullkan shpėrthen e flak jashtė qelbin e tij. Sėmundjet e popullit nuk e vrasin njeriun .
Dhe, tė paktėn, cilido qė ndjek klinikėn shoqėrore tund hera-herės kokėn. Edhe mė tė fortėt, edhe mė tė butėt, edhe mė tė logjikshmit kanė ēastet e tyre kur e humbin tragėn dhe i lėshojnė armėt.
A do tė arrijė vallė e ardhmja? Na duket se njeriu gati – gati, mund ta bėjė kėtė pyetje, kur sheh kaq terr tė tmerrshėm. Ballafaqimi i errėt i egoistėve dhe tė mjerėve. Tek egoistėt janė paragjykimet, mendjet e errėta qė i lind pasuria, oreksi qė shtohet sa mė shumė dehesh, shushatja nga bamirėsia, frika nga vuajtja e cila, te disa, arrin gjer atje sa tė pėrbuzin ata qė vuajnė, njė kėnaqėsi shtazarake, uni i fryrė aq shumė, sa e ndrydh edhe shpirtin: kurse te tė mjerėt janė lakmia, zilia, urrejtja, kur shohin tė tjerėt tė gėzojnė tė mirat, tronditjet e thella tė kafshės njerėzore pėr t’u nginjur, zemrat plot mjegull, trishtimi, nevoja, fataliteti, padia e njollosur dhe e thjeshtė.
A duhet tė vazhdojmė tė ngrejmė sytė drejt qiellit? Pika e shndritshme qė ajgėtojmė aty, a ėshtė vallė nga ato pika qė shuhen? Tė shtie frikėn ideali, kur e sheh kėshtu tė humbur thellėsirave, kur e sheh tė vogėl, tė vetmuar, tė pakapshėm, tė ndritshėm, por tė rrethuar nga tė gjitha kėto kėrcėnime tė mėdha e tė zeza, tė grumbulluara nė mėnyrė tė pėrbindshme rreth tij; e megjithatė nuk ėshtė mė shumė nė rrezik nga ē’ėshtė njė Yll nė gojėn e reve.* (Tė Mjerėt, Vėllimi 3)
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga JK Fri May 02, 2014 4:34 pm

“Njerėzit ēmėsojnė disa gjėra dhe bėjnė mirė, mjafton qė, duke ēmėsuar kėtė, tė mėsojnė atė. S’ka zbrazėti nė zemrėn njerėzore. Bėhen disa shkatėrrime dhe ėshtė mirė qė tė bėhen, por me kusht qė kėto tė pasohen me disa rindėrtime. Duke pritur, le tė studiojmė gjėrat qė s’janė mė. Ėshtė e domosdoshme qė t’i njohim, qoftė edhe vetėm qė tė dimė t’u shmangemi. Falsifikimet e sė kaluarės marrin emra tė rremė dhe quhen me plot qejfe: ‘e ardhmja’. Kjo hije - e kaluara ėshtė e gatshme tė falsifikojė pasaportėn e vet. Le tė qėndrojmė sipėr grackės dhe ta ruajmė. Le tė mos i zėmė besė. E kaluara ka njė fytyrė – bestynitė; dhe njė maskė – hipokrizinė. Le ta paditim fytyrėn dhe le ta grisim maskėn.
.....
Bestytnitė, fetaritė e verbėra, besimet e tepruara dhe hipokrite, paragjykimet – kėta krimba, sado qė janė fund e krye krimba, kapen fort pas jetės dhe nuk shkulen; ata kanė dhėmb dhe thonj nė atė tymin e vagėt tė tyre; dhe duhet tė kapesh fytas me ta dhe, t’u bėsh luftė, njė luftė tė pandėrprerė sepse, ėshtė nga fatalitetet e njerėzimit qė tė jetė i dėnuar t’u bėjė njė luftė tė pėrjetshme fantazmave. Hija ėshtė e vėshtirė tė kapet prej gryke dhe tė vihet pėrdhe.
....
Duhet tė luftojmė por, edhe tė bėjmė mirė dallime, vetia e sė vėrtetės ėshtė se ajo s’e tepron kurrė...”


“Tė guxosh; pėrparimi fitohet vetėm me kėtė ēmim. Tė gjitha fitoret e kulmshme janė pak a shumė ēmim i guximit. Britma : ‘guxim’ – ėshtė njė Fiat Lux. Pėr ecjen pėrpara tė gjinisė njerėzore, duhet qė tė kenė gjithmonė majave mėsime krenarie burrėrie. Trimėritė vėrshojnė me shkėlqim mbi historinė dhe, janė njė nga dritat e mėdha tė njeriut. Agimi guxon kur agon. Tė orvatesh, t’i bėsh gjoks rrezikut, tė ngulėsh kėmbė, tė shkosh gjer nė fund, tė jesh besnik ndaj vetvetes, tė kapesh fytas me fatin, ta mahnitėsh katastrofėn duke i treguar se s’ia ke frikėn dhe, nga ana tjetėr t’i bėsh ballė fuqisė sė padrejtė dhe ta fyesh pėr turp fitoren e dehur, tė qėndrosh si trim, t’i bėsh ballė ēdo gjėje; ja ky ėshtė shembulli pėr tė cilin popujt kanė nevojė, kjo ėshtė drita qė i elektrizon ata.”




“Ajo qė ju tė tjerėt quani pėrparim, ecėn me dy motorė: me njerėzit dhe me ngjarjet. Por gjė e trishtuar, kohė mė kohė, e jashtėzakonshme ėshtė e domosdoshme. Pėr ngjarjet ashtu sikurse edhe pėr njerėzit, trupa e zakonshme nuk mjafton; duhen midis njerėzve - gjeni dhe, ngjarjeve – revolucione. Aksidentet e mėdha janė ligji; Rendi i gjėrave nuk mund tė bėjė pa to; dhe, kur i sheh ngjarjet e kometave, tė vjen tė besosh se edhe vetė qielli ka nevojė pėr aktorė tė japin shfaqje. Nė ēastin kur nuk e pret fare, Zoti afishon njė meteor nė numrin e kaltėrsisė. Atėherė ia beh ndonjė yll i ēuditshėm me njė bisht shumė tė madh pėr fundi.”


“Turmat priren ta pranojmė sundimtarin. Masa e tyre lėshon njė llum apatie. Njė turmė mund tė bindet pa vėshtirėsi. Duhet t’i vėsh nė lėvizje, t’i shtysh, duhet t’i trajtosh keq njerėzit me vetė tė mirat e ēlirimit, t’u lėndosh sytė me dritėn e sė vėrtetės, t’ua hedhėsh dritėn me grushte tė tmerrshme. Duhet qė ata vetė ta ndjejnė goditjen e rrufesė qė do tė sjellė shpėtimin e tyre; kjo dritė verbuese i zgjon ata. Sė kėndejmi rrjedh domosdoshmėria e kushtrimeve dhe e luftrave. Duhet qė luftėtarė tė mėdhenj tė ēohen, tė ndriēojnė kombet me anė tė guximit dhe ta zhdukin kėtė njerėzim tė trsihtuar, tė cilin e mbulojnė me terr e drejta hyjnore e mbretėrve, lavdia ēezariane, forca, fanatizmi, pushteti i papėrgjegjshėm dhe madhėritė absolute; kope qė sodit si e shastisur kėto triumfe tė errėta tė natės, mes shkėlqimit tė tyre tė mugėt.”





“Pėrparimi ėshtė mėnyrė jetese e njeriut. Jeta e pėrgjithshme njerėzore quhet pėrparim; hapi i pėrbashkėt i gjinisė njerėzore quhet pėrparim. Pėrparimi ecėn; ai bėn udhėtimin e madh njerėzor dhe tokėsor drejt qiellit dhe hyjnorit; ai ka ndalesat e tij ku mbedh tufat e tė prapambeturve; ka stacionet e tij ku thellohet nė mendime; ka netėt e tij kur fle; dhe njė nga ankthet mė therėse pėr mendimtarin, ėshtė kur sheh mbi shpirtin e njeriut dhe kur prek nėpėr terr, pa mundur qė ta zgjojė pėrparimin e pėrgjumur.”

“Gjersa tė vendoset rregulli qė, nuk ėshtė gjė tjetėr veēse paqja e pėrgjithshme, gjer atėherė kur tė mbretėrojė harmonia dhe uniteti, pėrparimi do tė ketė si etapa revolucionet.”



("Tė Mjerėt"; Vėllimi 2 dhe 3)
JK
JK
Mik i Forumit
Mik i Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 2126
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 08/07/2013
Falenderimet Falenderimet : 11

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Viktor Hygo   Empty Re: Viktor Hygo

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi