♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lihtenshtajni jepet me qira

Shko poshtė

Lihtenshtajni jepet me qira Empty Lihtenshtajni jepet me qira

Mesazh nga Love Sat Apr 23, 2011 11:31 am

Image hosted by servimg.com
Ai ėshtė njė vend tėrheqės alpin me terrene tė shkėlqyeshme pėr ski, me njė kėshtjellė pėrrallore dhe me njė sipėrfaqe tė ngjeshur prej 160 kilometra katrorė. Tani, krejt shteti i vogėl i Lihtenshtajnit po jepet me qira pėr vetėm 40.000 funte pėr njė natė.

Tė interesuarve tė cilėt e pranojnė ofertėn e pazakontė po u premtohet administrimi i principatės alpine, e cila ndodhet nė Evropėn Qendrore, ndėrmjet Austrisė dhe Zvicrės.

Oferta unike pėr qiradhėnie po reklamohet nė uebsajtin amerikan “Airnbn”, i cili rėndom ofron ndihmė pėr akomodim tė pushuesve nė apartamente me qira, dhe i cili po ofron principatėn e vogėl evropiane me qira bashkė me firmėn vendore tė marketingut “Xnet”.

“Pronarėt” e rinj, posa tė arrijnė nė vend, do tė marrin njė “ēelės simbolik tė shtetit”, nė njė ceremoni nė parlamentin e ri tė vendit. Qiraxhinjtė mund tė organizojnė njė paradė apo edhe tė emėrojnė ndonjė nga rrugėt e Liehtenshtajnit pėr nder tė tyre – pėrkohėsisht.

Vendi mund tė merret me qira pėr minimum dy net, por qiraxhinjve u premtohet njė fundjavė e ngjeshur – shijim i verės nga bodrumi i Princit tė Lihtenshtajnit, ski dhe darkė e bollshme me pamje nga Kėshtjella e Vaduzit. Popullsia e vendit prej 33.000 banorė do tė ketė tė drejtė tė qėndrojė, por qiramarrėsit i premtohet njė “pjesė e madhe” e territorit.

“Airbnb” nė uebsajt thotė se kjo ėshtė njė marrėveshje e mirė pėr rezidentėt, sepse “secili eveniment do tė ofrojė punė tė konsiderueshme pėr tregtarėt vendorė dhe pėr ofruesit e shėrbimeve tė ndryshme. nga akomodimi, ushqimi, deri te infrastruktura dhe aktivitetet”.

Forca e policisė sė Lihtenshtajnit, me 110 pjesėtarė, do tė jetė tėrėsisht nė shėrbimin tuaj, por marrė parasysh se vendi ka njė prej shkallėve mė tė ulėta tė krimit nė botė, oficerėt e tij tė armatosur me siguri do tė shėrbejnė si ciceronė pėr tė dhėnė informata pėr turizėm.

Kėngėtari amerikan Snoop Dogg kishte kėrkuar qasje ekskluzive nė Lihtenshtajn vitin e kaluar pėr xhirimin e njė spoti, por nuk i kishte njoftuar autoritetet me kohė dhe kėrkesa e tij ishte refuzuar. Ata qė duan tė marrin vendin me qira duhet tė njoftojnė qiradhėnėsin gjashtė muaj mė parė pėr interesimin e tyre, ndėrsa ndėshkimi pėr anulimet e minutės sė fundit ėshtė se do t’ju kthehet vetėm gjysma e shumės sė paguar.

Kompania turistike tani po e zgjeron veprimtarinė e saj dhe pėr tė interesuarit po ofron qasje ekskluzive edhe nė gjashtė fshatra tė Austrisė, nė tre qyteza tė Gjermanisė dhe nė njė fshat turistik nė Zvicėr.

Njė zėdhėnėse e Zyrės pėr Informim tė Liehtenshtajnit nė kryeqytetin e principatės, nė Vaduz, ka thėnė se ėshtė “befasuar” kur ka dėgjuar se vendi i vogėl evropian po jepet me qira dhe se nuk ėshtė nė dijeni pėr ndonjė qiramarrės tė menjėhershėm. (The Independent)

Pėrparėsitė e qiramarrėsit

Vendi mund tė merret me qira pėr minimum dy net, por qiraxhinjve u premtohet njė fundjavė e ngjeshur – shijim i verės nga bodrumi i Princit tė Lihtenshtajnit, ski dhe darkė e bollshme me pamje nga Kėshtjella e Vaduzit. Popullsia e vendit prej 33.000 banorėsh do tė ketė tė drejtė tė qėndrojė, por qiramarrėsit i premtohet njė “pjesė e madhe” e territorit.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Lihtenshtajni jepet me qira Empty Re: Lihtenshtajni jepet me qira

Mesazh nga Vizitor Wed Dec 19, 2012 4:25 pm

hmmmm paksa e cuditshme per tu dukl me e vertet

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi