♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlene ta lexosh !

Shko poshtė

Vlene ta lexosh ! Empty Vlene ta lexosh !

Mesazh nga Morena Tue Apr 26, 2011 5:10 pm

Vlene ta lexosh ! Pa-burre
Nata e pare e marteses ,pa burre!

Ishe nisur
shumė e gėzuar se atje do ta gjesh lumturinė. Ai ta kishte premtuar
rrejshėm lumturinė, vetėm sa pėr t’u fejuar me ty gjatė ditėve sa ishte
nė pushim. Ēdo gjė doli ndry- she, sepse ai dhe familjarėt e tij jetonin
nė njė vend tė qytetėruar, por qė mentalitetin e kishin bartur me vete.
Pėr ta koha ishte ndalur, sepse ata nuk ishin inte- gruar nė shoqėrinė e
atij vendi, por jetonin si njė fis nė xhungėl. Mentaliteti i tyre nuk
dallohej nga mentaliteti i gjyshėrve tanė, prandaj ti ishe e detyruar tė
ikėsh nga ajo jetė...



Atė ditė nuk do ta harroj kurrė. Isha
zgjuar me ankth tė pamasė, me ndjenjėn e dhimbjes nė shpirtin e
plagosur, sepse ti shkoje diku larg, nė njė vend tė huaj e tė panjohur.
Ishe nisur nė atė rrugė qė tė kėrkoje njė jetė mė tė mirė. Tė kishin
premtuar se atje do t’i kesh tė gjitha: do ta kesh jetėn tė siguruar, do
tė shkollohesh, do tė kesh punė e nuk do tė mungojė as dashuria tė
cilėn ai ta kishte ofruar. Ti ishe e bindur se ēdo gjė do tė shkojė
ashtu siē do ta dėshiroje, sepse pėr ty po fillonte njė jetė e lumtur.
Pėr fat tė keq, tė gjitha ėndrrat tua tė kishin tradhtuar, sepse ti u
zhgėnjeve qė nė momentin kur kėmba jote shkeli nė atė vend tė huaj. Aty
nuk tė kishin pritur ashtu siē e kishe paramenduar e siē e kishe
merituar. Kishe pritur gjatė derisa ishte paraqitur ai me tė ėmėn. Ty
t’u kishte dukur njė shekull ajo pritje, sepse ishe nė ambient e nė tokė
tė huaj, ku asnjėherė mė parė nuk kishe qenė e ku nuk njihje askėnd.
Ishe nė njė botė krejt tjetėr dhe civilizim tjetėr ku ndjeheshe e huaj.
Kur vėrejte se nuk tė priste kush, tė kishte kapluar njė frikė qė gati
kalonte nė panik dhe njė mėrzi e madhe. Kishe qėndruar njė kohė tė gjatė
para derės kryesore dhe kur ishe bindur se nuk tė priste kush, ishe
ulur nė njėrėn nga bifetė e aeroportit qė ishte mė afėr hyrjes, duke
mbajtur sytė kah dera. Ishe ulur pa ditur se kah t’ia mbaje, me sy tė
pėrlotur e me zemėr tė thyer e tė shqetėsuar. Mė nė fund, pas gjithė
asaj vonese, kishte ardhur i fejuari yt me tė ėmėn, tė cilin shumė pak e
njihje, sepse pak e kishe takuar nė Kosovė.
Fejesa juaj ishte bėrė
shpejt e shpejt gjatė verės, pas dy-tri takimesh tė shkurtra, pas tė
cilave ai ishte kthyer nė vendin e tij, duke lėnė te ti pėrshtypje tė
rreme se tė donte e tė dashuronte dhe se do tė bėnte tė lumtur. Ti mezi
kishe pritur ditėn kur do tė udhėtoje larg deri nė vendin ku ai jetonte
dhe sė bashku ta filloni jetėn e re.
Mė shumė shėrbėtore sesa nuse

shtėpi tė burrit kishe gjetur njė ambient tė zymtė, qė assesi nuk
pėrngjante nė ambient tė njė jete moderne. Njerėzit e asaj shtėpie
jetonin me mentalitetin qė te ne ishte tejkaluar para gjysmė shekulli.
Ata aspak nuk ishin integruar nė atė shoqėri e nė atė vend, por
ngjasonin nė organizim fisnor, ku vjehrra jepte urdhra dhe fjala
e
saj ishte ligj. Ajo nė ditėt e para tregoi dorėn e saj tė fortė, duke
pėrdorė edhe dhunėn fizike ndaj teje. Njeriu me tė cilin martoheshe nuk e
kaloi natėn e parė martesore me ty, sepse pu- nonte nė turnin e natės,
nė njė diskotekė. Ty vetėm qė nuk tė kishte rėnė pika, kur kishe kuptuar
se ai po shkonte nė punė dhe se nuk do tė vinte para mėngjesit. Natėn e
parė tė martesės e kalove pa burrė, pa puthje pėr mirėseardhje, pa
pėrkėdhelje e pa pėrqafim. Aty duhej tė ishe vetėm rob i shtėpisė, ku
nuk do tė kishe as gojė e as zė. Kishe mbetur me njerėz tė huaj natėn e
parė tė martesės, pa pasur afėr njeriun pėr tė cilin kishe shkuar nė atė
shtėpi. Kishe vetėm njė detyrė qė tė shėrbeje sipas adeteve qė ishin
relikt i njė kohe qė kishte perėnduar moti e qė nė atė familje
kultivohej ende.
Kthimi nė shtėpi pa e shijuar martesėn
Njė javė
nė shtėpi tė huaj e kishe kaluar si nė ferr. Me burrin as qė takoheshe,
madje as qe e ndjeje se e kishe burrė. Vinte nė mėngjes me sy tė ėnjtur
dhe pa folur as njė fjalė binte nė gjumė, ndėrsa ti bėje hyzmet pa
guxuar as qė tė hysh nė dhomėn e tij, ku ai flinte. Kur zgjohej i
afrohej sė ėmės
si njė foshnje, pa guxuar as sytė qė t’i lėshonte kah
ti. Kishe njė fat tė madh qė kishe me vete tė holla, me tė cilat kishe
arritur tė ikėsh nga ai ferr dhe tė ktheheshe nė shtėpi. U ktheve pa e
shijuar martesėn, e dėshpėruar dhe e zhgėnjyer, me dhimbjen e madhe nė
shpirt pėr gjithė ato vuajtje qė tė kishin pėrcjell ato ditė plot ankth,
shumė e penduar qė ishe fejuar me njė monstrum qė nuk ishte pėr
martesė...
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vlene ta lexosh ! Empty Re: Vlene ta lexosh !

Mesazh nga Vizitor Tue Jan 15, 2013 12:47 pm

hmmmmm e bukur por edhe e trishte

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi