♥♥♥♥♥.ShoqeriaJone.♥♥♥♥♥
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Lufta pas vdekjes sė Mehmet Shehut.

Shko poshtė

Lufta pas vdekjes sė Mehmet Shehut. Empty Lufta pas vdekjes sė Mehmet Shehut.

Mesazh nga Morena Thu Apr 07, 2011 1:06 pm

"Me sa duket "dinastia" e Hoxhės nuk do ta ketė tė gjatė",
parashikonte nė janar tė vitit 1982 Radio Evropa e Lirė, nė njė koment
me titull "Numri Dy i Shqipėrisė, Mehmet Shehu, vret veten". Me vdekjen e
Mehmet Shehut, vetėm dy vjet pas vdekjes sė Hysni Kapos, "njė tjetėr
hallkė e fuqishme u largua nga udhėheqja e lartė shqiptare, dikur e
bashkuar fort, d.m.th., nga triumvirati Hoxha-Shehu-Kapo".


Po botojmė pėrkthimin e njė studimi tė pėrgatitur nga eksperti i
ēėshtjeve shqiptare Louis Zenga. U shkrua mė 19 dhjetor 1981 dhe nuk
ėshtė ndryshuar nė thelbin e tij, nė pėrditėsimin e 21 janarit 1982 dhe u
pėrgatit pėr t'u pėrdorur nga stafi i Radio Evropa e Lirė / Radio
Liria.


E pashembullt
Pėr radiostacionin e famshėm antikomunist amerikan me destinacion
Evropėn Lindore "vetėvrasja e njė udhėheqėsi tė lartė tė partisė e
qeverisė ėshtė e pashembullt nė historinė e vendit tė sunduar me forcė
dhe tejet tė fshehtė nė brigjet e Adriatikut, vdekja e numrit dy tė
Shqipėrisė do tė ketė ndikim tė madh psikologjik nė shtetin tejet tė
cėnueshėm, dhe largimi i tij fare i papritur mund tė quhet ēarje e rėndė
nė sundimin jashtėzakonisht tė qėndrueshėm tė ekipit Hoxha-Shehu". Jo
vetėm kaq, "vdekja e tij mund tė konsiderohet si humbja mė e madhe nė 40
vitet e historisė sė Shqipėrisė komuniste".


Pasardhėsi
Radiostacioni ka informacione interesante, teksa mėson se tre vjet para
vdekjes sė udhėheqėsit "Tirana po skicon nė mėnyrė tė ethshme epokėn
post-Hoxha". Pėr autorin e sektorit tė kėrkimeve nė radio "mungesa e
Shehut do tė pėrkeqėsojė mė tej tensionet dhe pasiguritė kaq tė dukshme
nė Shqipėri sot".


Edhe pse i referohet versionit zyrtar tė vetėvrasjes sė kryeministrit
shqiptar nė moment krize nervore, Zenga dyshon pėr mėnyrėn "se si
ndodhi". Gjithsesi, pėr autorin vdekja e Mehmet Shehut "ėshtė ngjarje me
rėndėsi nė historinė e komunizmit shqiptar. Ajo do tė ketė gjithashtu
pasoja me ndikim tė gjerė nė jetėn e brendshme tė vendit". Kėto fraza tė
shkrimit dėshmojnė dhe pėr dyshimet e Perėndimit lidhur me unitetin nė
udhėheqjen e lartė tė PPSH-sė.


Intrigat
Me sa duket, aludohet pėr intrigat qė thureshin pėr tė trashėguar fronin
e diktatorit, por edhe pėr pėrpjekjet pėr eleminimin fizik tė tij. Por
para tij duhej tė linte skenėn politike Mehmet Shehu, i cili "ka qenė
gjithmonė krahu i djathtė i Enver Hoxhės, nga koha e luftės
nacional-ēlirimtare deri nė ditėt tona... u dallua nė angazhimin e plotė
nė politikat e njohura botėrisht tė vijės sė ashpėr tė komunizmit
shqiptar, gjithmonė nė ortakėri tė ngushtė me Enver Hoxhėn si nė betejat
e panumėrta tė brendshme pėr pushtet ashtu dhe nė konfliktet e
mirėnjohura me fuqitė e huaja".


Studiuesi vė nė dukje se "nė betejat e shumta tė brendshme pėr pushtet
dhe konfliktet e jashtme tė PPSH, Shehu ka ndjekur gjithmonė me
vendosmėri Hoxhėn. Kjo u duk gjatė kohės sė luftės nė betejat e
brendshme nė parti dhe gjatė gjithė periudhės sė pasluftės - deri nė
spastrimet mė tė fundit tė Ballukut dhe Kėllezit - gjatė konfliktit
jugosllav-shqiptar nė vitin 1948, gjatė ndarjes sovjetike-shqiptare mė
1961, nė prishjen me Kinėn komuniste mė 1978, dhe deri nė fazėn e fundit
qė lidhet me trazirat nė Kosovė".


Dysh plus
Prandaj, mė tepėr se vetė Enver Hoxha, edhe dikush tjetėr duhej tė ishte
mė i interesuar pėr largimin e Shehut, pėr faktin se "mė 1974
zėvendėsoi Beqir Ballukun si ministėr mbrojtjeje. Ishte hap i
paprecedent qė njė kryeministėr komunist merrte portofolin e mbrojtjes,
duke u bėrė kėshtu, sikurse mund tė thuhet, "Numri Dy i Shqipėrisė
Plus". Nė njė riorganizim kabineti nė maj 1980, u lirua nga posti i tij
shtesė si Ministėr i Mbrojtjes, qė iu dha kunatit tė tij Kadri Hazbiu,
ish-Ministėr i Brendshėm.


Nė dukje ende nė shėndet tė mirė dhe i konsoliduar fort nė pushtet,
mbajti... raportin e dytė mė tė rėndėsishėm nė kongresin e tetė tė
partisė pėr planin pesėvjeēar ekonomik aktual. Shfaqja e fundit e tij u
njoftua mė 17 dhjetor 1981, kur u takua me Ministrin e Tregtisė sė
Jashtme dhe tė Bashkėpunimit Ekonomik Ndėrkombėtar tė Rumanisė, Cornel
Burtica, nė Tiranė".


Mizor
Por Uashingtoni dhe CIA (kjo e fundit financuese e "Evropės sė Lirė")
nuk ia falin Mehmet Shehut faktin se ai, "me efikasitet mizor arriti tė
shfarosė xhepat e rezistencės sė vendosur ndaj regjimit nė fundvitet
1940 - fillimvitet 1950, pėrfshi edhe eliminimin sistematik tė trupave
aerodesante qė vinin nga Perėndimi". Hrushovianėt dhe Enver Hoxha e kanė
akuzuar Shehun tė rekrutuar nga amerikanėt.


Kėshtu, nė njė fjalim tė sekretarit tė parė tė PK tė Bullgarisė Todor
Zhivkov nė mbledhjen e marsit 1961 tė Komitetit Politik Konsultativ tė
vendeve anėtare tė Traktatit tė Varshavės, kur replikon me Beqir
Ballukun, thuhet: "Ne jemi thellėsisht tė bindur se nė qoftė se ata
mbajnė qėndrim tė drejtė dhe shohin mirė, do tė zbulojnė Berja-n
shqiptar, do ta kenė mė se tė qartė se kush ishte oficer nė ushtrinė e
Zogut, qė mbaroi kolegj amerikan".


I zgjedhur nga Moska?
Por ėshtė vetė CIA qė i raporton Presidentit amerikan, nė vitin 1962
(dokumenti u deklasifikua pas 45 vjetėsh, nė vitin 2007) se "pėr
perspektivėn mė afatgjatė, Shehu mund tė ketė qenė njeriu i zgjedhur nga
Moska, si shqiptari mė i besueshėm dhe kompetent pėr ta udhėhequr
partinė. Kjo mund tė shpjegojė gradimin e tij tė papritur nė pozitėn e
numrit dy tė partisė nė nėntor 1948".


Meqė ra fjala, ėshtė pėr t'u vėnė nė dukje se raporti i sektorit tė
studimeve tė CIA-s ėshtė censuruar nė vitin 2007, ku janė fshirė emra
dhe burime informacioni qė u pėrkasin viteve 1940-1950, 55 vjet para
deklasifimit tė dokumentit! Por edhe Enver Hoxha e akuzon pas vdekjes
Mehmet Shehuntė lidhur me KGB-nė qysh nė vitin 1945. Madje Hoxha flet
dhe pėr intrigat qė ka bėrė Shehu kundėr tij nė ambasadėn sovjetike.


Kėtij versioni i pėrmbahet dhe dezertori sovjetik, ish-kolonel i
drejtorisė sė parė tė KGB-sė, Oleg Gordievski, nė librin me titull "KGB.
Historia e operacioneve tė kundėrzbulimit nga Lenini deri te
Gorbaēovi": "Konflikti sovjetik-jugosllav i vitit 1948 e ndihmoi Hoxhėn
tė fitojė luftėn pėr pushtet me Xoxen. Nė atė kohė, kur kėshilltarėt
sovjetikė u larguan nga Beogradi, oficerėt e MGB-sė mėsynė nė Tiranė...
postin e ministrit tė punėve tė brendshme e zuri Mehmet Shehu me prirje
pro-sovjetike, i cili me ndihmėn e kėshilltarėve nga MGB-ja bėri
spastrimin dhe riorganizimin e 'Sigurimit'".


Por, gjithsesi mbetet ende e paqartė dhe e paargumentuar qė i vetėvrari
tė ketė qenė "poliagjent" i shėrbimeve sekrete amerikane, angleze,
gjermane, italiane, sovjetike, jugosllave. Aktualisht askush nuk mund tė
thotė ndonjė gjė tė saktė pa u konsultuar arkivat dhe raportet
operative. Ndoshta, tė vėrtetėn e kanė marrė me vete nė varr vetė
protagonistėt.



* * * * * *
Numri dy i Shqipėrisė, Mehmet Shehu, vret veten

Pėrmbledhje: Nė mes tė dhjetorit Tirana dha lajmin e bujshėm tė
vetėvrasjes sė Kryeministrit Mehmet Shehu, udhėheqėsit numėr dy tė
vendit pėr shumė vjet. Pėr komunistėt shqiptarė vdekja e Shehut ėshtė
humbje serioze dhe mund tė konsiderohet ēarje e rėndė nė udhėheqjen qė
dikur ishte e bashkuar. Ky shkrim synon tė japė njė vėshtrim biografik
tė karrierės politike tė Shehut gjatė dhe pas luftės.


Njė emision i radio Tiranės i 18 dhjetor transmetoi lajmin e bujshėm qė
Kryeministri i Shqipėrisė, Mehmet Shehu kryeu vetėvrasje, nė atė qė u
quajt tė ketė qenė "moment krize nervore'. Pėrveē faktit se vetėvrasja e
njė udhėheqėsi tė lartė tė partisė e qeverisė ėshtė e pashembullt nė
historinė e vendit tė sunduar me forcė dhe tejet tė fshehtė nė brigjet e
Adriatikut, vdekja e numrit dy tė Shqipėrisė do tė ketė ndikim tė madh
psikologjik nė shtetin tejet tė cėnueshėm, dhe largimi i tij fare i
papritur mund tė quhet ēarje e rėndė nė sundimin jashtėzakonisht tė
qėndrueshėm tė ekipit Hoxha-Shehu, shoqėria e ngushtė e tė cilėve daton
nė ditėt e luftės.


Shehu, i cili ishte mė i ri se 74-vjeēari Hoxha, ėshtė menduar tė jetė
zgjedhje e natyrshme pėr tė marrė mantelin e udhėheqjes nė rast tė
largimit tė kėtij tė fundit nga skena, dhe vdekja e tij mund tė
konsiderohet si humbja mė e madhe nė 40 vitet e historisė sė Shqipėrisė
komuniste.


Kryeministri ka qenė gjithmonė krahu i djathtė i Enver Hoxhės, nga koha e
luftės nacional-ēlirimtare deri nė ditėt tona. Jo vetėm ėshtė marrė
pėrditė me drejtimin e shtetit, por Shehu u dallua nė angazhimin e plotė
nė politikat e njohura botėrisht tė vijės sė ashpėr tė komunizmit
shqiptar, gjithmonė nė ortakėri tė ngushtė me Enver Hoxhėn si nė betejat
e panumėrta tė brendshme pėr pushtet ashtu dhe nė konfliktet e
mirėnjohura me fuqitė e huaja.


Vdekja e Shehut erdhi vetėm dy vjet pas vdekjes sė udhėheqėsit tjetėr tė
lartė komunist shqiptar, Hysni Kapo, i cili deri sa vdiq nė shtator
1979 ishte pjesė e triumviratit Hoxha-Shehu-Kapo. Shterimi i
triumviratit e ka lėnė kėshtu Hoxhėn jashtėzakonisht tė fuqishėm nė njė
pozitė vetmitare shumė tė cenueshme dhe nė njė nga periudhat mė kritike
nė jetėn e vendit qysh nga koha kur u vu nė krye tė partisė nė vitin
1941 dhe mori plotėsisht pushtetin e vendit nė vitin 1944, kjo nė njė
kohė kur Tirana po skicon nė mėnyrė tė ethshme epokėn post-Hoxha.


Mungesa e Shehut do tė pėrkeqėsojė mė tej tensionet dhe pasiguritė kaq
tė dukshme nė Shqipėri sot. Si Hoxha dhe Kapo, Shehu, gjithashtu, ėshtė
me origjinė nga jugu, ku komunizmi shqiptar ka bazėn e tij mė tė
fuqishme. Nė betejat e shumta tė brendshme pėr pushtet dhe konfliktet e
jashtme tė PPSH, Shehu ka ndjekur gjithmonė me vendosmėri Hoxhėn.


Kjo u duk gjatė kohės sė luftės nė betejat e brendshme nė parti dhe
gjatė gjithė periudhės sė pasluftės - deri nė spastrimet mė tė fundit tė
Ballukut dhe Kėllezit - gjatė konfliktit jugosllav-shqiptar nė vitin
1948, gjatė ndarjes sovjetike-shqiptare mė 1961, nė prishjen me Kinėn
komuniste mė 1978, dhe deri nė fazėn e fundit qė lidhet me trazirat nė
Kosovė.


Vdekja e Shehut u njoftua nga njė deklaratė e pėrbashkėt e Komitetit
Qendror tė PPSH, Presidiumit tė Kuvendit Popullor dhe Kėshillit tė
Ministrave. Ai u arsimua nė shkollėn profesionale amerikane tė Tiranės,
nė kolegjin ushtarak tė Napolit, nė shkollėn e oficerėve tė Tiranės dhe
gjithashtu studioi nė akademinė ushtarake "Voroshilov" nė Bashkimin
Sovjetik nė vitet 1945-1946.


Ka pasur tė kaluar ushtarake tė spikatur, pjesėmarrės nė Luftėn Civile
tė Spanjės si komandant i batalionit tė katėrt tė brigadės italiane
"Garibaldi", si askush tjetėr ėshtė dalluar nė luftėn
nacional-ēlirimtare - me efikasitet mizor arriti tė shfarosė xhepat e
rezistencės sė vendosur ndaj regjimit nė fundvitet 1940 - fillimvitet
1950, pėrfshi edhe eliminimin sistematik tė trupave aerodesante qė vinin
nga Perėndimi.


Nė vitin 1948 Shehu u shkarkua nga posti i shefit tė Shtabit tė
pėrgjithshėm tė ushtrisė si dhe nga pėrbėrja e Komitetit Qendror tė
partisė, pėr shkak, sikurse ėshtė thėnė, tė kundėrshtimit tė kėrkesės sė
Titos pėr tė vendosur dy divizione jugosllave nė tokėn shqiptare.
Prishja e Titos me Kominformin nė vitin 1948 e shpėtoi nga njė spastrim i
fundit, dhe nė tetor tė atij viti ai u emėrua Ministėr i Brendshėm,
funksion me tė cilin arrestoi paraardhėsin e tij, Koēi Xoxe.


Nė vitin 1949 u gradua gjeneralit lejtnant, dhe nė vitin 1954 u emėrua
kryeministėr, post qė e mbajti deri sa vdiq. Mė 1974 zėvendėsoi Beqir
Ballukun si ministėr mbrojtjeje. Ishte hap i paprecedent qė njė
kryeministėr komunist merrte portofolin e mbrojtjes, duke u bėrė kėshtu,
sikurse mund tė thuhet, "Numri Dy i Shqipėrisė Plus".


Nė njė riorganizim kabineti nė maj 1980, u lirua nga posti i tij shtesė
si Ministėr i Mbrojtjes, qė iu dha kunatit tė tij Kadri Hazbiu,
ish-Ministėr i Brendshėm. Nė dukje ende me shėndet tė mirė dhe i
konsoliduar fort nė pushtet, mbajti muajin e kaluar raportin e dytė mė
tė rėndėsishėm nė kongresin e tetė tė partisė pėr planin pesėvjeēar
ekonomik aktual.


Shfaqja e fundit e tij u njoftua mė 17 dhjetor 1981, kur u takua me
Ministrin e Tregtisė sė Jashtme dhe tė Bashkėpunimit Ekonomik
Ndėrkombėtar tė Rumanisė, Cornel Burtica, nė Tiranė. La gruan, Fiqrete
Shehu, anėtare e Komitetit Qendror dhe ideologe e ngurtė partie.


Me vdekjen e Shehut, njė tjetėr hallkė e fuqishme u largua nga udhėheqja
e lartė shqiptare, dikur e bashkuar fort, d.m.th., nga triumvirati
Hoxha-Shehu-Kapo. Me tė gjitha kėto gjėra tė papritura, me sa duket
"dinastia" e Hoxhės nuk do ta ketė tė gjatė. Vdekja e Shehut, dhe
mėnyra se si ndodhi, ėshtė ngjarje me rėndėsi nė historinė e komunizmit
shqiptar. Ajo do tė ketė gjithashtu pasoja me ndikim tė gjerė nė jetėn e
brendshme tė vendit.



21 janar 1982
U shkrua mė 19 dhjetor 1981 dhe nuk ėshtė ndryshuar nė thelbin e tij. Ky
material u pėrgatit pėr t'u pėrdorur nga stafi i Radio Evropa e Lirė /
Radio Liria.




CIA: Moska zgjodhi Shehun pėr perspektivė afatgjatė

"Nė vendimin pėr Hoxhėn dhe mėnjanimin e Xoxes, Moska mund tė ketė
ketė zgjedhur njeriun e konsideruar mė tė dobėt nga tė dy, dhe mė i
pėrshtatshėm (more amenable) pėr tė drejtuar. Por pėr perspektivėn mė
afatgjatė (for the longer haul), Shehu mund tė ketė qenė njeriu i
zgjedhur nga Moska, si shqiptari mė i besueshėm (the most reliable) dhe
kompetent pėr ta udhėhequr partinė.


Kjo mund tė shpjegojė gradimin e tij tė papritur nė pozitėn e numrit dy
tė partisė nė nėntor 1948. Ai ka qenė gjeneral jashtėzakonisht i
suksesshėm nė luftėn partizane, dhe kishte kaluar njė kohė mė tė gjatė
(nė vitet 1945-46) nė BRSS se figura tė tjera kryesore shqiptare.


Pas kthimit tė tij, u emėrua shefi i shtabit tė pėrgjithshėm tė
ushtrisė, por para nėntorit tė vitit 1948 ai nuk kishte mbajtur nė parti
pozitė mė tė lartė se sa kandidat pėr anėtar tė komitetit qendror". / Marrė
nga studimi i 22 qershorit 1962 prej 79 faqesh "Marrėdhėniet
sovjeto-shqiptare, 1940-1960"( Soviet - Albanian Relations, 1940-1960),
pėrgatitur nga stafi i CIA-s pėr Shtėpinė e Bardhė, deklasifikuar nė maj
2007 me disa censurime, faqe 9 e origjinalit/.





Rasti me Koēi Xoxen
Historiani britanik Kristofer Endrju (Christopher Andreė) dhe dezertori
sovjetik, ish-kolonel i drejtorisė sė parė tė KGB-sė, Oleg Gordievski,
nė librin me titull "KGB. Historia e operacioneve tė kundėrzbulimit nga
Lenini deri te Gorbaēovi" shkruajnė:



"Konflikti sovjetik-jugosllav i vitit 1948 e ndihmoi Hoxhėn tė
fitojė luftėn pėr pushtet me Xoxen. Nė atė kohė, kur kėshilltarėt
sovjetikė u larguan nga Beogradi, oficerėt e MGB-sė [inicialet rusisht
pėr "Ministria e Sigurimit tė Shtetit", mė vonė KGB: "Komiteti i
Sigurimit tė Shtetit" - Th.M.] mėsynė nė Tiranė. Pas prishjes sė Titos
me Moskėn Hoxha urdhėroi tė dėboheshin menjėherė tė gjithė nėpunėsit
jugosllavė dhe iu turr kundėrshtarit tė tij.


Xoxe u pėrpoq pa sukses tė shpėtonte, duke u maskuar me besnikėrinė
ndaj Bashkimit Sovjetik. Ai dhe mbėshtetėsit e tij u arrestuan, kurse
postin e ministrit tė punėve tė brendshme e zuri Mehmet Shehu me prirje
pro-sovjetike, i cili me ndihmėn e kėshilltarėve nga MGB-ja bėri
spastrimin dhe riorganizimin e 'Sigurimit'".
Morena
Morena
WebMaster
WebMaster

Gjinia Gjinia : Female
Ditelindja Ditelindja : 09/12/1911
Numri i postimeve Numri i postimeve : 30651
Vendndodhja Vendndodhja : Ne kolltukun e se tashmes, me shikim nga e ardhmja...
Hobi Hobi : Muzike,letersi.
Humor Humor : Shikoni dhe vlersoni...
Data e rregjistrimit Data e rregjistrimit : 05/11/2009
Falenderimet Falenderimet : 204

http://www.shoqeriajone.com/

Mbrapsht nė krye Shko poshtė

Mbrapsht nė krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti pėrgjigjeni temave tė kėtij forumi