♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Perse je ende 'single'?

Shko poshtė

Perse je ende 'single'?  Empty Perse je ende 'single'?

Mesazh nga Eri dr Sun Apr 24, 2011 2:12 pm

Rrotull teje tė gjithė duken tė lumtur dhe tė dashuruar. Po ti pėrse je akoma vetėm? Mund tė ketė shumė arsye, por disa "ekspertė" kanė evidentuar 10 gabimet mė tė zakonshme tė cilat duhen riparuar.

1. Mendon ende pėr ish-in

Edhe nėse thua se gjithcka ka mbaruar, ish-i yt mbetet ende njė kujtim, nga i cili ėshtė e vėshtirė tė lirohesh. Njė tunel qė nuk tregon asnjė dritė ne fund. Behu i/e fortė dhe clirohu prej sė shkuarės.E kaluara ėshtė kapitull i mbyllur i jetės tėnde. Pėrgatitu pėr aventura tė reja.

2. Je njė pre tepėr i/e vėshtirė

Nė dashuri fiton kush luan, por jo kush ėshtė i pakapshėm. Normal qė loja ėshtė e kendshme, por nėse kėrkon njė histori tė rėndėsishme mos u trego shumė kokėfortė. Duhet tė jesh vetvetja dhe origjinal, mos ki frikė tė tregosh ndjenjat dhe ndonjė dobėsi tėnden.

3 Kėrkon vetėm dashuri me plot romancė.

Ndoshta problemi yt nė dashuri ėshtė nėse ke shumė pretendime, kėrkon njė histori si nėpėr filma, plot me tė papritura tė kėndshme. Perfeksioni nuk ekziston dhe nga partneri/ja duhen vlerėsuar edhe defektet.

4. Ke shumė frikė

Shpesh tė kujtohet se sa herė tė kanė thyer zemrėn. Negativiteti largon dashurinė dhe tė bėn qė te mbetesh vetėm pėr shumė kohė. Evito qė tė biesh nė pesimizėm. E ardhmja do tė ofrojė gjėra tė mira nėse ke dėshirė pėr njė aventurė tė re.

5.Beson vetėm nė dashuritė virtuale

Interneti dhe rrjetet sociale kanė krijuar varėsi. Historitė online tė dashurisė janė romantike, por kur pėrballesh me realitetin gjėrat janė krejt ndryshe.Gjetja e njerėzve tė rinj pėrmes interntetit ėshtė ok, por mos lejo qė raporti tė mbetet vetėm virtual. Njohja tradicionale ėshtė mė e mirė.

6. Nuk do tė humbasėsh pavarėsinė

Ky ėshtė njė prej gabimeve klasike qė njerėzit mbeten vetėm. Largohesh prej cdo lidhjeje tė re, sepse ke frikė mos humbet lirinė dhe pavarėsinė tėnde, por harron se largon shansin pėr njė dashuri tė madhe. Nuk ka marrėdhenie serioze nėse kėrkon tė jesh plotėsisht i/e pavarur. Mos harro: vetėm nuk mund tė jetohet...

7. Je viktimė e stereotipeve

Shpjegimi ėshtė: Burrat janė tradhtarė, gratė janė shumė kėrkuese...Duhet tė heqėsh dorė nga pėrgjithėsimet. Cdo histori ėshtė ndryshe nga tė tjerat dhe me dashuri mund tė thyesh tė gjitha barrierat.

8. Kėrkon histori torturuese

Ka raste qė njerėzve u pėlqen qė tė vuajnė prej partnerit. Ata gjejnė ngushėllim te miqtė. Kujdes! Dashuria pasionante ėshtė e bukur, por nuk mund tė zgjasė shumė. Njė marrėdhėnie serioze bazohet te normaliteti dhe jo te ngjarjet tronditėse qė tė trazojnė shpirtin orė e cast.

9. Mendon se nuk ėshtė momenti i duhur

Nė kėtė moment duhet tė mendosh pėr punėn, pėr t'u dobėsuar, nuk ke kohė pėr njė histori serioze sepse ke tė tjera objektiva dhe impenjime. Por duhet tė heqėsh dorė nga racionaliteti dhe gjetja e justifikimeve. Dikush po pret pėr ty dhe pėrgatitu pėr njė aventurė qė mund tė tė ndryshojė jetėn.

10. E merr me shumė nxitim

Historitė e mėdha krijohen me baza dhe kėrkojnė kohėn e duhur. Mos u nxito duke u lidhur me personin e parė qė tė del pėrpara, ndoshta nuk ėshtė i duhuri. Merr kohėn e duhur pėr tė gjetur shpirtin binjak
Eri dr
Eri dr
Perparues
Perparues

Gjinia Gjinia : Male
Ditelindja Ditelindja : 04/04/1988
Numri i postimeve Numri i postimeve : 3671
Vendndodhja Vendndodhja : Ne ishullin e te dashuruareve!!!
Hobi Hobi : Arti
Humor Humor : i mjaftueshem
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 13/11/2010
Falenderimet Falenderimet : 28

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Perse je ende 'single'?  Empty Re: Perse je ende 'single'?

Mesazh nga Vizitor Sat Feb 02, 2013 2:17 pm

9. Mendon se nuk ėshtė momenti i duhur

Nė kėtė moment duhet tė mendosh pėr punėn, pėr t'u dobėsuar, nuk ke kohė pėr njė histori serioze sepse ke tė tjera objektiva dhe impenjime. Por duhet tė heqėsh dorė nga racionaliteti dhe gjetja e justifikimeve. Dikush po pret pėr ty dhe pėrgatitu pėr njė aventurė qė mund tė tė ndryshojė jetėn.
kjo esht arsyja me kryesore

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi