♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Lena dhe unė” merr pesė ēmime nė New York

Shko poshtė

“Lena dhe unė” merr pesė ēmime nė New York Empty “Lena dhe unė” merr pesė ēmime nė New York

Mesazh nga Tironcja_omel Fri Apr 15, 2011 5:11 pm

Filmi “Lena and Me” (“Lena dhe unė”) i regjisores Blerta Basholli ka fituar pesė ēmime nė festivalin “First Run film Festival” qė ėshtė mbajtur nė New York.

“Ēmimi pėr mjeshtri”, i ka takuar pikėrisht filmit tė regjisores nga Kosova, ndėrkohė qė pėr lojėn nė film janė shpėrblyer edhe aktorėt e filmit Yllka Gashi, Shpend Xani dhe Shqipe Biba.
Filmi ka marrė dhe ēmimin pėr kamerėn mė tė mirė qė nė kėtė rast i ka takuar Michael Rossettit.

Pėr regjisoren Basholli, ēdo pjesėmarrje nė festivale ėshtė e rėndėsishme, ndėrkaq marrje e ēmimeve ėshtė emocion i veēantė. Ajo ka garantuar njė gjė.

Filmi do tė vazhdojė tė udhėtojė nė festivale dhe shpresojmė tė pranohet dhe tė marrė edhe ēmime tė tjera”, ka thėnė Basholli, e cila aktualisht po qėndron nė “kryeqytetin e botės” ku po bėn master pėr regji tė filmit.

Filmi tani veē sa ėshtė pėrfunduar dhe ‘First Run Film Festival’ ėshtė festivali i parė ku ka marrė pjesė”, ka thėnė Basholli pėr gazetėn.

“Lena and Me” ėshtė film artistik i metrazhit tė shkurtėr, xhirimet pėr tė cilin janė bėrė nė New York, nė dhjetor tė vitit 2009.Basholli ka rrėfyer edhe temėn qė pėrthekon filmi i saj.

Lena dhe Ardi duhet tė martohen. Si emigrantė shqiptarė nė Amerikė ata pranojnė martesė tė aranzhuar nga prindėrit e tyre.

Momentet ironike dhe komike fillojnė kur ata duhet tė bėjnė edhe njė aranzhim tjetėr, tė jetojnė edhe pėr veten e tyre, deri sa tė zgjasė”, ka treguar BasholliNė rolet kryesore tė kėtij filmi luajnė: Yllka Gashi, Shpend Xani, dhe Shqipe Biba.

Tironcja_omel
Tironcja_omel
Embelsira e Forumit
Embelsira e Forumit

Gjinia Gjinia : Female
Numri i postimeve Numri i postimeve : 9117
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 14/09/2010
Falenderimet Falenderimet : 66

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi