♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit.

Shko poshtė

Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit. Empty Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit.

Mesazh nga Morena Tue Apr 26, 2011 5:02 pm

Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit. Visar-zhiti-300x190

Visar Zhiti

Janė
plot 199 shkrimtarė e artistė, ish-anėtarė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve
dhe Artistėve, tė cilėt pėrfunduan nė burgjet komuniste dhe 50 tė tjerė
tė pushkatuar, tė varur, tė vdekur nė tortura, pa varre. T’i rendiste
gjithė kėta emra, nuk ishte e thjeshtė pėr shkrimtarin e poetin Visar
Zhiti. Ēdonjėri prej tyre e kthente pas nė kohė ish-tė burgosurin e
mbijetuar, atėherė kur me shpatulla shtynte vagonėt e mbushur me
minerale dhe fshinte ku tė mundej ato copėza poezish qė shkruante nė
qelinė e errėt. “Panteoni i nėndheshėm ose letėrsia e dėnuar”, njė botim
i shtėpisė botuese “OMSCA-1”, ėshtė njė homazh pėr tė gjithė ata
shkrimtarė e artistė, tė cilėt u bėnė shėnjestėr e diktaturės. U dėnuan
me burgje, internime, pushkatime e varje pa gjyq. Ka qenė njė kėrkim i
gjatė dhe i dhimbshėm pėr Zhitin, i cili ėshtė munduar tė nxjerrė nga
“libri i dhimbjes” ngjarje tronditėse, qė kanė bėrė bujė nė kohėn e
tyre, apo qė mbetėn tė fshehta. Histori makabre dhe fjalė tė fundit tė
viktimave. “Panteoni i nėndheshėm” ėshtė njė homazh, por edhe njė akuzė
pėr tė gjithė ata qė u bėnė palė nė gjyqet-farsa tė shkrimtarėve e
poetėve. “Panteoni”, i cili i vjen lexuesit nė botimin e tij tė dytė,
hap edhe njė debat mbi atė qė quhet “letėrsia e dėnuar”. A ėshtė shkruar
letėrsi nė burg, a ka pasur ajo vlera? Shkėpusim pak faqe nga libri i
Zhitit. Mes listės sė tė burgosurve, tė torturuarve, tė arratisurve, po
shkėpusim ata qė u dėnuan me pushkatim e qė varret ende nuk u dihen.
a.m
TEATRI I VĖRTETĖ I VRASJES:

Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit. Panteoni_RIBOTIM-197x300

Kopertina e librit “Panteoni i nėndheshėm ose Letėrsia e dėnuar”, i autorit Visar Zhiti, botim i shtėpisė botuese “OMSCA-1”

- me gjyqe, dėnime etj. -
Teatrot
e pakta tė Shqipėrisė sė re po shndėrroheshin nė salla gjyqesh tė
hapura, kudo, nė tė gjithė vendin. Nė Teatrin Popullor nė kryeqytet, do
tė luhej njė tragjedi e re, pa mbaruar ende Lufta e Dytė Botėrore, kur
nė pushtet sapo kishin ardhur komunistėt.
Mars-prill 1945. Nė skenėn e
mbetur bosh u vendos trupi gjykues, jo me aktorė, por me ushtarakė tė
tmerrshėm si Koci Xoxe, Hysni Kapo, Bilbil Klosi, me anėtarė juristin
Halim Budo edhe mjekun Medar Shtylla, me prokuror Bedri Spahiun etj. Nė
lozhėn lart, nė gjysmėterrin e kadifenjtė, ku zakonisht rrinte autori,
qėndronte vetė ai, diktatori i ri, Enver Hoxha, duke vėzhguar me imtėsi
zhvillimet nė skenė. E kishte monoklin aty pranė? Teksa zgjaste dorėn
pėr ta marrė, mbase ndiente njė si dridhje tė ftohtė, se mund t’i dukej
se kishte kapur nga gryka njė revolver. Po sikur t’ķ plaste aty? Vuante
nga oklofobia, kishte druajtje nga armėt, jo nga vrasja e tė tjerėve me
to. Do tė dėnoheshin personalitete tė vendit, burra qė i bėnė ballė
luftės si patriotė dhe drejtuan situatat. Kundėrshtarė ishin, por u
ishte dhėnė roli i armikut tani. Me pushkatim, dėgjohet njė zė: Kol
Tromara, Alizoti… Hurshiti… Konstandin Kote… Leka, Merlika, Golemi…
Terenc Toēi, Zef Kadarja… Borshi… Valteri… Omari… Cani… Pėrmeti, Daut
Ēarēani, Gustav Mirdashi…
Me burgime tė rėnda: Koēo Kota, Xhevat
Korēa… Vrioni… Cara, Leskoviku… Jakov Mile, Mihal Zallari, Lazer Radi…
Gjergj Bubani, Libohova… etj.
Duartrokitje si batareja e plotonit tė pushkatimit.
Prapė
gjyq tjetėr, pushkatime prapė, dy anėtarė tė Regjencės nė vitet
1943-1944, personalitete tė kulturės, Lef Nosi dhe Pater Anton Harapi,
si dhe kryeministri i asaj periudhe, Maliq Bushati. I hedhin kufoma nė
gropėn e pėrbashkėt nė “Kodrėn e Priftit” me tė pushkatuarit e Gjyqit
Special nė Teatrin Popullor, me atė lozhėn me kadife tė arkivoltė, ku
rrinte nė gjysmėterr Enver Hoxha dhe ndiqte aktet.
Dhe njė dramaturg,
dom Ndre Zadeja, autori i melodramave pėr skenat e teatrove nė Shkodėr
dhe Tiranė: “Rozafa”, “Ruba e kuqe”, “Rrethimi i Shkodrės”, “Ora e
Shqipnisė”, “Hijet e zeza”, njė pjesė tė tė cilave i kompozoi Mikel
Koliqi, kardinali i ardhshėm dhe i vetėm, por qė e kaloi jetėn
internimeve e burgjeve, edhe ngaqė ishte vėllai i shkrimtarit tė njohur,
azilantit politik nė Romė, Ernest Koliqit.
9 veta ishin, i detyruan tė hapnin gropėn e tyre dhe i hodhėn njėri mbi tjetrin.
Dhe
do tė vazhdonin gjyqet nėpėr salla kinemash, auditorė tė shkollave tė
larta, nė tempuj tė fesė, nė oborre lagjesh, nė Shkodėr, Durrės, Berat,
Vlorė, Korēė, Kukės… ky do tė ishte teatri i ri, i vėrtetė, i
realitetit socialist, me ankthe dhe emocione tė tmerrshme, nga ato qė
kur s’pėrftohen dot nga arti, merren nga krimi.
Po si mund tė shkruhej nė burg?

Shkrimtarėt e dėnuar me vdekje, ja fjalėt e fundit. TE-BURGOSURIT-300x195

Nga gjyqi i at anton harapit (lart, mes), denuar me pushkatim

Ku
i fshihnin, vėrtet? Pabesueshėm. Kudo dhe asgjėkund. Ishte njė aventurė
e gjatė dhe e rrezikshme, njė profesion mė vete, pėr tė cilin kam
rrėfyer nė burgologjitė e mia, se edhe burgu me kampin e punės kanė
veēantitė e tyre, edhe pse tė burgosurit janė ata qė vuajnė njėlloj.
Edhe lejohej tė shkruaje, por edhe nuk duhej. Kontrolloheshe shpesh dhe
rreptė dhe ridėnoheshe, po tė tė gjenin njė shkrim kundėr, jo mė roman,
ekspertizat e tė cilave i bėnin shkrimtarė tė realizmit socialist,
jashtė burgut. Tė burgosurit mund tė mbanin ndonjė fletore, ēonin letra
nė familje, nė ēdo muaj, por tė hapura. Po tė donin, mund… tė
denonconin. Njė pjesė e kishin detyrė. Duke u shfrytėzuar rrethana tė
tilla etj., tė burgosurit shkruanin, delironin etj., madje edhe nė
kampet e punės, ku nuk kishte kohė pėr asgjė dhe krijimi ishte njė
sakrificė e tejme. Zbraznim mall dhe brengė, vetmi dhe mbyllje, me poezi
kėshtu, si ofshama e ėndrra. Lavdėrohej Shqipėria e vjetėr pėr t’iu
kundėrvėnė sė resė dhe mes tyre fshiheshin poezitė me temėn
drejtpėrsėdrejti tė burgut, kurse me prozėn (mė shumė ajo lėvrohej nė
burgun e Burrelit, ku tė burgosurit nuk i nxirrnin nė punė),
shpaloseshin subjekte historike e legjendare, ose i arratisnin
personazhet nė vende tė tjera e sisteme tė tjera, nė nazizėm, duke
shkuar deri nė Afrikėn e Jugut ose shkretimeve tė tejshme. Shpesh, mbi
kapakėt e fletoreve dhe tė blloqeve vinin emra shkrimtarėsh tė huaj,
gjoja ishin pėrkthime, por qė ndėrkallnin metafora ekzistenciale, tė
mbijetesės dhe shprehnin realitetin diktatorial. Shkruanim dhe nė pjesėt
e bardha anash gazetave, nė thasė ēimentoje, paketa bosh, letra
cigaresh, copa ēarēafi etj., dhe mė shpesh nė mendje. I fshihnim
kri(ji)met tona ku tė mundnim, duke u ndėrruar vendet, qė t’u shpėtonim
kontrolleve dhe raportimeve, herė nė kashtėn e dyshekut, pastaj mes
zheleve, brenda nė opinga, te pagurja e vajit, nėn dhé, nė minierė, me
mėnyra qė ende s’i di kush, i rikthenim pėr t’i pasur nėpėr thasėt tanė.
Ata ishin studioja e pėrēudnuar, biblioteka e fshehtė, arkivi i
ēmendur. Dhe kishte raste qė arrinim t’i shpėtonim, i nxirrnim jashtė,
duke u bėrė kontrabandistė tė krijimeve tona.
LETĖRSIA, PARA SKUADRĖS SĖ PUSHKATIMIT
Me masakėr kishte nisur:
17
nėntori i 1944-ės, qė do tė shpallej si dita e ēlirimit tė kryeqytetit,
kishte nisur me masakėr. Njė varrezė masive nė katin e nėndheshėm tė
hotelit “Bristol”, kufoma plot. Gjumi i vdekjes dilte nga ai hotel dhe
pėrhapej kudo. Ky s’ishte ag, por gjak i derdhur… E vranė njė nga
gazetarėt mė tė njohur, Nebil Ēikėn, dy vėllezėrit e shkrimtares Musine
Kokalari, Muntazin dhe Vesimin, dhe kushėririn, Syrjanė, tė shkolluar nė
Europė, themelues tė shtypshkronjės “Mesagjeria shqiptare”, ku u botuan
kryevepra botėrore. Mjaft, lėri librat, kanė vrarė intelektualė tė
tjerė: Ali Panariti, Anton Fekeēi, Jakup Deliallisi, Akil Sakiqi, Lluka
Xhumari…
Dom Lazėr Shantoja
Tė parin meshtar
pushkatuan dom Lazėr Shantojėn. Pa mbaruar Lufta e Dytė Botėrore, kur
nuk ishin bėrė as 100 ditė qė kishin marrė pushtetin sundimtarėt e rinj.
Njohės i shumė gjuhėve, tė gjalla e tė vdekura, pėrkthyes i Gėtes, i
Shilerit dhe Leopardit, esperantisti i parė shqiptar, autor shkrimesh
nėpėr gazeta dhe revista tė kohės si “Lajmėtari i Zemrės sė Krishtit”,
“Kumbona e sė diellės”, “Ora e Maleve” etj., orator dhe humorist.

fakt, pushkatuan gjysmėn e tij, se gjysmėn tjetėr tė trupit, duar dhe
kėmbė, ia kishin prerė me sharrė gjatė torturave. Duke e mbartur
policėt, nė tė zbardhur tė 5 marsit 1945, skuadra e pushkatimit zbrazi
armėt mbi atė gjysmė, s’dihet nė ē’gurishtė nė Tiranė. Gjysma tjetėr e
tij ishte e papushkatueshme.
At Anton Harapi
Sociolog
dhe prozator, autor i njė “Lahute Malcie” nė prozė, “Andrra e
Pretashit”, qė teksa shpalon virtyte shqiptare, i bashkėngjit dhe ato
gjuhėsore, qė do tė pėrthellohen te “Vlerė shpirtnore”, “Shqiptari dhe
bota e tij” dhe “Valė mbi valė”. Problemet dhe mėnyra se si i shtron,
stili i vrullshėm, etika e lartė europiane, apeli pėr njė rimėkėmbje tė
breznive dhe kombit e tė unitetit, i japin kumbim aktual. Kur e ēonin
drejt pushkatimit, nuk binte asnjė kambanė, ndėrsa ai kujdesej udhės qė
zhguni tė mos i bėhej me baltė.
- Po ti baltė do tė bėhesh, – i tha oficeri i pushkatimit.
- Por tė shkoj te Zoti, te vdekja ime, sa mė i pastėr, siē isha gjatė jetės, – tha Njeriu i shenjtė.
At Gjon Shllaku
Njė
vit mė pas pushkatuan dhe intelektualin e lartė, at Gjon Shllaku, i
edukuar nė liceun “Illyricum” tė franēeskanėve nė Shkodėr, qė mė pas do
tė merrte leksione nė tri universitete: nė Holandė, Belgjikė e Francė.
Laureohet nė degėn e Filozofisė nė Sorbonė, Paris. Botoi nė revistėn
“Hylli i Dritės”.
Batareja e plumbave shembi gjithēka. Terr.
Nikollė Gazulli
Autor
fjalorėsh, i mė tė mirit tė fjalėve tė rralla dhe i atij onomastik
etj., Nikollė Gazulli, vepra e tė cilit pėrmendej, por jo emri, sepse e
vranė, pa gjyq fare, i rrethuar nga bandat komuniste, ra si martir nė
njė shpellė, ku ishte futur pėr t’iu shmangur terroristėve tė kuq. Nuk
ka varr. As shpellėn. Por jo kujtesėn e fshehtė tė kohės.
Mark Dushi
Mbledhės
i folklorit, mitologjisė dhe legjendave, i leksikut dhe toponimeve,
Mark Dushi, qė ka lėnė nė dorėshkrim mjaft vepra, edhe arkeologjike pėr
kryeqytetin e rrethinat, u burgos, u torturua dhe e pushkatuan kur ishte
46 vjeē.
Aleksandėr Sirdani
Mbledhės folklori,
studiues pasionant, autor i mijėra faqeve nė dorėshkrim, u torturua nga
oficerėt e fitimtarėve dhe trupin e copėtuar e shėtitėn andej nga
Kopliku pėr tė llahtarisur njerėzinė. E goditnin me sfurk, e bėnė
vrima-vrima si t’i kishte rėnė breshėrima e plumbave, dhe e vėrvitėn nė
njė gropė tė zezė. Tė vėllanė e tij, Marin Sirdanin, folklorist dhe
shkrimtar, e vunė nė bankėn e tė akuzuarve dhe e dėnuan… me djegie tė
mijėra faqeve tė dorėshkrimeve tė tij, njė gjysmė shekulli punė.
Terenc Toēi
Dhe
njė arbėresh… Terenc Toēi (Terenzio Tocci), nga Strigari i Zef
Serembes, qė u shkollua nė Shėn Mitėr, nė kolegjin iluminist tė De
Radės. Kishte ankthin e dheut amė, tė lirisė sė tij dhe erdhi nė
Shqipėri e ngriti Flamurin njė vit mė parė se Ismail Qemali. Kryengritės
nga natyra, i edukuar me frymėn e fisit tė vet, qė nxirrte kryengritės
tė ēartuar qė i pushkatonin, laureohet pėr jurisprudencė nė
Universitetin e Urbinos nė fillim tė shekullit XX, punon nė Romė, merret
me “ēėshtjen ballkanike” dhe vendos tė luftojė me armė pėr vendin e tė
parėve. Bashkohet me djalin e Garibaldit, pėrbashkuesit tė Italisė,
garda e tė cilit kishte qenė arbėreshe, dhe kurdisin njė plan: Terenci
do tė shkonte nė Shqipėri, nė Veri, do tė kryesonte Kuvendin e Besės nė
Orosh pėr tė krijuar njė qeveri tė pėrkohshme, kurse djali i Garibaldit,
Riēoti, do tė zbarkonte nė bregdetin shqiptar me vullnetarė italianė,
qė do tė sillnin armė. 30.000 kryengritės shqiptarė ishin gati tashmė,
por ndihma nga bregu tjetėr po vononte padurueshėm. Plani qe penguar…
Qeveria italiane… Europa… s’dihej si e qysh. Arbėreshit i hipin xhindet,
inatin shqiptar e zbraz dhe nė gazetat italiane. E ē’tė bėjė tani pėr
Shqipėrinė? Themelon nė Romė “La Rivista dei Balcani” dhe shkon nė
Shkodėr, hap tjetėr gazetė me emėr mali, “Taraboshi”, mbron Shqipėrinė
duke u sulur mbi kėdo, edhe mbi Romėn, megjithėse Italinė e mendonte
aleaten e natyrshme tė dheut amė. Nėn shembullin e Pashko Vasės, boton
“Shqipėria dhe shqiptarėt”. E thėrrasin nė Itali, ushtar nė frontet e
Luftės sė Parė Botėrore. Nxjerr revistėn e re “Italia dhe Shqipėria”.
Lidhet me Ahmet Zogun. Merr detyrėn e Prefektit nė Korēė, pastaj drejtor
i Zyrės sė Shtypit nė Tiranė, deputet i Shkodrės, Konsull i
Pėrgjithshėm i Shqipėrisė nė Egjipt, kryetar i Kasacionit, Sekretar i
Pėrgjithshėm i Republikės Shqiptare. Katėr vajzat e tij studionin nė
Tiranė. Dhe beson te fashizmi, ashtu si Croce dhe D’Anunzio, “rilindėsit
garibaldinė”. E mendonte dhe si zgjidhje pėr Shqipėrinė dhe ēėshtjen
kombėtare. Pushtimi italian e bashkoi Kosovėn, po ėndėrronte Ēamėrinė,
ndėrsa e dėnoi sulmin ndaj Greqisė. Me nazistėt gjermanė nuk u pėrzje,
por erdhėn partizanėt dhe ai s’iku, s’kishte pse, se me kėdo qė vinte,
ai punonte veē pėr Shqipėri. Kėshtu tha dhe nė gjyq, kur e nxorėn tė
lidhur bashkė me personalitete tė tjera, aty te kinema “Savoja”, qė
ishte bėrė Teatri Kombėtar, nė njė nga lozhat e sė cilės vėzhgonte me
monokėl diktatori i ri Enver Hoxha. “Pushkatim!” – ulėrinte gjenerali
partizan, Bedri Spahiu, i cili kishte pushtuar dhe vilėn e Terencit,
duke e shtyrė nė bodrum familjen e tij. Po biblioteka e tij, mijėra
vėllime, botime edhe tė shekullit XIV, edhe pergamena? Tė 17 vetat i
hipėn nė njė kamion tė mbetur nga lufta. Ishte prilli ’45. Dhe njė gropė
e madhe, e pamėshirshme si krimi. Nė muzg qėlluan mbi ta, breshėr
plumbash. Dhe mbas 50 vjetėsh, kur kishte rėnė perandoria komuniste, u
gjetėn skeletet e tyre. Shkroi dhe media italiane, ajo arbėreshe
patjetėr.
Sabiha Kasimati
Dhe njė grua, o Zot!
Sabiha Kasimati u pushkatua me pedagogėt e Institutit tė Shkencave tė
Natyrės, ku punonin elita shqiptare, themeluar nga fizikani e
matematikani prof. Selaudin Toto, qė kreu studimet nė Universitetin e
Torinos, erdhi nė atdhe, u zgjodh deputet… dhe e pushkatuan. Zonja
Sabiha Kasimati, shefe e sektorit tė zoologjisė, hulumtuese dhe
studiuese e faunės ihtiologjike detare dhe liqenore shqiptare, s’mundi
ta botonte veprėn e saj tė gjerė, sepse guxoi dhe akuzoi Enver Hoxhėn si
diktator. Arrestohet midis 81 intelektualėve antikomunistė pėr hedhjen e
bombės nė Ambasadėn Sovjetike dhe pa gjyq pushkatohet mes 22 tė
tjerėve. E vetmja grua… Po nė skuadrėn e pushkatimit kishte grua?
Trifon Xhagjika
Dhe do tė vazhdohej me poetėt. Do tė pushkatonin babanė bektashian, Ali Tomori, Manush Peshkėpinė dhe…
…biri
i njė familjeje tė thjeshtė nė Zagori, Trifon Xhagjika, pasi kreu
studimet e larta, shėrbeu nė ushtri. E arrestuan nė grup mė 1963 dhe po
atė vit e dėnuan me pushkatim. 31 vjeē.
Gjatė gjyqit u dėgjua njė zė
nga salla: “Kokėn lart!”. Ishte i vėllai, mjek, e arrestuan edhe atė
menjėherė. Dhe ndodhi ajo qė s’kishte ndodhur, Poeti shpėrtheu nė
vargje, aty nė bankėn e tė akuzuarve dhe me disidencėn e profecisė i
akuzoi tė gjithė, njerėz, kohė, atdhe: E pashė Atdheun
lakuriq,/(vetėm pa miq e shokė)/ mundohej tė kėpuste njė degė dafine.
“Atdheu
ėshtė lakuriq”, me kėtė titull do tė botonim librin e tij tė parė me
vjersha, pas rėnies sė diktaturės, do ta pėrgatiste liriku Jorgo Bllaci,
ish-i burgosur, dhe punonin sė bashku nė shtėpinė botuese “Naim
Frashėri”. Po ku ėshtė varri i Trifon Xhagjikės? Balta s’tregon asgjė…
Vilsoni dhe Genci
Dy
emra si nė njė baladė, i pari perėndimor, i dyti ilirik, dhe ishin nga
Bėrzheshta e Librazhdit. Kishin lindur nė tė njėjtin muaj, nė mars, mė
1948 Vilson Blloshmi dhe mė 1941 Genc Leka. Shokė tė dy, tė dy poetė.
Edhe vdekjen do ta kishin nė njė natė, mė 17 korrik 1977, tek e njėjta
gropė, ndanė njė pėrroi… Lexonin, shkruanin, mėsuan frėngjishten
autodidaktė dhe pėrkthenin, vargjet e kujt?, tė Bodlerit, Verlenit etj.,
poetė tė mallkuar, siē do tė ishin edhe vetė, me kuptimin real tė
mallkimit. Punonin nė fshat dhe i dėnuan pėr sabotatorė. Por dhe pėr ato
qė shkruanin. Ato janė sabotimi i vėrtetė. Le tė dukeshin tė pafajshėm,
por a ishin ndryshe nga tė tjerėt?
Teksa mureve tė rrugės poshtė
shtėpisė sė tyre shkruhej “Armiku mė i rrezikshėm ėshtė ai qė harrohet”,
urdhrat e pashpallur vinin se armiku mė i rrezikshėm ėshtė ai qė
mendon. (…ē’do tė thotė Vilson Blloshmi me poezinė “Saharaja”? Qė edhe
kėtu jeta jonė ėshtė shkretėtirė? Shkretėtirė do ta bėjmė edhe atė. Po
Genc Leka, qė na u kėndon zogjve shtegtarė, do tė shtegtojė dhe ai, por
s’e lėmė ne tė arratiset. Te shoku i shkretėtirės ta flakim…)
Akt-ekspertizat e poezive tė tyre i bėnė shkrimtarė tė realizmit
socialist, qė, pėr ironi, edhe njė grua me emėr perėndeshe latine, me
hark nė dorė, i cili i shndėrrohet nė pushkė nė skuadrėn e pushkatimit,
dhe tjetri me njė shpend grabitqar nė mbiemėr, qė klith kobshėm epitafe
nė ajėr. Kjo mynxyrė do tė ishte dėnim dhe pėr ta: gracka e diktaturės
pėr tė pasur sa mė shumė bashkėfajtorė. Ndėrsa me gjyq, edhe pse tė
dėnuar me pushkatim, u hiqet edhe e drejta elektorale pėr 5 vjet, pėr
pas vdekjes pra. Por tė drejtėn qė ne t’i kujtojmė si poetė, nuk e
hiqnin dot….
Havzi Nelaj
I fundit, i dėnuar me
varje nė tė gjithė perandorinė komuniste, poeti nga Kukėsi, Havzi Nelaj.
Njė vit para se tė shembej Muri i Berlinit, mė 1988, u ngrit
trekėmbėshi i drunjtė pėr tė, brenda nė qytetin verior, mu tek stacioni i
autobusėve, ku prisja gjatė dikur, tė gjeja njė mjet pėr tė shkuar pas
maleve, ku isha mėsues. Edhe Havzi Nelaj kishte qenė mėsues dhe ishim
njohur nė burg bashkė. Shtynim vagonėt me mineral si skllevėr dhe kisha
pasur rastin tė flisnim pak dhe… pėr poezinė. Ēuditėrisht. Kishte njė si
buzėqeshje tė pėrhershme nė fytyrė, duhej tė ishte mirėsia e tij e
pikėlluar, dhe kokėn e mbante tė anuar paksa nga njėri sup… si e tė
varurit. Pasi kryen shkollėn pedagogjike nė Shkodėr, Havziu do tė shkojė
tė punojė nė Mat, por bėhen shkak disa vjersha dhe e zbojnė nga arsimi.
Dhe prapė poezia do tė jetė shkak qė e pėrjashtojnė nga Universiteti,
tė cilin e vazhdonte me korrespondencė. Dhe vendos tė arratiset. Nė
Kosovė. Por e kthejnė dhe e dėnojnė me 15 vjet burg. E ēojnė tė lidhur
me pranga nė Spaē… Kur lirohet, nis internimi. Prapė konfliktohet me
rendin, madje ka njė armė tani, ilegale, dhe e zbraz pėr vetėmbrojtje.
Edhe poezinė e ka ilegale. Diktatori kishte 3 vjet qė kishte vdekur, por
jo diktatura. Dhe e varėn, 54-vjeēar. Nė stacionin e autobusėve, qė
udhėtarėt ta merrnin me vete pamjen e llahtarshme. Ku ta ēonin? Nė tė
ardhmen? Dhe ishte viti kur po pėrpėlitej jo vetėm trupi i tij nė litar,
por edhe komunizmi. Varja e fundit, teksa nė kufi qėllonin me armė djem
tė rinj qė donin tė iknin dhe i zvarritnin tė vdekur.

panorama
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi