♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dashuria ne Koherat e koleres.

Shko poshtė

Dashuria ne Koherat e koleres. Empty Dashuria ne Koherat e koleres.

Mesazh nga Tironcja_omel Sat Apr 30, 2011 9:10 pm

Dashuria ne Koherat e koleres.

Vezullimi i qytetit ishte zhdukur tej ne horizont. qe nga tarraca e erret ata pane se si lumi i heshtur dhe i lemuar dhe luadhet e te dy brigjeve te tij u transformuan nen driten e henes ne nje fushe fosforeshente. Hera-heres shiheshin kasolle kashte prane zjarresh te medha, qe tregonin se aty shitej dru per kaldajet e anijeve.

Florentino Arisa ruante kujtime te mjegulluara nga udhetimi i tij i rinise dhe pamja e lumit ia ringjalli ato me shakullima te perflakura, sikur gjithcka kishte ndodhur qe ta shkunte, por ajo tymoste ne nje bote tjeter. Florentino Arisa hoqi dore nga kujtimet dhe e la veten ne mendimet e saj; nderkaq i drithte cigare dhe ia jepte te ndezura, derisa u zbraz e tere kutia.

Pas mezit te nates muzika pushoi, rremuja e pasagjereve u davarit dhe u shperbe ne pershperima te pergjumura, ndersa te dy zemrat mbeten vetem ne tarracan e muget,duke jetuar ne ritmin e gulcimeve te anijes.

Pas nje cope here te gjate, ai e veshtroi Fermina Dasen, ne vezullim e lumit iu duk si fantazme, me nje profil statuje qe embelsohej nga nje shkelqim i vaket kalterosh, dhe zbuloi se ajo po qante ne heshtje.. Por ne vend qe ta ngushellonte ose te priste qe t'i shteronin lotet, sic donte ajo, e pushtoi frika.

- Mos do te rrish vetem? - e pyeti.

- Po te qe ashtu, s'do te te kisha thene te vuje brenda, - i tha ajo.

Atehere ai zgjati gishtrinjte e kalkanosur ne erresire, kerkoi verbtazi doren e saj dhe e gjeti qe po e priste. Te dy qene aq mendjekthjellet, sa t'ia pohonin vetes ne nje cast - vetetime, se asnjera nga ato duar eshtake te plakura, nuk ishte ajo dore qe e paten perfytyruar perpara se ta preknin. Por, nje castme vone ato duar u bene vertete ashtu sic i paten perfytyruar. Dhe kur ajo zuri ti fliste per te shoqin e vdekur, ne kohen e tashme, sikur te qe gjalle, Florentino Arisa e kuptoi se edhe per Ferminen kish ardhur ora qe ta pyeste me dinjitet, me madheshti e me njue deshire te pamposhtur jete, se c'do te bente me ate dashuri qe i kish mbetur pa zot.

Fermina nuk reshti se tymosuri qe te mos leshonte doren qe mbante te sajen. E kishte pushtuar tej e tej vetem nje deshire: te kuptonte! Nuk mund te paraperfytyronte burre me te mire se ai qe kishte pasur, e megjithate kur rikujtonte jeten e saj, gjente me teper gjera te bezdishme sesa te kendshme: shume shpesh kishte munguar mirekuptimi reciprok, kish pasur zenka te kota dhe merira qe mezi fashiteshin. Befas ajo psheretiu:

- Mezi te besohet, ta marre djalli, ta marre, kur e mendon se si mund te jesh aq e lumtur per vite me radhe, mes aq shume budalliqesh e grindjesh. pa mar dot vesh me saktesi ne ishte apo s'ishte dashuri ajo!

Pasi e zbrazi kesisoj, zemren, dikush kish fikur henen. Anija ecte avash, duke hedhur njeren kembe perpara tjetres, me kujdes, si nje bishe e stermadhene pergjim. Fermina Dasa kishte shpetuar nga ankthi.

- Shko tani. - tha.

Florentino Arisa i shtrengoi doren dhe u perkul qe ta puthte ne faqe. Por ajo e zhmangu me zerin e saj te ngjirur e te embel.

- Jo, - i tha, - mbaj era plake.

E degjoi te dilte ne erresire, degjoi hapat e tij neper shkallle. e degjoi te pushonte se qeni deri ne te nesermen. Fermina ndesi nje cigare tjeter, dhe ndersa tymoste iu kujtua doktor Hovenial Urbinoja me kujtimert e tij te perkryer prej lini, me seriozitetin e tij profesional, me simpatina e tij marramendese dhe me dashurine e tij zyrtare. Ai ndodhej ne nje anije tjeter te se kaluares, dhe pershendeste me kapelen e tij te bardhe.

"" Ne burrat jemi ca skllever te mjere te paragjykimeve, - i pati thene ai dikur ,, ,, Ndersa kur nje gruaje i hipen ne koke te shkoje me nje burre, s'ka pengese qe se kapercen, s'ka kala qe se shemb, s'ka norme morali qe se shkel me dy kembe, s'ka zot qe i del perpara""

Fermina vazhdoi te rrinte pa levizur deri ne agim, duke menduar per Florentino Arisen, jo si per ate rojen e trishte te te parkut te vogel te Los Evanheliosit, kujtimi i te cilit nuk i zgjonte asnje driteze te vetme nostalgjie, por ashtu sic ishte tani, i rrezuar nga mosha dhe i cal, por real: burri qe kishte qene perhere prane saj, por qe ajo s'pati sy ta shihte. Dhe, ndersa anija e terhiqte me gulshet e saj te fuqishme drejt shkelqimit te trendafilave te pare, ajo i lutej zotit vetem per nje gje: qe Fiorentina Arisa te dinte nga t'ia niste te nesermen.

Dhe ai diti nga t'ia niste. Fermina e kish urdheruar kamarierin qe ta linte te flinte derisa te zgjohej vete, dhe kur e zgjua, gjeti mbi komodine nje vazo me nje trendafil te bardhe, te fresket e akoma me vese, si dhe nje leter te Fiorentino Arises me aq shume faqe, sa kish mundur te shkruante ai qe kur u nda me te.

Ishte nje leter e qete qe kishte per qellim te pershkruante vetem gjendjen e tij shpirterore qe nga nata e kaluar, ishte po aq lirike dhe retorike sa te tjerat, por tejpershkruar nga e verteta. Fermina Dasa e lexoi pak e turperuar nga vetja, sepse zemra i rrinte cipeplasur. Letra mbyllej duke i kerkuar qe ajo te njoftonte kamarierin kur te behej gati, sepse kapiteni e priste ne postin e komandantit qe t'i tregonte se si funksiononte anija

Ajo ishte gati ne oren njembedhjete. Kishte bere banje me sapune eremire, kishte veshur nje kostum te thjeshte vejushe prej etamine gri dhe e ndiente veten krejtesisht te clodhur nga fortuna e nates.

Markez.
Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi