♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė

Shko poshtė

Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė Empty Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė

Mesazh nga Love Sat Apr 16, 2011 9:23 pm

Image hosted by servimg.com
ATSH-H.Koēi

Kastriot Zilja, 44 vjeē e ndan kohėn mes dy qyteteve nė dy shtete nė brigjet e Adriatikut, pasi nė Vlorė, ku ka lindur, prodhon maska veneciane, qė i shet nė Venecia, (Itali). Sikurse janė dhe tė dy qytetet ku jeton, mbetet i lidhur pazgjishmėrisht me detin.

Pak ditė mė parė, Kastrioti u kthye nė Vlorė me njė velierė, tė cilėn e ka ankoruar nė portin e jahteve nė Orikum. Thuajse ēdo pasdite, ai lundron nė hapėsirėn detare tė gjirit tė Vlorės, deri nė Karaburun.

"Ėshtė veliera e parė me pronar shqiptar", thotė disi me humor Kastrioti.

Nė fund tė majit 1991, Kastrioti u largua drejt Italisė, ku emigrimi i shqiptarėve u pėrhap shumė dhe ku ēdo anije transporti pėr njerėzit e dėshpėruar, ishte njė mundėsi drejt Perėndimit. Bashkė me dy shokė, Kastrioti gjeti njė mėnyrė origjinale pėr tė realizuar ėndėrrėn qė kishin dhe me gjashtė komerdare tė mėdha dhe disa dėrrasa druri tė fiksuara horizontalisht, mbi tė cilat montuan njė velė, u nisėn pėr nė anėn tjetėr tė detit Adriatik.

"Ishte njė mjet primitiv, njė lloj veliere me tė cilėn ndėrmorėm aventurėn drejt brigjeve italiane", tregon Kastrioti.

Pas gjashtė 6 ditėsh dhe 5 netėsh nė det, erėrat i ēuan afėr brigjeve tė Greqisė, duke j'a bėrė dhe mė tė gjatė rrugėn drejt Italisė, ku sosėn me mundime. Me rezerva tė pakta ushqimesh dhe sasi minimale uji, ata rrezikuan disa herė jetėn nėn mėshirėn e dallgėve nė det tė hapur. "Konsumonim vetėm njė tapė shisheje ujė nė 12 orė, sa pėr tė lagur buzėt", tregon sot Kastrioti. Kjo ishte edhe shkolla e tij e parė nė drejtim tė velės, por jo e vetmja. Kur u vendos nė Venecia, krahas tė tjerash, ndoqi edhe disa kurse pėr aftėsimin e drejtimit tė njė veliere ku u pajis dhe me diplomat pėrkatėse.

"Veliera ėshtė mjet i veēantė qė tė krijon njė lidhje ndryshe me detin. Nuk ėshtė si jahti, motobarkat, apo anijet. Ajo kėrkon, veē pasionit, edhe nuhatje, kėrkon tė bėhesh njėsh me detin, ta ndjesh atė nė ēdo moment", tregon Kastrioti, teksa shkėputemi nga bankinat e portit tė jahteve pėr tė bėrė njė shėtitje nė det me velierėn e tij.

Veliera 5.5 metra e gjatė, me dy vela, njėra e montuar tek direku, tjetra te bashi dhe tė dyja kanė funksionin dhe rolin e vet, qė lidhen me drejtimin e velierės dhe orientimin sipas drejtimit tė erės, qė e mjaftueshme, me drejtim nga veriu, e shtyn mjetin me njė shpejtėsi prej rreth 5 milje nė orė. Deti duke i qetė dhe i pėrshtatshėm pėr njė lundrim tė tillė.

"Po lundrojmė me njė shpejtėsi normale", thotė Kastrioti, qė i duhet tė nxitojė drejt bashit tė velierės pėr tė ndryshuar diēka nė velėn e kreut dhe mė pas kthehet sėrish pėr tė mbajtur drejtimin e timonit. Pranė Karaburunit, drejtimi i erės ndryshon shpesh.

"Kjo dukuri nė terminologjinė tonė emėrtohet rafika", tregon ai.

Pėr Kastriotin mbetet ėndėrr futja masive e velave nė Vlorė. Synon tė krijojė njė shoqatė tė tė pasionuarve pas velave dhe kjo, sipas tij, mund tė jetė bėrthama e njė sporti, qė mund tė zgjerohet nė tė ardhmen.

"Ja, e pėrfytyron gjirin e Vlorės tė mbushur me Veliera? Nuk ka gjė mė tė bukur, kur tė rinjtė dhe tė rejat, apo njerėz tė moshave tė ndryshme, ushtrojnė kėtė sport", thotė ai.

Gjatė ditėve tė qėndrimit nė Vlorė, Kastrioti do tė punojė pėr kėtė ide, por do tė vijojė dhe mė pas, edhe pse koha do tė jetė mė e kufizuar pėr shkak tė lėvizjeve pėr biznesin e tij. Kastrioti tregon se gjiri i Vlorės ėshtė mjaft i pėrshtatshėm pėr kėtė lloj sporti, njėlloj sikurse dhe nė Venecia. Prandaj nuk do tė tėrhiqet deri sa ta realizojė kėtė projektide.
Love
Love
Super-Moderator
Super-Moderator

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 6788
Vendndodhja Vendndodhja : durress ke cesmja ferres
Hobi Hobi : te gjitha gjojna e bukrua
Humor Humor : te qafte jotem majmun
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 07/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 30

http://www.shoqeriajone.com

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė Empty Re: Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė

Mesazh nga Vizitor Thu Dec 20, 2012 10:35 am

jon tposhter kto vlonjatet lool

Vizitor
Vizitor


Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi